Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Trajnimet kanë vazhduar edhe të martën e 21 shtatorit

Mësimdhënësit mirënjohës për gjithë angazhimet e SBASHK-ut

Prishtinë,21.09.2021

f.kosooTeksa grupet e trajnimit "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me trajnerët Ahiret Mehmeti dhe Lutfije Ibrahimi janë në ditën e tretë të këtij aktiviteti , të hënën e 20 shtatorit kanë nisur me trajnimet grupe të reja të mësimdhënësve. Kështu kolege e kolegë nga Ferizaj të ndarë në dy grupe e duke respektuar në tërësi rekomandimet lidhur me parandalimin e Covid kanë nisur me trajnimin e ri të licencuar "Roli i mësimdhënësve për mbrojtjen e fëmijëve nga format e rrezikshme të punës". Ky aktivitet zhvillohet me prani fizike në ambientet e shkollës "Tefik Çanga" dhe udhëhiqet nga trajneret Besjana Rexhepi e Myrvete Ramiqi . Po në këtë trajnim janë të angazhuar edhe disa nga kolegët tanë nga Fushë Kosova në ambientet e shkollës "Mihal Grameno " të udhëhequr nga trajnerja Bukurije Krasniqi. E hëna e 20 shtatorit shënoi fillimin edhe të trajnimit "Edukimi dhe menaxhimi mjedisor në Arsimin Parauniversitar" udhëhequr nga trajnerja Esyngyl Dinovci. Pjesëmarrës të këtij trajnimi janë kolegët tanë nga komuniteti turk.
Organizimi i trajnimit "Roli i mësimdhënësve për mbrojtjen e fëmijëve nga format e rrezikshme të punës" është dëshmi se SBASHK-u ato që i deklaron dhe i vë si detyrë edhe i realizon. Ky trajnim i licencuar, që ishte ide e përbashkët e përfaqësuesve të Organizatës Botërore të Punës për Kosovën dhe SBASHK-ut, ka për qëllim që të përgatis kuadro që do të angazhohen në institucionet e tyre arsimore për mbrojtjen e nxënësve nga format e punës së rrezikshme të punës dhe për të ndikuar në parandalimin e rasteve të braktisjes së shkollës nga cili do fëmijë.
Kryetari Jasharaj ka komunikuar edhe me trajneren Dinovci dhe me kolegët tanë të komunitetit turk duke përgëzuar ata për vullnetin e treguar që të jenë pjesë e këtij aktiviteti të SBASHK-ut. Ai ka përgëzuar në veçanti trajneren dhe veprimtaren sindikale Esyngyl Dinovci , e cila me punë e përkushtim ka ndihmuar që ky aktivitet të zhvillohet edhe për kolegët tanë të komunitetit turk .
Të hënën kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala dhe koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë vizituar koleget e kolegët tanë që në ambientet e shkollës "Mihal Grameno" të Fushë Kosovës po mbajnë trajnimin "Roli i mësimdhënësve për mbrojtjen e fëmijëve nga format e rrezikshme të punës", udhëhequr nga trajnerja Bukurije Krasniqi. Pjesëmarrësit , që po respektonin në përpikëri masat anticovid janë ndjerë të nderuar me këtë vizitë dhe kanë shprehur respekt meritor për angazhimet dhe përkushtimin e SBASHK-ut në nivel qendror.
Kryetari Jasharaj dhe nënkryetarja Shala kanë përgëzuar koleget dhe kolegët tanë në këtë komunë për angazhimet në shërbim të arsimit dhe për vullnetin që të jenë pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm të SBASHK-ut, kurse koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri u ka shpjeguar pjesëmarrësve lidhur me të tetë trajnimet e licencuara të SBASHK-ut, të cilat si tha ai, janë edhe një dëshmi e përkushtimit e angazhimit të SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë, ngase këto trajnime po krijojnë mundësi që kolegët tanë kudo në Kosovë të marrin njohuri të reja, por edhe që të arrijnë numrin e duhur të orëve të trajnimit që kërkohen lidhur me licencat e punës dhe për t'u bërë pjesë në të ardhmen e procesit të gradimit. Koordinatori për organizim të brendshëm pastaj ka zhvilluar një bashkëbisedë me pjesëmarrësit duke u përgjigjur pyetjet e tyre lidhur me Kontratën Kolektive dhe për aktivitetet sindikale.frrrrrrr
Duke vazhduar me aktivitetin e takimeve me pjesëmarrësit e trajnimeve, të martën Kryetari i SBASHK-ut dhe nënkryetarja kanë shkuar në Ferizaj dhe në shkollën "Tefik Çanga" të shoqëruar nga kryetari për këtë komunë Fejzullah Vranovci dhe kryetari i nderit Rexhep Sadiku janë takuar me pjesëmarrësit e ndarë në dy grupe në trajnimin "Roli i mësimdhënësve për mbrojtjen e fëmijëve nga format e rrezikshme të punës", me trajneret Besjana Rexhepi e Myrvete Ramiqi. Ata kanë përgëzuar trajneret dhe pjesëmarrësit për angazhimin dhe përkushtimin e pastaj kanë zhvilluar një bashkëbisedë duke u përgjigjur në pyetjet e pjesëmarrësve për arsimin në përgjithësi dhe për çështje aktuale sindikale.
Kryetari Jasharaj bashkë me nënkryetaren Shala kanë shprehur respekt për trajneret, kryetarin Vranovci e veprimtarin Sadiku dhe kanë përgëzuar gjithë punëtorët arsimor në këtë komunë për angazhimin dhe përkushtimin në misionin e shenjtë të arsimimit dhe edukimit të brezave dhe për vullnetin e treguar për pjesëmarrje në këtë aktivitet sindikal. Pjesëmarrësit në bashkëbisedë me përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë shtruar pyetje, kanë dhënë ide dhe kanë shprehur respekt të lartë për angazhimet e stafit qendror të SBASHK-ut duke i përgëzuar për angazhimet dhe arritjet në shërbim të anëtarësisë.

Edhe në Prishtinë është filluar me trajnimin "Roli i mësimdhënësve për mbrojtjen e fëmijëve nga format e rrezikshme të punës" në 2 grupe të ndara, udhëhequr nga trajneret Eliza Dibrani dhe Nora Ajeti.
Ky aktivitet po zhvillohet në ambientet e shkollës fillore Dardania.
Kryetar i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, bashkë me kryetarin e nivelit komunal sindikal për Prishtinë Ahmet Pllana kanë vizituar këto dy grupe të trajnimit dhe kanë zhvilluar një bashkëbisedë me pjesëmarrësit.
Kryetari i SBASHK-ut Jasharaj dhe nënkryetarja Shala kanë fol për situatën aktuale në arsim dhe kanë përgëzuar pjesëmarrësit e këtyre grupeve të trajnimit për angazhimet dhe vullnetin për të marrë pjesë në këtë aktivitet të SBASHK-ut, i cili po zhvillohet në shërbim të anëtarësisë, ndërsa koordinatori Ymeri është përgjigjur në një varg pyetjesh të pjesëmarrësve që kishin të bënin për trajnimet dhe për çështjet e tjera që lidhen me kontratën kolektive.
prrrrrrrPjesëmarrësit kanë falënderuar stafin qendror të SBASHK-ut për gjithë angazhimet e bëra në shërbim të anëtarësisë dhe për trajnimet e organizuara të cilat janë mundësi e mirë për të marr njohuri të reja si dhe për të arritur numrin e duhur të orëve të trajnimit për licencat e punës por edhe për t'u përgatitur që të kontribuojnë në parandalimin e punës së rrezikshme të fëmijëve, të cilin mesazh pjesëmarrësit e këtyre grupeve të trajnimit pritet ta shpërndajnë te kolegët e tyre te shkollat nga vijnë.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook