Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Aktivitete tё SBASHK-ut nё shёrbim tё antarёsisё nё vikendin e 11 shtatorit

Trajnime nё bazё tё kёrkesёs sё mёsimdhёnёsve

Prishtinё 11.09.2021

241688631 970259973521753 2377630716930728359 nAktivitetet e SBASHK-ut nё shёrbim tё anёtarёsisё nё vikendin e 11 shtatorit kanё vazhduar me shtatё grupe tё trajnimeve tё licencuara tё Sbashkut. Nё trajnime janё pёrfshirё njё numёr i madh i puntorёve tё arsimit tё cilёt kanё bёrё kёrkesё pёrmes kryetarёve tё sindikatave tё niveleve komunale pёr ti ndjekur kёto trajnime. Kordinatori pёr organizim tё brendshёm Ymer Ymeri bashkё me stafin qёndror pasi kanё pranuar kёrkesat nga mёsimdhёnёsit pёr trajnime janё angazhuar dhe kanё organizuar mbajtjen e kёtyre trajnimeve pёrgjatё kёtij vikendi pёr tё vazhduar edhe tё hёnёn dhe tё martёn.
Kёtё vikend ёshtё duke u mbajtur me tri grupe trajnimi "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me trajneren Esengul Dinovci e cila mban trajnim me mёsimdhёnёsit e komunitetit turk nga Prizreni, trajnerja Pranvera Haziri dhe Ahiret Mehmeti. Trajnimi "Edukimi dhe menaxhimi mjedisor nё arsimin parauniversitar" me dy grupe me trajnerin prof.dr.Hysen Sogojeva dhe trajnerin Agim Hasani. Trajnimi "Edukimi medial dhe roli i tij nё zhvillimin shoqёror dhe demokratik " me trajnerin prof.dr.Alban Zeneli. Trajnimi " Udhёheqja dhe planifikimi strategjik nё arsimin parauniversitar " me trajnerin prof.dr.Safet Beqiri.241738437 807159036604791 7811635196812136355 n
Nё trajnime tё cilat kanё filluar me dallim kohor 10 minuta janё kyqur edhe nёnkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala dhe kordinatori pёr organizim tё brendshёm Ymer Ymeri. Nёnkryetarja e Sbashk-ut Vjollca Shala nё emёr tё saj dhe nё emёr tё kryetarit tё SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe tё stafit tё SBASHK-ut ёka pёrshёndetur pjesmarrёsit nё trajnim dhe ka pёrgёzuar trajnerёt pёr mundёsinё dhe kohёn qё po gjejnё pёr mbajtjen e trajnimeve me puntorёt e arsimit me qёllim tё zhvillimit tё tyre professional dhe tё marrin certifikata me orё trajnimi qё atyre ju duhen pёr licencim. Kordinatori pёr organizim tё brendshёm i SBASHK-ut Ymer Ymeri ka pёrshёndetur pjesmarrёsit dhe ju ka dhёnё sqarime lidhur me rrjedhёn e mbarё tё trajnimit.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook