Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

U mbajt Kuvendi zgjedhor i sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Kaçanikut

Përgëzime për angazhimet e arritjet në nivel komunal e qendror të SBASHK-ut

Prishtinë, 09.09.2021
kacanikkNë ambientet e Gjimnazit "Skënderbeu" të Kaçanikut, që shquhet për arritje të larta në arsimimin dhe edukimin e brezave të kësaj ane, është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë. Kryetari i këtij Kuvendi Fevzi Bunjaku në hapje të takimit zgjedhor, ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe nënkryetarin e BSPK-së, prof. dr. Atdhe Hykolli, i cili ka përcjellë përshëndetjet nga stafi qendror i kësaj Konfederate dhe është shprehur krenar me përkushtimin dhe arritjet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë, që është bërë siç tha ai, shembulli më i mirë i një organizimi të mirëfilltë sindikal.
Duke përshëndetur të pranishmit kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka shprehur respekt meritor për kryetarin Bunjaku , kryesinë dhe veprimtarët tjerë sindikal nga kjo komunë për angazhimet e vazhdueshme në shërbim të anëtarësisë dhe realizimin e kërkesave të tyre."Jam ndjerë i nderuar e krenar që angazhohem bashkë me Fevziun ,me kryetarët tjerë të nivelit komunal e të Universiteteve në misionin tonë sindikal për realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë. Falënderoj anëtarësinë kudo në Kosovë për unitetin dhe mbështetjen e vazhdueshme që na kanë dhënë në rrugëtimin për të realizimin e objektivave dhe detyrave që kanë dhënë organet udhëheqëse të SBASHK-ut. Jam krenar që ndodhemi në këtë institucion arsimor , i cili ka shënuar arritje të mëdha në edukimin e arsimimin e brezave", është shprehur Jasharaj. kaccaa
Pas kësaj koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka dhënë sqarime lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor duke u përgjigjur edhe në pyetjet e pjesëmarrësve. Punimet Kuvendi i ka vazhduar me prezantimin nga kryetari Bunjaku të raportit të punës dhe atij financiar, të cilët janë aprovuar nga pjesëmarrësit e këtij Kuvendi , të cilët kanë shprehur përgëzime për angazhimet e arritjet në nivel komunal e qendror të SBASHK-ut . Në pjesën e dytë të punimeve të këtij Kuvendi është filluar me procesin zgjedhor, që është mbajtur përmes votës së fshehtë në garën mes dy e më shumë kandidatëve për secilin funksion sindikal. Ky Kuvend duke vlerësuar e çmuar angazhimin dhe kontributin e kryetarit Bunjaku i ka dhënë besimin edhe për një mandat, ndërsa nënkryetare është zgjedhur Ester Mjaki. Po ashtu me votën e fshehtë e në një garë mes shumë kandidatëve janë zgjedhur edhe anëtarët e kryesisë së këtij Kuvendi, delegatët për Kongresin e SBASHK-ut, anëtarët e Komisionit mbikëqyrës dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut nga kjo komunë.
Kryetari Fevzi Bunjkau duke iu falënderuar anëtarëve të këtij Kuvendi është shprehur se edhe në ardhmen bashkë me kryesinë dhe gjithë koleget e kolegët do të angazhohen në realizimin e detyrave sindikale të sigurt se do ta kenë mbështetjen e plotë të stafit qendror dhe të gjithë anëtarësisë. Ai duke bërë publik mendimin e pjesëmarrësve dhe anëtarësisë ka thënë se ky Kuvend duke shprehur respekt meritor për punën dhe angazhimin e kryetarit Jasharaj e kandidon atë edhe për një mandat që të udhëheq SBASHK-un drejt arritjeve e sukseseve të reja.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook