Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

U mbajt kuvend pune i sindikatës së arsimit parauniversitar së Ferizajt

Respekt i lartë për gjithë angazhimet e SBASHK-ut
Prishtinë, 20.01.2023
viber image 2023 01 20 14 56 54 680Duke vazhduar realizimin e agjendës së takimeve me kryetarë shoqatash nëpër komunat e Kosovës, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë vizituar komunën e Ferizajt.
Ata të shoqëruar nga kryetari i sindikatës sonë për Ferizajn Fejzullah Vranovci, kryetaren e kuvendit të sindikatës së arsimit të mesëm të lartë Hanife Salihu dhe kryetarin e nderit Rexhep Sadiku kanë vizituar kuvendin komunal dhe janë takuar me kryetarin Agim Aliu dhe drejtorin e DKA-së Afrim Llabjani. Kryetari Aliu ka shprehur respekt të lartë për angazhimet e kryetarit Jasharaj dhe stafit qendror të SBASHK-ut duke u shprehur se do të vazhdoj bashkëpunimin me sindikatën në nivel komunal në shërbim të arsimit dhe të realizimit të kërkesave legjitime të anëtarësisë.
Kryetari Jasharaj ka falënderuar mikpritësit duke shprehur respekt për angazhimet e tij dhe të shumë kryetarëve të tjerë të komunave në mbrojtje të kërkesave të SBASHK-ut.
Koordinatori për organizim të brendshëm Ymeri ka treguar për situatën aktuale dhe ka dhënë sqarime në shumë çështje të aktualitetit të sotëm. Pas kësaj përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë shkuar në sallën e takimeve të kuvendit komunal dhe janë takuar me kryetarë të shoqatave të institucioneve arsimore të kësaj komune, të cilët në numër të madh i ishin përgjigjur ftesës për takim.viber image 2023 01 20 13 43 02 506
Duke hapur kuvendin e punës, kryetari Vranovci ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka falënderuar përfaqësuesit e SBASHK-ut për pjesëmarrje duke u shprehur i bindur se ata do të japin kontribut të çmuar në bashkëbisedë me pjesëmarrësit e këtij takimi.
Kryetari Jasharaj është shprehur se ka ardhur ti falënderoj koleget e kolegët e tij për unitetin e dëshmuar dhe për përkrahjen e vazhdueshme. Fjalimi i tij është përcjellë me duartrokitje nga pjesëmarrësit e këtij takimi.kkkj
Pas kësaj është zhvilluar një debat i frytshëm e konstruktiv dhe pjesëmarrësit kanë bërë pyetje të shumta në të cilat është përgjigjur koordinatori për organizim të brendshëm Ymeri duke dhënë sqarime e duke ofruar argumente për secilën çështje për çka pjesëmarrësit e kanë falënderuar.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook