Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

ETUCE dhe EPSU në mbështetje të SBASHK-ut njoftojnë Komisionerin e BE-së, Schmit

Prishtinë, 22.12.2021

 

SBASHK-u sot mori një informatë nga Komiteti i Sindikatave Evropiane të Arsimit (ETUCE) dhe nga Unioni Evropian i Sindikatave të Shërbimeve Publike (EPSU) të nënshkruar nga kryetari i EUCE Larry Flanagan, drejtorja Evropiane e ETUCE-së Susan Flocken dhe sekretari i përgjithësim i ESPU Jan Willem Goudriaan, nga e cila ne kuptuam se Kryeministri Albin Kurti u është përgjigjur në shkresën e tyre që i kishin dërguar më 9 dhjetor 2021. Kuptuam nga kjo letër se ETUCE dhe ESPU janë të pakënaqur e të indinjuar me përgjigjen e Kryeministrit dhe duke parë se Kryeministri Kurti vazhdon të ketë qasje të gabuar ndaj sindikatave dhe vazhdon të tentojë të përzihet edhe në zgjedhjet e udhëheqësve në SBASHK dhe në FSSHK , i kanë dërguar letër Komisionerit të Bashkimit Evropian për Punë dhe Drejtësi Sociale, Nicolas Schmit që ai të ngrit këtë çështje dhe të marr hapa konkret bazuar në kompetencat që ka.
Në vazhdim keni përmbajtjen e letrës së dërguar nga kryetari i EUCE Larry Flanagan, drejtorja e përgjithshme Susan Flocken dhe sekretari i përgjithësim i EPSU Jan Willem Goudriaan Komisionierit Bashkimit Evropian për Punë dhe Drejtësi Sociale, Nicolas Schmit:
Tema: Mbështetja e ETUCE dhe EPSU me sindikatat në Kosovë
I nderuar Komisioner Schmitt,
Me këtë letër, Komiteti i Sindikatave Evropiane për Arsimin (ETUCE), që përfaqëson 127 sindikata të arsimit, dmth, më shumë se 11 milionë anëtarë në të gjithë Evropën, së bashku me Unionin Evropian të Shërbimit Publik (EPSU) që përfaqëson 260 sindikata në shëndetësi dhe kujdes social, administratat publike, shërbimet komunale dhe miliona punëtorë të shërbimeve publike shprehin mbështetjen dhe solidaritetin e tyre të fuqishëm me organizatën e tyre anëtare, Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) dhe Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) dhe ndajnë indinjatë për ndërhyrjen arbitrare të përfaqësuesve të qeverisë kosovare në çështjet e sindikatave.
Ne e konsiderojmë krejtësisht të papranueshme që në konferencën për media të datës 5 dhjetor 2021, qeveria e Kosovës kërkoi zëvendësimin e drejtuesve sindikalë në sektorin e shëndetësisë. Deklarata të tilla së bashku me tendencën e pafavorshme për të ndërhyrë në proceset zgjedhore sindikaliste, përfshirë edhe atë të arsimit, është shkelje absolute dhe shkelje e rëndë e ligjeve evropiane dhe ndërkombëtare.
Është skandaloze që në përgjigje të letrës sonë të përbashkët në të cilën EPSU dhe ETUCE shprehën mbështetjen e tyre të plotë me sindikatat e tyre dhe ngritën shqetësimin për ndërhyrjen e qeverisë në çështjet e brendshme sindikale dhe rrezikimin e të drejtave thelbësore sindikaliste, Kryeministri z.Albin Kurti, thirrjen e sindikatave për grevë e kategorizon si "mosrespektim të procedurave administrative dhe kërcënim për qytetarët".
Madje ai shkon deri aty sa shpreh pakënaqësinë e tij me lidershipin sindikal në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit, duke thënë se "drejtuesit aktualë të këtyre sindikatave nuk pasqyrojnë vullnetin e vërtetë demokratik të anëtarëve të tyre, përkundrazi, ata janë instaluar nga qeveritë e korruptuara, neoliberale të së shkuarës".
Theksojmë se aktivitetet sindikale dhe procesi i vendimmarrjes duhet të jenë të lira nga çdo ndërhyrje nga organet shtetërore apo palët e tjera dhe duhet të jenë ekskluzivisht në përputhje me rregullat dhe procedurat e tyre të brendshme.
ETUCE dhe EPSU rikujtojnë se si nënshkruese e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës, dhe në dritën e statusit të Kosovës si vend kandidat i mundshëm në BE, është thelbësore që qeveria e Kosovës të demonstrojë në praktikë edhe përkushtimin dhe promovimin e aspiratat demokratike që vendosin vetë themelin e BE-së. Aderimi ndaj BE-së dhe vlerave, parimeve dhe standardeve të saj thelbësore duhet të reflektohet, si përmes mjediseve ligjore ashtu edhe atyre simbolike.
Përveç kësaj, siç përcaktohet në nenin 106 të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) me Kosovën, bashkëpunimi i palëve nënshkruese do të synojë, ndër të tjera, të promovojë dialogun social. Praktikat e dëmshme të ndërhyrjes në çështjet e sindikatave dhe pezullimi i dukshëm i proceseve të dialogut social kundërshtojnë plotësisht Agjendën Sociale të BE-së në vazhdim dhe në veçanti me parimin 8 të Shtyllës Evropiane të të Drejtave Sociale që ndjek mbështetjen për rritjen e kapaciteteve të partnerëve social për të promovuar dialogun social.
ETUCE dhe EPSU denoncojnë fort çdo përpjekje të qeverive për të ndërhyrë në funksionimin e sindikatave të brendshme dhe mungesën e dialogut social, prandaj dëshirojmë t'ua sjellim këtë çështje në vëmendjen tuaj dhe i bëjmë thirrje Komisionit Evropian që të ndërmarrë veprime në përputhje me rrethanat, jo të paktën në vazhdën e takimit të katërt të Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës1, në Bruksel, 7 dhjetor 2021. Në të vërtetë, ne propozojmë që Komisioni Evropian të fasilitoj një mision me ILO-në edhe pse vendi nuk është ende anëtare. Ne jemi gjithashtu në dispozicion për të diskutuar me ju dhe shërbimet tuaja se si mund të promovohet në vend dhe me qeverinë rëndësia e partnerëve social autonomë dhe dialogu e negociatat sociale efektive në sektorin publik.
Mezi presim të dëgjojmë nga ju për këtë çështje të rëndësishme.
Në solidaritet,
Susan Flocken, Drejtore evropiane e ETUCE
Larry Flanagan, Kryetar i ETUCE
Jan Willem Goudriaan, Sekretar Gjeneral i EPSU

I nderuari Kryeministër Kurti ne menduam se duke pasur takim me Ministrin Sfleçla dhe Ministren Nagavci kishim marrë disa sqarime lidhur me Ligjin e pagave dhe shpresonim se po nis dialogu i mirëfilltë, po po shohim se ju vazhdoni të përziheni në punët , angazhimet dhe organizimin sindikal, e ne po ju lusim që t'i leni të punësuarit në arsim që të vendosin se kush t'i udhëheq dhe tërë këtë energji të humbur kot duke u përzier në çështjet sindikale ta orientoni në energji pozitive duke zhvilluar dialog me sindikatat për realizimin e kërkesave të tyre legjitime dhe të mos lëndoni edhe më tutje marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me BE e veçmas të çështja e dialogut sindikal.
Ne konsiderojmë se letra e kolegëve tanë sindikalistë evropian drejtuar komisionarit Schmit e dëmton imazhin e Kosovës, por shpresojmë se do të jetë mësim për të nisur dialogun me përfaqësues legjitim të sindikatave të zgjedhur përmes votës së lirë, të fshehtë dhe në garën mes dy e më shumë kandidatëve.
Ne me padurim presim ftesën tuaj për takim dhe dialog përmbajtjesor lidhur me kërkesat legjitime të anëtarësisë së SBASHK-ut.

 

Bashkengjitur me kete, mund te gjeni edhe verzionin origjinal te letres, ne gjuhen angleze (shihni fotot).

1sc

2sc

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook