Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK nënshkroi marrëveshje me Ordinancën specialistike Stomatologjike “DENTLINE “

Prishtinë, 25.08.2021

235783649 1094656857740922 1635955085750434260 nDuke shprehur respektin për punëtorët e arsimit , anëtarë të SBASHK-ut, Dr. Metë Shatri, ka vizituar selinë e sindikatës sonë dhe në një ceremoni solemne ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për zbritje çmimesh të shërbimeve në Ordinancën Specialsitike Stomatologjie "DENTLINE".
" Duke parë punën e angazhimin prindërve të mi dhe kolegëve të tyre në edukimin e brezave është krijuar te unë respekt i natyrshëm dhe meritor ndaj gjithë pishtarëve të dijes dhe këtë respekt po shpreh edhe duke nënshkruar me kryetarin Jasharaj këtë marrëveshje bashkëpunimi, e cila u siguron gjithë anëtarëve të SBASJK-ut dhe familjarëve të tyre një zbritje të konsiderueshme të çmimeve për shërbimet në "DENTLINE", është shprehur dr. Metë Shatri.
Do theksuar se në marrëveshjen e nënshkruar saktësohet se të gjitha punëtorët arsimor ,që janë anëtarë të SBASHK-ut dhe që posedojnë kartelën identifikuese të SBASHK-ut, do të kenë zbritje çmimesh prej 30 % për të gjitha shërbimet në këtë Ordinancë. Kjo zbritje vlen edhe për familjarët e anëtarëve të SBASHK-ut.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë falënderuar dr. Metë Shatrin dhe gjithë stafin e në Ordinancës Specialsitike Stomatologjie "DENTLINE" për respektin që ata tregojnë për punëtorët arsimor.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook