Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Rrjedhë e mbarë e një aktiviteti të veçantë të SBASHK-ut

Po përgatiten trajnerë për një trajnim të ri të licencuar

Prishtinë,29.05.2021

191540651 482547429650228 2525683306126353566 nPas një aktiviteti intensiv katër ditor janë përzgjedhur kandidatët e mundshëm për t'u bërë trajnerë të trajnimit të ri të licencuar të SBASHK-ut "Edukimi dhe menaxhimi mjedisor në Arsimin Parauniversitar ". E premtja e 28 majit ka shënuar ditën e parë dhe pjesëmarrësit janë duke bërë gjithë të mundurën për të marrë njohuri shtesë dhe për t'u përgatitur sa më mirë që detyrën e trajnerit ta kryejnë me sukses.
Në hapje të këtij aktiviteti kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit duke i përgëzuar për punën dhe përkushtimin në procesin arsimor edhe përkundër kushteve shumë të vështirësuara nga pandemia dhe për entuziazmin e treguar në aktivitetin katër ditor të përgatitjes fillestare për punën e vështirë dhe sfidat e shumta që e presin çdo trajner. Ai ka falënderuar për angazhimin trajnerët Agim Hasani e Hysen Sogojeva duke u shprehur të sigurt se ata edhe gjatë gjithë kohës sa zgjat ky aktivitet do të japin maksimumin në mënyrë që pjesëmarrësit të jenë sa më të përgatitur për detyrën prej trajneri. Kryetari Jasharaj ka shprehur kënaqësinë që mes nesh është edhe prof. Agim Hasani nga Bujanovci.
"Në takimin ën SBASHK me prof. Agimin dhe deputetin e nderuar Kamberi kemi premtuar se do të shtojnë bashkëpunimin me kolegët tanë nga Bujanovci, Presheva e Medvegja dhe ja ky është hapi i parë konkret , i cili do të shoqërohet edhe me shumë aktivitete bashkëpunimi sindikal e arsimor me kolegët tanë nga e tërë Kosova Lindore. Jasharaj ka shprehur respektin meritor për deputetin Kamberi , i cili është bërë zë i fuqishëm i gjithë shqiptarëve. Jasharaj ka shprehur respekt meritor për angazhimet e zyrtares për trajnime Albina Arifi, për stafin qendror dhe në veçanti për koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, që krahas shumë angazhimeve ditore në SBASHK, po bëjnë maksimumin duke kthyer ditët e vikendit në ditë pune me qëllim që edhe ky aktivitet i rëndësishëm për anëtarësinë të ketë rrjedhë të mbarë dhe të realizohen në tërësi objektivat e përcaktuara
Pas kësaj koordinatori për organizim të brendshëm ka dhënë sqarime lidhur me këtë aktivitet dhe ka prezantuar agjendën, që është e ngjeshur, por si ka thënë ai , do të realizohet në tërësi, qoftë edhe duke e zgjatur orarin e aktivitetit, për çka pjesëmarrësit janë pajtuar duke thënë se këtu janë për të realizuar me sukses të plotë këtë aktivitet ngase duan të jenë plotësisht të përgatitur dhe të dalin faqebardhë në cilësinë e trajnerëve.193315740 1774749012713458 6388199381257464559 n
Profesori Agim Hasani ka shprehur respekt të lartë për angazhimet dhe gjithë arritjet e SBASHK-ut duke u shprehur i lumtur se i është dhënë mundësia që të jetë pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm sindikal e arsimor. Ai ka thënë se bashkëpunimi sindikal dhe arsimor është shumë i rëndësishëm dhe ky bashkëpunim do të pasurohet në të ardhmen.
Pas kësaj është nisur me realizimin e agjendës dhe që në fillim është vërejtur përkushtimi i pjesëmarrësve, të cilët janë shprehur se duhet mund e angazhim , por ata do të japin gjithë kontributin për realizimin në përpikëri të objektivave dhe për t'u përgatitur sa më mirë për detyrën prej trajneri.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook