Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK vazhdon takimet me shefat e Grupeve Parlamentare

Bashkëbisedë për situatën në arsim me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së

 

Prishtinë, 01.12.2021
01.12.21SBASHK u ka dërguar ftesa për takime të gjithë shefave të Grupeve Parlamentare të subjekteve politike që janë pjesë e Parlamentit të Kosovës dhe pas pjesëmarrjes në tryezën me të gjitha sindikatat organizuar nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, z. Besnik Tahiri, përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë pasur një takim përmbajtjesor para ca ditëve me shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, znj. Mimoza Kusari-Lila për të vazhduar me këto angazhime duke u takuar sot me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, z. Abelard Tahiri dhe deputeten nga ky subjekt politik, që është edhe anëtare e Komisionit parlamentar për arsim, znj. Eliza Hoxha.
SBASHK-u është përfaqësuar në këtë takim nga kryetari Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, të cilët, ashtu si në takimet tjera me shefat e Grupeve Parlamentare, kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me fatin e Ligjit të pagave duke kërkuar që deputetët nga subjektet politike bashkë me kolegët e tyre nga subjektet tjera politike të angazhohen që në Ligjin për buxhet të planifikohet buxhet që do të mundësonte implementimin e Ligjit të pagave.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri është shprehur se kupton shqetësimet e anëtarësisë së SBASHK-ut duke premtuar se do të angazhohen maksimalisht që në debatin parlamentar të japin kontribut bashkë me subjektet tjera politike që të krijohet mbështetje buxhetore për Ligjin pagave dhe të shtohen angazhimet që ky Ligj të përgatitet dhe në kohën më të shkurtër të mundshme të nis së implementuari. Deputetja dhe anëtarja e Komisionit parlamentar për arsim, znj. Eliza Hoxha ka shprehur gatishmërinë që të organizohen takime në këtë Komision dhe të bashkëbisedohet për gjithë çështjet në arsim duke bërë angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit dhe ngritjes së vazhdueshme të cilësisë.
SBASHK është në pritje të takimit edhe me shefin e Grupit parlamentar të LDK-së për ta përmbyllur aktivitetin takimeve me shefat e Grupeve Parlamentare.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook