Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

U mbajtën Kuvende zgjedhore në Viti e Klinë

Respekt i lartë e meritor për angazhimet e SBASHK-ut

 

Prishtinë, 08.05.2021
VITIIViti 2021 është vit zgjedhor në SBASHK. Fillimisht janë organizuar e po organizohen kuvende zgjedhore nëpër shoqatat sindikale kudo në institucionet arsimore të Kosovës. Në disa komuna ka përfunduar me sukses ky aktivitet dhe prandaj ka filluar aktiviteti zgjedhor në nivel të Kuvendeve të Arsimit Parauniversitar. U nis me Fushë Kosovën për të vazhduar pastaj me Vitinë dhe Klinën. Në këto takime zgjedhore pjesëmarrësit kanë shprehur respekt të lartë e meritor për angazhimet dhe arritjet në shërbim të anëtarësisë të stafit qendror dhe të veprimtarëve sindikalë në të gjitha nivelet.
Të enjten e 6 majit kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri janë gjendur në Viti dhe të shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të sindikatës komunale Kemajl Bislimi janë takuar me nënkryetarin e kësaj komune Hasan Alijaj dhe me drejtorin e DKA-së Basri Aliu. Nënkryetari Alijaj ka përgëzuar SBASHK-un për gjithë angazhimet duke vlerësuar lart bashkëpunimin me kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit të sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Vitisë. Kryetari Jasharaj ka vlerësuar si shembull shumë të mirë të bashkëpunimit me institucionet komunale të Vitisë me sindikatën, ndërsa koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri i ka informuar mikpritësit për angazhimet dhe aktivitetet aktuale sindikale në nivel qendror e lokal. Pas kësaj ata janë gjendur në ambientet e shtëpisë së kulturës për të marrë pjesë në Kuvendin zgjedhor të sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Vitisë. Këtë takim e k shpallur të hapur kryetari i këtij Kuvendi Kemajl Bislimi, i cili ka përshëndetur mysafirët dhe pjesëmarrësit dhe pas kësaj nënkryetari i Komunës Hasan Alijaj në një fjalë përshëndetëse ka kujtuar bashkëpunimin e sinqertë të institucioneve komunale me SBASHK-un dhe ka përgëzuar gjithë të punësuarit në arsimin e kësaj komune për punën dhe përkushtimin në arsimimin dhe edukimin e brezave.

VITIII

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përgëzuar kryetarët e shoqatave për zgjedhjen e tyre dhe ka shpalosur angazhime të shumta sindikale nëpër gjithë këto vite duke shtuar se kryetari Bislimi , kryesia dhe veprimtarët tjerë sindikalë kanë qenë shembull shumë i mirë i punës , përkushtimit dhe arritjeve. Ai ka shprehur respekt të lartë edhe për koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymerin dhe për gjithë stafin qendror, të cilën, krahas punëve të shumta e të përditshme , po angazhohen maksimalisht edhe në realizimin e trajnimeve të shumta dhe të aktiviteteve tjera në shërbim të anëtarësisë.Pas kësaj kryetari Kemajl Bilimi ka prezantuar raportin e punës dhe atë financiar për katër vite, që janë aprovuar njëzëri nga pjesëmarrësit.
Në vazhdim të këtij takimi sindikal është në zgjedhjet për kryetar, nënkryetar, kryesi dhe për përfaqësuesit e këtij Kuvendi në Kongresin e radhës dhe në Këshillin Drejtues .Në një konkurrencë të fortë mes dy e më shumë kandidatëve të propozuar përmes votës së lirë janë zgjedhur udhëheqësit dhe përfaqësuesit e këtij Kuvendi në organet qendrore të SBASHK-ut. Kryetar është rizgjedhur Kemjal Bislimi dhe në këtë mënyrë , siç u tha nga pjesëmarrësit, u shpreh respekti për punën e angazhimet që ai ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve në shërbim të realizimit të kërkesave të anëtarësisë. Nënkryetare është zgjedhur Makfirete Zuka, ndërsa anëtarë të kryesisë Ismet Mehmeti, Laura Jahiri dhe Ahmet Sylejmani. Janë zgjedhur edhe anëtarët e Komisionit mbikëqyrës, delegatët nga Vitia për Kongresin e SBASHK-ut dhe anëtarët e Këshillit Drejtues nga kjo komunë. Në mbyllje të këtij takimi pjesëmarrësit në shenjë respekti për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm në shërbim të anëtarësisë kanë dominuar edhe për një mandat kryetarin e tashëm të SBASHK-ut Rrahman Jasharaj.


Kuvend zgjedhor edhe në Klinë



183933943 157472336316348 2134649036015765536 n

Aktiviteti zgjedhur në nivelin komunal ka vazhduar të premten e 7 majit në Klinë. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, me kryetarin e nivelit komunal Arif Elezaj dhe nënkryetarin Islam Kalludra janë gjendur në ambientet e komunës dhe janë pritur nga kryetari prof.dr. Zenun Elezi dhe nënkryetari Besim Hoti. Kryetari Jasharaj ka deklaruar se ndjehen të nderuar me këtë mikpritje dhe është shprehur me respekt të lartë e meritor për bashkëpunimin mes sindikatës sonë dhe kryetarit, drejtorit të DKA-së dhe institucioneve tjera të qeverisjes në Klinë. Kryetari i SBASHK-ut ka vlerësuar lart edhe angazhimin e përkushtimin e kolegëve të tij Arif Elezi e Islam Kalludra, por edhe të gjithë kryesisë dhe veprimtarëve të tjerë sindikalë në këtë komunë.
KLINEKryetari i Klinës prof. dr. Zenun Elezi ka përgëzuar SBASHK-un për punën dhe përkushtimin duke qenë gjithmonë zë i fuqishëm i anëtarësisë dhe ka treguar edhe për bashkëpunimin dhe angazhimet e përbashkëta të tij e institucioneve komunale me udhëheqësit sindikal në këtë komunë, bashkëpunim , i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen, pavarësisht se kush do të jenë të zgjedhurit në Kuvendin e sotëm zgjedhor sindikal në këtë komunë.
Vlen të pamendet se dëshmi e respektit të ndërsjellë është edhe mbajtja e takimeve të tjera sindikale dhe të Kuvendit zgjedhor në sallën e takimeve të Asamblesë komunale.
Në hapje të Kuvendit zgjedhor të sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Klinës, kryetari i kij Kuvendi Arif Elezaj ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe gjithë pjesëmarrësit duke përcjellë edhe përshëndetjen dhe fjalët e respektit të kryetarit të Komunës prof. dr. Zenun Elezi për ta dhe gjithë të punësuarit ë arsim.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur të pranishmit duke u treguar fillimisht për mikpritjen dhe përmbajtjen e takimit me kryetarin dhe nënkryetarin e komunës dhe duke shprehur respekt edhe punën dhe angazhimin e vazhdueshëm të kryetarit Arif Elezaj, nënkryetarit Islam Kalludra, kryesisë dhe veprimtarëve të tjerë duke shtuar se Klina është shembull shumë i mirë i aktivitetit sindikal. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka dhënë sqarime për rrjedhën e mbarë të procesit zgjedhor dhe është përgjigjur pyetjeve të disa prej pjesëmarrësve e që kishin të bënin me çështje sindikale.
Pas kësaj kryetari i Kuvendit të sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Klinën, Arif Elezaj ka prezantuar raportin e punës dh atë financiar, që janë aprovuar njëzëri nga pjesëmarrësit e këtij takimi zgjedhor. Pas kësaj është kaluar në procesin zgjedhor dhe në një garë mes shumë kandidatëve e me votën e lirë e të fshehtë kryetar është rizgjedhur Arif Elezaj e nënkryetar Islam Kalludra dhe kjo, si e thanë shumë nga pjesëmarrësit, është dëshmi e respektit për angazhimet e tyre në shërbim të anëtarësisë.
Anëtarë të kryesisë janë zgjedhur Bore Marlekaj, Alberina Merllaku, Shefqet Krasniqi, Shkurte Berisha dhe Bekim Sinani. Janë zgjedhur me votë të lirë e të fshehtë edhe anëtarët e Komisionit mbikëqyrës, delegatët e Kongresit dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut nga kjo komunë .KLINEEE

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook