Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Një angazhim domethënës për anëtarësinë e SBASHK-ut në Kamenicë

Zbritje çmimesh të shërbimeve në tri institucione shëndetësore
Prishtinë, 18.01.2023

viber image 2023 01 17 20 15 59 747Falë angazhimit të kryetarit Lulzim Thaçi dhe kryesisë së Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Kamenicës dhe respektit që njerëz të vullnetit të mirë kanë për punëtorët arsimorë që janë anëtarë të SBASHK-ut, janë nënshkruar marrëveshje me tri institucione private shëndetësore për zbritje të çmimeve për shërbimet në këto institucione.
Në marrëveshjen e nënshkruar në emër të SBASHK-ut nga Lulzim Thaçi dhe në emër të laboratorit "LITOLAB", nënshkruar nga z. Faton Hajrullahu thuhet se zbritja e shërbimeve do të jetë 15% për anëtarët e SBASHK-ut, ndërsa për anëtarët e familjes së ngushtë të tyre zbritje 10%.viber image 2023 01 17 20 16 00 022
Në marrëveshjen e nënshkruar nga z. Betim Thaqi, përfaqësues i Ordinancës për Terapi Fizikale dhe Rehabilitim "FIZIO-ACTIVE" thuhet se për anëtarët e SBASHK-ut në këtë institucion shëndetësor do të ketë zbritje prej 15% të shërbimeve.
Në marrëveshjen e mirëkuptimit me Klinikën Dentare "Redentis", nënshkruar nga dr. Reis Morina thuhet se shërbimet këtu për anëtarët e SBASHK-ut janë në zbritje prej 10%.
Në këto tri marrëveshje precizohet se anëtarët e SBASHK-ut me të paraqitur në këto institucione shëndetësore duhet të identifikohen me lejet e njoftimit dhe bëjnë pagesën sipas rregullave të këtyre institucioneve shëndetësore duke gëzuar zbritjet në shërbime sipas marrëveshjeve të nënshkruara nga përfaqësuesi i SBASHK-ut Lulzim Thaqi dhe përfaqësuesit e këtyre institucioneve shëndetësore. Punëtorët arsimorë që nuk janë të regjistruar si anëtarë të SBASHK-ut në eKosova nuk i gëzojnë këto zbritje çmimesh nga këto tri marrëveshje.viber image 2023 01 17 20 16 00 548

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook