Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Lajm i keq për individët që nuk na duan, SBASHK-u ishte dhe është këtu

Kontribut i madh i SBASHK-ut për rrjedhën e mbarë të mësimit nga larg

Prishtinë, 10.04.2020
rrjSBASHK-u u krijua me vullnetin e punëtorëve të arsimit pikërisht kur pushteti i instaluar serb nisi fushatën e egër kundër arsimit shqip dhe kulturës sonë. Punëtorët e arsimit të organizuar e unik përballuan gjithë sulmet e furtunat e pushtuesit dhe i krijuan rrjedhë të mbarë arsimit shqip në ato kohë të vështira. Edhe në ato vite të vështira të okupimit kishte individë që nuk e shihnin me sy të mirë gjithë këtë angazhim e përkushtim të SBASHK-ut dhe mundoheshin të krijonin qarje e përçarje, por nuk arritën. Nuk di se a janë ndjerë të turpëruar ndonjëherë këta njerëz të pakët, që ishin shqiptar, pse inati e xhelozia pse dikush po angazhohej e po kishte suksese, ua kishte verbuar sytë.
SBASHK-un e kritikuan edhe në gjithë vitet e pasluftës ca individë sepse ishte kjo sindikatë që ua pengonte e pamundësonte idetë e tyre të këqija dhe përpjekjet për ta lënduar figurën e mësuesit dhe misionin e tyre të shenjtë.
SBASHK-u ishte në krye të angazhimeve për realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë dhe shënoi rezultate të mëdha, që kanë bërë që anëtarësia të krijojë besim të plotë dhe ky besim solli unitetin mes anëtarëve të SBASHK-ut, unitet të cilin e kanë lavdëruar e përgëzuar edhe sindikata simotra në Ballkan dhe kudo në Evropë e botë. SBASHK-u ishte dhe është këtu dhe ky është lajm dhe realitet i keq për individët e pakët që nuk na duan.
SBASHK-u po jep kontribut të lartë edhe sot e në këtë situatë të rënduar nga përhapja e Covid-19. Kjo sindikatë nuk pushon se vepruari dhe i ka caktuar detyrë parësore vetit, angazhimin me gjithë kolegët kudo janë për të kontribuar në rrjedhën e mbarë të procesit mësimor nga larg. SBASHK-u po organizon çdo ditë takime nga larg me kryetarët e shoqatave sindikale nga më shumë se 1100 institucione arsimore sa ka vendi ynë dhe temë kyçe e debatit në këto takime është përkushtimi dhe angazhimi për rrjedhën sa më të mbarë të arsimit nga larg. Koha e dëshmoi se pa mësuesin nuk bëhet dhe ky mësuesi ynë, që disa e fyen pse përmes SBASHK-ut kërkonte realizimin e kërkesave legjitime, tani me meritë po vlerësohet lartë. Ky mësimi nga larg bëri që edhe ca prindër të infektuar nga politika që na kritikonin kur ne bënin greva, tani po deklarohen se i vështirë qenka profesioni dhe misioni human i mësuesit. SBASHK-u ka lavdëruar në takimet nga larg me anëtarësinë edhe kolegët tanë të angazhuar në përgatitjen dhe xhirimin e njësive mësimore për t'i emituar në TV dhe ftojmë ndonjë koleg që të mos llastohet pse po del në TV e të dëgjojë rrena kundër SBASHK-ut dhe pastaj të komentojë ato rrena e të ofendojë dikë nga stafi i sindikatës sonë. Ne kemi bërë kritika të arsyeshme për xhirimet fillestare, por SBASHK-u u ka mbrojtur juve mësimdhënës të nderuar dhe ka ngritur vërejtje në anën teknike të xhirimeve dhe këto lëshime janë përmirësuar. SBASHK-u mori pjesë edhe në takimin nga larg organizuar nga Internacionalja e Arsimit dhe në komunikim nga larg me përfaqësues të gjithë sindikatave të arsimit nga e tërë bota pasqyroi në mënyrën më reale gjendjen aktuale në arsimin tonë dhe lavdëroi me arsye përkushtimin e punëtorëve të arsimit në Kosovë, në shërbim të rrjedhës së mbarë të mësimit nga larg.
Ministrja e nderuar në MASHTI, Hykmete Bajrami është e informuar vazhdimisht për përkushtimin dhe angazhimet aktuale të SBASHK-ut, për rrjedhën sa më të mbarë të mësimit nga larg dhe për këtë kemi marrë përgëzimet nga ajo. Në këto kohë të pandemisë SBASHK-u ka nxjerrë si prioritet të angazhimit të gjithë anëtarësisë përkushtimin në procesin mësimor nga larg dhe puna e përkushtimi i tyre është për çdo lëvdatë dhe kur të ik Covid-19, SBASHK do të vazhdojë me angazhimet sindikale në realizim të kërkesave legjitime të punëtorëve të arsimit dhe nëse institucionet heshtin , atëherë do të veprohet, si gjithmonë, duke respektuar zërin e anëtarësisë.

 

Rrahman Jasharaj,
Kryetar i SBASHK-ut

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook