Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kanë përfunduar me sukses trajnimet që filluan të mërkurën

Pjesëmarrësit shprehin respekt për angazhimet dhe srritjet e SBASHK-ut

Prishtinë, 13.09.2020
njefotoNjë numër i konsiderueshëm i kolegëve tanë të ndarë në 9 grupe kishin nisur të mërkurën trajnimet "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social" me trajnerët Blendor Shatri,Safet Beqiri e Ramadan Gashi,trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror e demokratik "me trajnerët Sami Shala e Blerta Blakaj, trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerët Hysen Sogojeva dhe Besim Kryeziu dhe trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe në ciklin fillor dhe të mesëm" me trajnerët Mentor Mani dhe Pranvera Haziri.dyfoto
Ata kanë vazhduar këtë aktivitet për katër ditë me radhë për ta përfunduar me sukses në orët e mbrëmjes së të shtunës.
Gjatë këtyre katër ditëve këtë aktivitet e kanë përcjellur koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me një pjesë të stafit qendror për të ndihmuar në rrjedhën e mbarë dhe për të përcjellur vijueshmërinë e pjesëmarrësve.
Në trajnime është kyçur edhe kryetari i SBASHK Rrahman Jasharaj , i cili ka bashkëbiseduar me pjesëmarrësit dhe bashkë me koordinatorin Ymer Ymeri u janë përgjugjur pyetjeve tè pjesëmarrësve për çështjet aktuale në arsim dhe për angazhimet dhe aktivitet sindikale.
Pjesëmarrësit kanë lavdëruar përkushtimin e trajnerëve dhe kanë shprehur respekt për angazhimet dhe arritjet e SBASHK-ut.
Ky aktivitet do të vazhdojë duke respektuar vullnetin e anëtarësisë nga e tërë Kosova për të marrë pjesë në trajnimet e licencuara të SBASHK.

trefoto

SBASHK detyra e kërkesa konkrete për rrjedhën e mbarë të vitit të ri shkollor

Prishtinë, 11.09.2020

foto nga takimiPër të bartur informacionet te kryetarët e nivelit komunal e përmes tyre edhe të anëtarësia lidhur me qëndrimet nga takimi konsultativ me Ministrin Likaj dhe kryesinë e kolegjiumit të DKA-ve dhe për të caktuar detyra konkrete e për të rikujtuar kërkesat e punëtorëve të arsimit me rastin e fillimit të vitit shkollor, SBASHK ka mbajtur në orët e pasdites së sotme takim konsultativ me kryetarët e nivelit komunal sindikal. Në fillim të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë njoftuar pjesëmarrësit lidhur me bashkëbisedën në takimin e sotëm me Ministrin Likaj dhe përfaqësues të DKA-ve. Është thënë se të gjitha palët janë pajtuar se viti i ri shkollor do të nis më 14 shtator sipas master planit të MASH-it.
Pikërisht duke u angazhuar për rrjedhën e mbarë të vitit të ri shkollor, nga të gjithë konsiderohet se do të jetë me plot sfida dhe kërkon prandaj angazhim të vazhdueshëm të të gjithëve. Në këtë takim të SBASHK-ut me kryetarët e nivelit komunal sindikal janë caktuar detyra konkrete për gjithë veprimtarët sindikal, por edhe është vendosur për kërkesat konkrete drejtuar DKA-ve dhe institucioneve tjera.
Është vendosur që kryetarët e shoqatave sindikale në të gjitha institucionet arsimore në Kosovë të vëzhgojnë vazhdimisht zbatimin e masave të përcaktuara nga Instituti i Shëndetit Publik dhe MASH dhe të raportojnë vazhdimisht për situatën ekzistuese.
Nga ky takim SBASHK-u i drejtohet DKA-ve me kërkesat që gjatë javës së parë me të nisur mësimi të lidhin kontrata shtesë me mësimdhënësit që do të angazhohen me norma shtesë. Duhet saktësuar lista e mësimdhënësve të sëmurë rëndë që lirohen nga procesi mësimor duke i siguruar ata se do të vazhdojnë të marrin pagën. Një kërkesë tjetër është që të sigurohen maska për punëtorët arsimor.
Një vendim tjetër është se SBASHK-u kundërshton idenë që mësimdhënësit të angazhohen për matjen e temperaturës së nxënësve ngase janë prindërit ata që duhet të kenë kujdes për gjendjen shëndetësore të fëmijëve të tyre dhe në rast të dyshimeve mos t'i nisin ata për në shkollë e po ashtu duhet që situatën për gjendjen e nxënësve e mësimdhënësve ta përcjellin personeli shëndetësor që do të angazhohej nëpër komuna në bashkëpunim me DKA-të.
SBASHK-u u bën thirrje DKA-ve që situatën aktuale ta ndjekin shembullin e mirë të bashkëpunimit të MASH e SBASHK dhe të bashkëpunojnë ngushtë me përfaqësues të sindikatës me qëllim të angazhimit të përbashkët në përcjelljen e situatës dhe marrjen me kohë të masave adekuate.

Kërkesa të shumta për pjesëmarrje në trajnimet e licencuara të SBASHK-ut

Kolegët e ndarë në 9 grupe filluan trajnimet këtë të mërkurë

Prishtinë,10.09.2020
119169272 628223624510915 2383245738713873619 nMe të filluar të ciklit të dytë të trajnimeve nga larg në SBASHK kanë ardhur shumë kërkesa të kolegëve tanë përmes kryetarëve të nivelit komunal sindikal. Koordinatori por organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me zyrtaren për trajnime dhe gjithë stafin e SBASHK-ut kanë bërë përgatitjet e duhura dhe kjo e mërkurë shënoi fillimin e trajnimeve për kolegët tanë nga Lipjani, Mitrovica, Malisheva, Gjilani, Vitia, Prishtina, Dragashi, Vushtrria, Klina, Novobërda, Kaçaniku e komuna të tjera.saff
Duke respektuar vullnetin e tyre ata janë ndarë në 9 grupe dhe atë 3 grupe për trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social", me trajnerët Blendor Shatri, Safet Beqiri e Ramadan Gashi, dy grupe për trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik", me trajnerët Sami Shala e Blerta Blakaj. Po ashtu këtë të mërkurë filloi ky aktivitet për dy grupe në trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerët Hysen Sogojeva dhe Besim Kryeziu dhe për dy grupe të tjera në trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm" me trajnerët Mentor Mani dhe Pranvera Haziri. Fillimi i trajnimeve nëpër grupe kanë nisur në distancë kohore prej 15 minuta me qëllim që te fillimet e tyre të kyçen kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri. Duke bashkëbiseduar me pjesëmarrësit e këtyre trajnimeve kryetari Jasharaj ka përgëzuar pjesëmarrësit në këtë aktivitet duke shprehur respekt për angazhimin maksimal të koordinatorit Ymer Ymeri dhe gjithë stafit qendror për organizimin sa më të mirë të trajnimeve dhe për realizimin e detyrave të shumta në shërbim të anëtarësisë. Kryetari ka shprehur respekt meritor edhe për trajnerët, të cilët janë shembull i shkëlqyer i përkushtimit dhe po japin kontribut me vlerë në rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti.
blKoordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri pas kësaj u ka dhënë sqarime lidhur me rrjedhën e trajnimeve pjesëmarrësve në të 9 grupet e trajnimit që kanë nisur me këtë aktivitet të mërkurën e 9 shtatorit.
Trajnimet do të vazhdojnë për katër ditë me radhë duke realizuar me përpikëri temat e planifikuara dhe duke zhvilluar bashkëbiseda e duke kryer detyra të shumta , që dëshmojnë për arritjet e pjesëmarrësve në këtë aktivitet të rëndësishëm të SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë.

Ministri Likaj dhe kryetari i SBASHK-ut vizituan disa shkolla të Obiliqit

Prishtinë, 07.09.2020

foto1Duke dëshmuar bashkëpunimin korrekt dhe angazhimin në frontin e përbashkët në shërbim të arsimit, Ministri i MASH-it Ramë Likaj dhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë vizituar Gjimnazin "17 Shkurti", Shkollën e Mesme Profesionale "Ismajl Dumoshi" në Obiliq dhe Shkollën e Mesme të Ulët "Hasan Prishtina" në fshatin Milloshevë. Të shoqëruar nga kryetarja e nivelit komunal sindikal Luljejta Boshnjaku dhe drejtori i DKA-së Rexhep Zeka, ata kanë parë nga afër përgatitjet e bëra dhe angazhimin e vazhdueshëm të të punësuarve në këto institucionet arsimore për t'u përgatitur sa më shumë për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor më 14 shtator.foto2
Drejtorët dhe të punësuarit tjerë në këto shkolla kanë shprehur gatishmërinë për të nisur mbarë vitin shkollor, kurse drejtori i DKA-së ka lavdëruar bashkëpunimin me MASH-in e SBASHK-un dhe ka deklaruar se gjatë këtyre ditëve të mbetura do të finalizohen gjithë përgatitjet për të nisur mbarë me vitin e ri shkollor.
Ministri i MASH-it Ramë Likaj dhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj kanë vizituar edhe Kuvendin Komunal dhe kanë bashkëbiseduar për arsimin në këtë komunë me nënkryetarin Ibush Mjekiqi . Ata janë shprehur se këto vizita të përbashkëta në institucionet arsimore janë dëshmi e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët në shërbim të arsimit .
Ministri i MASH-it Likaj dhe kryetari SBASHK-ut Jasharaj edhe në ditët në vijim do të vizitojnë institucione arsimore në komunat tjera të Kosovës.foto3

Ministri Likaj dhe përfaqësuesit e SBASHK-ut biseduan për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor

Prishtinë, 01.09.2020

foto1 takimi me sbashkNë vazhdën e konsultimeve të rregullta për fillimin e vitit të ri shkollor në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ministri Ramë Likaj takoi sot përfaqësuesit e SBAShK të udhëhequr nga kryetari, Rrahman Jasharaj.
Në takim u diskutuan përgatitjet që po bëjnë institucionet arsimore për fillim të suksesshëm të vitit të ri shkollor 2020/2021.
Përfaqësuesit e SBAShK-ut shprehën interesim për kujdes të shtuar për mbrojtjen shëndetësore të mësimdhënësve në gjendje të rënduar shëndetësore, si dhe për procesin e testimit të një mostre të caktuar të mësimdhënësve para fillimit të vitit shkollor.
Ndërsa, ministri Likaj, ndër të tjera, i informoi përfaqësuesit e SBAShK-ut për pakon e masave të Qeverisë për mbështetjen e komunave për krijimin e kushteve për fillim të vitit të ri shkollor.
Ministri Likaj dhe përfaqësuesit e SBAShK-ut u dakorduan që të vizitojnë një numër të shkollave për të parë për së afërmi nivelin e përgatitjeve të institucioneve arsimore.
Kryetari i SBAShK, Rrahman Jasharaj, e falënderoi ministrin Likaj për përkrahjen dhe bashkëpunimin për vit të mbarë shkollor.

SBASHK-u vizitoi DKA-në e Prishtinës

U bashkëbisedua lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor

Prishtinë, 01.09.2020

fotoKryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri janë takuar në ambientet e DKA-së së Prishtinës me drejtoren Shpresa Shala. Temë kyçe e bashkëbisedës në këtë takim ishte rrjedha e përgatitjeve që janë bërë e po bëhen në institucionet arsimore të komunës së Prishtinës për nismën e vitit shkollor më 14 shator.
Drejtorja Shala është shprehur e kënaqur me bashkëpunimin korrekt me SBASHK-un dhe ka treguar për angazhimet e shumta që janë bërë gjatë gjithë verës në përgatitjen e Udhëzimeve konkrete e pastaj edhe me angazhimet konkrete në institucionet arsimore. Ajo vlerëson se falë përkushtimit të DKA-së, drejtorëve dhe stafit dhe gjithë të punësuarve në shkolla e institucione të tjera janë bërë përgatitje të nivelit më të lartë të mundshëm dhe se 14 shatori do t'i gjejë të përgatitura institucionet arsimore për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë përgëzuar drejtoren për angazhimet dhe arritjet dhe e kanë falënderuar atë për bashkëpunimin korrekt me SBASHK-un në përpjekjet e përbashkëta në shërbim të arsimit. Ata i janë drejtuar drejtores me lutjen që mësimdhënësit e kësaj komune të lirohen gjatë këtij viti shkollor nga obligimi i shënimit të orëve mësimore në ditarët elektronik, por ato t'i shënojnë në ditarët klasik, ndërsa pjesën tjetër të aktiviteteve dhe vlerësimin e nxënësve ta bartin në ditarët elektronik.
Drejtorja Shala ka aprovuar kërkesën e SBASHK-ut që nesër ajo me përfaqësues të SBASHK të vizitojnë ndonjë nga institucionet arsimore për të parë nga afër përgatitjet dhe angazhimet që janë duke u bërë me qëllim të përgatitjes për fillimin vitit të ri shkollor.

SBASHK nis me ciklin e ri të trajnimeve nga larg

Pjesëmarrësit vlerësojnë lart angazhimet e SBASHK-ut

Prishtinë, 29.08.2020

118573615 316609316287201 1533489204198278778 nNë takimin e Këshillit Drejtues dhe kryetarëve të nivelit komunal dhe të Universiteteve,pasi është bërë analiza e përgatitjes së institucioneve arsimore për vitin e ri shkollor dhe janë marrë vendime konkrete,që u bënë publike,koordinatori për organizmim të brendshëm, Ymer Ymeri duke iu përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve ,ka treguar për gatishmërinë e tij dhe tè stafit qendror lidhur me nisjen e ciklit të trajnimeve nga larg.
Në kuadër të këtij angazhimi në shërbim të anëtarësisë kjo e shtunë shënoi nisjen e trajnimeve në "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokeatik", me trajnerin Sami Shala, "Mësimdhënia e gjuhës shwipe dhe letërsisë për cikllin fillor dhe të mesëm" me trajnerin Mentor Mani, trajnimi "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social" me trajnerin Blendor Shatri dhe trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerin prof dr. Hysen Sogojeva.118564280 440085966910696 1665053434646573508 n
Trajnimet ishin caktuar të fillonin me diferencë kohore nga 10 minuta prej njëri-tjetri me qëllim që të kyçedhin kryetari Jasharaj, Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me anëtarë tè stafit dhe kryetari i nivelit sindikal komunal për Prishtinën, Ahmet Pllana.
Kryetari i SBASHK -ut Rrahman Jasharaj duke u kyçur në të katër këto trajnime ka falënderuar koordinatorn Ymeri dhe stafin për angazhimet dhe arritjet e shumta nè shërbim të anëtarësisë.Ai ka falënderuar edhe trajnerët dhe ka përgëzuar pjesëmarrësit për pjesëmarrje në këtë aktivitet. Pjesëmarrësit i ka përshëndetur edhe kryetari i nivelit sindikal komunal Ahmet Pllana, i cili pastaj ka shprehur respekt të lartë për angazhimet e kryetarit dhe stafit qendror në shërbim të anëtarësisë. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri u është përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve dhe u ka kujtuar atyre çështje nga rregullat lidhur me trajnimet dhe pjesëmarrjen pë katër ditë në këtë aktivitet.

U mbajt takimi me Këshillin Drejtues dhe kryetarët e nivelit komunal sindikal

SBASHK-u u propozon institucioneve që të shtyhet viti shkollor për disa ditë

Prishtinë, 27.08.2020
118542208 1227828420902121 3268377002334827007 nMe qëllim të analizës së përgatitjes për fillimin e vitit të ri shkollor dhe masave që janë marrë nga institucionet për krijimin e sigurisë së mjaftueshme të ruajtjes së shëndetit të nxënësve dhe personelit arsimor, SBASHK-u ka mbajtur takim nga larg me kryesinë, kryetarët e nivelit komunal dhe Universiteteve dhe me anëtarët e Këshillit Drejtues.
Pjesëmarrësit e këtij takimi kanë deklaruar vlerësimet lidhur me gjendjen momentale në institucionet arsimore nga këndvështrimi i udhëheqësve sindikal. Ata kanë deklaruar se personeli arsimor dhe tekniko-ndihmës shprehin vullnetin për të nisur mësimin në objektet shkollore duke përkrahur në këtë mënyrë masterplanin e MASH e të miratuar nga Qeveria, por numri më i madh i pjesëmarrësve kanë shprehur shqetësimin se shkollat ende nuk janë përgatitur për të nisur vitin e ri shkollor sipas kushteve të parapara për masat mbrojtëse dhe plani i MASH-it. Duke argumentuar ata kanë përmendur se pjesa më e madhe e shkollave ende nuk është dezinfektuar, dhomat e mësimit nuk janë pajisur me dezinfektues për duar, nuk janë siguruar maskat mbrojtëse për personelin arsimor, nuk është përgatitur lista e mësimdhënësve rezervë për të zëvendësuar mësimdhënësit e sëmurë e as nuk është shpallur ndonjë thirrje a konkurs për mësimdhënës vullnetar, nuk janë përgatitur dhomat e mësimit për të siguruar distancën e duhur sociale, por nuk janë bërë edhe përgatitje të tjera brenda ambienteve shkollore.
Nga ana tjetër SBASHK-ut kanë nisur t'i vijnë informacione se ka tendenca nga ndonjë DKA dhe ndonjë drejtor shkolle që mjetet higjienike dhe dezinfektuesit t'i sigurojnë përmes prindërve, qoftë duke mbledhur para nga prindërit, qoftë duke sjellë prindërit dezinfektues në shkollë. SBASHK-u ëhstë kundër iniciativave të tilla sepse në këtë situatë të rënduar sociale e ekonomike nuk është e drejtë të ngarkohen edhe më shumë apo të vihen një pjesë e tyre në pozitë të keqe para të tjerëve ngase nuk kanë mundësi të jenë pjesë e këtij aktiviteti, të cilin SBASHK-u kërkon të ndalet dhe kërkesat e shkollave në rrethanat e reja të sigurohen nga buxheti shtesë prej 9.5 milionë, që ka ndarë Qeveria e Kosovës.118614817 2677909962426013 8667016043444640429 n
SBASHK-u edhe në këtë takim ka përkrahur deklarimet e MASH-it dhe Qeverisë për sigurimin e një fondi për pagesën gjatë kohës së pandemisë për mësuesit e sëmurë rëndë .
Duke shprehur vullnetin dhe dëshirën e sinqertë që viti i ri shkollor të nis së mbari dhe që institucionet arsimore të jenë plotësisht të përgatitura në plotësimin e udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik në përpjekje për ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe personelit arsimor SBASHK-u u drejtohet Qeverisë dhe MASH-it me zërin e punëtorëve arsimor që nisja e vitit të ri shkollor të shtyhet për 10 ditë.
Kryesia, Këshilli Drejtues dhe kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve pas shumë diskutimeve dhe bazuar edhe në komunikimin gjatë gjithë kohës me veprimtarët sindikal nxjerr konkluzionet me të cilat publikisht njofton Qeverinë, MASH-in dhe gjithë opinionin:
1. Të pajisen shkollat me dezinfektues,
2. Të caktohen persona përgjegjës, po jo mësimdhënësit , për matjen e temperaturës së nxënësve,
3. Të ketë personel mjekësor kujdestar së paku në shkollat që kanë më shumë se 500 nxënës,
4. Të sigurohen maska dhe mjete mbrojtëse për punëtorët arsimor,
5. Të ketë lista të mësimdhënësve rezervë,
6. Të lëshohen vendime për lirimin e përkohshëm nga procesi mësimor të punëtorëve arsimor të sëmurë dhe ata të vazhdojnë të marrin paga gjatë gjithë kohës së pandemisë,
7. Të krijohen mundësi për kryerjen e testit për Covid të personelit arsimor,
8. E-shkollori dhe nisma për ditarët digjital të implementohet pas pandemisë Covid-19.
Këto janë disa nga kërkesat e domosdoshme që duhen plotësuat para fillimit të vitit të ri shkollor.

Takimi nga larg me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve

Bashkëbisedë për vitin e ri shkollor dhe për trajnimet

Prishtinë, 19.08.2020
117820912 774199090006265 6689955743080949465 nPër të marrë opinionet momentale të kolegëve tanë lidhur me opsionet e deklaruara të MASH-it për fillimin e vitit të ri shkollor dhe për t'i përcjellë ato në takimin që ishte organizuar po të martën me pjesëmarrje të institucioneve qendrore e lokale, është mbajtur takimi nga larg me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve.117852722 923369451407785 438378080253053840 nNë hapje të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka dhënë një raport të përmbledhur për angazhimet e bëra, për takimin me Ministrin Ramë Likaj dhe për takimin nga larg me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti. Jasharaj deklaroi se në takim me Ministrin e MASH është bashkëbiseduar për tri opsionet e bëra publike lidhur me mundësinë e fillimit të vitit të ri shkollor, për çështjen e kolegëve tanë që janë në sistemin arsimor e që kanë 180 kredi, për kolegët tanë me sëmundje të rënda dhe për nismën e procesit të negocimit për Kontratën Kolektive të Arsimit të Kosovës.
Pas kësaj kryetarët e nivelit komunal sindikal kanë debatuar për opsionet e fillimit të vitit të ri shkollor duke u shprehur se punëtorët e arsimit janë të përkushtuar dhe se për ta lajmi më i mirë do të ishte vendimi i institucioneve për të nisur me procesin mësimor në shkolla, por duke krijuar institucionet siguri dhe duke marrë masa mbrojtëse kundër Covid-19 për nxënësit, mësimdhënësit dhe personelin tjetër arsimor. Ata janë shprehur se në cilin do variant që do të miratohet, SBASHK-u nuk do të lejojë të ketë ngarkesë në normat e mësimdhënësve dhe se do të përcjellët me kujdes situata. Nëse nuk respektohen protokollet e nënshkruara për masat mbrojtëse, atëherë do të përcjellën këto situata dhe do të thirret Këshilli Drejtues për të marrë vendim, i cili mund të jetë edhe për ndërprerjen e një procesi arsimor të tillë.117873784 2504441619847486 846303066305483327 nPas kësaj koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri ka bashkëbiseduar me pjesëmarrësit e takimit për trajnimet, organizimi i të cilave do të vazhdojë sipas kërkesave të kolegëve tanë kudo në Kosovë. Kryetarët e nivelit komunal janë udhëzuar të fillojnë komunikimin me anëtarësinë dhe të shohin kërkesat e tyre për trajnimet.


SBASHK po të martën në takimin me institucionet qendrore e lokale
Po të martën MASH kishte organizuar një takim me pjesëmarrjen e zv/kryeministrit Besnik Tahiri, Ministrit Ramë Likaj , sekretarit të përgjithshëm Agim Bërdyna, kryetarit të Asociacionit të Komunave, kryetarit të DKA-ve Besim Avdimetaj bashkë me kolegët e tij nga e tërë Kosova, kryetarit të SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj. Në hapje të këtij takimi në ambientet e hotelit "Emerald", sekretari i përgjithshëm në MASH, Agim Bërdyna ka përshëndetur zv/kryeministrin Tahiri, ministrin Lika, kryetarin e Asociacionit të komunave, atë të DKA-ve dhe kryetarin e SBASHK-ut dhe pas kësaj ka kujtuar temat e debatit.foto2 takimi
Ministri Likaj ka prezantuar angazhimet e bëra në MASH lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor duke cekur edhe të tri versionet, që janë bërë publike. Ai ka kërkuar diskutim të lirshëm dhe mendime konkrete nga drejtorët e DKA-ve. Në fjalën e tij zv/kryeministri Tahiri ka deklaruar se Qeveria do të përkrah MASH-in dhe institucionet tjera në angazhimet për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.
Kryetari i SBASHK-ut ka përcjellë në këtë takim qëndrimet që janë marrë në takimin me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve.

Ministri Likaj u takua me kryetarin e SBASHK-ut

Përgatitjet për vitin e ri shkollor dhe kërkesat konkrete të SBASHK-ut
Prishtinë, 10 gusht 2020
Foto nga takimiMinistri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj bashkë me shefin e kabinetit të tij Gëzim Berisha janë takuar me kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj. Ministri Likaj ka informuar kryetarin e SBASHK-ut për gjithë angazhimet e bëra deri tani për fillimin e vitit të ri shkollor bazuar në rrethanat aktuale duke theksuar se janë përgatitur nga MASH-i tri opsionet e mundshme dhe se për to do të diskutohet edhe në instancat më të larta të shtetit. Kryetari Jasharaj ka thekuar se SBASHK me të gjitha mundësitë do të jetë në mbështetje në MASH-it lidhur me angazhimet për fillimin e vitit të ri shkollor. Kryetari Jasharaj ka thënë se cili do vendim lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor nuk është i lehtë dhe se kërkon angazhimin, jo vetëm të MASH-it, DKA-ve dhe SBASHK-ut , por edhe të gjithë institucioneve qendrore e lokale. Mendojmë se duhet zhvilluar një debat edhe në Parlamentin e Kosovës në mënyrë që të nxjerrën ide dhe të caktohen detyra konkrete për të gjithë . Ai ka shtuar se nuk ka qenë veprim i drejt shkurtimi i mjeteve buxhetore të MASH-it me rastin e rishikimit të buxhetit sepse në cilën do variant që nis viti shkollor konsiderojmë se MASH-i ka pasur nevojë për mbështetje shtesë buxhetore e jo të ndodhin shkurtime.
Në vazhdim të këtij takimi është arritur marrëveshja që të formohen komisionet nga MASH-i dhe SBASHK-u për të negociuar lidhur me Kontratën e re Kolektive të Arsimit të Kosovës në mënyrë që pas arritjes së marrëveshjes për tekstin përfundimtar edhe të nënshkruhet kjo Kontratë nga MASH-i dhe SBASHK-u.
Një çështje e rëndësishme që është debatuar në këtë takim është edhe ajo lidhur me mësimdhënësit e punësuar e që kanë 180 kredi. Të dy palët janë pajtuar që kjo çështje të analizohet dhe të merren hapat konkret për të zgjidhur ashtu si duhet duke ndryshuar Udhëzimin Administrativ 10/2018 dhe duke iniciuar mundësinë që të fillohet me programin për ngritjen e profesionale të tyre pa shkëputje nga puna.
Të dy palët janë pajtuar që me angazhime të përbashkëta të vazhdojnë përpjekjet që të arrihet zgjidhje e drejt dhe ligjore për punëtorët e arsimit që janë me sëmundje të rënda.
Ministri Likaj duke vlerësuar angazhimet e SBASHK-ut edhe në këtë takim është shprehur se do të vazhdojë bashkëpunimi dhe se përfaqësues të sindikatës do të jenë të përfshirë në të gjitha komisionet dhe grupet punuese , kudo që kanë mundësi të japin kontributin e tyre në shërbim të arsimit.

Me anëtarët e SBASHK-ut në bregdetin shqiptar

Respekt meritor për SBASHK-un dhe për stafin e "Bonita"
Prishtinë, 17.07.2020
kjo1Ishin krijuar vështirësi shtesë për shkak të pandemisë, por stafi i SBASHK-ut me angazhime shtesë e në komunikim të vazhdueshëm me veprimtarët sindikal të nivelit komunal e të Universiteteve kanë arritur të përmbyllin me sukses të plotë njërin nga aktivitetet e veçanta në shërbim të anëtarësisë. Tradita e mirë e dërgimit për pushime në bregdetin shqiptar e qindra anëtarëve të SBASHK-ut vazhdoi edhe këtë vit.
Me qëllim që të respektohen në përpikëri të gjitha këshillat dhe vendimet e institucioneve gjegjëse shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë janë bërë gjithë angazhimet nga komisioni i SBASHK-ut për përgatitjen e pushimeve dhe nga stafi i "Bonita".
Pasi janë kryer me sukses gjithë përgatitjet pushimet filluan më 6 korrik. Në grupin e parë të pushuesve ishin Vushtrria, Mitrovica, Leposaviqi, Zveçani, Skenderaj, Prizreni, Kaçaniku, Hani i Elezit, Ferizaj, Shterpca, Shtime, Suhareka, Klina, Istogu, Peja, Deçani e Juniku. Ditët shoqëruar me humorin e lehtë në bashkëbisedat mes kolegëve dhe me valët e qeta të detit shqiptar kanë ikur shpejtë. Madhështinë i shtonin pushimeve mbrëmjet me freskun e lehtë shoqëruar nga ritmi i melodive dhe këngës shqipe dhe i valles me motive kreshnike nga bjeshkët e Kelmendit, që këtu i solli Ansambli Autokton "Rugova".
Erdhi 12 korriku dhe drejt bregdetit shqiptar filluan rrugëtimin pushuesit e grupit të dytë. Janë kolegët tanë sindikalistë të përzgjedhur nga Lipjani, Kastrioti(Obiliqi), Biblioteka Kombëtare, Qendra e studentëve, Fushë Kosova, Drenasi, Podujeva, Prishtina, Universitetet, Kamenica, Gjilani,Vitia, Kllokoti, Dragashi, Malisheva, Rahoveci, Gjakova dhe Mamusha. Mikpritja e pronarit dhe e stafit të Kompleksit Hotelier Turistik "Bonita" dhe angazhimi në nivel të lartë i stafit të SBASHK-ut ka bërë që kolegët tanë ta harrojnë lodhjen e rrugës dhe pasi janë akomoduar dhe kanë drekuar janë shoqëruar me valët e qeta të detit shqiptar.kjo2
Në këtë shkrim përmbyllës për këtë aktivitet të qëlluar e të vlerësuar lart nuk do të flasim ne anëtarët e zyrës për informim të SBASHK-ut, por do përcjellim te lexuesit disa nga opinionet dhe vlerësimet e pushuesve, ashtu si janë shprehur vetë ata.
"Në Kosovë po jetonim me ankthin e lajmeve për Covidin e këtu pushuesit kanë gjetur qetësinë, që reflekton me ngjyra drite e jete. Mbrëmjet me muzikën e bukur shqiptare ia shtojnë bukurinë atmosferës së qetë dhe shoqërohen me ritmin e qetë të valëve të detit shqiptar", ka shkruar në fletoren e përshtypjeve Rexhepi nga Ferizaj.
"I jemi shumë mirënjohës kryetarit Jasharaj dhe stafit qendror të SBASHK-ut që vazhdoi me traditën e mirë. Mikpritja dhe respekti i stafit të "Bonita". E madhe kjo mikpritje aq sa është i madh vetë deti shqiptar. Kjo na ngjalli emocione dhe na bëri të kthehemi në kujtimet e së kaluarës për Shqipërinë nënë. Tani jemi një dhe askush nuk mund të na ndaj", kanë bartur emocionet e tyre në fletoren e përshtypjeve kolegët tanë sindikalistë Xaviti, Ganiu e Gazmendi.
"Respekt për SBASHK-un. Respekt për përkushtimin e angazhimet e kryetarit Jasharaj. Respekt për z. Ymeri dhe të gjithë stafit qendror. Respekt dhe ju faleminderit pronarit dhe stafit të "Bonita". Ishin ditë të bukura këto që i kaluam buzë detit shqiptar", ka shprehur përshtypjet e tij anëtari i SBASHK-ut, Sylejmani nga Pasjaku.
kjo3Janë tri fletore me përshtypjet e pushuesve që do të ruhen në arkivin e SBASHK-ut. Ne për lexuesit tanë të nderuar do të botojmë edhe në ditët në vijim fragmente nga këto përshtypje e madje një pjesë të tyre edhe do t'i përcjellim ashtu si janë shkruar.
Bashkë e në SBASHK do të vazhdojmë rrugëtimin në përpjekje për realizimin e kërkesave të anëtarësisë dhe në arritjen e sukseseve të reja. Na priftë e mbara.

Ma artikuj...

  1. SBASHK-u me grupin e dytë të pushuesve në bregdetin shqiptar
  2. Atmosferë e këndshme pranë valëve të detit shqiptar
  3. Përfundim i suksesshëm i trajnimeve të filluara më 26 qershor
  4. SBASHK përmbyll sukses një aktivitet të veçantë në shërbim të anëtarësisë
  5. SBASHK-u përmbyll edhe një aktivitet në shërbim të anëtarësisë
  6. SBASHK-u përmbyll edhe këtë javë me angazhime të shumta në shërbim të anëtarësisë
  7. Fillojnë edhe 10 grupe të reja me trajnimet e licencuara të SBASHK-ut
  8. Edhe një takim nga larg i EI me sindikatat anëtare
  9. Përfaqësues të SBASHK-ut u takuan me Ministrin Likaj
  10. Duke e realizuar moton e të mësuarit gjatë gjithë jetës
  11. Vazhdoi të realizohet edhe të premten agjenda e takimeve nga larg
  12. Edhe të enjten ka vazhduar agjenda e takimeve nga larg
  13. U mbajtën takime nga larg me Kuvendet sindikale të katër komunave
  14. Takim i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Kastriotit (Obliqit)
  15. Në kuadër të realizimit të agjendës së re të takimeve nga larg
  16. SBASHK-u e përmbyll majin me një varg aktivitetesh në shërbim të anëtarësisë
  17. Agjenda e re e takimeve nga larg me nivelin sindikal komunal dhe Universiteteve
  18. Forcohet bashkëpunimi i federatave tjera sindikale me SBASHK-un
  19. U mbajt takim konsultativ me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve
  20. Punë e përkushtim i SBASHK-ut edhe në ditët e festës
  21. Edhe vikendet SBASHK-u i ka kthyer në punë e angazhim
  22. Angazhim e përkushtim i SBASHK-ut edhe në komunën e Dragashit
  23. Edhe një takim nga larg me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve
  24. Filloi me sukses trajnimi nga larg me kolegët tanë nga komuna e Dragashit
  25. Trajnimet e nisura dje kanë pasur rrjedhë të mbarë edhe të dielën
  26. Edhe në këtë vikend aktivitete të shumta të SBASHK-ut për anëtarësinë
  27. Edhe një takim nga larg me trajnerët e trajnimeve të licencuara të SBASHK-ut
  28. Përfunduan trajnimet me kolegët tanë nga Prishtina e Novobërda
  29. Takim konsultativ nga larg me kryetarët e nivelit komunal dhe Universiteteve
  30. Internacionalja e Arsimit (EI) mbajti takimin e radhës nga larg me sindikatat anëtare
  31. SBASHK-u vazhdon të realizojë kërkesat e anëtarësisë
  32. Takim nga larg me trajnerët e pesë trajnimeve të licencuara të SBASHK-ut
  33. Një kërkesë e SBASHK-ut lidhur me Ministrinë e Punës e Mirëqenies Sociale
  34. Përfundoi trajnimi për gjuhën shqipe dhe letërsinë me kolegët nga Novobërda
  35. SBASHK-u me një kërkesë konkrete për Kryeministrin Kurti
  36. Takim nga larg me Kryesinë e Sindikatës së Universiteteve (SUSHK)
  37. Edhe një aktivitet i SBASHK-ut me kolegët nga komuna e Novobërdës
  38. Takim me kryetarët e Kuvendeve komunale sindikale dhe të Universiteteve
  39. Konferencë nga larg e shumë sindikatave nga e tërë bota
  40. Po vazhdon me sukses trajnimi nga larg me kolegët tanë nga Novobërda
  41. Nuk kanë të ndalur angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë
  42. Takim nga larg i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Mitrovicës
  43. Takim nga larg me kryetarët e nivelit Komunal sindikal dhe të Universiteteve
  44. Takim nga larg me kolegët nga SHFMU “Emin Duraku” të Kaçanikut
  45. Të ndihmohet përfshirja e të gjithë nxënësve në mësimin nga larg
  46. Takim nga larg i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Prizrenit
  47. Takim nga larg i Këshillit Drejtues të SBASHK-ut
  48. Takim nga larg i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Obliqit
  49. Qasjet e reja me psikologë
  50. Takim nga larg me kolegët nga Shtërpca dhe Novobërda

Butoni posht