Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u i prezantoi Ministres Nagavci shqetësimet lidhur me Ligjin e pagave

Prishtinë, 04.11.2021

252622871 883576069197706 6565521282973028626 nPërfaqësuesit e SBASHK-ut në takimin e sotëm e kanë informuar Ministren e MASHTI-t, Arbërie Nagavci lidhur me shqetësimet dhe kërkesat aktuale të anëtarësisë duke u ndalur veçmas te fati i Ligjit të pagave e duke kërkuar që Qeveria të punojë për përmirësimin e lëshimeve dhe në takime me sindikatat të përgatis sa më shpejt këtë Ligj për ta proceduar në Parlamentin e Kosovës. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri e kanë ritheksuar se presin takime dhe dialog me Ministrin Hekuran Murati dhe me Kryeministrin Kurti në mënyrë që çështjet të debatohen e zgjidhen me dialog me qëllim që të mos ketë arsye për veprime sindikale. Përfaqësuesit e SBASHK-ut janë deklaruar se komunikimi dhe bashkëpunimi mes SBASHK dhe MASHTI në shërbim të arsimit është shembull i mirë, por një komunikim e bashkëpunim i tillë duhet të jetë edhe me Ministrin Murati, por edhe me Qeverinë në tërësi sepse kështu krijohet klimë e mirëkuptimit dhe gjenden zgjidhje të pranueshme për të mos pasur arsye për tensionime të situatës në arsim dhe për veprime sindikale.
Ata po ashtu i kanë deklaruar Ministres Nagavci se kanë përshëndetur vendimin e Qeverisë për të mbështetur pensionistët, por kanë kërkuar që Qeveria të ndaj një mbështetje buxhetore, se paku edhe për punëtorët tekniko –ndihmës dhe për të punësuarit tjerë që kanë paga të ulëta me qëllim që ata më lehtë të përballojnë ngritjen e vazhdueshme të çmimeve.
Ministrja Nagavci është shprehur se do të analizoj me kujdes gjithë këto kërkesa dhe se do të angazhohet për të krijuar mundësi për takime e dialog të mirëfilltë mes SBASHK-ut , Ministrit Murati, por edhe të Qeverisë së Kosovës në tërësi.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook