Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Dëshmi e përkushtimit të jashtëzakonshëm të stafit qendror të SBASHK-ut

Rrjedhë e mbarë e trajnimit me 27 grupe të mësimdhënësve

 

Prishtinë,24.04.2021

fbbbbPër punën dhe përkushtimin e stafit qendror të SBASHK-ut dëshmojnë edhe aktivitetet e zhvilluara gjatë gjithë ditës së shtunë të 24 prillit. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me stafin kanë pranuar qindra kërkesa të kolegëve tanë përmes kryetarëve të nivelit komunal sindikal për organizimin e trajnimeve. Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të tyre u arrit që të bëhet e mundur realizimi i trajnimeve për 20 grupe të reja dhe të mbështetet rrjedha e mbarë edhe për 7 grupet që kanë vazhduar këtë aktivitet të nisur në vikendin e javës së kaluar. Edhe grupet e trajnimit të kësaj jave kanë nisur aktivitetin me diferencë të caktuar kohore me qëllim që t'i mundësohet kyçja dhe komunikimi me të gjithë kryetarit Rrahman Jasharaj dhe koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe stafit qendror.
Të parët të shtunën e 24 prillit me këtë aktivitet kanë nisur grupet me trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" udhëhequr nga trajnerët Hysen Sogojeva, Qemajl Kameri, Detor Berisha dhe Fahri Hoxha, i cili trajnimin e mbanë me prani fizike në kabinete shkollore. Me trajnerët dhe kolegët pjesëmarrës në këto grupe trajnimi, kanë bashkëbiseduar kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri. Kryetari Jasharaj ka përgëzuar pjesëmarrësit për përkushtimin në misionin e tyre të shenjtë për arsimimin e brezave dhe angazhimin që janë duke bërë edhe përkundër kushteve tepër të vështirësuara nga pandemia. Ai ka falënderuar edhe trajnerët për angazhimin dhe ka shprehur respekt të lartë për koordinatorin dhe stafin duke theksuar se rrjedha e e mbarë e trajnimit me 27 grupe të mësimdhënësve është dëshmi e përkushtimit të jashtëzakonshëm të stafit qendror të SBASHK-ut. Koordinatori Ymeri ka dhënë sqarime lidhur me rrjedhën e trajnimeve dhe është përgjigjur edhe në pyetjet e pjesëmarrësve.ttttttttttPas kësaj kryetari Jasharaj dhe koordinatori Ymeri janë kyçur dhe kanë bashkëbiseduar me pjesëmarrësit e trajnimit "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm", për të vazhduar pastaj kyçjet dhe bashkëbisedën me pjesëmarrësit në trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij ne zhvillimin shoqëror dhe demokratik", që udhëhiqen nga trajnerët Sami Shala, Arbenita Hoxha, Hysen Hyseni, Minire Terbunja dhe Fadil Halimi, i cili me këtë grup është duke u angazhuar me prezencë fizike, pra në ambiente shkollore. Edhe me pjesëmarrësit e këtyre grupeve të trajnimit ka bashkëbiseduar kryetari Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri për t'i përgëzuar kolegët tanë kudo janë për përkushtimin në procesin mësimor dhe për zellin e madh për të marrë pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm e që është në shërbim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në arsim.
Kryetari i SBASHK-ut dhe koordinatori për organizim të brendshëm pas kësaj janë kyçur në komunikim me grupet e pjesëmarrësve në trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive te dialogut social", që kësaj radhe udhëheqjen nga trajnerët Nora Haliti, Visar Sadriu, Safet Beqiri dhe Blendor Shatri.safetiNjë trajnim i vazhduar rishtazi e që ka zgjuar interesim shumë të madh është "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" . Ky trajnim në të shtunën e 24 prillit ka filluar me katër grupe udhëhequr nga trajnerët Lutfije Ibrahimi, Blerina Haraqia, Arberina Hajzeri, Osman Rrustemi dhe Pranvera Haziri. Edhe me këto pesë grupe të këtij trajnimi kanë bashkëbiseduar kryetari Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymeri duke përgëzuar pjesëmarrësit që po marrin pjesë në këtë trajnim të licencuar rishtazi e që u dedikohet kolegeve e kolegëve tanë që punojnë me arsimin fillor, gjegjësisht me nxënësit e klasave 1-5. Pjesëmarrësit kanë falënderuar SBASHK-un për gjithë angazhimet e suksesshme edhe për këtë trajnim, që do të jetë ndihmesë e madhe për gjithë të punësuarit në arsimin fillor.
Po ashtu në kuadër të këtij aktiviteti këtë të shtunë është rifilluar edhe me trajnimin shumë të rëndësishme "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie". Pjesëmarrësit e këtij trajnimi njohuri për programet kompjuterike do të marrin nga trajneri Gëzim Berisha. Ky trajnim do të zhvillohet me prani fizike, pra në ambientet shkollore dhe pas çdo moduli pjesëmarrësit do të dëshmojnë njohuritë e arritura duke u testuar.
Shtatë grupet që kanë nisur me trajnimet vikendin e kaluar do të përfundojnë këtë aktivitet të dielën e 25 prillit, kurse grupet që kanë nisur këtë aktivitet në këtë vikend do të vazhdojnë me angazhimet edhe në vikendin e radhës.

Butoni posht