Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Përfundoi trajnimi për gjuhën shqipe dhe letërsinë me kolegët nga Novobërda

Pjesëmarrësit janë shprehur se njohuritë e reja do t'i aplikojnë në procesin mësimor
Prishtinë, 28.04.2020
94712851 252446372573419 1699643761618845696 nKa përfunduar me sukses me kolegët nga komuna e Novobërdës edhe trajnimi i radhës nga larg "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm", i udhëhequr nga prof. dr. Atdhe Hykolli . Në mbyllje të këtij trajnimi prej 32 orësh me pjesëmarrësit nga larg kanë komunikuar edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe stafi qendror. Trajneri Hykolli ka deklaruar në mbyllje të trajnimit se vërtetë pjesëmarrësit kanë qenë të përkushtuar dhe në bashkëbiseda e duke kryer detyrat lidhur me temat e shpalosura kanë dëshmuar për arritje të reja nga ky trajnim. Duke marrë pjesë në përmbylljen e këtij trajnimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka 

95144553 692609571498744 3942168146751782912 n

përgëzuar trajnerin prof. dr. Atdhe Hykolli dhe pjesëmarrësit në këtë trajnim, që ashtu si në trajnimin për medie ishin të angazhuar e përkushtuar edhe në trajnimin për gjuhën shqipe dhe letërsinë duke iu premtuar se edhe në tw ardhmen kolegët tanë në Novobërdë dhe kudo në Kosovë do ta kenë mbështetjen e SBASHK-ut dhe bashkërisht do të angazhohemi në realizimin e kërkesave legjitime të të gjithë anëtarësisë. 
Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Para universitar të Novobërdës, Besnik Kurteshi ka falënderuar trajnerin prof.dr. Atdhe Hykolli dhe ka përgëzuar gjithë pjesëmarrësit në këtë trajnim duke u shprehur se punëtorët arsimor të Novobërdës i janë mirënjohës SBASHK-ut për gjithë angazhimet dhe janë duke u përgatitur të marrin pjesë edhe në ndonjërin prej trajnimeve tjera të licencuara të SBASHK-ut.
Pas kësaj stafi i SBASHK-ut duke përgëzuar pjesëmarrësit për angazhimet dhe suksesin e arritur në këtë trajnim i ftoi ata që lirshëm të marrin pjesë në një bashkëbisedë duke dhënë vlerësime për trajnimin dhe duke shprehur kërkesa të reja e duke bërë edhe pyetje për cilën do çështje sindikale a për arsimin në tërësi. Ata kanë deklaruar se janë të kënaqur me temat e shtjelluara në këtë trajnim dhe se kanë 

94705906 255277128993027 5730497352330903552 n

falënderuar trajnerin për angazhimet dhe përkushtimin e treguar në arritjen e objektivave të trajnimit. Shumë nga pjesëmarrësit e këtij trajnimi kanë kërkuar që SBASHK-u të vazhdojë me organizimin edhe të trajnimeve tjera nga larg për ta. Po ashtu pjesëmarrësit kanë shtruar edhe pyetje në të cilat është përgjigjur menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, i cili ka treguar edhe për trajnimet e radhës duke shprehur gatishmërinë e tij e të stafit për angazhim në realizimin e këtyre kërkesave për trajnimet, por edhe të kërkesave tjera sindikale. Ai ka kujtuar se kryetari i SBASHK-ut dhe i tërë stafi kanë përkushtim për të gjithë anëtarësinë kudo në Kosovë, por një përkushtim të veçantë e kanë dhe do ta kenë për kërkesat e kolegëve tanë nga Novobërda, Shtërpca e disa komuna tjera , që konsiderojmë se veprojnë e punojnë në kushte dhe rrethana që janë pak më ndryshe, krahasuar me komunat tjera të Kosovës.
Duke u përshëndetur me pjesëmarrësit trajneri prof. dr. Athe Hykolli ka lavdëruar edhe një herë përkushtimin dhe angazhimin e SBASHK-ut dhe ka përsëritur gatishmërinë për angazhim në këtë trajnim me kolegët kudo në Kosovë, qoftë si tani nga larg, qoftë në të ardhmen, si dikur, duke organizuar trajnimet në ambientet e institucioneve tona arsimore.

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook