Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Falënderojmë Qeverinë shqiptare, presim takim me Ministrin Vitia

Prishtinë, 01.04.2021

logoSBASHK –u i ishte drejtuar me apel publik Qeverisë së kaluar të Kosovës që me rastin e fillimit të procesit të vaksinimit ta kenë prioritet sektorin e arsimit duke ofruar edhe argumentet e bazuara për këtë kërkesë. Po ashtu SBASHK-u më 29 mars i është drejtuar me shkresë Ministrit Vitia duke kërkuar një takim me të.
Duke sqaruar arsyen e takimit SBASHK-u i kishte cekur në shkresën drejtuar Ministrit Vitia se : "Në këtë takim do të bashkëbisedonim për gjendjen aktuale në arsim dhe në rrethanat e krijuara nga pandemia dhe për mundësinë që punëtorët arsimor të jenë të përfshirë në listën prioritare për vaksinim. Këtë kërkesë nuk po e bëjmë që të jemi të privilegjuar , por sektori i arsimit është nga më të prekurit nga Covid 19 dhe prandaj vaksinimi me prioritet i punëtorëve të këtij sektori do të krijonte siguri dhe mundësi reale që viti shkollor të vazhdonte nëpër institucionet arsimore , ashtu si është kërkesë dhe dëshirë e arsyeshme e institucioneve, SBASHK-ut dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi".
SBASHK-u është në pritje të këtij takimi për të bashkëbiseduar për këtë çështje dhe për të marrë informacione nga dora e parë edhe lidhur me deklaratën , që mediet e Kosovës e kanë bërë publike, të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për gatishmërinë e shtetit shqiptar, që pasi ka bërë vaksinimin e një numri të konsiderueshëm të punëtorëve shëndetësor të Kosovës, të ndihmojë edhe në vaksinimin e punëtorëve në sektorin e arsimit të shtetit tonë.
SBASHK falënderon Qeverinë shqiptare për vullnetin e treguar dhe pret me të drejt nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit të Kosovës , që të dalin me një deklarim zyrtar dhe me një plan konkret se si do të realizohet aktiviteti i vaksinimit të punëtorëve arsimor, aktivet ky që nuk do të jetë edhe i lehtë për t'u realizuar pasi që sektori i arsimit ka numër të madh të të punësuareve.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook