Kryetari Jasharaj me bashkëpunëtor vizitojnë kolegët në Gjilan, Viti dhe Kamenicë.
19 mars 2014 - Një delegacion i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës(SBASHK), ka vizituar komunat e Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës. Kryetari i SBASHK-ut , z. Rrahman Jasharaj dhe menaxheri financiar,z. Ymer Ymeri janë takuar me kryetarët e Kuvendeve të Sindikatës së Arsimit Fillor e Sindikatës së Arsimit të Mesëm të këtyre komunave. Takimet ishin mjaft produktive në të cilat u diskutua për angazhimet e përbashkëta. Pas takimeve të punës sindikalistët së bashku kanë vizutuar ambientet e Shkollës së Mesme të Ultë "Skënderbeu" në Përlepnicë dhe drejtoresha ka zhvilluar me ta një bisede lidhur me punën në arsim dhe aktivitetet sindikale. Ajo u ka dhuruar mysafireve nga një Monografi për shkollën e saj. Blerim Mehmeti, Taip Keqmezi, Murat Abazi dhe prof. Zejnulla Zejnullahu janë kanë falënderuar delegacionin e SBASHK-t dhe kane kërkuar angazhime edhe në të ardhmen nga Kryesia e kësaj sindikate.