Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Mbledhja e radhës me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve

Detyra konkrete për rrjedhën e mbarë të aktiviteteve sindikale

 

Prishtinë, 22.04.2021

176963273 141955087883021 2243198393432742411 nSBASHK vazhdon me komunikimin e vazhdueshëm dhe me takimet e rregullta me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve duke debatuar për detyrat konkrete me qëllim të rrjedhës së mbarë të aktiviteteve sindikale në nivelin komunal dhe atë qendror.
Një atmosferë pune e përkushtimi ishte edhe në takimin e radhës në mbrëmjen e 21 prillit. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka informuar pjesëmarrësit për situatën aktuale në arsim, për angazhimet e stafit qendror dhe për takimet dhe komunikimin me institucionet qendrore. Pas kësaj kryetari Jasharaj ka kujtuar kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve që të bëjnë planifikime konkrete me qëllim që aktivitetet e parapara të realizohen në përpikëri e duke respektuar afatet kohore. Duke folur për aktivitetet konkrete e aktuale Jasharaj është ndalur edhe te trajnimet duke theksuar se vërehet një interesim i madh i anëtarësisë për pjesëmarrje në këtë aktivitet duke përgëzuar koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe stafin qendror për angazhim të jashtëzakonshëm me qëllim të organizimit në nivel të trajnimeve dhe rrjedhës së mbarë të tyre. Kryetarët e nivelit komunal sindikal janë informuar lidhur me këtë aktivitet nga koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, i cili ka treguar se janë duke u bërë gjithë angazhimet me qëllim të realizimit të suksesshëm të trajnimeve për sa më shumë grupe të punëtorëve arsimor dhe se kërkesat janë të shumta për secilin trajnim të licencuar. Ai ka kujtuar pjesëmarrësit se listat e pjesëmarrësve duhet të vijnë në SBASHK vetëm përmes tyre dhe duhet të kenë të gjitha shënimet e duhura të pjesëmarrësve. Koordinatori ka apeluar të kryetarët e nivelit komunal sindikal që të kyçen gjatë trajnimeve për të kontribuar në rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti.mrma
Duke bashkëbiseduar për angazhime të tjera është marrë vendim që kryetarët e nivelit komunal sindikal që tani të takohen me Drejtoritë arsimore dhe t'ua kujtojnë atyre pikat 8 dhe 9 të nenit 11 të Kontratës Kolektive të Arsimit të Kosovës, të cilat saktësojnë se kryetarët e nivelit komunal sindikal do të punojnë gjysmë norme në arsim e do të marrin pagë të plotë. Kjo bëhet me qëllim të ushtrimit të funksionit sindikal. Po ashtu edhe kryetarët e shoqatave sindikale do të kenë normën javore prej 18 orësh, me qëllim që 2 orë në javë t'i kenë në dispozicion për aktivitete sindikale. Ata do të marrin pagë të plotë.
Në këtë takim është biseduar edhe për pikën 7 të Vendimit të Qeverisë së Kosovës e që ka të bëj me obligimin e institucioneve që të lirojnë nga obligimi për paraqitje në vendet e punës të punëtoreve shtatzëna si masë mbrojtëse nga Covid 19. SBASHK-u me kohë ka komunikuar për këtë çështje me Ministren Nagavci dhe pastaj edhe publikisht e përmes medieve ka kërkuar që kjo të zbatohet edhe në sektorin e arsimit. Po ashtu është biseduar edhe për vendimin e MASHTI-t lidhur me organizimin e mësimit plotësues në institucionet arsimore të Kosovës me qëllim që të punohet me nxënësit që nuk kanë mundur të jenë vazhdimisht pjesë e procesit mësimor nga larg. U vendos që të shihet fillimisht se si po organizohet ky aktivitet dhe sa do të jetë ngarkesa shtesë për punëtorët arsimor e pastaj edhe do të veprohet sipas situatës aktuale.
Pjesëmarrësit kanë përgëzuar stafin qendror për angazhimet dhe janë pajtuar që të vazhdohet me komunikimin dhe takimet e rregullta e të shpeshta me qëllim të koordinimit të aktiviteteve dhe veprimeve me kohë e në bazë të kërkesave që sjell situata aktuale.

Butoni posht