Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takimi nga larg me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve

Bashkëbisedë për vitin e ri shkollor dhe për trajnimet

Prishtinë, 19.08.2020
117820912 774199090006265 6689955743080949465 nPër të marrë opinionet momentale të kolegëve tanë lidhur me opsionet e deklaruara të MASH-it për fillimin e vitit të ri shkollor dhe për t'i përcjellë ato në takimin që ishte organizuar po të martën me pjesëmarrje të institucioneve qendrore e lokale, është mbajtur takimi nga larg me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve.117852722 923369451407785 438378080253053840 nNë hapje të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka dhënë një raport të përmbledhur për angazhimet e bëra, për takimin me Ministrin Ramë Likaj dhe për takimin nga larg me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti. Jasharaj deklaroi se në takim me Ministrin e MASH është bashkëbiseduar për tri opsionet e bëra publike lidhur me mundësinë e fillimit të vitit të ri shkollor, për çështjen e kolegëve tanë që janë në sistemin arsimor e që kanë 180 kredi, për kolegët tanë me sëmundje të rënda dhe për nismën e procesit të negocimit për Kontratën Kolektive të Arsimit të Kosovës.
Pas kësaj kryetarët e nivelit komunal sindikal kanë debatuar për opsionet e fillimit të vitit të ri shkollor duke u shprehur se punëtorët e arsimit janë të përkushtuar dhe se për ta lajmi më i mirë do të ishte vendimi i institucioneve për të nisur me procesin mësimor në shkolla, por duke krijuar institucionet siguri dhe duke marrë masa mbrojtëse kundër Covid-19 për nxënësit, mësimdhënësit dhe personelin tjetër arsimor. Ata janë shprehur se në cilin do variant që do të miratohet, SBASHK-u nuk do të lejojë të ketë ngarkesë në normat e mësimdhënësve dhe se do të përcjellët me kujdes situata. Nëse nuk respektohen protokollet e nënshkruara për masat mbrojtëse, atëherë do të përcjellën këto situata dhe do të thirret Këshilli Drejtues për të marrë vendim, i cili mund të jetë edhe për ndërprerjen e një procesi arsimor të tillë.117873784 2504441619847486 846303066305483327 nPas kësaj koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri ka bashkëbiseduar me pjesëmarrësit e takimit për trajnimet, organizimi i të cilave do të vazhdojë sipas kërkesave të kolegëve tanë kudo në Kosovë. Kryetarët e nivelit komunal janë udhëzuar të fillojnë komunikimin me anëtarësinë dhe të shohin kërkesat e tyre për trajnimet.


SBASHK po të martën në takimin me institucionet qendrore e lokale
Po të martën MASH kishte organizuar një takim me pjesëmarrjen e zv/kryeministrit Besnik Tahiri, Ministrit Ramë Likaj , sekretarit të përgjithshëm Agim Bërdyna, kryetarit të Asociacionit të Komunave, kryetarit të DKA-ve Besim Avdimetaj bashkë me kolegët e tij nga e tërë Kosova, kryetarit të SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj. Në hapje të këtij takimi në ambientet e hotelit "Emerald", sekretari i përgjithshëm në MASH, Agim Bërdyna ka përshëndetur zv/kryeministrin Tahiri, ministrin Lika, kryetarin e Asociacionit të komunave, atë të DKA-ve dhe kryetarin e SBASHK-ut dhe pas kësaj ka kujtuar temat e debatit.foto2 takimi
Ministri Likaj ka prezantuar angazhimet e bëra në MASH lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor duke cekur edhe të tri versionet, që janë bërë publike. Ai ka kërkuar diskutim të lirshëm dhe mendime konkrete nga drejtorët e DKA-ve. Në fjalën e tij zv/kryeministri Tahiri ka deklaruar se Qeveria do të përkrah MASH-in dhe institucionet tjera në angazhimet për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.
Kryetari i SBASHK-ut ka përcjellë në këtë takim qëndrimet që janë marrë në takimin me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook