Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

U mbajt Kuvendi zgjedhor në Ferizaj

Kryetar u zgjodh Fejzullah Vranovci e nënkryetar Arben Hyseni

Prishtinë,14.06.2021
viber image 2021 06 14 11 22 39Në Ferizaj është mbajtur Kuvendi zgjedhor i sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë. Në hapje të këtij takimi kryetari i këtij Kuvendi Rexhep Sadiku ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj , koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, duke shprehur respekt të lartë për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në shërbim të realizimit të kërkesave të anëtarësisë. Ai ka falënderuar edhe kryetarët e shoqatave sindikale për pjesëmarrje në këtë takim zgjedhor e pastaj ka shpalosur raportin e punës dhe atë financiar për katër vite. Kryetari Sadiku është shprehur se SBASHK-u kishte dhe ka përkrahje të fuqishme nga punëtorët arsimor në Ferizaj. " Me unitet e përkushtim jemi angazhuar dhe kemi arritur rezultate të shumta në realizimin e kërkesave të anëtarësisë falë koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me stafin qendror dhe kontributit të përfaqësuese tanë në organet gjegjëse të SBASHK-ut në nivelin komunal dhe atë qendror", është shprehur kryetari Sadiku. Pas kësaj ai ka prezantuar edhe raportin financiar për katër vite , i cili bashkë me raportin e punës është aprovuar njëzëri nga anëtarët e këtij Kuvendi.
Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj në fjalën e tij përshëndetëse ka përgëzuar koleget e kolegët në Ferizaj për punën, përkushtimin, unitetin dhe arritjet e shumta. Ai ka shprehur respekt meritor edhe për kryetarin Rexhep Sadiku duke vlerësuar lart angazhimin e tij në nivelin lokal dhe qendror. "Ndjehem krenar që kam pasur nderin të angazhohem në shumë aktivitete bashkë me Rexhën. Ai në momentet më sfiduese gjente fjalë inkurajimi dhe krijonte atmosferë zelli e përkushtimi", ka thënë Jasharaj për të shpalosur pastaj disa nga angazhimet dhe aktivitetet aktuale në shërbim të anëtarësisë e duke u shprehur i sigurt se me unitetin që përkushtimin që ka SBASHK në Ferizaj dhe tërë Kosovën çdo sfidë do të kalohet suksesshëm dhe do të shënohen arritje edhe në të ardhmen në shërbim të anëtarësisë.
Pas kësaj disa nga pjesëmarrësit kanë bërë pyetje lidhur me çështje nga Kontrata Kolektive dhe për çështje të tjera sindikale . në këto pyetje është përgjigjur koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, i cili pastaj ka dhënë sqarime edhe lidhur me procesin zgjedhor, i cili ka filluar me garën mes kandidatëve për kryetar . Me votën e fshehtë e të lirë ky Kuvend ka zgjedhur për kryetarë Fejzullah Vranovcin, kurse për nënkryetar Arben Hysenin. Po ashtu me votë të fshehtë e të lirë janë zgjedhur edhe anëtarët e kryesisë , përfaqësuesit për Ferizajn në Këshillin Drejtues dhe delegatët për Kongresin e SBASHK-ut.
Kryetari i zgjedhur Vranovci ka falënderuar Kuvendin për besimin e dhënë dhe është shprehur se do të vazhdojë rrugëtimin e angazhimit duke qenë i sigurt se edhe në të ardhmen do ta ketë mbështetjen e gjithë anëtarësisë dhe do të komunikojë në vazhdimësi me ish kryetarin Sadiku dhe me stafin qendror e me kolegët e tij nga e tërë Kosova. Ai duke shprehur respekt të lart për angazhimin nëpër vite të Rexhep Sadikut e ka propozuar atë për kryetar nderi, propozim të cilin me duartrokitje e kanë aprovuar gjithë të pranishmit.
Duke shprehur respekt për punën , angazhimin dhe përfaqësimin me sukses të kërkesave të anëtarësisë , ky Kuvend ka kandiduar edhe për një mandat Rrahman Jasharajn për kryetar të SBASHK-ut. Kryetari Jasharaj është shprehur i nderuar dhe krenar për këtë mbështetje duke premtuar se do të vazhdojë me angazhimet dhe bashkë me stafin qendror do të punojë e angazhohet pa u ndalur për ta ruajtur besimin që anëtarësia ka për ta.

Butoni posht