Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Filloi trajnimi i organizuar nga SBASHK në Qendrën e kompetencave në Malishevë

Respektim i plotë i masave mbrojtëse nga Covidi

Prishtinë, 29.08.2021
mmmmmmmmmmm11Teksa 6 grupe të trajnimit kanë shënuar ditën e dytë të dielën e 29 gushtit, një grup mësimdhënësish kanë nisur me trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" me trajnerin Albert Samadraxha. Vlen të theksohet se kërkesat ishin të madha për të marrë pjesë në këtë trajnim të veçantë, por duke respektuar në tërësi masat kundër Covid, koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri dhe stafi qendror në koordinim me kryetarin e Kuvendit të Arsimit të Arsimit Parauniversitar të Malishevës , Skënder Gashi kanë krijuar kushte për të nisur trajnimi me grupin parë. Në fillet e këtij aktiviteti me pjesëmarrësit kanë bashkëbiseduar kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri për mes platformës gjegjëse. Kryetari Jasharaj ka shprehur respekt meritor për angazhimet dhe përkushtimin në shërbim të anëtarësisë te kryetarit për Malishevën Skënder Gashi e po ashtu ka vlerësuar lart angazhimin e përkushtimin e kolegeve e kolegëve tanë në Malishevë e kudo në Kosovë në realizim të misionit të shenjtë për edukimin e arsimimin e brezave edhe në këto kushte tepër të vështira krijuar nga pandemia. Në fund të fjalës përshëndetëse kryetari Jasharaj ka shprehur respekt për punën e përkushtimin e koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe gjithë stafit qendror, të cilët siç tha ai, krahas shumë angazhimeve të tjera në shërbim të anëtarësisë , janë duke bërë angazhime të mëdha edhe për organizimin dhe rrjedhën e mbarë të trajnimeve.
Koordinatori Ymeri pastaj ka dhënë sqarime lidhur me rrjedhën e mbarë të trajnimit dhe ka kujtuar pjesëmarrësit se duhet respektuar në tërësi masat e parapara nga institucionet lidhur me parandalimin e përhapjes së covid.
Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar pr Malishevën Skënder Gashi, i cili gjendej bashkë me pjesëmarrësit në ambientet e Qendrës së kompetencave ka falënderuar kryetarin Jasharaj dhe koordinatorin Ymeri për kyçjen dhe bashkëbisedën me pjesëmarrësit dhe ka shprehur respekt meritor për ta dhe gjithë stafin qendror për angazhimet e vazhdueshme e të shumta në shërbim të anëtarësisë dhe i ka përgëzuar ata për arritjet e shumta.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook