Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takim nga larg i Kuvendit sindikal të Arsimit Parauniversitar të Shtimes

Mësimdhënësit e Shtimes shembull i mirë i angazhimit në mësimin nga larg

Prishtinë, 08.04.2020
92559391 815998462216637 5997156259533422592 nTakimin nga larg të Kuvendit Sindikal të Arsimit Parauniversitar të Shtimes, Xhavit Rexhaj, i cili ka shprehur respekt të lartë për angazhimet që kanë bërë dhe janë duke bërë edhe tani kryetari dhe stafi qendror i SBASHK-ut. Ai pastaj ka shpalosur angazhimet që po bëhen gjatë gjithë kësaj kohe nga punëtorët e arsimit në komunën e Shtimes në përpjekje për të realizuar sa më suksesshëm procesin mësimor nga larg.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përgëzuar kryetarin Rexhaj dhe gjithë kolegët në Shtime për angazhimet dhe arritjet e shënuara duke shprehur respekt të lartë edhe për përkushtimin dhe përpjekjet maksimale të tyre për të arritur sa më shumë suksese në mësimin nga larg. Jasharaj ka treguar edhe për angazhimet që stafi është duke zhvilluar gjatë gjithë kësaj kohe në realizimin e detyrave në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit në tërësi. Ai është shprehur se stafi qendror është duke punuar me përkushtim të lartë duke veçuar Ymer Ymerin, i cili krahas gjithë angazhimeve, po kujdeset edhe për organizmin e brendshëm dhe për organizimin e gjithë takimeve nga larg.91699644 2284676171835917 3637012481307574272 n
Pas kësaj në bashkëbisedë kanë marrë pjesë kryetarët e shoqatave sindikale të institucioneve arsimore nga kjo komunë. Ata kanë treguar për angazhimet dhe punën e përkushtuar që janë duke bërë gjithë mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë të arsimit në institucionet që ata përfaqësojnë. Pjesëmarrësit në këtë takim nga larg kanë treguar se edhe komunikimi me nxënës dhe prindër është në nivel të duhur dhe se bashkërisht po angazhohen për suksese sa më të mira në procesin mësimor nga larg. Po ashtu ata kanë lavdëruar edhe angazhimin e drejtorëve të shkollave, të stafit tjetër si dhe bashkëpunimin me Drejtorinë e Arsimit.
Në kuadër të kësaj bashkëbisede nga larg pjesëmarrësit kanë shtruar edhe pyetje që kishin të bënin me mësimin nga larg, por edhe për çështje sindikale. Në këto pyetje është përgjigjur menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri, i cili rëndësi të veçantë i ka dhënë çështjeve që kanë të bëjnë me mësimin nga larg duke cekur se me qëllim që të ndihmojmë kolegët tanë që të realizojnë sa më mirë procesin mësimor jemi duke organizuar takime me ta për të përcjellë përvoja të mira nga e tërë Kosova e po ashtu kemi publikuar edhe Udhëzimet e punës së MASHTI-t në gazetën tonë "Arsimimi sot", të cilën e kemi dërguar në mijëra adresa elektronike te anëtarët e 

92588218 937881273333173 7914471459089547264 n

SBASHK-ut kudo në Kosovë. Ai ka lutur kryetarët e shoqatave sindikale që të mbajnë kontakte nga larg përmes platformave të mundshme dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin për arritje sa më të larta në procesin mësimor nga larg. Po ashtu Ymeri ka lutur kolegët nga kjo komunë, që të shohin nëse ndonjë koleg yni ka vështirësi për të vepruar me platformën e caktuar dhe ta ndihmojmë atë. Po ashtu është mirë të publikohet puna që po bëjnë kolegët tanë me qëllim që të dëshmohet gjithë ky angazhim, por edhe të jetë mundësi që të tjerët t'i shohin dhe të marrin përvojën e duhur nga ato publikime. "Për të ndihmuar kolegët tanë, por edhe nxënësit, SBASHK-u në mirëkuptim të një numri psikologësh e pedagogësh nga e tërë Kosova kanë krijuar katër grupe vullnetarësh, të cilët në oraret e publikuara në ueb faqen e SBASHK janë të gatshëm të përgjigjen në shumë pyetje të nxënësve e prindërve që ndërlidhen me situatën dhe mësimin nga larg " ka deklaruar Ymeri. Koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK ka dhënë sqarime edhe në pyetjen e shtruar lidhur me Trustin pensional.
Për disa nga angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë ka folur në këtë takim nga larg nënkryetarja Vjollca Shala.
Pjesëmarrësit e këtij takimi janë shprehur se komunikimi i tillë është shumë i nevojshëm sepse po merren informacione të plota si dhe po bashkëbisedohet për detyrat dhe angazhimet në shërbim të anëtarësisë.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook