Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Përfaqësuesit e SBASHK-ut biseduan me ministren Nagavci për çështje me rëndësi

Prishtinë, 12.01.2022

logoKryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala dhe koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri janë takuar sot me ministren e MASHTI znj.Arbërie Nagavci dhe kanë diskutuar për çështje të rëndësishme në arsimin e Kosovës.
Ata kanë ngritur shqetësimin se në komunën e Fushë Kosovës janë 53 punëtorë arsimor që punojnë por nuk marrin paga, në Mitrovicë rreth 80 raste të tilla e aty e këtu edhe në komunat e tjera ka raste që punëtorët arsimor janë duke punuar tani e ca muaj por nuk marrin paga.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë kërkuar nga Ministrja Nagavci që të angazhohet brenda kompetencave të saj dhe në kuadër të qeverisë për ta zgjidhur drejt këtë çështje.
Po në këtë takim përfaqësuesit e SBASHK-ut edhe një herë kanë kujtuar Ministren Nagavci çështjet që lidhen me ligjin e ri të pagave duke kërkuar mbështetjen e saj dhe angazhimin që bashkërisht të realizohet kërkesa e SBASHK-ut që punëtorët arsimor të radhiten në vend meritor në këtë ligj dhe që mos të ketë dallime në koeficiente në mes të punëtorëve arsimor në arsimin fillor e atë të mesëm të ultë.
Është ngritur edhe njëherë edhe çështja e punëtorëve me sëmundje të rënda dhe SBASHK-u kërkoi nga ministrja Nagavci që edhe kjo çështje të ngritët në nivel të qeverisë për të gjetur zgjidhje të pranueshme.
Në pyetjen e ngritur nga SBASHK lidhur me kolegët e punësuar që kanë 130 kredi Ministrja Nagavci është shprehur se çështja e tyre ka gjetur zgjidhje.
Ministrja Nagavci theksoi se e ndanë shqetësimin me SBASHK-un lidhur me punëtoret arsimor që janë duke punuar e nuk marrin paga dhe do të angazhohet për të gjetur zgjidhje të mundshme për ta në bashkëpunim me qeveritë lokale dhe Ministrinë e Financave.
Të dy palët kanë biseduar edhe për çështjen e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve dhe ishte vlerësim i përbashkët se vlerësimi i performancës duhet bërë sipas Udhëzimit Administrativ dhe përmes inspektorëve profesional.
Ministrja Nagavci tutje është shprehur se duhet analizuar me kujdes edhe këtë Udhëzim Administrativ me qëllimin që mësuesve të iu krijohet liri akademike në profesion.

Butoni posht