Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Përfaqësuesit e SBASHK-ut vizituan komunën e Vitisë

Respekt meritor për SBASHK-un dhe angazhimet në shërbim të anëtarësisë

Prishtinë,13.09.2023
377149862 253806457630875 5742442613684662250 nDuke realizuar agjendën e vizitave nëpër komunat e Kosovës, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala dhe koordinatorin Ymer Ymeri, kanë vizituar komunën e Vitisë.
Ata fillimisht janë takuar me kryetarin e Kuvendit të sindikatës të arsimit parauniversitar në këtë komunë Kemjal Bislimi dhe nënkryetaren Makfirete Zuka për të shkuar bashkërisht në takim me kryetarin e komunës Sokol Haliti dhe drejtoreshën e arsimit Arta Ajeti.
Kryetari Haliti ka shprehur respekt meritor për angazhimet maksimale të SBAShk-ut nëpër vite për realizimin e kërkesave legjitime të anëtarëisë. Ai ka lavdëruar bashkëpunimin korrekt me kryetarin Bislimi dhe përfaqësues tjerë të sindikatës sonë në këtë komunë.
Kryetari Haliti ka informuar mysafirët për angazhimet e shumta që ai dhe institucionet komunale në Viti kanë bërë për përmireësimin e kushteve të punës në shumë nga institucionet arsimore në Viti, duke përmendur shembuj konkret të invensitmeve të bëra nga komuna.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë falenderuar kryetarin Haliti për angazhimet e tij dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm e korrekt me sindikatën duke e përgëzuar edhe për gjithë ato investime të bëra për institucionet arsimore. Poashtu përfaqësuesit e SBASHK-ut janë shprehur të bindur se ky bashkëpunim dhe dialogu i frytshëm social mes të dy palëve do të vazhdoj edhe në të ardhmën në shërbim të arsimit dhe të përsonelit arsimor në Viti.
Drejtoresha e arsimit Arta Ajeti në bashkëbisedë me përfaqësuesit e SBASHK-ut ka treguar për shumë aktivitete të përbashkëta dhe ka falënderuar SBASHK-un për numrin e madh të trajnimeve me punëtorët arsimor, trajnime këto që kanë ndihmuar në ngritjen e cilësisë në arsim.377116020 686531536310669 3326346572927837161 n
Pas këtij takimi domëthënes përfaqësuesit e SBASHK-ut janë takuar me kryetarët e shoqatave sindikale në ambientet e shkollës profesionale "Jonuz Zejnullahu".
Në hapje të këtij takimi të punës, kryetari i kuvendit sindikal për arsimin parauniversitar të Vitisë Kemajl Bislimi ka falënderuar përfaqesuesit e SBASHK-ut për vizitën dhe ka treguar për bashkëbisedën e zhvilluar me kryetarin e komunës z.Haliti. Ai pastaj ka kujtuar disa nga aktivitetet e zhvilluara sindikale në këtë komunë.
Kryetari Jasharaj duke përshëndetur pjesëmarrësit është shprehur i nderuar me takimin e zhvilluar me kryetarin z.Haliti dhe drejtoreshën znj.Ajeti për cka u jemi mirënjohës për zhvillim të suksesshëm të dialogut social në nivel lokal përkundër ngecjes së dialogut social në nivel qendror. Po ashtu kryetari Jasharaj është shprehur i nderuar edhe me takimin me koleget e kolegët sindikalistë nga shkollat e Vitisë. Ai ka apeluar te ta që ta përcjellin mesazhin te anëtarësia që të vazhdohet me unitet dhe që në situatën e rënduar që krijoi vendimi i MASHTI-t për tekstet shkollore të kenë qasje shumë pozitive ndaj nxënësve të cilët pa fajin e tyre ende vijnë në shkollë pa tekste shkollore.
Në këte kuvend pune kryetarja e shkollës fillore "Halil Alidema" në Pozhoran e ka ngritur shqetësimin e arsyeshëm për ambiente shumë të kufizuara pune e mësimi ngase ish ndërtesa e kësaj shkolle e dëmtuar rëndë nga tërmeti ka vite që nuk është ndërtuar dhe se fajtor për këtë është niveli qëndror. Nxënësit e kësaj shkolle mësimet i zhvillojnë në ambientet e gjimnazit "Kongresi i Manastirit" dhe të dy këto institucione bashkë punojnë në katër ndërrime dhe si pasojë e kësaj është se orët e mësimit të pasditës janë vetëm 25 minuta, por edhe përkundër kësaj, sic tha kryetarja e kësaj shkolle mësimi po duhet të zhvillohet deri në orët e mbrëmjes, gjegjësit deri në orën 20.
377145754 6916098751786802 1092575659470364024 nSBASHK-u apelon te MASHTI dhe insitucionet tjera qendrore që të angazhohen maksimalisht në mënyrë që filloristët e shkollës "Halil Alidema" në Pozhoran sa më shpejt ta kenë shkollën e tyre për të zhvilluar procesin mësimor ashtu sic duhet, aq më shumë kur objekti shkollor kishte nisur të ndërtohet tani e katër vite më parë, por ka mbetur i pa përfunduar.
Në pjesën e dytë të këtij takimi të punës, nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri u janë përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve që kishin të bënin me situatën aktuale dhe me aktivitetet që SBASHK-u do të zhvilloj në të ardhmen duke realizuar në përpikëri kërkesat e anëtarësisë.

Butoni posht