Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Edhe një marrëveshje në shërbim të anëtarësisë

Në ''MORFODENT'' shërbimet mjekësore 33 % më lirë për anëtarët e SBASHK

Prishtinë, 03.02.2022

mitrooooRespektin meritor ndaj punëtorëve të arsimit dhe ndaj SBASHK-ut e kanë dëshmuar menaxherët dhe stafi i shumë institucioneve shëndetësore, atyre të rekreacionit dhe bizneseve. Një shembull i tillë e që gëzon respektin tonë është edhe ai i dr.spcz.Flamur Vojvoda dhe Ordinancës Stomatologjike ''MORFODENT'', që gjendet në rrugën ''Kemajl Ataturk'' në Mitrovicë. Në një ceremoni rasti, marrëveshjen e kanë nënshkruar dr.spcz. Flamur Vojvoda në emër të Ordinancës Stomatologjike ''MORFODENT'' dhe Isa Ismajli në emër të Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Mitrovicës, gjegjësisht në emër të SBASHK-ut.

Kjo marrëveshje saktëson se të gjithë punëtorët e arsimit që janë anëtarë të SBASHK-ut, gjë të cilën do ta dëshmojnë me kartelën e anëtarësisë, do të gëzojnë zbritje prej 33 % për të gjitha shërbimet mjekësore të kryera në këtë Ordinancë. Më tutje në këtë marrëveshje thuhet se kjo zbritje vlen edhe për familjarët e anëtarit të SBASHK-ut.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe stafi qendror ka përgëzuar kryetarin të Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Mitrovicës Isa Ismajli për këtë angazhim dhe falënderon e shpreh respekt meritor për dr. spcz. Flamur Vojvoda dhe stafin e Ordinancës Stomatologjike ''MORFODENT''.

SBASHK u takua me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, z. Arben Gashi

U kërkua mbështetje në Parlament për kërkesat e drejta të punëtorëve arsimorë

 

Prishtinë, 18.01.2022
LDKKryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala dhe koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri janë takuar në ambientet e Parlamentit të Kosovës me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, z. Arben Gashi. Ata i kanë treguar se janë takuar edhe me shefat tjerë të subjekteve politike parlamentare për të bashkëbiseduar për situatën në arsim dhe për të kërkuar përkrahjen nga deputetët e këtyre subjekteve politike që kërkesat e drejta e legjitime të anëtarësisë së SBASHK-ut të gjejnë zgjidhje me dialog e debat në kuadër të institucioneve të Kosovës. Ata kanë kërkuar se kërkesat aktuale që kërkojnë zgjidhje janë çështja e Ligjit të pagave, Ligji për sigurimet shëndetësore dhe Ligji për skemat pensionale të financuara nga shteti, gjegjësisht kriteri prej 15 vitesh kontributdhënëse, që po ju paraqet shumë probleme të pensionuarve në sektorët tjerë, por në të ardhmen e afërt do të jetë prezent edhe te një pjesë e punëtorëve të arsimit. Ata kanë kujtuar z.Gashin edhe për kërkesën e përsëritur vazhdimisht nga SBASHK-u lidhur me punëtorët arsimor me sëmundje të rënda dhe i janë lutur atij që të angazhohet bashkë me deputetët tjerë për një zgjidhje të pranueshme për këta punëtorë të arsimit.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së z. Gashi ka deklaruar se është njoftuar me shqetësimet e ngritura që ka bërë SBASHK-u në emër të anëtarësisë dhe se do të bëj gjithë angazhimet bashkë me deputetet nga ky subjekt politik që në kuadër të debatit e angazhimeve në Parlament bashkë me subjektet tjera politike të ndihmohet zgjidhja e këtyre çështjeve.
Të dy palët janë pajtuar që duhet angazhim i përbashkët i të gjitha palëve edhe për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim dhe për krijimin e kushteve më të mirë të punës në sistemin arsimor në mënyrë që shkollat të jenë të pajisura me mjete bashkëkohore të punës dhe që mësimdhënësit të kenë mbështetjen për t'u përgatitur në vazhdimësi për të ecur në hap me kohën.

Aktivitete të SBASHK-ut edhe të dielën e 16 janarit

Dëshmi e arritjeve nga trajnimi "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie"

Prishtinë, 16.01.2022
viber image 2022 01 17 09 18 00 401Njëri nga tetë trajnimet e licencuara të SBASHK nga Këshilli Shtetëror i Licencimit të Mësimdhënësve, që ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm te mësimdhënësit është "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie". Siç janë deklaruar vetë pjesëmarrësit e këtij aktiviteti ky trajnim u ka ndihmuar shumë në zhvillimin më të lehtë të procesit mësimor.
Ky trajnim u bë e mundur të organizohet kur edhe procesi mësimor u zhvillua e po zhvillohet në institucione arsimore ngase vetë përmbajtja e këtij trajnimi dhe natyra e punës e angazhimit të trajnerëve dhe pjesëmarrësve në përpjekjet për të marrë njohuri të reja nga modulet për aplikimin e programeve kompjuterike në mësimdhënie kërkojnë qasje të vazhdueshme në mjetet e teknologjisë informative. Trajnimi "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" falë angazhimit të koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, stafit qendror dhe koordinimit me kryetarë të nivelit komunal është organizuar suksesshëm në Drenas dhe në disa komuna të tjera të Kosovës.
Pas përfundimit të pjesës së parë të këtij trajnimi e duke respektuar kriteret e parapara, në Gjimnazin "Skënderbeu – Gjergj Kastrioti" të Drenasit është mbajtur të dielën e 16 janarit edhe testi, që u ka dhënë mundësi pjesëmarrësve që të dëshmojnë njohuritë e arritura nga ditët e kaluara në trajnim. Këtë aktivitetet e ka monitoruar koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, i shoqëruar nga kryetari i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Drenasin Ilaz Dervishaj, i cili ka shprehur falënderimin e anëtarësisë për gjithë aktivitetin dhe angazhimin e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë e pastaj u ka dëshiruar sukses dhe rezultate të duhura pjesëmarrësve në këtë aktivitetet. Këtë aktivitete e ka përcjellë nga afër edhe kryetari i BSPK-së Atdhe Hykolli, i cili ka përgëzuar pjesëmarrësit për vullnetin që edhe në ditë vikendi të angazhohen për të marrë njohuri të reja e për t'i përdorë ato në procesin mësimor me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë. Ai ka përgëzuar SBASHK-un për gjithë përkushtimin e vazhdueshëm në shërbim të anëtarësisë duke shtuar se vetë fakti që edhe vikendet janë kthyer në ditë të angazhimit e aktivitetit dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të SBASHK-ut për realizimin e kërkesave dhe vullnetit të anëtarësisë. Ky aktivitet do të zhvillohet edhe në komunat tjera kudo që është kryer pjesa e parë e këtij trajnimi.

Mbledhja konsultative me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve

U debatua për çështje aktuale dhe u morën vendime konkrete

Prishtinë, 14.01.2022
271447022 329311739135285 1967074047948954726 nNë mbledhjen konsultative me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve që është mbajtur në sallën e takimeve në Qendrën e studentëve pjesëmarrësit kanë debatuar për shumë çështje aktuale në arsim. Kryetari i SBASHK-ut ka dhënë detaje nga takimi me Ministren Nagavci duke veçuar çështjen e punëtorëve arsimorë që punojnë, por që janë jashtë listave të pagave me rastet konkrete në Fushë Kosovë, Mitrovicë, por edhe në komuna të tjera, pastaj lidhur me Ligjin e pagave duke kërkuar nga Ministrja që të angazhohet edhe si pjesë e kabinetit Qeveritar që mësimdhënësit në tërësi të jenë në vend meritor, por mësuesit 1-5 të barazohen me kolegët e tyre të mësimit lëndor në shkollën e mesme të ulët dhe që pedagogët, psikologët e zyrtarët e administratës në Arsimin Parauniversitar dhe në Universitete të kenë vend meritor në këtë ligj.
Pas kësaj është bërë analiza e përfundimit të zgjedhjeve të brendshme në SBASHK duke u vlerësuar nga gjithë të pranishmit se zgjedhjet kanë pasur rrjedhë të mbarë që nga shoqatat sindikale, në nivel komunash e universitetesh e pastaj edhe te Kuvendet e niveleve arsimore. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka bërë një vlerësim të këtij aktiviteti e pastaj ka shtuar se do të vazhdohet edhe me trajnimet e licencuara. Pas kësaj janë dhënë sqarime edhe lidhur me vizitat e mundshme të inspektorëve të punës dhe është vendosur që nga ata të kërkohen me shkrim e përmes adresave elektronike se çfarë po kërkohet dhe që të orientohen në zyret qendrore të SBASHK-ut.270050758 326705105997138 3237079441984974178 n
Një pjesë e debatit është zhvilluar edhe për aktualitetin në arsim e për ligjin e pagave dhe kërkesat tjera të anëtarësisë dhe është vendosur që të merren nga kryetarët angazhime konkrete dhe që të bashkëbisedohet me anëtarësinë se çfarë dhe si do të veprohet në lidhje me angazhimet për ligjin e pagave duke bërë përgatitje me kohë edhe për veprime konkrete sindikale nëse Qeveria nuk përfillë kërkesat konkrete të SBASHK-ut e që janë bërë publike me kohë lidhur me Ligjin e pagave.

Kuvend zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Vushtrri

Kryetar i ri u zgjodh Visar Sadriu e nënkryetare Albulena Pllana

Prishtinë, 13.01.2022
271248570 675290226980460 7633362562266812041 nNë Vushtrri është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë. Në hapje të këtij takimi kryetari Alush Maloku ka përshëndetur të pranishmit e pastaj ka falënderuar kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri për pjesëmarrje në këtë Kuvend zgjedhor. Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj në fjalën përshëndetëse ka përgëzuar kryetarët e shoqatave sindikale dhe gjithë koleget e kolegët në Vushtrri për përkushtimin në misionin e shenjtë për edukimin e arsimimin e brezave dhe për unitetin sindikal, kurse koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka dhënë sqarime lidhur me ecurinë e zgjedhjeve duke u bazuar në kërkesat e qarta të Statutit të SBASHK-ut.
Pas kësaj kryetari Maloku ka prezantuar raportin e punës dhe atë financiar për periudhën e kaluar, të cilat janë aprovuar nga pjesëmarrësit e këtij takimi. Në pjesën e dytë të punimeve të këtij Kuvendi është filluar me procesin e zgjedhjeve. Komisioni zgjedhor fillimisht ka shënuar kandidaturat e pastaj është nisur procesi zgjedhor përmes votës së fshehtë e në garën mes dy e më shumë kandidatëve për kryetar, nënkryetar, anëtarë kryesie, delegatë të Kongresit dhe përfaqësues në Këshillin Drejtues të SBASHK-ut nga kjo komunë.
Me votën e lirë ky Kuvend vendosi që kryetar i ri të zgjedhet Visar Sadriu, ndërsa nënkryetare Albulena Pllana. Janë zgjedhur edhe anëtarët e kryesisë, delegatët për Kongres dhe përfaqësuesit nga kjo komunë në Këshillin Drejtues të SBASHK-ut.271442143 924712601500535 4205875719344088727 n
Kryetari i deritashëm Alush Maloku ka përgëzuar kryetarin e ri dhe është shprehur se do të vazhdojë të jetë i përkushtuar edhe në të ardhmen në gjithë angazhimet sindikale duke e përkrahur, ndihmuar e këshilluar kryetarin e ri. Kryetari i ri Visar Sadriu ka falënderuar pjesëmarrësit për besimin dhe është shprehur se do të angazhohet bashkë me kryesinë në shërbim të anëtarësisë duke qenë i sigurt se do ta ketë vazhdimisht përkrahjen dhe mbështetjen e stafit qendror të SBASHK-ut.
Edhe ky Kuvend duke vlerësuar lart angazhimin dhe përkushtimin e kryetarit të SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka dhënë mbështetjen që Jasharaj të zgjedhet edhe për një mandat kryetar i SBASHK-ut.

Përfaqësuesit e SBASHK-ut biseduan me ministren Nagavci për çështje me rëndësi

Prishtinë, 12.01.2022

logoKryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala dhe koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri janë takuar sot me ministren e MASHTI znj.Arbërie Nagavci dhe kanë diskutuar për çështje të rëndësishme në arsimin e Kosovës.
Ata kanë ngritur shqetësimin se në komunën e Fushë Kosovës janë 53 punëtorë arsimor që punojnë por nuk marrin paga, në Mitrovicë rreth 80 raste të tilla e aty e këtu edhe në komunat e tjera ka raste që punëtorët arsimor janë duke punuar tani e ca muaj por nuk marrin paga.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë kërkuar nga Ministrja Nagavci që të angazhohet brenda kompetencave të saj dhe në kuadër të qeverisë për ta zgjidhur drejt këtë çështje.
Po në këtë takim përfaqësuesit e SBASHK-ut edhe një herë kanë kujtuar Ministren Nagavci çështjet që lidhen me ligjin e ri të pagave duke kërkuar mbështetjen e saj dhe angazhimin që bashkërisht të realizohet kërkesa e SBASHK-ut që punëtorët arsimor të radhiten në vend meritor në këtë ligj dhe që mos të ketë dallime në koeficiente në mes të punëtorëve arsimor në arsimin fillor e atë të mesëm të ultë.
Është ngritur edhe njëherë edhe çështja e punëtorëve me sëmundje të rënda dhe SBASHK-u kërkoi nga ministrja Nagavci që edhe kjo çështje të ngritët në nivel të qeverisë për të gjetur zgjidhje të pranueshme.
Në pyetjen e ngritur nga SBASHK lidhur me kolegët e punësuar që kanë 130 kredi Ministrja Nagavci është shprehur se çështja e tyre ka gjetur zgjidhje.
Ministrja Nagavci theksoi se e ndanë shqetësimin me SBASHK-un lidhur me punëtoret arsimor që janë duke punuar e nuk marrin paga dhe do të angazhohet për të gjetur zgjidhje të mundshme për ta në bashkëpunim me qeveritë lokale dhe Ministrinë e Financave.
Të dy palët kanë biseduar edhe për çështjen e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve dhe ishte vlerësim i përbashkët se vlerësimi i performancës duhet bërë sipas Udhëzimit Administrativ dhe përmes inspektorëve profesional.
Ministrja Nagavci tutje është shprehur se duhet analizuar me kujdes edhe këtë Udhëzim Administrativ me qëllimin që mësuesve të iu krijohet liri akademike në profesion.

Inspektorët e punës nuk po kryejnë obligimet e veta se janë të zënë me sindikatat

Prishtinë, 11.01.2022

logoPër të mos u shuar dëshira dhe tendenca e Kryeministrit Kurti për t'u përzier në çështje organizative të sindikatave dhe madje edhe tendenca për të ndikuar te anëtarësia se kush nuk duhet t'i udhëheq sindikatat, tani më po kujdesën inspektorët e punës. Ata në vend që të jenë kujdestar dhe të mos lejojnë shkeljet e vazhdueshme që u bëhen njerëzve, qoftë në të drejtat e punës, qoftë në konkurse, fillimisht vizituan zyrat qendrore të Federatave sindikale duke u kërkuar vendimin e regjistrimit dhe raportin e auditorit të jashtëm, dokumente këto që mund të gjenden te Ministria gjegjëse.
Këta inspektorë duke parë se nuk mund të gjejnë as edhe një lëshim në nivelin qendror të SBASHK-ut vazhdojnë me angazhimet duke u përzier edhe më shumë në punët që nuk u takojnë. Ata tani po kërkojnë nga kryetarët e nivelit komunal sindikal edhe procesverbalin nga takimet zgjedhore, në të cilat janë emrat e të zgjedhurve në nivel komunal e madje edhe emrat e delegatëve të Kongresit nga ajo komunë. Në cilin ligj shkruan se inspektorët e punës kanë të drejtë të dinë e t'i kenë emrat e të zgjedhurve dhe të delegatëve të një sindikate? Apo ndoshta këta inspektorë kanë marrë urdhër nga të mëdhenjtë që t'i mbledhin këto procesverbale dhe t'i kenë shënimet dhe numrat e telefonave e të zgjedhurve në këto Kuvende dhe mbase mos po munden pastaj duke i thirr të ndikojnë në ta që të zë vend vullneti e tendenca që në krye të sindikatës të vij dikush tjetër, që do të jetë i dëgjueshëm e që në vend të zërit të anëtarësisë do të dëgjoj zërin e Qeverisë. Ky është angazhim i kotë sepse të tillë në tërë anëtarësinë e SBASHK-ut nuk ka dhe është anëtarësia, që e përfaqësuar përmes delegatëve të zgjedhur, do të vendos përmes votës së lirë se kush do ta udhëheq SBASHK-un në mandatin e radhës. Madje këta inspektorë kanë shkuar edhe më larg duke kërkuar nga kryetari i nivelit komunal edhe emrat e anëtarëve të Këshillit grevist dhe vendimin për grevën e cila ka ndodhur hiç me pak se para 3 vitesh në tërë sistemin arsimor. Po kjo çka po u duhet tani këtyre inspektorëve? Ndoshta mendojnë t'i thirrin edhe këta në telefon a në biseda që të mundohen t'i frikësojnë në mënyrë që ata mos të pranojnë kurrë më të jenë anëtarë të këtyre Këshillave. Edhe kjo përpjekje do të jetë e kotë.
Me këtë reagim publik Ju drejtohemi inspektorëve të punës që të merren me punët e tyre e jo me punët e huaja. Të shikojnë se sa shkeljet e të drejtave të punës bëhen në sektorin publik e atë privat. Të reagojnë ngase ka raste kur punëtores në pushim të lehonisë i shpallet vendi i punës. Të shikojnë dhe të ndalojnë edhe shkeljet tjera se këto dokumentet që po i kërkojnë për zgjedhjet në sindikatë nuk janë punë e tyre.
Ne që sot do të komunikojmë me kryetarët tanë të nivelit komunal e të Universiteteve dhe do t'i këshillojmë që në takimet me inspektorët e punës t'ua dëshmojnë se i kanë kopjet e të tetë formularëve të zgjedhjeve, por që as edhe njërin nga to mos t'ua japin këtyre inspektorëve që po merren me punët që nuk u takojnë. Këta inspektorë për gjithë çështjet që lidhen me zgjedhjet e të gjitha niveleve në SBASHK le të vijnë te ne në qendër dhe do të marrin përgjigje meritore.

Informatë për anëtarësinë e SBASHK-ut

logoPrishtinë,11.01.2022

Të nderuar kryetarë të Kuvendeve të Sindikatës së nivelit komunal e të Universiteteve, të nderuar kryetarë të shoqatave dhe Ju anëtarë të nderuar po afrohet data e mbajtjes së Kongresit dhe prandaj njëra nga çështjet me rëndësi është debati dhe kontributi Juaj për ndryshimet në Statutin e SBASHK-ut me qëllim që ai të jetë sa më përmbajtjesor dhe të jep përgjigje të qarta në të gjitha çështjet e aktivitetit sindikal.
Presim angazhimin dhe kontributin tuaj duke dhënë propozime konkrete, të cilat do të adresohen në SBASHK deri më 13 shkurt përmes kryetarëve të nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve.
Statutin aktual e keni të botuar në ueb faqen tonë: http://sbashk-rks.org/STATUTI_2018.pdf.
Propozimet e arritura deri më 13 shkurt do të merren në shqyrtim nga Komisioni Statutar i SBASHK-ut dhe pastaj ata do të dalin para Kongresit me propozimet e arsyeshme e që kontribuojnë që Statuti të jetë edhe më i plotë e më përmbajtjesor.

 

SBASHK uron punëtorët arsimorë në nisje të periudhës së dytë

Prishtinë 10.01.2022

logoTë nderuar punëtorë të arsimit me respektin më të lartë ju përgëzojmë për gatishmërinë dhe angazhimin që periudha e dytë të nis me sukses. Urojmë që të kemi sa më pak telashe e vështirësi me pandeminë dhe të vazhdojmë betejën për dije të reja edhe përkundër mungesës së kushteve për punë dhe të mjeteve bashkëkohore të mësimit. Gatishmëria dhe vullneti juaj në misionin e shenjtë të edukimit e arsimimit të brezave na bën të ndjehemi krenar dhe Ju premtojmë se ne do të vazhdojmë ta ruajmë besimin tuaj duke u angazhuar tani e gjithmonë që të jemi zë i juaji dhe të realizojmë kërkesat tuaja legjitime.
Ju lusim të angazhoheni maksimalisht në respektimin e rekomandimeve të IKSHPK-së duke ruajtur kështu shëndetin e nxënësve tanë dhe shëndetin tuaj. Ju përgëzojmë edhe për gatishmërinë e shprehur vazhdimisht që të angazhoheni e të veproni sipas Vendimeve të institucioneve përgjegjëse lidhur me situatat që mund të krijohen, sepse fatkeqësisht numri i të prekurve me Covid edhe në Kosovë sa vjen e shtohet. Besojmë se ndonjë mesazh përgëzimi e mbështetjeje i institucioneve të Kosovës do të na jepte kurajë e forcë shtesë për ta realizuar më lehtë misionin e shenjtë për edukimin dhe arsimimin e brezave.
Na priftë e mbara dhe paçim rrjedhë të mbarë gjatë gjithë periudhës së dytë.

 

Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Universiteteve dhe Shkencës të Kosovës (SUSHK)

Kryetar u rizgjodh Bardh Bardhi, ndërsa nënkryetare u zgjodh Sinavere Ukshini

Prishtinë, 28.12.2021
269805334 303665298366364 8058295293715898466 nSindikata e Universiteteve dhe Shkencës e Kosovës , e cila është njëra nga shtyllat e SBASHK-ut, pas kryerjes me sukses të zgjedhjeve nëpër shoqata sindikale dhe në Kuvendet e të 7 Universiteteve, ka mbajtur Kuvendin zgjedhor në Amfiteatrin "Idriz Ajeti" të Fakultetit filologjik.
Në hapje të këtij Kuvendi kryetari Bardh Bardhi ka përshëndetur pjesëmarrësit, që po përfaqësonin Fakultetet e Kosovës dhe në emër të tyre ka falënderuar për pjesëmarrje kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri. Pas kësaj kryetari Bardhi ka prezantuar raportin e punës dhe atë financiar për katër vitet e kaluara, të cilët në formë të shkruar ua kishte dërguar me kohë gjithë pjesëmarrësve të këtij Kuvendi. Ai pastaj është ndalur në momente të veçanta të aktivitetit të SUSHK në kuadër të SBASHK-ut e duke veçuar faktin se pas angazhimeve të mëdha e në mbështetje të fuqishme të stafit qendror të SBASHK-ut u arrit që edhe Universitetet të jenë të përfshirë në Kontratën e Arsimit të Kosovës e me këtë u krijuan mundësitë që anëtarët e SBASHK-ut, të punësuar në këto institucione e të arsimit të lartë të gëzojnë gjithë mbrojtjen, por edhe benefitet sikur edhe sindikalistët tjerë të arsimit të Kosovës. Ai ka kujtuar edhe aktivitete e arritje të tjera duke vlerësuar lart edhe kontributin e kryetarit Jasharaj dhe gjithë stafit qendror.sushkkk
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj në fjalën e tij përshëndetëse ka përgëzuar përfaqësuesit e gjithë Universiteteve për punën dhe angazhimet si dhe për unitetin e treguar përball sfidave të shumta të kohës. Ai ka shtuar se për të ka qenë nder e krenari që të angazhohet bashkë me Bardh Bardhin, i cili ka prezantuar në mënyrë të denjë kërkesat e anëtarësisë nga të gjithë Universitetet dhe ka dhënë kontribut me vlerë edhe në të shumë nga angazhimet në nivel qendror. Kryetari Jasharaj ka përshëndetur dhe ka falënderuar edhe prof. dr. Kyçyku, i cili ishte pjesë e këtij takimi, për përkushtimin dhe kontributin e tij në angazhimet e SBASHK-ut.
Pas kësaj Komisioni zgjedhor ka nisur me procesin e kandidimeve e pastaj edhe të votimit për organet udhëheqëse të SUSHK , për Komisionin mbikëqyrës dhe për delegatët e Kongresit e për përfaqësuesit e Universiteteve në Këshillin Drejtues.269797982 1287682805082779 2133103618444621722 n
Në një garë të fortë e mes 2 e më shumë kandidatëve kryetar u rizgjodh Bardh Bardhi, kurse nënkryetare  Sinavere Ukshini. U zgjodhën po ashtu me votën e fshehtë e të lirë edhe 9 anëtarë të kryesisë: Afrim Qela, Abedin Sadriu, Bekë  Kuqi,  Besa Rexhepi, Flutura Demaku. Refik Ibrahimi, Përparim Avdullahu, Arta Zabërgja dhe Veli Kryeziu. Po me votën e lirë e të fshehtë u  zgjodhën edhe delegatët për kongresin e  SBASHK-ut dhe përfaqësuesit e SUSHK –ut në Këshillin Drejtues të SBASHK-ut.

U mbajt Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Gjakovës

Kryetar u zgjodh Zenun Nimani

 

Prishtinë, 28.12.2021
269799401 470606211096835 7434563502708793793 nTë hënë e 27 nëntorit është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për komunën e Gjakovës. Në hapje të këtij takimi kryetari i këtij Kuvendi Sali Maliqi ka përshëndetur të pranishmit e pastaj ka falënderuar kryetarin SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri për pjesëmarrje në këtë takim. Pas kësaj ai ka prezantuar raportin e punës për katër vitet e shkuara dhe raportin financiar, që janë aprovuar nga anëtarët e këtij Kuvendi.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit e pastaj ka përgëzuar ata dhe gjithë koleget e kolegët në komunën e Gjakovës dhe gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit kudo në Kosovë për punën e angazhimin në misionin e shenjtë për edukimin dhe arsimimin e brezave. Ai ka shtuar se ndjehet krenar që për vite të tëra ka punuar e është angazhuar bashkë me kolegun Sali Maliqi e kolegët tjerë në shërbim të realizimit të kërkesave të anëtarësisë. Ky Kuvend ka propozuar që duke u bazuar në përkushtimin, angazhimin dhe mbrojtjen e kërkesave të anëtarësisë ky Kuvend mbështet kandidaturën edhe për një mandat kryetarin Rrahman Jasharaj.269793478 258075826390857 7218357912060602739 n
Zyrtari ligjor Blendor Shatri pas kësaj ka dhënë sqarime lidhur me procesin zgjedhor duke cekur nene nga Statuti i SBASHK-ut. Pas kësaj Komisioni zgjedhor ka nisur me procesin e kandidimeve dhe me procesin zgjedhor përmes votës së lirë e të fshehtë. Fillimisht është votuar për kryetar të Kuvendit dhe një garë të fortë mes tre të propozuarve me votën e fshehtë të anëtarëve të Kuvendit kryetar u zgjodh Zenun Nimani. Në vazhdim është shkuar në zgjedhjen e nënkryetares, kryesisë, delegatëve të Kongresit dhe përfaqësuesit për këtë komunë për Këshillin Drejtues. Me votën e lirë e të fshehtë nënkryetare u zgjodh Mirdita Ademaj. Janë zgjedhur edhe anëtarët e Kryesisë, delegatët për kongres dhe anëtarët e Këshillit Drejtues nga kjo komunë.

Ma artikuj...

  1. ETUCE dhe EPSU në mbështetje të SBASHK-ut njoftojnë Komisionerin e BE-së, Schmit
  2. U mbajt Kuvendi Zgjedhor i Sindikatës së arsimit parauniveristar i Shtërpcës
  3. Kuvendi i Arsimit të Mesëm të Lartë
  4. U mbajt Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Dragash
  5. U mbajt Kuvendi i Arsimit Parafillor, Fillor e të Mesëm të Ulët
  6. Edhe një marrëveshje e SBASHK me institucione shëndetësore
  7. Takimi i jashtëzakonshëm me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve
  8. SBASHK vazhdon takimet me shefat e Grupeve Parlamentare
  9. SBASHK u takua me Ministrin Sfeçla dhe Ministren Nagavci
  10. Respekt meritor ndaj anëtarësisë së SBASHK-ut
  11. SBASHK u takua me shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje
  12. SBASHK-u në përgatitje për protestën e 4 dhjetorit
  13. Në përmbyllje të një aktiviteti të rëndësishëm të SBASHK-ut
  14. Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Mitrovicë
  15. SBASHK vazhdon me aktivitetet në shërbim të anëtarësisë
  16. Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Pejë
  17. Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Prizren
  18. SBASHK-u i prezantoi Ministres Nagavci shqetësimet lidhur me Ligjin e pagave
  19. U mbajt Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Rahovec
  20. Është rikthyer aktiviteti i trajnimeve nga SBASHK
  21. U mbajt Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Malishevës
  22. Kuvendi zgjedhor i sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Podujevë
  23. SBASHK u takua me Ministren Nagavci për normalizimin e procesit mësimor
  24. Aktivitete të shumta edhe gjatë gjithë kësaj jave
  25. Kuvend zgjedhor i sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Suharekë
  26. Kuvendi zgjedhor i sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Gjilan
  27. Harresa e Qeverisë ndaj ligjit të pagave do t’i kthej protestat dhe grevat
  28. SBASHK-u uron 5 tetorin- Ditën Botërore të Mësuesve
  29. Konferenca përmbyllëse e Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE)
  30. SBASHK-u analizon fillimin e vitit të ri shkollor
  31. SBASHK uron punëtorët e arsimit për vitin e ri shkollor
  32. Numër i madh i mësimdhënësve edhe në trajnimet e nisura më 24 shtator
  33. Trajnimet kanë vazhduar edhe të martën e 21 shtatorit
  34. Aktivitete të SBASHK-ut edhe në vikendin e 18 shtatorit
  35. Në Drenas trajnime për programet kompjuterike në mësimdhënie
  36. Aktivitete tё SBASHK-ut nё shёrbim tё antarёsisё nё vikendin e 11 shtatorit
  37. U mbajt Kuvendi zgjedhor i sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Kaçanikut
  38. Edhe një aktivitet i veçantë i SBASHK –ut
  39. Edhe në ditën e dytë të vikendit u vazhdua me trajnimet
  40. Edhe në vikendin e 4 shtatorit me aktivitete në shërbim të anëtarëve
  41. Vazhdon agjenda zgjedhore në nivelin komunal
  42. Filloi trajnimi i organizuar nga SBASHK në Qendrën e kompetencave në Malishevë
  43. SBASHK-u rifillon me mbajtjen e trajnimeve të licencuara
  44. SBASHK takim konsultativ me kryetarët e nivelit komunal e të Universiteteve
  45. SBASHK nënshkroi marrëveshje me Ordinancën specialistike Stomatologjike “DENTLINE “
  46. Ministrja Nagavci u takua me përfaqësuesit e SBASHK-ut
  47. U përmbyll me sukses një aktivitet shumë domethënës
  48. ETUCE vazhdon aktivitetet me sindikata anëtare
  49. Takim i jashtëzakonshëm i sindikatave të arsimit të Evropës
  50. Dy aktivitete të veçanta të SBASHK-ut gjatë vikendit të 19 qershorit

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook