Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Një trajnim i ri i SBASHK-ut u aprovua nga KSHLM-ja

Me një aktivitet të veçantë u përgatiten kuadro për këtë trajnim

 

Prishtinë, 12.04.2021
trrStafi qendror i SBASHK-ut është duke zhvilluar përgatitje për rifillimin e organizimit të trajnimeve. Deri tani ky aktivitet është zhvilluar për trajnimet: "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social", "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar", "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie", "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" dhe "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm" dhe falë përkushtimit të koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, stafit qendror dhe koordinimit të mirë të angazhimeve me kryetarët e nivelit komunal sindikal janë shënuar rezultate të larta duke u përmbushur objektivi i përcaktuar nga Këshilli Drejtues për përfshirjen në trajnime të 20 % të punëtorëve arsimor.22
Stafi qendror nuk është ndalur me kaq, po në bashkëpunim me një grup mësimdhënësish entuziastë ka përgatitur materiale për një trajnim të ri duke e dërguar atë në KSHLM dhe pas marrjes së aprovimit nga ky organ këshillëdhënës i MASHTI-it është zhvilluar një aktivitet i veçantë i SBASHK-ut në përgatitjen e kuadrove që do të angazhohen në cilësinë e trajnerëve për organizimin e trajnimit "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore".
Ky aktivitet është mbajtur për katër ditë me radhë dhe në të kanë marrë pjesë mësues nga pjesë të ndryshme të Kosovës, të cilët kanë përforcuar njohuritë dhe janë përgatitur që të udhëheqin këtë trajnim me kolegët e tyre kudo në Kosovë. Për rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti të veçantë janë përkujdesur trajnerët me përvojë prof. dr. Atdhe Hykolli, porf.dr. Hysen Sogojeva dhe koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK , Ymer Ymeri. Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe kryetari i Këshillit Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve, prof. Osman Beka.trNë hapje të këtij aktiviteti të veçantë kryetari i SBASHK-ut ka falënderuar z. Beka për angazhimin dhe praninë në këtë aktivitet e pastaj ka shprehur respekt për prof. dr. Atdhe Hykolli, prof.dr. Hysen Sogojeva dhe për koordinatorin për organizim të brendshëm në SBASHK , Ymer Ymeri të cilët do të angazhohen maksimalisht që ky aktivitet të ketë rrjedhë të mbarë e të arrij objektivat e caktuara.
Kryetari i Këshillit Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve, prof. Osman Beka është shprehur i lumtur që është pjesë e këtij aktiviteti të qëlluar duke lavdëruar angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë dhe të ngritjes së cilësisë në arsim. Ai pastaj ka dhënë këshilla me vlerë lidhur me mënyrën e realizimit sa më funksional të këtij aktiviteti.Koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK , Ymer Ymeri u ka treguar trajnerëve të ardhshëm për detyrat konkrete që duhet kryer me kujdes e përkushtim gjatë organizimit dhe mbajtjes së këtij trajnimi me kolegët kudo në Kosovë .
Pas kësaj ka nisur ky aktivitet dhe është për t'u lavdëruar përkushtimi dhe njohuritë e treguara të pjesëmarrësve. Ata kanë tejkaluar orarin e paraparë të trajnimit duke punuar e duke angazhuar gjatë gjithë ditës me prezantimet dhe shpalosjen e programit të këtij trajnimi që u dedikohet mësimdhënësve të nderuar të arsimit fillor.

ttr


Një mysafir i nderuar i këtij aktiviteti
Teksa ishin në vlugun e angazhimeve e debateve lidhur me trajnimin dhe mundësisë që ky aktivitet të jetë sa më atraktiv, pjesëmarrësit janë ndier mirë kur ata i ka vizituar ambasadori i Kosovës në Shqipëri, shkëlqesia e tij, Nait Hasani. Ambasadori Hasani është shprehur se e njeh mirë aktivitetin e SBASHK-ut dhe se është angazhuar shumë e bashkë me ta edhe lidhur me Ligjin e pagave, i cili ligj, siç tha ai, fatkeqësisht nuk gjen ende zbatim nga shkaku se Kushtetuesja vendosi ashtu. Ai po ashtu përgëzoi SBASHK-un për këtë aktivitet dhe për gjithë angazhimet në shërbim të anëtarësisë dhe ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në arsim. Ambasadori qëndroi për një kohë me pjesëmarrësit duke përcjellë me kujdes angazhimet e tyre në rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti.nhasani

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook