Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u takohet me rektorin Prof. Dr. Ramadan Zejnullahu

Një delegacion i SBASHK-ut, i kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj, kanë qenë mysafirë në Rektoratin e UP-së. Atje janë pritur nga Rektori, Dr. Prof. Ramadan Zejnullahu, i cili ka njoftuar këtë delegacion për angazhimet e këtij Institucioni të rëndësishëm në shërbim të mirëvajtjes së punës në këtë Universitet. Rektori ka përmendur edhe sfidat, të cilat, si tha ai, me punën dhe përkushtimin e gjithë të punësuarve në këtë Institucion me rëndësi të veçantë për arsimin e Kosovës , do të tejkalohen dhe do të shënohen arritje të reja.

rektori1001
Kryetari i SBASHK-ut z.Rrahman Jaharaj bashkë me anëtarët e delegacionit Bardh Bardhi , kryetar i SUSHK-ut ,Ymer Ymeri dhe Vlora Rexhepi e kanë përgëzuar Rektorin për detyrën dhe i kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të sinqertë e korrekt në shërbim të mirëvajtjes së punës në këtë Institucion të Lartë të Arsimit.
Kryetari i Sindikatës së Universitetit (SUSHK), që është pjesë përbërëse dhe shumë e organizuar e SBASHK-ut, z. Bardh Bardhi i ka treguar Rektorit për rrjedhat e veprimtarisë sindikale në Universitet dhe veçmas është ndalur te angazhimet për Kontratën e re Kolektive për Universitetin, që pritet të nënshkruhet së shpejti nga të dy palët, pasi që teksti final i saj është harmonizuar në tërësi.rektori2
Rektori, Dr. Prof. Ramadan Zejnullahu dhe delegacioni i SBASHK-ut janë shprehur të gatshëm për takime pune dhe për bashkëpunim korrekt gjatë gjithë kohës e në shërbim të mirëvajtjes së punës në këtë Institucion të Lartë të Arsimit të Kosovës.

Delegacioni i SBASHK-ut u takua me Ministrin Rashiq

Ata kërkuan që z.Rashiq mos ta nënshkruaj përbërjen e re të KES-it

Këtë të martë Ministri i MPMS-së, z. Nenad Rashiq është takuar me delegacionin e SBASHK-ut. Temë e bashkëbisedës ka qenë propozimi i një komisioni vlerësues për përbërjen e re të Këshillit Ekonomiko-Social.
Delegacioni i SBASHK-ut ka ripërsëritur në takimin me ministrin Rashiq se kjo Sindikatë, që konsiderohet nga më aktivet dhe më të organizuarat në Kosovë, nuk njeh raportin e një Komisioni, ngase ai është përbërë nga njerëz të subjekteve konkurruese për anëtarë të KES-it.
"Që nga publikimi në media të propozimit të një Komisioni vlerësues lidhur me përbërjen e re të Këshillit Ekomomiko-Social , SBASHK-u ka shprehur pakënaqësitë lidhur përbërjen e këtij Komisioni ngase në të nuk kishte pjesëmarrës të pavarur, por ishin përfaqësues të palëve konkurruese për KES, gjë që paraqet konflikt interesi. Përbërjen që ofron ky Komision nuk e njohim dhe prandaj apelojmë të Ju z. Ministër që të mos e nënshkruani këtë raport e as përbërjen e re të KES-it", është shprehur në bisedë me Ministrin Rashiq, kryetari i SBASHK-ut, z.Rrahman Jasharaj.
Anëtari tjetër i delegacionit të SBASHK-ut, z.Ymer Ymeri, ka ofruar mjaft fakte dhe ka treguar se SBASHK-u ka ofruar dokumentacion valid që dëshmon për numrin e saktë të anëtarëve. Ai është shprehur se në momentin aktual kur BSPK-ja, është Konfederatë , por nuk ka numrin e paraparë të anëtarëve sipas Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social, se në përbërjen e saj nuk janë sindikatat më të fuqishme të Kosovës dhe se në Komisionin vlerësues për përbërjen e re të KES-it ka konflikt interesi, është e udhës që Ministri të mos e nënshkruaj përbërjen e KES-it si e ka propozuar ai komision, por të takohet me sindikatat që kanë konkurruar dhe të gjendet një zgjedhje me marrëveshje nga të gjithë.
Ministri Rashiq ka deklaruar se është për respektim të Ligjeve, duke mos i dhënë ndonjë përgjigje të prerë delegacionit të SBASHK-ut. Ata kanë deklaruar edhe një herë në përfundim të këtij takimi se nuk do ta njohin përbërjen e KES-it pa qenë të përfaqësuara aty sindikatat më të forta e me anëtarësi reale dhe se do të vazhdojnë me përpjekjet për të triumfuar drejtësia, që konsiderojnë se është në anën e tyre.

Prishtinë, 28 tetor 2014

Takim i suksesshëm i SBASHK-ut në Suharekë

Në vazhdën e takimeve me DKA-të, delegacioni I SBASHK-ut, në përbërje nga kryetari Rrahman Jasharaj dhe menaxheri financiar Ymer Ymeri, kanë vizituar Suharekën.

suhareke1


Ata fillimisht janë takuar me kryetarin e kuvendit të SAF dhe SAM të kësaj komune, z.Sadik Shala për të vizituar pastaj bashkërisht DKA-në në Suharekë. E veçanta e këtij takimi ishte se drejtori DKA-së z.Sherif Berisha, kishte ftuar në takim edhe zyrtarë përgjegjës, si drejtorin për financa z.Hasan Gashi dhe drejtoreshën e zyrës ligjore znj.Halime Gashi. Drejtori Berisha ka lavdëruar bashkëpunimin e drejtorisë që drejton me sindikatën e arsimit në Suharekë. Ai është shprehur i gatshëm të bashkëpunoj edhe në të ardhmen për arsimin në këtë komunë.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë përgëzuar DKA-në e Suharekës për angazhimet dhe në bashkëbisedë me ta kanë treguar se SBASHK-u viziton DKA-të që bashkërisht të mbrojnë Kontratën Kolektive.

suhareke2
Ata dhe këtu kanë kërkuar që të bëhen planifikime buxhetore për implementimin e plotë të Kontratës Kolektive. DKA-ja në Suharekë është pajtuar me këtë propozim, duke shtuar se do të vazhdoj bashkëpunimin me SBASHK-un edhe në të ardhmen në shërbim të arsimit.
Shqetësim i përbashkët ishte se edhe në këtë komunë hetohet rënie e numrit të nxënësve.

SBASHK-u vizitoi Drenasin dhe Skenderajn

Në kuadër të aktiviteteve për të bërë një bashkëpunim dhe bashkëveprim në DKA-të e Kosovës lidhur me respektimin e Kontratës Kolektive, delegacioni i SBASHK-ut, sot ka vizituar Drenasin dhe Skenderajn. Delegacioni në përbërje: kryetari z.Rrahman Jasharaj, anëtari i kryesisë z.Hajriz Berisha dhe menaxheri financiar z.Ymer Ymeri, fillimisht janë takuar me drDRENASejtorin e DKA-së në Drenas,z.Sadik Tahiraj. Drejtori i arsimit në Drenas, ka përgëzuar SBASHK-un për angazhimet dhe ka lavdëruar bashkëpunimin korrekt mes DKA-së dhe sindikatës së arsimit në Drenas. Të dy palët janë pajtuar që të bëjnë angazhime te përbashkëta për ta vënë në jetë Kontratën Kolektive.
Shqetësimi i përbashkët është që kudo në komunat e Kosovës vërehet një rënie e numrit të nxënësve por është zotim i përbashkët që me një planifikim me kohë nuk do të ketë asnjë mësimdhënës të mbetur pa punë.

skenderaj1

 


Ky delegacion bashkë me kryetarin e SAF dhe SAM te Skenderajt z.Ramiz Polaci kanë vizituar DKA-në e Skenderajt dhe janë takuar me drejtorin z. Jashar Lushtaku. Takimi është përshkruar me një bashkëbisedë korrekte dhe te dy palët kanë bërë një analizë të arritjeve të arsimit të kësaj komune
Ata janë pajtuar që për të gjitha çështjet të veprohet në mënyrë unike në tërë Kosovën.skenderaj2

SBASHK-u merr pjesë në Konferencën për Procesin e Referencimit të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve

Sot më 17 tetor 2014, përfaqësues të SBASHK-ut, kryesuar nga kryetari z.Rrahman Jasharaj janë prezent në një Konferencë, organizuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve(AKK) në hotel Emerald.

10735712 790631177661128 586476364 n

Disa nga temat e sesioneve në këtë Konferencë janë:
Procesi i Referencimit – znj.Tetua Danuza (AKK);
Zhvillimi dhe Implementimi i Kornizave të Kualifikimeve nëpër BE – Z.John Hart (ekspert ndërkombëtar);
Themelimi i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve të Mbretërisë së Bashkuar –z.Trevor Clark (ekspert ndërkombëtar);

Në këtë Konferencë pjesëmarrës janë edhe përfaqësues nga MASHT, MPMS,OEK, drejtorë shkollash etj
SBASHK-u është i përkushtuar të marr pjesë në të gjitha takimet ku flitet për arsimin, me qëllim që të jap kontributin e tij.

 

10728915 790631147661131 1942317036 n

10743473 790652600992319 527458134 n

SBASHK-u në ditën e dytë të seminarit në Durrës

Trajnerët Alejtin Berisha dhe Burim Ejupi kanë shprehur kënaqësinë që edhe në ditën e dytë anëtarët e SBASHK-ut nga shkollat më të mëdha të Kosovës vazhdojnë me angazhimet dhe me kontributin e tyre në realizimin e temave që kanë të bëjnë me hartimin e politikave arsimore. E bukura e këtij seminari është se ai ka rrjedhë të natyrshme dhe forma e punës përmes bashkëbisedës dhe trajtimit të temave në mënyrë të përkushtuar ka bërë që pjesëmarrësit të këmbejnë mendime e ide se si duhet ngritur fuqinë e SBASHK-ut për të qenë hartues me zë të politikave arsimore. Trajnerët Berisha e Ejupi këtë rol të SBASHK-ut e shohin me të lehtë duke u nisur nga fakti, si thanë ata , se kjo Sindikatë e mësimdhënësve të Kosovës me punë e përkushtim ka krijuar emër të nderuar dhe një unitet për lakmi . Këto dy komponentë janë të rëndësishme në dialogun social, por edhe në angazhimet për të qenë të pranishëm kudo diskutohet , por edhe përgatiten Ligje, jo vetëm nga sfera e arsimit.

nacio1 

 

 

Vlen të theksohet se shumë nga pjesëmarrësit kanë dhënë vlerësime për angazhimet e SBASHK-ut, por edhe për sfidat që e presin sindikatën e tyre, ndërsa kryetari Rrahman Jasharaj dhe menaxheri i financave, Ymer Ymeri kanë dhënë sqarime për Kontratën dhe për përpjekjet e vazhdueshme të SBASHK-ut për të qenë në hap me kohën dhe për t'u marrë me kohë me problemet dhe zgjidhjen e tyre. Pjesëmarrësit në këtë seminar nga e gjithë Kosova në kuadër të aktiviteteve e seminarit po shtrojnë edhe pyetje konkrete që kanë të bëjnë me çështje nga komunat e tyre duke marrë përgjigje për të gjitha çështjet e shtruara.

 

nacio2

 

 


Seminari në ditën e tretë do të nxjerr një dokument për fuqizimin e SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore, dokument ky që do të jetë një pikënisje e mirë për aktivitetet në të ardhmen.

Edhe një seminar me rëndësi të veçantë

Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave në arsim
Me qëllim që të mos jetë vëzhgues pasiv i rrjedhave e veprimeve në emër të arsimit, po të bëhet akter i fuqishëm e domethënës në hartimin e politikave në arsim, është duke u mbajtur seminari i radhës në kuadër të Projektit të përbashkët mes KEC-it e SBASHK-ut e që mbështetet nga Këshilli i Evropës.
E veçanta e seminarit, që ka vazhduar këtë të shtunë dhe do të zgjas tri ditë, është se përfaqësues sindikalë dhe 4 drejtorë nga shkollat më të mëdha të komunave të Kosovës do të trajnohen për të analizuar politikat aktuale në arsim dhe për të qenë të gatshëm të ndërtojnë kapacitete për hartimin e politikave që janë në shërbim të arsimit, mësimdhënësve, nxënësve dhe ngritjes së cilësisë në arsim.
Në hapje të këtij seminari kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka lavdëruar bashkëpunimin mes KEC-it dhe SBASHK-ut e po ashtu ka përgëzuar kryetarët e niveleve komunale të Sindikatës për përzgjedhjen kaq të qëlluar të pjesëmarrësve. " Ky seminar do të jetë i suksesshëm sepse këtë e garanton përzgjedhja e qëlluar. Ju këtu jeni dëshmia më e mirë se SBASHK-u vazhdon ta shtrijë aktivitetin duke përfshirë në aktivitete anëtarë sindikalistë nga të gjitha komunat e Kosovës, por edhe drejtorë e pedagogë. Le të jetë detyrë jona këtu që në fund të seminarit ta kemi një dokument që do të ndihmojë në krijimin e politikave të favorshme arsimore për të punësuarit në këtë sferë kaq të rëndësishme", është shprehur kryetari i SBASHK-ut.nac1                            Trajnerët Alejtin Berisha dhe Burim Ejupi që në fillimet e seminarit kanë arritur të krijojnë një atmosferë korrekte e të relaksuar dhe prandaj i tërë aktiviteti është zhvilluar në formë të bashkëbisedës dhe përgjigjet e mendimet janë dhënë lirshëm, por shumë me korrektësi, nga pjesëmarrësit.


Pjesëmarrësit po gjejnë përgjigje në pyetje me rëndësi se çfarë janë politikat publike, cili është cikli i hartimit të tyre, si qëndron rajone me këtë çështje, cilat janë procedurat dhe proceset për hartimin e këtyre politike? .Janë këto vetëm disa nga pyetjet, por që më shumë janë edhe sfida e që u duhet gjetur përgjigja e zgjidhja nga pjesëmarrësit e këtij seminari. Pjesëmarrësit e këtij seminari kanë lavdëruar bashkëpunimin mes KEC-it dhe SBASHK-ut dhe po ashtu kanë fjalë të mira edhe për pronarin Beqir Novalliu dhe stafin e hotelit "Nacional" .

nac2

SBASHK-u ishte në një aktivitet të rëndësishëm sindikal në Tiranë

U mbajt Tryeza Sindikale " Vizioni dhe angazhimi i Sindikatave të Arsimit për arsim cilësor"
Sindikatat e Arsimit të Shqipërisë, të mbështetura nga EI-ja, kanë organizuar në Tiranë një tryezë të suksesshme Sindikale me temën bosht "Sindikale " Vizioni dhe angazhimi i Sindikatave të Arsimit për arsim cilësor". Krahas veprimtarëve sindikal të arsimit nga e gjithë Shqipëria, në këtë Tryezë kanë marrë pjesë edhe zëvendësministret Nora Malaj dhe Genta Sula. Mysafirë të veçantë në këtë aktivitet ishin edhe delegacioni i SBASHK-ut dhe Këshilltari i Lartë në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri, z. Esat Brajshori, i cili ka ftuar SBASHK-un që gjatë vizitave të radhës në Shqipëri të kontaktojë me Ambasadën tonë këtu dhe t'i vizitojnë ambientet e saj.
Në fjalën e hyrjes kryetari i FSASH, z. Xhafer Dobrushi ka treguar për angazhimit e sindikatave shqiptare në shërbim të arsimit shqiptar duke u ndalur në arritjet, por edhe në sfidat. Ai ka lavdëruar komunikimin korrekt me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit , me atë Mirëqenies sociale, por edhe me institucionet tjera të shtetit. Z. Dobrushi ka kujtuar edhe bashkëpunimin e shkëlqyer dhe tri Marrëveshjet konkrete të bashkëpunimit me SBASHK-un.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka falënderuar mikpritësin për ftesën dhe pastaj është shprehur se edhe në vitet e vrara të Kosovës, Shqipëria ishte dhe mbeti nënë për Kosovë. Ai pastaj ka renditur angazhimet e përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit vëllazëror mes Sindikatave , por edhe mes institucioneve të pushtetit të të dy vendeve.

 

tryeza1

Pjesëmarrësit kanë dëgjuar me vëmendje paraqitjet tematike të znj. Nora Malaj dhe të znj. Genta Sula që prezantonin qëndrimet dhe angazhimet e Qeverisë dhe Ministrive për ngritjen e cilësisë në arsim.
Profesori i nderuar Fatmir Bezati pastaj ka referuar në temën "Të bashkohemi për arsimin cilësor-për një botë më të mirë". Ai ka veçuar se Komisioni Evropian dhe EI-ja kanë nisur angazhimet për një strategji të përbashkët me qëllim të ngritjes së cilësisë në arsim dhe se këtë Strategji do ta kenë si bazë e pikënisje që të 400 shtetet, sindikatat e të cilave janë anëtare të EI-së, pra edhe Sindikata stryeza2hqiptare e arsimit dhe SBASHK-u. Kjo temë e ligjëruar qartë ka zgjuar interesimin e pjesëmarrësve të Tryezës, të cilët kanë shtruar pyetje, por edhe kanë dhënë komentet e tyre. Të angazhuar në këtë tryezë ishin edhe z.Bardh Bardhi, z.Rexhep Sadiku dhe z.Ymer Ymeri, që po përfaqësonin Arsimin Universitar, Arsimin e Mesëm dhe atë Fillor të Kosovës.
Të gjithë janë pajtuar me mendimin se "Shtylla kurrizore e arsimit cilësor është mësuesi".
Sindikatat Shqiptare të Arsimit të udhëhequra nga z. Xhafer Dobrushi dhe Nevrus Kaptelli kanë zhvilluar takime me delegacionin e SBASHK-ut dhe janë pajtuar që të vazhdojnë me bashkëpunimin vëllazëror e në shërbim të arsimit dhe të punësuarve në këtë sektor tepër të rëndësishëm për Shqipërinë dhe Kosovën.

REAGIM PUBLIK I SBASHK-ut PËRMES MEDIEVE TË SHKRUARA E ELEKTRONIKE

Shkolla të mos jetë vend i shpërblimit a ndëshkimit për shkak të aderimit politik

07 Tetor 2014
Në SBASHK ka pasur shumë vizita të palëve dhe janë marrë edhe shumë telefonata nga persona që shprehin dyshime se kanë ngelur jashtë sistemit arsimor, në të cilin kanë qenë të angazhuar me vite, për arsye të aderimit të tyre politik.
SBASHK-u ka dëgjuar me vëmendje ankesat e tyre dhe uron që deklarimet e tilla të jenë produkt i ndonjë momenti emocional dhe se e vërteta qëndron ndryshe. Mirëpo ne angazhohemi për hulumtimin e secilit rast veç e veç në mënyrë që të arrijmë të e vërteta. SBASHK-u ka dyshime se në disa komuna edhe mund të kenë ndodhur raste të shpërblimit a ndëshkimit për arsye të aderimit politik të individëve. Kujtojmë DKA-të dhe përgjegjësit tjerë të pushtetit lokal nëpër Komunat e Kosovës se janë dhënë shumë deklarata nga vet ata se shkollat dhe arsimin në tërësi duhet mbrojtur nga ndikimet dhe veprimet politike, por emërimi i drejtorëve dhe zgjedhja e kuadrove arsimore nuk duket se në tërësi i ka shpëtuar kësaj. Kujtojmë po ashtu se edhe Komisioni Evropian më 3 mars 2010 ka ngritur një Strategji për ngritjen e cilësisë në arsim dhe për këtë ka obliguar të 400 Sindikatat e shteteve anëtare të EI-së (Edukimit Internacional), anëtare të cilit është edhe SBASHK-u. Është qëndrim yni se për cilësinë dhe ngritjen e saj në arsim janë DKA-të dhe MASHT-i që duhet të angazhohen në vazhdimësi, por me ndërhyrjen e politikës dhe me kthimin e shkollave e institucioneve tjera arsimore në vende për shpërblime e ndëshkime për shkak të aderimeve politike, nuk mund të shtohet cilësia, po në të kundërtën ajo sa vjen e bie.
SBASHK-u kërkon nga MASHT-i që të obligojë sektorin e Inspektimit dhe Inspektorët regjional të Arsimit që të vizitojnë DKA-të dhe të vënë në tavolinë dokumentacionin e personave të pranuar dhe të atyre që janë refuzuar në mënyrë që të vërtetohet me argumente nëse dyshimet e individëve se u është bërë e padrejtë për arsye të aderimit të tyre politik janë të sakta, apo janë vetëm deklarime të emocioneve të momentit.
SBASHK-u është i gatshëm të bëhet pjesë e ekipeve të Inspektorëve , në cilësinë e vëzhguesit, për të qenë pjesë e hulumtimit të së vërtetës. Nëse nuk veprohet nga institucionet SBASHK-u do të shkojë tutje dhe vetë do të merret konkretisht me secilin rast duke i publikuar një nga një.

Reagim i përbashkët i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe Sindikatës së Shëndetësisë

policia2Kërkohet anulim i vendimit të Komisionit lidhur përbërjen e një pjese të KES-it

Në këtë takim është vendosur që këto tri Sindikata të vazhdojnë me angazhimet në kërkim të së drejtës së tyre për pjesëmarrje në përbërjen e KES-it e duke vlerësuar se BSPK-ja nuk ka të drejtë e as numër të anëtarësisë për të qenë e vetmja përfaqësuesve e punëmarrësve në Kësëhillin Ekonomik Social.

Pasi kanë lexuar në media për vendimin e një Komisioni vlerësues për pjesëmarrje në Këshillin Ekonomik Social, pëtfaqësuesit e SBASHK-ut, Sindikatës së Policisë dhe asaj të Shëndetësisë, si tri degët më të mëdha Sindikale në Kosovë, kanë reaguar ndaj mendimit të këtij Këshilli, i cili pa të drejtë kishte propozuar që në KES si përfaqësues të punëmarrësve të jenë vetëm njerëez nga BSPK-ja. Duke vazhduar me angazhimet në kundërshtim të këtij propozimi dhe për ta senzibilizuar opinionin dhe organin që vendos lidhur me këtë çështje, përfaqësuesit e këtyre tri degëve janë takaur të mërkurën dhe kanë analizuar këtë veprim të një Komisioni, i cili brenda tij ka edhe konflikt interesi, si jo të drejtë dhe që mohon të drejtën e një pjese të madhe të të punësuarve për të pasur përfaqësuesit legjitim në KES.
Në këtë takim është vendosur që këto tri Sindikata të vazhdojnë me angazhimet në kërkim të së drejtës së tyre për pjesëmarrje në përbërjen e KES-it e duke vlerësuar se BSPK-ja nuk ka të drejtë e as numër të anëtarësisë për të qenë e vetmja përfaqësuesve e punëmarrësve në Kësëhillin Ekonomik Social. Sindikatat e Arsimit, Policisë dhe Shëndetësisë jan ë marrë vesh që çështjen ta ngrisin edhe drejt institucioneve të shtetit dhe i drejtohen publikisht Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale që të mos e miratojë këtë vlerësim të Komisionit, por të veprojë sipas situatës reale dhe t'i jep të drejtën e merituar sindikatave reale dhe që kanë numrin më të madh të anëtarëve aktivë. Përfaqësusit e këtyre tri Sindikatave janë marrë vesh të dalin me këtë Komunikatë të përbashkët për mediet dhe po ashtu janë marrë vesh se çështjen bashkërisht do ta drejtojnë për në Gjykatën gjegjëse, nëse Ministria e Punës e Mirëqenies Sociale nuk degjon zërin e arsyes,

Prishtinë , 1 tetor 2014

Për SBASHK-un
Rrahman Jasharaj,

Për Sindikatën e Policisë së Kosovës
Shaban Tasholli,

Për Sindikatën e Shëndetësisë
Blerim Syla

Reagim i SBASHK-ut lidhur me përbërjen e KES-it që përfaqësojnë të punësuarit

logoSBASHK-u nuk do njoh as Këshillim Ekonomiko Social (KES) e as vendimet e tij

SBASHK-u bën me dije opinionin, Qeverinë e Kosovës, Ministrinë e Punës dhe Mirëqienies Socilale, MASHT-in dhe gjithë të punësuarit në arsim se kështu si është vepruar nga Komisioni gjegjës në caktimin e përbërjes së KES janë shkelur interesat dhe të drejtat e SBASHK-ut dhe prandaj kjo Sindikatë nuk do të njoh as KES-in e as edhe vendimet e tij.

SBASHK-u ende nuk ka marrë përgjigje zyrtare se i është mohuar e drejta të jetë pjesë e KES-it dhe me të marrë të kësaj përgjigje do të pasojnë veprimet konform rregullave dhe angazhimeve Staturate të SBASHK-ut. Duke u përgjegjur në atë që lexuam në media që tani e bëjmë me dije opinionin, Qeverinë e Kosovës, Ministrinë e Punës dhe Mirëqienies Socilale, MASHT-in dhe gjithë të punësuarit në arsim se kështu si është vepruar nga Komisioni gjegjës në caktimin e përbërjes së KES janë shkelur interesat dhe të drejtat e të punësuarve në arsim, institucione shkencore e në ato të kulturës dhe prandaj SBASHK-u nuk do të njoh as KES-in e as edhe vendimet e tij. Kujtojmë Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale se SBASHK-u kishte përgatitur gjithë dokumentacionin dhe e kishte dorëzuar me kohë për të konkuruar për përbërjen e re të KES. Kujtojmë se jemi Sindikata më e organizuar, më aktive, me më se shumti aktivitete në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit dhe çka është më e rëndësishmja kemi numrin më të madh të anëtarëve aktiv, rreth 18.500) dhe për gjithë këto kemi dëshmuar me argumnte e dokumente.
Të gjithë e dinë gjendjen në BSPK dhe numrin real të anëtarëve e degëve atje. Ajo nuk ka s 3 % të të punësuarve si anëtarë të saj. Të gjithë e dinë se sa është aktiv dhe sa ka anëtarë SBASHK-u. Kjo Sindikatë është përfaqësuaesja e vetme e të punësuarve që nga qerdhet e deri te Universiteti. Kërkojmë nga Ministri i Minsitrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale që të mos e marrë parasuysh sygjerimin e Komisionit sepse në vetë përbërjen e këtij Komisioni ka konflikt ineresi dhe se është shkelur edhe Ligji për Këshillin Ekonomik e Social, nr. 04/L-008, saktësisht neni 7 , alineja, 1.1. . Nëse nuk ndodh kështu do të krijohen probleme e pakënaqësi ngase SBASHK-u me gjithë këtë numër anëtarësh e me gjithë këto aktivitete nuk do të pranojë kurrë që të tjerët, kusho qoftshin ata, ta prezantojnë në KES. Pra, derisa nuk veprohet në anulimin e këtij vendimi SBASHK-u nuk do të njoh as KES-in e as vendimet e tij.

Zyra për informim e SBASHK-ut
Prishtinë, 30 shtator 2014

Ma artikuj...

  1. Delegacioni i SBASHK-ut në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Slloveni
  2. Një vizitë e veçantë e SBASHK-ut gjatë qëndrimit në Slloveni
  3. Delegacioni i SBASHK-ut pritet edhe në Ministrinë e Arsimit,Shkencës dhe Sportit të Sllovenisë
  4. Delegacioni i SBASHK-ut në vizitë pune në Slloveni
  5. Vizitë pune e SBASHK-ut në ambientet e Presidencës së Kosovës
  6. Agjendën e së martës SBASHK-u e përfundoi ne Gjakovë
  7. Në Rahovec SBASHK-un e takoi edhe kryetari z.Idriz Vehapi
  8. Pajtueshmëri e plotë në mes SBASHK-ut dhe DKA-së në Prishtinë
  9. SBASHK vazhdon takimet me DKA-të
  10. Këshilli Drejtues i SBASHK-ut analizon gjendjen para fillimit të vitit të ri shkollor
  11. Kryetari Jasharaj me bashkëpunëtor kanë takuar ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja
  12. Një delegacion nga SBASHK-u viziton kolegët në Ferizaj
  13. Një delegacion nga SBASHK-u viziton Istogun
  14. Nënëkryetari Mani takon kolegët sindikalistë në Vushtrri
  15. Kryetari Jasharaj merr pjesë në takimin festiv të gjimnazit “Gjon Buzuku”
  16. Kryetari Jasharaj me këpubashnëtor vizitojnë kolegët në Gjilan, Viti dhe Kamenicë
  17. Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK)
  18. SBASHK-u i gatshëm për nënshkrimin e Kontratës Kolektive me MASHT-in
  19. Kryetari i SBASHK-ut takohet me Grevistët dhe Këshillin Grevist
  20. Fondacioni Fridrisch Ebert Stiftung i gatshëm ta përkrah aktivitetin sindikal të SBASHK-ut
  21. Takim përgatitor për nënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale
  22. Seideneck me bashkëpunëtorët vizitoi të shtunën SBASHK-un
  23. SBASHK-u dhe MASHT-i nënshkruajnë kontratën kolektive për arsimin parauniversitar
  24. Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti takoi kryesinë e SBASHK-ut
  25. SBASHK-u në Konferencën Ndërkombëtare organizuar nga MASHT
  26. Kryesia e SUSHK-ut takohet me Kryetaren e Këshillit Drejtues të UP-së
  27. Bashkëbisedë për Draftin e Kontratës Kolektive të UP-së
  28. Në përpjekje për fuqizimin e rolit të SBASHK-ut
  29. Mësimdhënësit sindikalistë vlerësuan lartë Trajnimin në Gjakovë
  30. SBASHK-u vazhdon angazhimet për miratimin e ligjit për mësimdhënësit e viteve 90-99
  31. Takim vëllazëror me Sindikatat e Arsimit të Shqipërisë
  32. Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka mbajtur takim pune
  33. Takim i frytshëm në MASHT me Ministrin Buja
  34. Kuvendi i SAF E SAM të Prishtinës me kryesi të re
  35. SBASHK-u i gatshëm për të lëshuar kartelat sindikale
  36. Një delegacion i SBASHK-ut vizitoi Podujevën
  37. Angazhim serioz i Komisionit SBASHK- MASHT për Ligjin e viteve ‘90-‘99
  38. Kuvendi i SAF dhe SAM të Prishtinës me Kryesi të re
  39. Delegacioni i SBASHK-ut takohet me Rektorin e UP-së, z. Anton Berishaj
  40. Kontrata Kolektive nisi rrugëtimin drejt shkollave
  41. SBASHK-u vazhdon vizitat nëpër shkolla
  42. Fillim i mbarë i seminarit të dytë “Fuqizimi i Rolit të SBASHK-u”
  43. Teksti i Projekt ligjit për mësimdhënësit e viteve 90-99 drejt finalizimit
  44. Takim vëllazëror i përfaqësuesve të SPASH-it me Këshillin Drejtues të SBASHK-ut
  45. Edhe një Seminar i përmbyllur me shumë sukses
  46. SBASHK-u takohet me mësimdhënësit e Lipjanit
  47. Ka nisur ndarja e kartelave sindikale edhe në Viti
  48. SBASHK-u ka filluar publikimin e gazetës elektronike, më poshtë mund të lexoni numrin e parë
  49. Vizitë pune e SBASHK-ut në Gjimnazin “Ulpiana” Lipjan
  50. Kuvend pune i SAF e SAM në Skenderaj

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook