Një delegacion nga SBASHK-u viziton kolegët në Ferizaj
Ferizaj, 13 mars 2014 – Një delegacion i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës(SBASHK) ka qëndruar në një takim pune me sindikalistët e Komunës së Ferizajt. Takimi ishte i frytshëm dhe kishte zgjuar edhe interesimin e medieve. Kolegu Rexhep Sadiku dhe kryesia e Sindikatës së Arsimit Fillor dhe Sindikatës së Arsimit të Mesëm në Ferizaj meritojnë lëvdata për organizimin e mirë të takimit.
Një delegacion nga SBASHK-u viziton Istogun
Istog, 14 mars 2014 - Një delegacion i SBASHK-ut u takua me kryetarët e shkollave fillore e të mesme të Komunës së Istogut. Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Fillor e Sindikatës së Arsimit të Mesëm, Musli Blakaj dhe nënkryetari Ibish Maksuti kishin organizuar mirë Kuvendin. U debatua për shumë çështje me rëndësi për SBASHK-un dhe u bë zotimi që të shtohet edhe më numri i anëtarëve në SBASHK nga kjo komunë.
Nënëkryetari Mani takon kolegët sindikalistë në Vushtrri
Vushtrri, 14 mars 2014 – Nënkryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës(SBASHK), Lutfi Mani është takuar me kolegët sindikalistë në Vushtrri. Atje është biseduar për shumë çështje dhe janë dhënë detyra konkrete për kryesinë e SBASHK-ut.
Kryetari Jasharaj merr pjesë në takimin festiv të gjimnazit “Gjon Buzuku”
Prizren, 15 mars 2014 – Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës(SBASHK), Rrahman Jasharaj së bashku me bashkëpunëtor kanë marrë pjesë në organizmin festiv e sportiv të organizuar nga gjimnazi “Gjon Buzu” në Prizren dhe “Gjimnazit 13” nga Zagrebi. Kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj ka mbajtur një falim përshëndetës dhe ka ndarë një dhuratë për miqtë nga kryeqyteti i Kroacisë. Palët u pajtuan të vazhdohet me kontakte dhe me bashkëpunimin e ndërsjellë. Ndërsa takimet me institucionet dhe vizitat në shërbim të punës, aktivitetit dhe arritjeve të reja do të vazhdojmë dhe ne kolegë të nderuar presim kontributin tuaj të vazhdueshëm.
19 mars 2014 - Një delegacion i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës(SBASHK), ka vizituar komunat e Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës. Kryetari i SBASHK-ut , z. Rrahman Jasharaj dhe menaxheri financiar,z. Ymer Ymeri janë takuar me kryetarët e Kuvendeve të Sindikatës së Arsimit Fillor e Sindikatës së Arsimit të Mesëm të këtyre komunave. Takimet ishin mjaft produktive në të cilat u diskutua për angazhimet e përbashkëta. Pas takimeve të punës sindikalistët së bashku kanë vizutuar ambientet e Shkollës së Mesme të Ultë "Skënderbeu" në Përlepnicë dhe drejtoresha ka zhvilluar me ta një bisede lidhur me punën në arsim dhe aktivitetet sindikale. Ajo u ka dhuruar mysafireve nga një Monografi për shkollën e saj. Ndërsa, Blerim Mehmeti, Taip Keqmezi, Murat Abazi dhe prof. Zejnulla Zejnullahu janë kanë falënderuar delegacionin e SBASHK-t dhe kane kërkuar angazhime edhe në të ardhmen nga Kryesia e kësaj sindikate.
Prishtinë, 20.03.2014 - Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) z.Haxhi Arifi me bashkëpunëtorë, vizitoi zyret e Sindikatës së Arsimit,Shkencës dhe Kulturës e Kosovës(SBASHK).
Ai uroi kryetarin e ri z.Rrahman Jasharaj dhe Kryesinë e SBASHK-ut për detyrën e re si dhe uroi që bashkëpunimi në mes BSPK dhe SBASHK të vazhdon edhe në të ardhmen.
Po ashtu z.Arifi në këtë takim i dorëzoi z.Jasharaj Kontratën e re të Përgjithshme Kolektive .
Kryetari i SBASHK-ut takohet me Grevistët dhe Këshillin Grevist
Fondacioni Fridrisch Ebert Stiftung i gatshëm ta përkrah aktivitetin sindikal të SBASHK-ut
Prishtinë,24 mars 2014- Zyrtari i lartë nga zyra në Prishtinë i Fondacionit Fridrisch Ebert Stiftung, z. Alush Berisha, është takuar me Kryesinë e SBASHK-ut në një takim pune. Berisha ka shprehur gatishmërinë e Fondacionit, që përfaqëson, për të përkrahur aktivitetet sindikale të SBASHK-ut. Ai është shprehur se me përkrahjen e BE-së Fondacioni Stiftung angazhohet për të ndihmuar sindikatat me qëllim të forcimit dhe unifikimit të tyre.
Kryesia e SBASHK-ut ka pritur me kënaqësi propozimin e z. Berishës dhe Fondacionit Stiftung që SBASHK-u të ndihmohet me mjete dhe teknikën e nevojshme për punimin e kartelave identifikuese të anëtarëve të SBASHK-ut.
Ishte mendim i përbashkët se me këtë veprim do të hapej rruga për arritje të marrëveshjeve me firmat e mëdha tregtare që mësimdhënësit përmes kartelës së tyre të gëzojnë lirime të artikujve të përditshëm në pikat shitëse të firmave, që do të lidhnin marrëveshje mirëkuptimi për këtë çështje me SBASHK-un.
Zyrtari i lartë nga zyra në Prishtinë i Fondacionit Fridrisch Ebert Stiftung, z. Alush Berisha është shprehur i bindur se në pjesën e parë të prillit do të fillojë së aplikuari në SBASHK punimi i kartelave identifikuese për anëtarët e kësaj sindikale.
Do të jetë kjo një përkrahje dhe ndihmë e madhe e këtij Fondacioni për SBASHK-un.
Takim përgatitor për nënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale
Prishtinë, 28 mars 2014 - Në kuadër të angazhimeve dhe përgatitjeve për nënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale javën që vjen, një delegacion i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës është takuar të premten, në ambientet e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë me këshilltaren e Ministrit Buja, znj. Selvie Halimi. Të dy palët janë pajtuar se do të punojnë me përkushtim në mënyrë që çdo gjë të jetë gati për nënshkrimin e Kontratës Kolektive në javën e ardhshme.
Seideneck me bashkëpunëtorët vizitoi të shtunën SBASHK-un
Prishtinë,05.04.2014-Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit të Konfederatave Sindikale Evropiane, z. Peter Seideneck me bashkëpunëtorët ka vizituar të shtunën selinë e SBASHK-ut për të zhvilluar një takim punë me përfaqësues të Sindikatës sonë.
“Kosova po ec me hapa të sigurt drejt anëtarësisë në BE dhe prandaj edhe Sindikatat duhet të vazhdojnë me reformat dhe angazhimet për të plotësuar gjithë kriteret që kërkohen nga to”, ka thënë në fillim të takimit Seideneck për të kërkuar pastaj angazhime të sindikatave për forcimin e rolit të tyre dhe për angazhime të vazhdueshme në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të anëtarësisë. Ai ka lavdëruar arritjet në SBASHK dhe ka kërkuar që të vazhdohet me takime e tryeza për shtimin e njohurive mes të rinjve për rolin dhe mundësitë e sindikatës. Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë falënderuar mysafirët për vizitën dhe këshillat dhe janë deklaruar se SBASHK-u është Sindikata me e fortë dhe më e organizuar në Kosovë dhe prandaj edhe kërkon vend meritor në të gjitha zhvillimet sindikale në shoqëri.
Të dy palët janë pajtuar për vazhdimin e bashkëpunimit, ndërsa SBASHK-u ka kërkuar nga mysafirët që të angazhohen edhe në të ardhmen në përkrahjen e SBASHK-ut me qëllim të realizimit të objektivave në shërbim të anëtarësisë.