Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK po vazhdon me organizimin e trajnimeve

Sprova e parë për trajnerët e ardhshëm të një trajnimi të ri të licencuar

Prishtinë,23.05.2021
SAMIIIIIIIIIIIIIIIIIII222Duke realizuar në përpikëri kërkesat e kolegëve tanë nga e tërë Kosova, që arrijnë përmes kryetarëve të nivelit komunal sindikal, koordinatori për organizim të brendshëm bashkë me stafin qendror po vazhdojnë me aktivitetin organizimit të trajnimeve. Kështu të shtunën e 22 majit kanë filluar trajnimet"Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" udhëhequr nga trajneri Safet Beqiri , "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" me trajnerin Sami Shala, "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm", me trajneren Blerina Haraqija.
Në orët e mbrëmjes së të shtunës ka nisur edhe sprova e parë për trajnerët e mundshëm për trajnimin e ri të licencuar "Edukimi dhe menaxhimi mjedisor në Arsimin Parauniversitar", udhëhequr nga trajneri Hysen Sogojeva. Do theksuar se është ky trajnimi i shtatë i SBASHK-ut i licencuar nga MASHTI dhe pjesëmarrësit që dallohen me dije përkushtim në këtë sprovë do të kenë një aktivitet të veçantë nga SBASHK-u për t'u përgatitur që të jenë në nivel të detyrës së trajnerit dhe të udhëheqin trajnimin "Edukimi dhe menaxhimi mjedisor në Arsimin Parauniversitar" me koleget e kolegët e interesuar e që janë të punësuar në arsimin fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë e interesuar nga e tërë Kosova.
Derisa këto grupe të trajnimit po vazhdojnë aktivitetin edhe në ditën e dytë të vikendit, grupi me trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social" me trajnerin Blendor Shatri k nisur të dielën këtë aktivitet nga shkaku se pjesëmarrësit të shtunën kanë qenë të angazhuar në procesin mësimor.
Po ashtu të dielën e 23 majit kanë filluar dy grupe në trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie". Grupi i parë është duke e zhvilluar këtë aktivitet në ambientet e shkollës "Vëllezërit Frashëri" të Lipjanit udhëhequr nga trajneri Idriz Sopa , ndërsa grupi i dytë në shkollën "Ibrahim Rugova" të Obliqit e trajnerin Xhelal Krasnqi. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përgëzuar kryetarët Emrush Ahmeti e Luljeta Boshnjaku dhe gjithë kolegët nga Lipjnai e Obiliqi për angazhimet në këtë aktivitet tepër të rëndësishëm duke shprehur bindjen se trajnerët Idriz Sopa e Xhelal Krasniqi do të angazhohen maksimalisht për arritjen e objektivave të këtij aktiviteti.safetiiIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII222
Në fillimet e aktivitetet të këtyre grupeve të trajnimit është kyçur edhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe me anëtarë të tjerë të stafit qendror. Kryetari Jasharaj ka përgëzuar gjithë punëtorët e arsimit për angazhimin në procesin mësimor në kushte tepër të vështirësuara që ka krijuar pandemia e po ashtu pjesëmarrësit për kërkesat e vazhdueshme për trajnime dhe për entuziazmin s treguar me pjesëmarrjen në këtë aktivitet duke i kthyer ditët e vikendit në ditë pune e përkushtimi për marrjen e njohurive të reja.
Duke bashkëbiseduar me pjesëmarrësit në trajnimin "Edukimi dhe menaxhimi mjedisor në Arsimin Parauniversitar", Jasharaj ka deklaruar se është ky trajnimi i shtatë i licencuar dhe kjo është dëshmi se SBASHK-u vazhdon me përkushtimin maksimal në realizim të kërkesave të anëtarësisë dhe është duke dhënë kontribut të lartë e konkret edhe në përpjekjet për ngritjen e cilësisë në arsim duke u mundësuar pjesëmarrësve në këto aktivitete marrjen e njohurive të reja e shumë të nevojshme.
Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka vizituar ambientet e shkollës "Vëllezërit Frashëri" të Lipjanit dhe ka parë nga afër angazhimet dhe nismën e mbarë të këtij aktiviteti . Po ashtu në komunikim me pjesëmarrësit ëhstë kyçur edhe kryetari Jasharaj, i cili ka përshëndetur kryetarin e nivelit komunal sindikal Emrush Ahmti, trajnerin Idriz Sopa Idriz dhe gjithë pjesëmarrësit në këtë trajnim. Ai edhe me këtë rast ka shprehur respekt të lartë për koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe gjithë stafin, të cilët krahas shumë angazhimeve të përditshme, po japin kontribut të lartë dhe organizimin dhe rrjedhën e mbarë të trajnimeve, në të cilat janë përfshirë qindra e mijëra kolegë tanë nga e tërë Kosova. Këto aktivitete do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në bazë të marrëveshjes mes trajnerëve dhe pjesëmarrësve e në koordinim me stafin qendror të SBASHK-ut.

Butoni posht