Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Ministri Likaj u takua me kryetarin e SBASHK-ut

Përgatitjet për vitin e ri shkollor dhe kërkesat konkrete të SBASHK-ut
Prishtinë, 10 gusht 2020
Foto nga takimiMinistri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj bashkë me shefin e kabinetit të tij Gëzim Berisha janë takuar me kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj. Ministri Likaj ka informuar kryetarin e SBASHK-ut për gjithë angazhimet e bëra deri tani për fillimin e vitit të ri shkollor bazuar në rrethanat aktuale duke theksuar se janë përgatitur nga MASH-i tri opsionet e mundshme dhe se për to do të diskutohet edhe në instancat më të larta të shtetit. Kryetari Jasharaj ka thekuar se SBASHK me të gjitha mundësitë do të jetë në mbështetje në MASH-it lidhur me angazhimet për fillimin e vitit të ri shkollor. Kryetari Jasharaj ka thënë se cili do vendim lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor nuk është i lehtë dhe se kërkon angazhimin, jo vetëm të MASH-it, DKA-ve dhe SBASHK-ut , por edhe të gjithë institucioneve qendrore e lokale. Mendojmë se duhet zhvilluar një debat edhe në Parlamentin e Kosovës në mënyrë që të nxjerrën ide dhe të caktohen detyra konkrete për të gjithë . Ai ka shtuar se nuk ka qenë veprim i drejt shkurtimi i mjeteve buxhetore të MASH-it me rastin e rishikimit të buxhetit sepse në cilën do variant që nis viti shkollor konsiderojmë se MASH-i ka pasur nevojë për mbështetje shtesë buxhetore e jo të ndodhin shkurtime.
Në vazhdim të këtij takimi është arritur marrëveshja që të formohen komisionet nga MASH-i dhe SBASHK-u për të negociuar lidhur me Kontratën e re Kolektive të Arsimit të Kosovës në mënyrë që pas arritjes së marrëveshjes për tekstin përfundimtar edhe të nënshkruhet kjo Kontratë nga MASH-i dhe SBASHK-u.
Një çështje e rëndësishme që është debatuar në këtë takim është edhe ajo lidhur me mësimdhënësit e punësuar e që kanë 180 kredi. Të dy palët janë pajtuar që kjo çështje të analizohet dhe të merren hapat konkret për të zgjidhur ashtu si duhet duke ndryshuar Udhëzimin Administrativ 10/2018 dhe duke iniciuar mundësinë që të fillohet me programin për ngritjen e profesionale të tyre pa shkëputje nga puna.
Të dy palët janë pajtuar që me angazhime të përbashkëta të vazhdojnë përpjekjet që të arrihet zgjidhje e drejt dhe ligjore për punëtorët e arsimit që janë me sëmundje të rënda.
Ministri Likaj duke vlerësuar angazhimet e SBASHK-ut edhe në këtë takim është shprehur se do të vazhdojë bashkëpunimi dhe se përfaqësues të sindikatës do të jenë të përfshirë në të gjitha komisionet dhe grupet punuese , kudo që kanë mundësi të japin kontributin e tyre në shërbim të arsimit.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook