Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takim nga larg i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Podujevës

Personeli arsimor të përkushtuar në procesin mësimor nga larg

Prishtinë, 12.04.2020
93273964 2565530563766074 7158882193693999104 nNë hapje të këtij takimi kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Podujevës Fadil Halimi, i cili në fillim të fjalës së tij ka falënderuar për pjesëmarrje dhe për angazhimet e vazhdueshme në shërbim të arsimit kryetarin Jasharaj dhe stafin qendror. Ai pastaj ka deklaruar se edhe në komunën e Podujevës, si në tërë Kosovën, punëtorët e arsimit janë duke u angazhuar për rrjedhën e mbarë të procesit mësimor nga larg.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj duke përshëndetur pjesëmarrësit e këtij takimi është shprehur se nga këto takime po kuptohet se vërtetë kudo në Kosovë punëtorët e arsimit janë të përkushtuar dhe po shënojnë rezultate në procesin mësimor nga larg.
Pas kësaj është zhvilluar bashkëbisedë mes pjesëmarrësve të këtij takimi dhe ata kanë treguar për rrjedhën e procesit mësimor dhe për punën e përkushtimin që po bëjnë kolegët tanë kudo në shkollat e Podujevës për arritje sa më të mëdha në procesin mësimor nga larg. Ata kanë treguar se me procesin mësimor është nisur me kohë dhe janë duke shfrytëzuar platformën gjegjëse. Ata kanë treguar se edhe përfshirja e nxënësve dhe angazhimi i prindërve është për t'u lavdëruar. Duke vazhduar me bashkëbisedën kolegët tanë nga Podujeva kanë vënë në pah edhe momentet kur një pjesë e caktuar e nxënësve jetojnë në pjesët malore dhe ata kanë pak më shumë pengesa teknike për t'u bërë pjesë e mësimit nga larg. Ishte mendim i përbashkët që mësimdhënësit kujdestar bashkë me drejtorët të angazhohen për të komunikuar me prindër të këtyre nxënësve për të parë se cili është problemi dhe bashkërisht të gjejnë zgjidhje të duhur. Po ashtu kolegët tanë nga Podujeva kanë treguar se njësitë mësimore që plasohen në RTK nuk përputhen tërësisht me planin e programin që është duke u realizuar nga ata. Është realitet që gëzon se komunikimi me prindër është në nivel e po ashtu edhe nxënësit në përgjithësi janë aktiv dhe detyrat e shtëpisë që ju dërgohen, ata i kryejnë dhe i kthejnë te mësimdhënësit. Ata janë pajtuar që në ditët në vijim edhe do vazhdojnë të publikojnë në rrjetet sociale angazhimet dhe punën që janë duke e bërë me qëllim që kolegët e një lënde të bashkëveprojnë dhe të këmbejnë ide në shërbim të rrjedhës sa më të mbarë të mësimit nga larg.fh
Në këtë bashkëbisedë ka marrë pjesë edhe menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, i cili ka përgëzuar kolegët tanë për angazhimet në procesin mësimor. Ai pastaj ka kujtuar se MASHTI ka përgatitur Udhëzimin e punës me të cilin ka përcaktuar detyrat e obligimet e mësimdhënësve, nxënësve, prindërve, drejtorëve dhe Drejtorive Arsimore. Ymeri ka treguar se ky Udhëzimin është publikuar edhe në gazetën tonë "Arsimimi sot", që dërgohet në mijëra adresa elektronike të kolegëve tanë kudo në Kosovë. Ai ka treguar edhe për mundësinë që mësimdhënësit falë mirëkuptimit mes SBASHK-ut dhe ECDL Kosova mund të kenë qasje pa pagesë në platformën gjegjëse për të marrë teste për lëndët mësimore e për t'i testuar njohuritë e nxënësve përmes tyre. Ymeri ka treguar edhe për gatishmërinë e stafit qendror që nëse cila do shkollë nga Podujeva dëshiron të ketë një takim me stafin qendror kjo do të ndodh dhe se vetëm duhet bërë koordinim me kryetarin e shoqatës, kolegët në atë shkollë dhe me stafin qendror.
Në pjesën e dytë të këtij takimi është bashkëbiseduar për çështje sindikale dhe në pyetjet e pjesëmarrësve është përgjigjur menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri. Ai ka dhënë sqarime lidhur me çështjen e Ligjit të pagave duke theksuar se SBASHK-u ka marrë përgjigje zyrtare nga Kushtetuesja, në të cilën thuhet se ajo ka pranuar kërkesat e anëtarësisë së SBASHK-ut, por edhe të sindikatave tjera lidhur me çështjen e pezullimit të këtij Ligji dhe se do të merr vendim lidhur me këtë kërkesë. Ai ka shtuar se SBASHK-u i ka bërë me dije Ministres dhe Qeverisë se me të nisur se implementuari të Ligjit të pagave shtesa në pagë që sjell ky ligj do të kërkohet të jepet që nga dhjetori i vitit të kaluar kur edhe ka hyrë zyrtarisht në fuqi ky Ligj.
Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala ka folur për angazhimet e Komisionit për Kontratën e re Kolektive të Arsimit duke treguar se është përgatitur drafti i parë, i cili përmes adresave elektronike do ju dërgohet kryetarëve të nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve për të debatuar lidhur me të e për të dhënë propozime konkrete, të cilat edhe mund të inkorporohen në tekstin final të Kontratës së re Kolektive e cila do të negociohet me MASHTI-n për t'u nënshkruar pastaj nga të dy palët.
93042292 150986376339420 4587256253037674496 nPjesëmarrësit kanë vlerësuar lart këtë takim duke shprehur mbështetje dhe përkrahje për angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të arsimit dhe të kërkesave legjitime të anëtarësisë.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook