Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Edhe në këtë fundjavë SBASHK me aktivitete në shërbim të anëtarësisë

Interesim i madh për trajnimin e aplikimit të programeve kompjuterike në mësimdhënie
Prishtinë, 27.02.2023
329986974 1239090833650310 4072448149537517522 nDy ditët e fundjavës së kaluar SBASHK-u i ka përmbyllur me aktivitete në shërbim të anëtarësisë. Kësaj radhe dallohet Prizreni sepse në institucionin shembullor arsimor në këtë komunë "Ymer Prizreni " janë gjendur qindra kolege e kolegë të ndarë në nëntë grupe për të përcjell me vëmendje trajnimet e licencuara të SBASHK-ut. Këtë institucion arsimor të shtunën e 25 shkurtit e kanë vizituar kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri e me kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Prizrenin, Reshit Kushaj. Ata fillimisht janë takuar me drejtoreshën e këtij institucioni arsimor, znj. Myvedete Gajvazi dhe me kryetarin e shoqatës sindikale Selajdin Badallaj. Drejtoresha Gajvazi ka falënderuar përfaqësuesit e SBASHK-ut për vizitën duke vlerësuar lart angazhimin e tyre në shërbim të anëtarësisë e pastaj ka njoftuar mysafirët për punën edukativo-arsimore që zhvillohet me përkushtim në këtë institucion arsimor. Kryetari Jasharaj ka përgëzuar drejtoreshën Gajvazi dhe gjithë të punësuarit në këtë institucion arsimor, që mban emrin e një personaliteti të shquar të historisë sonë kombëtare e pastaj kanë vizituar ambientet e kësaj shkolle për të parë nga afër kushtet e shkëlqyera që janë krijuar këtu për një arsimim sa më cilësor.
Pas kësaj ata kanë vizituar të nëntë grupet e trajnimeve duke bashkëbiseduar me trajnerët dhe me pjesëmarrësit. Duke bashkëbiseduar me koleget e kolegët në trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm", kryetari Jasharaj është shprehur se SBASHK-u është i nderuar që këtë trajnim shumë të rëndësishëm po e udhëheq në Prizren një emër i njohur, prof. Dr. Bardh Rugova, që është edhe anëtar i Akademisë së Shkencave e Arteve.331766203 534900831962449 7033379403682937921 n
Kryetari Jasharaj me respekt të veçantë ka falënderuar edhe trajnerin Sami Shala dhe gjithë Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës që po japin kontribut me vlerë në trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin demokratik". Përfaqësuesit e SBASHK-ut bashkë me drejtoreshën Gajvazi kanë vizituar edhe grupet e mësimdhënësve në trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie ", që po udhëhiqen nga trajnerët Albert Samadraxha, Arben Zymeri, Nexhmendin Gruda e Xhelal Krasniqi. Kryetari Jasharaj ka përgëzuar koleget e kolegët për punën e përkushtuar në arsim, për unitetin e respektin ndaj SBASHK-ut dhe për entuziazmin që edhe në ditë vikendi të angazhohen për arritje të njohurive të reja që do t'i vënë në funksion të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në arsim. 329369546 514059777475248 7539301088178857045 nPërfaqësuesit e SBASHK-ut kanë bashkëbiseduar edhe me koleget e kolegët tanë që po përcillnin trajnimet "Edukimi dhe menaxhimi mjedisor në Arsimin Parauniversitar", me trajnerin prof. dr. Hysen Sogojeva, trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social", me trajnerin Skënder Gashi dhe trajnimin "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me trajnerin Ahiret Mehmeti. Në bashkëbisedë me pjesëmarrësit e të nëntë grupeve të trajnimit ka bashkëbiseduar koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri duke dhënë sqarime për rrjedhën e trajnimeve, por edhe duke u përgjigjur në pyetjet e pjesëmarrësve. Këtë institucion të respektuar arsimor e ka vizituar edhe drejtoresha e Arsimit të Prizrenit Luljeta Veseli –Gutaj, e cila ka parë nga afër rrjedhën e trajnimeve e pastaj edhe ka zhvilluar një bashkëbisedë me përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe me drejtoreshën Gajvazi lidhur me rrjedhat aktuale në arsim.

viber image 2023 02 27 09 50 12 422Po të shtunën e 25 shkurtit kryetari Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë vizituar edhe shkollën "Destan Bajraktari" në Suharekë dhe bashkë me kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë Nazim Gashi kanë vizituar koleget e kolegët që po përcillnin trajnimet "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie ", udhëhequr nga trajnerja Bahrije Elshani e trajneri Emin Hoxha dhe trajnimin "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore", udhëhequr nga trajnerja Esyngyl Dinovci. Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë Nazim Gashi ka përshëndetur pjesëmarrësit e këtyre aktiviteteve duke shprehur respekt meritor për stafin qendror të SBASHK-ut, që krahas shumë angazhimeve, po angazhohet vazhdimisht për të pasur rrjedhë të mbarë ky aktivitet. Kryetari Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit duke i përgëzuar për vullnetin që edhe në ditë vikendi të angazhohen për arritjen e njohurive të reja dhe për unitetin e treguar në të gjitha angazhimet dhe aktivitetet e SBASHK-ut. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka dhënë sqarime për rrjedhën e trajnimeve dhe u është përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve.
suhhKy aktivitet i SBASHK-ut ka vazhduar edhe të dielën e 26 shkurtit në Skenderaj me trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar " me trajnerin Safet Beqiri, ndërsa në Drenas nën monitorimin e koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe anëtares së stafit qendror Afërdita Ahmeti është zhvilluar testi i njohurive të arritura në trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie", që ishte mbajtur nën udhëheqjen e trajneres Valmira Mehmeti-Kastrati. Një aktivitet i tillë është zhvilluar edhe në Podujevë me grupin e trajnimit "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie", që ishte udhëhequr nga trajneri Kadri Hyseni. Realizimin e këtij aktiviteti e kanë monitoruar anëtarët e stafit qendror të SBASHK-ut Vlora Rexhepi Berisha dhe Blendor Shatri. Një grup mësimdhënësish në Drenas vazhdon me trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie", udhëhequr nga trajneri Fejzullah Berisha.viber image 2023 02 26 13 12 52 436

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook