Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kuvend pune i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Vushtrrisë

Debat konstruktiv e përmbajtjesor me veprimtarët sindikalë
Prishtinë, 01.02.2023
viber image 2023 02 01 15 08 34 240Duke vazhduar me realizimin e agjendës së vizitave nëpër komuna kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala dhe koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë vizituar komunën e Vushtrrisë. Ata të shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Vushtrrinë Visar Sadriu janë takuar me kryetarin e kësaj komune Ferit Idrizi. Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë falënderuar kryetarin Idrizi për korrektësinë dhe angazhimet e shumta në shërbim të arsimit dhe të realizimit të kërkesave legjitime të punëtorëve arsimor në këtë komunë. Kryetari i Vushtrrisë z.Ferit Idrizi ka shprehur respekt për gjithë angazhimet e SBASHK-ut duke u shprehur se do të vazhdohet me komunikimin korrekt dhe me angazhimet e përbashkëta në shërbim të arsimit në këtë komunë.viber image 2023 02 01 15 09 22 686
Pas kësaj përfaqësuesit e SBASHK-ut janë gjendur në ambientet e Shtëpisë e Kulturës "Hasan Prishtina" për të marrë pjesë në Kuvendin e punës së Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Vushtrrisë. Në hapje të këtij takimi kryetari Visar Sadriu ka bërë një shpalosje të aktiviteteve në nivel komunal dhe ka falënderuar përfaqësuesit e nivelit qendror të SBASHK-ut.
viber image 2023 02 01 15 08 25 770Kryetari Jasharaj në fjalën përshëndetëse ka shprehur respekt për unitetin e anëtarësisë në këtë komunë dhe për respektin që ata tregojnë për të dhe për stafin qendror. Pas kësaj është zhvilluar bashkëbisedë dhe në pyetjet e pjesëmarrësve janë përgjigjur nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook