Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK uron punëtorët e arsimit për vitin e ri shkollor

Prishtinë,27.09.2021

logoTë nderuar punëtorë të arsimit, kolege e kolegë, anëtarë të SBASHK-ut, urime fillimi i vitit të ri shkollor. Do jetë një rrugëtim i vështirë ky në përpjekjet për realizimin e misionit tonë të shenjtë për arsimimin dhe edukimin e brezave, por ne edhe në të kaluarën jemi përballur me sfida dhe falë përkushtimit e gatishmërisë për sakrifica tona sublime kemi bërë që drita të triumfojë dhe ta mund errësirën.
Ju falënderojmë që dëgjuat apelin e SBASHK-ut dhe u vaksinuat, ju përgëzojmë për gatishmërinë e treguar edhe para 1 shatorit për të nisur me vitin e ri shkollor dhe ju premtojmë se do të vazhdojmë të jemi zëri juaj, do të angazhohemi në shërbimin tuaj dhe do të bëjmë gjithë angazhimet për realizimin e kërkesave tuaja legjitime.
Edhe sot kur po nisim me betejën për dituri të reja, kujtojmë për të satën herë MASHTI-n dhe Qeverinë e Kosovës se është obligim i tyre moral e njerëzor që të bëjnë zgjidhje konkrete veçmas për punëtorët e arsimit me sëmundje të rënda në mënyrë që ata të marrin paga e të jenë të liruar nga procesi mësimor deri në një zgjidhje afatgjatë për ta. Këta punëtorë arsimorë me vite e dekada janë angazhuar aq sa kanë mundur e kanë ditur në arsimimin e brezave, por sëmundja e ka bërë të vetën dhe ata, edhe pse duan, nuk mund të jenë në krye të detyrës. Ata meritojnë zgjidhje të pranueshme dhe prandaj SBASHK-u apelon te MASHTI dhe Qeveria që ta bëjnë një zgjidhje të tillë.
Suksese në vitin e ri shkollor. Sot e gjithmonë bashkë e në SBASHK.

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook