Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Agjenda e re e takimeve nga larg me nivelin sindikal komunal dhe Universiteteve

U fillua me Kuvendin e Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Prishtinës
Prishtinë, 29.05.2020
78173761 834233953769751 3649700854082043904 nTakimin e shpalli të hapur kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit parauniversitar të Prishtinës, Ahmet Pllana, i cili ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe pastaj ka treguar se në takimin nga larg me kryetarët e Kuvendeve të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar dhe Universiteteve është zhvilluar një bashkëbisedë për të vlerësuar arritjet deri tani dhe po ashtu janë caktuar edhe detyra konkrete për të ardhmen. Kryetari Pllana ka lavdëruar angazhimet e kryetarit të SBASHK-ut dhe stafit qendror në shërbim të anëtarësisë dhe pastaj ka bërë edhe një shpalosje të arritjeve në organizimin e mirë të trajnimeve duke treguar se ky aktivitet është pritur mirë dhe gjithë trajnimet kanë pasur rrjedhë të mbarë falë angazhimit të stafit qendror, trajnerëve dhe përkushtimit të pjesëmarrësve, të cilët janë angazhuar maksimalisht edhe kur trajnimet janë organizuar edhe gjatë ditëve të vikendeve e festave.
Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut ka përshëndetur pjesëmarrësit e këtij takimi nga larg duke i përgëzuar për angazhimin e vazhdueshëm në realizimin e mësimit në distancë dhe për aktivitetet e realizuara sindikale. Ai ka përmendur se në takimin e kaluar konsultativ me kryetarët e nivelit komunal e të Universiteteve është bërë analiza aktuale e gjendjes në arsim me theks të veçantë në rrjedhën e mësimit nga larg dhe është vlerësuar nga të gjithë se punëtorët e arsimit, gjegjësisht anëtarët e SBASHK-ut gëzojnë respekt meritor për angazhimin dhe arritjet në realizimin me sukses të mësimit në distancë. Kryetari Jasharaj ka cekur se në atë takim është bashkëbiseduar edhe për vendimin nga takimi përmbyllës i vitit 2019 i Këshillit Drejtues, që të vazhdohet me realizimin e traditës së mirë edhe këtë vit, gjegjësisht për të organizuar edhe në verën e vitit 2020 pushime për një numër të anëtarëve tanë në bregdetin shqiptar. Pas kësaj ka nisur bashkëbiseda e pjesëmarrësve në të cilën kanë marrë pjesë edhe nënkryetarja e SBASHK-ut,Vjollca Shala dhe menaxheri për financa e administratë e koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri.101799974 2727058370847073 5375532813716029440 n
Pjesëmarrësit kanë bërë një analizë të trajnimeve të organizuara për kolegët tanë nga kjo komunë dhe kanë vlerësuar lartë angazhimin e SBASHK-ut dhe përkushtimin e trajnerëve. Ata kanë vlerësuar si shumë të suksesshme dhe fort të rëndësishme këto trajnime, të cilat po ndihmojnë shumë kolegët tanë në marrjen e njohurive të reja nga lëmi të caktuara. Shumica prej kryetarëve të shoqatave sindikale të shkollave pjesëmarrëse në këtë takim kanë kërkuar nga stafi qendror i SBASHK-ut që të vazhdohet me trajnime për punëtorët arsimor të Prishtinës sepse, si thanë ata, ka shumë kërkesa për një aktivitet të tillë. Koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka theksuar se stafi qendror do të bëj gjithë të mundurën për organizimin e trajnimeve për kolegët nga e tërë Kosova, pra edhe për mësimdhënësit e nderuar nga Prishtina.
Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Prishtinës, Ahmet Pllana pas kësaj ka kaluar në pikën e radhës së rendit të ditës dhe ka treguar se duhet bërë përgatitje për realizimin e një aktiviteti tjetër të SBASHK-ut në nivel vendi, gjegjësisht për të dërguar një numër të konsideruar të kolegëve tanë nga e tërë Kosova për pushime në bregdetin shqiptar. Ai ka kujtuar se vendim i organeve të SBASHK-ut bazuar në mundësitë materiale është që në çdo 60 anëtarë dërgohet një anëtar në det. Ai pas kësaj ka treguar për kriteret e përzgjedhjes së shkollave që do të caktojnë pushuesit, ndërsa, si tha ai, caktimin e pushuesve nga shkollat gjegjëse e bëjnë anëtarët tanë atje duke mbajtur takim nga larg e duke u pajtuar se kush do të shkojë në pushime këtë vit nga shkolla e tyre. Në vazhdim të kësaj bashkëbisede kryetari Pllana bashkë me pjesëmarrësit kanë diskutuar për shkollat dhe institucionet tjera arsimore që janë në radhë për të përcaktuar pushuesit duke u kujdesur edhe për respektimin e barazisë gjinore dhe pjesëmarrësit kanë arritur marrëveshje një zëri për këtë.
Në vazhdim të këtij takimi pjesëmarrësit kanë shtruar pyetje lidhur me çështje të ndryshme sindikale dhe në to është përgjigjur menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm Ymer Ymeri.
Ishte mendim i përbashkët i pjesëmarrësve dhe stafit qendror që me takime të tilla nga larg të vazhdohet me qëllim që të bashkëbisedohet dhe të merren bashkërisht vendime për angazhime dhe veprime konkrete në shërbim të realizimit të kërkesave të anëtarësisë.

100869301 556623201665013 3890759892184596480 n

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook