Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK vazhdon të realizojë kërkesat e mësimdhënësve për trajnime

Ky aktivitet kishte rrjedhë të mbarë edhe në këtë vikend
Prishtinë, 31.10.2020
sot11Po vazhdojnë të arrijnë përmes kryetarëve të nivelit komunal sindikal kërkesa për pjesëmarrje në trajnimet e licencuara. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me stafin qendror kanë bërë gjithë përgatitjet duke angazhuar edhe trajnerët gjegjës dhe të shtunën e 31 tetorit kanë nisur trajnimet të tri grupe dhe atë "Edukimi medial dhe roli i tij ne zhvillimin shoqëror dhe demokratik" me trajnerin dr. Alban Zeneli, " Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm"me trajneren Pranvera Haziri dhe trajnimi "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajneren Jehona Oruçi.
Dy grupet e para të trajnimit kanë nisur me aktivitetin në orën 9 dhe në fillim të këtij aktiviteti është kyçur kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me zyrtarin ligjor Blendor Shatri. Kryetari Jasharaj ka shprehur respekt për gjithë angazhimin që punëtorët e arsimit në tërë Kosovën po bëjnë në procesin mësimor dhe për entuziazmin që ata kanë për të marrë pjesë edhe në trajnime me qëllim të marrjes së njohurive të reja. Kryetari Jasharaj ka falënderuar trajnerin Alban Zeneli për angazhimin , edhe për kundër gjithë detyrave që ka në profesionin e tij dhe ka përgëzuar atë për titullin meritor dr. Në gazetari. Pas kësaj në bashkëbisedë është kyçur zyrtari ligjor në SBASHK , Blendor Shatri, i cili ka treguar për rregullat që duhet respekuar për rrjedhën e mbarë të trajnimit. Kryetari Jasharaj është kyçur edhe te trajnimi me kolegët " Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm" duke përshëndetur fillimisht trajneren Pranvera Haziri dhe gjithë pjesëmarrësit në të këtë aktivitet e duke i përgëzuar ata për angazhimin në misionin e shenjtë të edukimit e arsimimit të brezave edhe pse në kushte mjaft të vështirësuara.sot22
Grupi i tretë i trajnimit "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajneren Jehona Oruçi ka nisur këtë të shtunë në orën 16. Edhe me mësimdhënësit e përfshirë në këtë trajnim ka bashkëbiseduar kryetari i SBASHK-ut duke përgëzuar trajneren Jehona për angazhimin dhe ka përgëzuar atë edhe për përkushtimin dhe angazhimin e arritjet e rezultateve të larta si drejtore shkolle. Asistentja në SBASHK, Vlora Rexhepi Berisha ka dhënë sqarime lidhur rregullat që duhen respektuar për rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti.
Ky aktivitet i nisur sot do të vazhdojë edhe të dielën dhe gjatë dy ditëve të tjera sipas marrëveshjes së trajnerëve , stafit qendror me pjesëmarrësit e këtyre tri grupeve të trajnimit.

sot33

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook