Marrëveshje për zbritje të çmimeve për shërbime në Academic English Center
Prishtinë,16.05.2023Në ambientet e SBASHK-ut përmes një ceremonie festive është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e "Academic English Center" me seli në Prishtinë, z. Lavdrim Avdyli.
Para se të nënshkruhej kjo marrëveshje drejtori Avdyli ka treguar për angazhimet dhe aktivitetet që zhvillon kjo Qendër dhe pastaj ka shtuar se kjo marrëveshje është dëshmi e respektit për SBASHK-un dhe për gjithë punëtorët arsimorë që punojnë me përkushtim për arsimimin dhe edukimin e nxënësve të Kosovës.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala dhe koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë njoftuar mysafirin për angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë për të veçuar edhe 8 trajnimet e licencuara dhe aktivitete të tjera. Kryetari Jasharaj ka falënderuar drejtorin Avdyli duke u shprehur i bindur se kjo marrëveshje do të jetë ndihmesë e mirë për anëtarët e sindikatës sonë, por edhe për anëtarët e familjeve të tyre.
"Academic English Center" në objektin e saj dhe me mësimdhënës profesional do të ofrojë mundësinë për gjuhë angleze në profesion me zbritje prej 50 % nga çmimi i caktuar nga kjo Qendër për këtë aktivitet, shumë të cilën do ta paguajnë pjesëmarrësit në programin "Gjuhë angleze në profesion". Ky program do t'u mundësojë pjesëmarrësve ta mësojnë gjuhën angleze, gjuhë kjo e përdorur kudo në botë.
Selia e kësaj Qendre gjendet në Prishtinë, në rrugën Sylejman Vokshi, nr. 76/7. Komunikimi me Qendrën AEC mund të bëhet edhe në tel.:045 923 695.