Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Ka përfunduar me sukses trajnimi për tri grupe të mësimdhënësve

Trajnerët vlerësojnë lart angazhimin dhe përkushtimin e pjesëmarrësve

Prishtinë, 04.11.2020
albIshin ndarë në grupe mësimdhënës nga komuna të ndryshme të Kosovës për të përcjell sipas vullnetit të tyre trajnimet "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik", " Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm" dhe trajnimi "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar". Këto trajnime që kanë nisur të shtunën e 31 tetorit kanë vazhduar edhe për tri ditë të tjera udhëhequr nga trajnerët dr. Alban Zeneli, Pranvera Haziri dhe Jehona Oruçi. Në ditën e parë të këtij aktiviteti me pjesëmarrësit ka bashkëbiseduar kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, i cili ka shprehur respekt për përkushtimin e koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, për stafin qendror dhe për të tre trajnerët. Ai gjatë kësaj bashkëbisede ka përgëzuar gjithë punëtorët e arsimit për angazhimet në misionin e tyre të shenjtë të edukimit e arsimit të brezave në këto kushte të vështirësuara shumë për shkak të gjendjes nga Covid 19.pran
Në tri ditët tjera të trajnimit në këtë aktivitet është kyçur kohë pas kohe edhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, i cili ka përcjellë nga afër rrjedhën e trajnimeve dhe është përgjigjur edhe në pyetjet e pjesëmarrësve.
Në përfundim të këtij aktiviteti trajnerët e angazhuar Zeneli, Haziri e Oruçi kanë vlerësuar se ky aktivitet ka përfunduar me sukses duke vlerësuar lart angazhimin dhe përkushtimin e pjesëmarrësve, të cilët përmes kryerjes së detyrave të shumta, që lidheshin me temat e shtjelluara, kanë dëshmuar për arritjen e njohurive të reja, njohuri këto që do t'i përdorin në shërbim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në arsim.jeh

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook