Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kuvend zgjedhor në Skenderaj

Kryetar i ri u zgjodh Shpend Rexha

Prishtinë, 15.05.2023
345657754 1905657866487827 5791319042637226747 nTë shtunën e 13 majit në Skenderaj është mbajtur Kuvend zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë. Në hapje të këtij takimi kryetari Ramiz Polaci i është drejtuar pjesëmarrësve me një fjalë rasti duke i falënderuar për angazhimet e përbashkëta në shërbim të anëtarësisë gjatë dy viteve të kaluara. Ai pastaj ka shtuar se pasi është pensionuar duhet bërë zgjedhja e kryetarit të ri të këtij Kuvendi. Polaci ka shprehur respekt të lartë për kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, për stafin qendror dhe për kryetarët e nivelit komunal sindikal e të Universiteteve, të cilët, siç theksoi ai, bashkërisht e me përkushtim të lartë janë angazhuar për realizimin e kërkesave të anëtarësisë duke u përballur me shumë sfida të kohës. Polaci duke realizuar rendin e ditës së këtij takimi ka prezantuar edhe Raportin e punës për dy vitet e kaluara duke u ndalur në disa prej angazhimeve konkrete dhe duke kujtuar edhe arritjet në përpjekjet për realizimin e kërkesave të anëtarësisë. Ai pastaj ka prezantuar edhe Raportin financiar dhe pastaj pjesëmarrësit kanë aprovuar të dy këto raporte.345631565 1029517218434409 2391939400385273360 n
Në vazhdim të punimeve të këtij Kuvendi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka falënderuar pjesëmarrësit për angazhimet dhe unitetin e treguar e pastaj është shprehur se ndjehet krenar që gjatë rrugëtimit sindikal ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me kryetarin Ramiz Polaci duke veçuar angazhimin dhe kontributin e lartë të kolegut Polaci në të gjitha angazhimet e SBASHK-ut në nivel komunal, por edhe në nivelin qendror. " Në momentet plot sfida kam gjetur mbështetje të vazhdueshme nga Ramizi dhe gjithë kolegët nga Skenderaj dhe e gjithë Kosova dhe kjo më ka bërë që të ndjehem nga njerëzit më krenar dhe të përballoj më lehtë sfidat e kohës", është shprehur Jasharaj. Pas kësaj është zhvilluar procesi i votimit të fshehtë për kryetarin ri të këtij Kuvendi.
345640812 1662991760817228 477851975720500994 nPjesëmarrësit me votën e tyre besimin që t'i udhëheq në dy vitet e ardhshme ia kanë dhënë kolegut Shpend Rexha, i cili ka shprehur respekt të lartë për angazhimet dhe përkushtimin e kolegut Ramiz Polaci e pastaj ka premtuar se do të vazhdojë angazhimet në shërbim të anëtarësisë.
Në pjesën e dytë të këtij Kuvendi zyrtari ligjor në SBASHK Blendor Shatri u është përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve duke dhënë sqarime të duhura për gjithë çështjet e ngritura.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook