Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Një kërkesë e SBASHK-ut lidhur me Ministrinë e Punës e Mirëqenies Sociale

Prishtinë, 30 prill 2020

logoSBASHK-u përfaqëson të punësuarit në sektorin e arsimit, shkencës dhe kulturës dhe është angazhuar vazhdimisht që ta mbajë të gjallë dialogun mes partnerëve social me qëllim të zgjedhjes së çështjeve e kërkesave të anëtarësisë. Është vlerësuar lart kontributi ynë sindikal edhe në kuadër të BSPK-së, por edhe në aktivitetet sindikale me sindikatat e arsimit kudo në Evropë e botë. SBASHK-u vazhdimisht është munduar që përmes përfaqësuesve të vet të jap kontribut në dialogun social edhe në Këshillin Ekonomik Social, që vepron në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Dialogut mes partnerëve social i ka dhënë vazhdimisht vend meritor edhe BE-ja duke krijuar organizma të veçantë që merren me këtë çështje dhe bëjnë gjithë angazhimet që dialogu të zë vend meritor mes institucioneve shtetërore e sindikatave kudo në botë.
Për ta ruajtur mundësinë dhe vlerën e rëndësinë e dialogut social edhe në të ardhmen dhe për të mbajtur të relaksuar atmosferën për këtë, SBASHK-u mendon që, pavarësisht rrjedhës së ngjarjeve te ne lidhur me institucionet shtetërore, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale të veprojë si e tillë e jo të ketë me të e brenda saj edhe kombinime dikasteresh të tjerë, si ekonomi, punësim, tregti, industri , ndërmarrësi , investime strategjike e ndonjë gjë tjetër. Mendojmë se e ngarkuar kështu kjo Ministri nuk mund ta ketë funksionin e saj dhe veprimtaritë këtu komplikohen dhe nuk mund të zgjidhet as edhe një çështje si duhet.
Pastaj bashkimi i Ministrisë se Punës e Mirëqenës Sociale me ministrin e Ekonomisë është edhe në kundërshtim me Ligjin e Këshillit Ekonomik Social sepse sipas këtij ligji pjesë e këshillit janë të dy ministrat e këtyre Ministrive.
Të punësuarit në sektorin privat e publik dhe ata që janë pjesë të skemave pensionale duhet ta kanë një adresë të vetme për të drejtuar kërkesat e për të kërkuar realizmin e të drejtave të tyre. Shteti duhet ta ketë bazë të veprimit e komunikimit me të punësuarit në të dy sektorët dialogun social dhe ky dialog kishte hasur shpesh në vështirësi pikërisht pse institucionet mundoheshin t'i iknin në mungesë të argumenteve e gatishmërisë për përballje me përfaqësuesit e punëtorëve në të dy sektorët.
SBASHK-u mendon se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka mjaft punë e angazhime që do kryer, edhe pa u ngatërruar e komplikuar me çështje të mëdha nga sferat tjera të jetës në Kosovë dhe duke qenë të përkushtuar për dialogun social apelojmë që ata që udhëheqin shtetin tonë, të bëjnë, nëse u duhet, acilat do zgjidhje e veprime e kombinime në Ministri të tjera, por Ministrinë e Punës e Mirëqenies Sociale ta lënë me këtë emërtim dhe me hallet e saj të mëdha, që duhet zgjidhur me partnerët e dialogut social.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook