Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

U mbajt Kuvend zgjedhor në Skenderaj

Respekt meritor për angazhimet dhe arritjet e SBASHK-ut

Prishtinë, 18.06.2021
logoTë enjten e 17 qershorit ka vazhduar realizimi i agjendës së Kuvendeve zgjedhore në kuadër të vitit zgjedhor në SBASHK me mbajtjen e Kuvendit zgjedhor në Skenderaj. Para këtij takimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala dhe kryetari i Kuvendit të sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Skenderajn Ramiz Polaci janë takuar me Drejtorin e DKA-së për këtë komunë Blerim Latifi . Ata kanë bashkëbiseduar për situatën aktuale në arsim dhe për bashkëpunimin dhe arritjet e përbashkëta në realizimin e kërkesave të punëtorëve arsimor në këtë komunë. Drejtori Latifi ka zhvilluar një bashkëbisedë edhe me pjesëmarrësit në Kuvendin zgjedhor duke u përgjigjur në pyetjet e tyre. Ai ka vlerësuar lart angazhimin dhe përkushtimin e kryetarit të SBASHK-ut, të stafit qendror dhe të kryetarit të sindikatës së nivelit komunal Polaci.
Pas këtij takimi ka nisur me punimet Kuvendi zgjedhor. Kryetari i këtij Kuvendi Ramiz Polaci ka përshëndetur kryetarin dhe nënkryetaren e SBASHK-ut duke i përgëzuar në merr të gjithë anëtarësisë në Skenderaj për angazhimet e përkushtimin e pastaj ka nisur të shpalos pikat e rendit të punës duke prezantuar fillimisht raportin e punës për aktivitetin 4 vjeçar sindikal dhe raportin financiar. Pjesëmarrësit e këtij Kuvendi kanë aprovuar të dy këto raporte e pastaj është kaluar në pjesën e dytë të takimit për t'u zhvilluar procesi zgjedhor. Në garën mes dy e më shumë kandidatëve e me votën e lirë e të fshehtë janë zgjedhur organet udhëheqëse të këtij Kuvendi, Komisioni mbikëqyrës, delegatët e Kongresit dhe përfaqësuesit e Skenderajt në Këshillin Drejtues të SBASHK-ut.
Duke e vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e tij Kuvendi ka rizgjedhur Ramiz Polacin kryetar edhe për një mandat , ndërsa nënkryetare është zgjedhur Flaureta Neziri. Janë zgjedhur edhe tre anëtarë të Komisionit mbikëqyrës , tre delegatë për Kongresin e SBASHK-ut dhe dy përfaqësues nga Skenderaj për këshillin Drejtues.
Në mbyllje të këtij Kuvendi zgjedhor Polaci është falënderuar për besimin e dhënë dhe ka premtuar vazhdimin e angazhimeve bashkë me kryesinë në shërbim të anëtarësisë. Ai i ka propozuar Kuvendit që duke u nisur nga fakti se kryetari Jasharaj ka prezantuar në mënyrë të denjë bashkë me gjithë stafin qendror të SBASHK-ut kërkesat e anëtarësisë të kandidohet nga ky Kuvend për kryetar edhe në mandatin e radhës. Pjesëmarrësit e kanë mbështetur këtë propozim me vota unanime dhe duartrokitje. Kryetari Jasharaj është shprehur i nderuar për këtë përkrahje dhe ka premtuar se do të vazhdojë angazhimet dhe bashkë me stafin qendror, me kryetarët e nivelit komunal sindikal e të Universiteteve dhe me gjithë anëtarësinë do të vazhdojnë rrugëtimin drejt arritjeve të reja.

Butoni posht