Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

ETUCE vazhdon aktivitetet me sindikata anëtare

Sfidat dhe mundësitë e sindikatave të arsimit sot dhe pas pandemisë

Prishtinë, 08.07.2021
7korrik4Para se të fillonte zyrtarisht tryeza e rrumbullakët, pjesëmarrësit nga të gjitha shtetet e Evropës Lindore dhe asaj Qendrore kanë lartësuar kujtimin me një minutë heshtje për të gjithë veprimtarët e arsimit që Covid-19 i ndau nga ne, por ata do të jenë gjithmonë në kujtesën e miliona sindikalistëve të arsimit nga gjithë vendet e Evropës. ETUCE kishte kërkuar edhe nga SBASHK që të dërgohen fotot e kryetarit të ndjerë Ali Shabanaj dhe veprimtarëve Bislim Behrami e Besnik Krasniqi, të cilët vdekja i ndau nga ne, por i përjetshëm mbetet kujtimi për ta.
Pas kësaj ka filluar punimet kjo ngjarje e organizuar nga Komiteti i Sindikatave të Arsimit të Evropë, i cili që nga koha kur sistemi arsimor po funksiononte në kushte tepër të vështirësuara nga Covid 19 ka shpeshtuar takimet nga larg me sindikatat anëtare me qëllim që të informojë e të mbështes të 11 milionë anëtarët e saj në përpjekjet për arritje sa më të mëdha dhe për përballje të suksesshme me sfidat e shumta që u krijuan nga pandemia, që rëndoi shumë situatën në arsim, por edhe në gjithë sektorët tjerë. Në kuadër të këtij angazhimi e për t'i dhënë hapësirë meritore diskutimeve, prezantimit të informacioneve, këmbimit të përvojave,përgatitjes së Rezolutave dhe aktiviteteve të përbashkëta, ETUCE organizon tryeza të rrumbullakëta me numër të caktuar sindikatash bazuar në shtrirjen e tyre gjeografike.7korrik
Një tryezë e tillë është mbajtur me 7 dhe 8 korrik me pjesëmarrjen e sindikatave anëtare nga e gjithë Evropa Qendrore dhe Lindore (EQL). Këtë vit, tryeza e rrumbullakët e EQL-së, e kryesuar nga Lary Flanagan, kryetar i ETUCE, u fokusua në temën "Sindikatat e Arsimit marrin drejtimin (udhëheqjen) në rimëkëmbjen e qëndrueshme nga pandemia COVID-19: Sfidat dhe mundësitë në kohën pas-COVID-19".
Kontribut në rrjedhën e kësaj ngjarjet ë rëndësishme ka dhënë edhe drejtorja e përgjithshme e ETUCE, Suzan Flocken.
Ngjarja dyditore mundësoi debatin dhe arriti të përmbledh çështjet me të cilat përballen mësuesit dhe personeli tjetër arsimor, si dhe përfaqësuesit e tyre në Evropën Qendrore dhe Lindore në këto kohë të vështira të krizës globale. Sindikatat pjesëmarrëse në këtë tryezë të rrumbullakët e arsimit kanë hedhur themelet për punën e ardhshme të Rrjetit të Evropës Qendrore dhe Lindore ETUCE.
Pjesë e kësaj tryeze të rrumbullakët ishte edhe SBASHK-u që është përfaqësuar nga Vjollca Shala, Vlora Rexhepi Berisha dhe Nora Ajeti.
7korrikkShumë nga përfaqësuesit e sindikatave pjesëmarrëse në këtë tryezë kanë deklaruar se situata aktuale në arsimin e shteteve të tyre nuk është e lehtë ngase janë shtuar vështirësitë nga shkaku i problemeve të mëdha që solli pandemia dhe se kërkohet angazhim shtesë i sindikatave, por më shumë se kjo i institucioneve të shteteve nga e tërë Evropa për tejkalimin e sfidave dhe për rimëkëmbje pas pandemisë duke pasur në fokus edhe buxhetin e mjaftueshëm dedikuar sistemit arsimor dhe ndihmës konkrete për përballje të suksesshme me sfidat e kohës e që ishin e do të jenë të shumta.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook