Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Edhe dy grupe trajnimi nga larg me kolegët tanë

SBASHK përgatitet që këtë aktivitet ta vazhdojë në ambientet shkollore
Prishtinë, 02.10.2020
120705608 978687652644759 2421185128790586515 nPas organizimit të trajnimeve për dhjetëra grupe mësimdhënësish e duke u nisur nga fakti se procesi mësimor ka rrjedhë të mbarë në institucionet arsimore të Kosovës, stafi qendror i SBASHK-ut i udhëhequr nga koordinatori për organizim të brendshëm ,Ymer Ymeri e në bashkëpunim me kryetarët e nivelit komunal sindikal vazhdojnë me përgatitjet që këtë aktivitet ta organizojnë së shpejti në ambientet shkollore duke respektuar Rregullat e përcaktuara të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Udhëzimet e MASH-it .
Mirëpo pasi që në SBASHK kanë arritur edhe ca kërkesa të kolegëve tanë për trajnime u vendos që ky aktivitet të nis këtë të premte me trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social" me trajnerin Blendor Shatri dhe trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" me trajnerin Sami Shala.120704140 718930835375316 2627443529144319776 n
Edhe këto dy grupe të trajnimit kanë nisur me distancën kohore prej 10 minutash nga njëri –tjetri me qëllim të bashkëbisedës së kryetarit Rrahman Jasharaj dhe koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri me kolegët pjesëmarrës në këtë aktivitet.
Duke marrë pjesë në bashkëbisedën me pjesëmarrësit e trajnimit "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social", kryetari Jasharaj ka përgëzuar pjesëmarrësit dhe gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit për punën e përkushtimin në kryerjen e misionit të shenjtë në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj dhe për gatishmërinë dhe vullnetin për të marrë pjesë aktive edhe në trajnimet e licencuara të SBASHK-ut. Kryetari Jasharaj ka vlerësuar lart angazhimin e përkushtimin e trajnerit Blendor Shatri dhe gjithë trajnerëve tjerë të angazhuar tani e sa kohë në trajnimet e shumta që janë organizuar deri tani. Ai pastaj ka treguar edhe për angazhimet e shumta të SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë.
Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka treguar për rregullat e rrjedhës së mbarë të trajnimit duke treguar se trajnimi zgjat 4 ditë dhe ata që tregojnë sukses duke u dëshmuar në kryerjen e detyrave që lidhen me temat kyçe do të certifikohen me certifikatat e nënshkruara nga kryetari i SBASHK-ut , zyrtari i lartë i MASH dhe trajneri.
120748269 267049454450980 8222523627862851113 nKoordinatori ka vazhduar me bashkëbisedën duke u përgjigjur në pyetjet e pjesëmarrësve, qoftë për trajnimet e radhës, qoftë edhe për çështje sindikale.
Janë kyçur kryetari Jasharaj e koordinatori Ymeri edhe në trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" . Kryetari Jasharaj edhe në këtë bashkëbisedë ka përgëzuar mësimdhënësit e Kosovës dhe personelin tjetër arsimor për punën dhe përkushtimin në rrjedhën e mbarë të procesit mësimor, edhe pse në kushte mjaft të vështirësuara. Ai ka falënderuar trajnerin Sami Shala për angazhimin dhe përkushtimin në realizimin në përpikëri dhe sukses të gjithë temave që kërkon ky trajnim. Pas kësaj koordinatori Ymer Ymeri ka treguar për rregullat që sigurojnë rrjedhë të mbarë të trajnimit dhe është përgjigjur edhe në pyetjet e ngritura nga pjesëmarrësit e këtij trajnimi.

SBASHK uron për fillimin e vitit të ri akademik

Prishtinë, 01.10.2020
llogo sbPas fillimit të mbarë të vitit shkollor në Arsimin Parauniversitar sot po fillon viti i ri akademik, i cili do të përcillet me shumë sfida, por SBASHK-u është i sigurt se studentët, stafi akademik e stafi administrativ të prirë nga rektorët dhe dekanët e ri do të shënojnë arritje të shumta në betejën për dituri të reja.
Duke përcjellë urimin tonë për fillimin e vitit të ri akademik përmes Sindikatës së Universiteteve , që është pjesë e SBASHK-ut, ju premtojmë do të vazhdojmë të angazhohemi në shërbim të arritjeve të reja dhe në realizimin kërkesave të anëtarësisë sonë kudo në Universitetet e Kosovës.
Dekanët dhe rektorët e zgjedhur në këto detyra tepër të rëndësime udhëheqëse i ftojmë për bashkëpunim dhe angazhim të përbashkët në shërbim të arsimit dhe të realizimit bashkërisht e me dialog të kërkesave të anëtarësisë sonë në institucionet e arsimit të lartë të vendit tonë.

SBASHK-u nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me SHSPZAP

Gashi – SBASHK-u është shembulli më i mirë i organizmit sindikal
Prishtinë, 01.10.2020
1eSindikata e Punëtorëve të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm duke vlerësuar lartë angazhimin, përkushtimin dhe arritjet e SBASHK-ut në shërbim të arsimit dhe realizimit të kërkesave të shumta të anëtarësisë ka shprehur vullnetin për të lidhur marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të forcimit të zërit sindikal, bartjes së përvojave dhe organizmit të aktiviteteve të përbashkëta sindikale.
Kjo ide e bashkëpunimit është pranuar me kënaqësi nga SBASHK dhe në një ceremoni festive dhe pas një bashkëbisede mes dy palëve për situatën aktuale në të dy këta sektorë dhe për mundësitë e angazhimeve të përbashkëta sindikale është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit mes SBASHK dhe SHSPZAP nga kryetarët Rrahman Jasharaj dhe Ramadan Gashi.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje kryetari i SHSPZAP Ramadan Gashi ka deklaruar se SBASHK-u është shembulli më i mirë i organizmit sindikal duke shprehur bindjen se bashkëpunimi do të jetë i shoqëruar me plot rezultate dhe se anëtarët e sindikatës që ai përfaqëson do të kenë mundësi të marrin shumë përvoja nga SBASHK për organizimin dhe angazhimin sindikal.2e
Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje krahas kryetarëve Jasharaj e Gashi kanë marrë pjesë edhe nënkryetarja e SBASHK Vjollca Shala e koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe nënkryetari i SHSPZAP Muhamet Balaj.

Në kuadër të komunikimit dhe takimeve të rregullta SBASHK – MASH

U bisedua për angazhimet e përbashkëta në shërbim të arsimit
Prishtinë, 28.09.2020
mashhhhDuke vazhduar me komunikimin dhe takimet e rregullta sot kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri janë takuar me Gëzim Berishën, shef i Kabinetit të Ministrit Likaj dhe me Enver Osdautaj, Këshilltarin e lartë të Ministrit.
Në këtë takim është bërë një analizë e rrjedhës së procesit mësimor nëpër institucionet arsimore të Kosovës dhe është thënë se situata është stabile dhe se po vazhdohet me angazhimet e përbashkëta për respektimin në tërësi të këshillave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të Udhëzimeve të MASH. Ishte vlerësim i përbashkët se fatmirësisht janë të pakta rastet e prekjeve me virusin Covid mes nxënësve dhe personelit arsimor dhe se në ato raste janë marrë masat konkrete nga Task forcat dhe se procesi mësimor nuk është ndërprerë, por aty ku është dashur është kaluar në versionin tjetër të mësimit. Ishte vlerësim i përbashkët se institucionet lokale duhet të vënë në zbatim çështjen e mësimdhënësve me sëmundje të rënda, gjegjësisht që ata të lirohen nga procesi mësimor për këtë vit mësimor pasi që për ta MASH përmes Qeverisë ka siguruar mjete për pagat e tyre dhe në vend të tyre të angazhohet personel tjetër arsimor.
Po ashtu është biseduar edhe për Udhëzimin Administrativ 10/2018 lidhur me mësimdhënësit që janë në sistemin arsimor me 180 kredi . Ministri Likaj e ka ngritur këtë çështje, e cila edhe do të gjej zgjidhje të drejt duke u përmirësuar Udhëzimi në fjalë dhe duke u krijuar kushtet në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë dhe në fakultetet gjegjëse në komunat tjera që të punësuarit në sektorin e arsimit të ndjekin studimet pa shkëputje nga puna.
Në këtë takim të rregullt është bashkëbiseduar edhe për çështje të tjera e të cilat do të jenë tema të diskutimit në takimin me Ministrin Likaj, që do të ndodh së shpejti.

Dita Botërore e Mësuesve - Bashkohuni me 5 tetor 2020

Më 5 tetor, mësuesit kudo janë po marrin drejtimin për të sjellë ndryshime reale në shkollat, komunitetet dhe botën e tyre. #DitaBotëroreeMësuesve #WorldTeachersDay


Bashkohuni me ne për një transmetim të drejtpërdrejtë 24-orësh në internet rreth botës #5octLive
Ne do të festojmë arritjet tona, do të ndajmë mësimet tona nga pandemia dhe vizionin tonë për të ardhmen.


Regjistrohuni sot!
Www.5oct.org

 

Facebook post 3 WTD2020 ETUCE EN

SBASHK vazhdon të realizojë kërkesat e anëtarësisë

Këtë të premte shumë grupe të mësimdhënësve në të katër trajnimet e licencuara

Prishtinë,26.09.2020
120092436 2647464048848009 8488696444716730827 nDuke respektuar kërkesat e kolegëve tanë nga Vitia, Theranda ( Suhareka), Kastrioti ( Obiliqi), Klina, Malisheva, Skenderaj, Gjilani, Kamenica, Novobërda, Lipjani , Deçani, Dragashi, Kaçaniku e Kllokoti, stafi qendror i SBASHK-ut ka vazhduar me përkushtimin duke krijuar kushte për nisjen e trajnimeve për grupe të reja të mësimdhënësve.
Kështu këtë të premte një numër mësimdhënësish nga këto komuna do të jenë pjesë aktive e trajnimit "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerët Skënder Gashi, Valentina Sopjani e Jehona Oruqi. Shumë kolegë të tjerë kanë shprehur vullnetin që të marrin pjesë në trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" me trajnerët Arbenita Hoxha e Hyesen Hyseni. Disa nga kolegët tanë kanë kërkuar të jenë pjesë e trajnimit "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm"dhe ata të ndarë në dy grupe do të përcjellin këtë aktivitet të udhëhequr nga trajnerët Pranvera Haziri e Arbëresha Aliu. Disa grupe të tjera do të nisin me trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social" me trajnerët Emrush Ahmeti e Blerim Mehmeti.120132031 1671907132977728 2808964842518050993 n
Edhe kësaj radhe grupet e mësimdhënësve trajnimet i kanë filluar me një distancë kohore prej 10 minutash me qëllim që në hapje të këtyre aktiviteteve me pjesëmarrësit të bashkëbisedojnë kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj në bashkëbisedë me pjesëmarrësit ka informuar ata për angazhimet konkrete të SBASHK-ut dhe ka përgëzuar kolegët kudo në Kosovë për angazhimin e përkushtimin në procesin mësimor në këtë vit shkollor, i cili vlerësohet nga më të vështirët për arsye të pandemisë. Kryetari u është përgjigjur edhe pyetjeve të pjesëmarrësve në këto trajnime. Ai ka lavdëruar edhe angazhimin dhe korrektësinë e trajnerëve të angazhuar në këto trajnime, të cilët janë duke bërë që trajnimet të kenë rrjedhë të mbarë dhe të arrijnë plotësisht qëllimin e organizimit të tyre sepse pjesëmarrësit po marrin njohuri të shumta nga temat kyçe që shtjellohen në cilin do nga këto trajnime. Trajnerët e angazhuar me këto grupe të punëtorëve të arsimit kanë treguar përvojën e tyre me grupet gjatë trajnimeve të kaluara duke i përgëzuar ata për angazhimin dhe dijet e treguara dhe janë shprehur të bindur që edhe pjesëmarrësit në trajnimet që nisën këtë të premte do të jenë të angazhuar dhe do të japin kontribut të çmuar në rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti.
Edhe këtë të premte kryetari Jasharaj në bashkëbisedë me pjesëmarrësit e trajnimeve ka falënderuar koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe gjithë stafin për përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm në realizimin e kërkesave të anëtarësisë së SBASHK-ut.
Në bashkëbisedë me pjesëmarrësit në këto trajnime ka marrë pjesë edhe koordinatori për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri, i cili ka folur për trajnimet duke treguar se stafi qendror po angazhohet maksimalisht për rrjedhë të mbarë të tyre. Koordinatori Ymeri është përgjigjur edhe në disa prej pyetjeve të pjesëmarrësve, që ndërlidheshin me çështje sindikale.120216164 1037159756714119 4632783172111034870 n
Trajnimet e nisura më 25 shtator do të vazhdojnë për katër ditë me radhë duke realizuara kështu në përpikëri orët e caktuara të trajnimit dhe duke shtjelluar gjithë temat dhe detyrat e parapara.

SBASHK për Strategjinë që zgjedh e jo që shton problemet në arsim

Prishtinë, 24.09.2020

llogo sbËshtë mirë që u riaktualizua çështja e gjendjes së arsimit në Kamenicë. Në vitin 2019 ishte SBASHK-u që alarmojë për situatën e krijuar atje dhe apeloi te deputetët dhe institucionet që të shkojnë në Kamenicë dhe ta thonë prerazi qëndrimin e tyre. Kjo nuk ndodhi sepse ish ministri Bytyqi kishte punë të tjera, ndërsa disa OJQ kritikonin SBASHK-un pse po merr kompetencat e të tjerëve. Duke u gjendur në këtë situatë SBASHK-u arriti marrëveshje të shkruar me kryetarin Kastrati, Marrëveshje kjo që mbron punëtorët e arsimit që të mos hidhen në rrugë pas dekadave të punës në arsim.
Tani arsimi në Kamenicë u kthye në temë dite pas bojkotimit të mësimit nga nxënës dhe prindër të disa lokaliteteve dhe më në fund problemi u debatua edhe në parlament dhe me të u mor edhe Kryeministri Hoti. Për hir të korrektësisë dhe pa i bërë lajka, do theksuar se po të ishte në vitin 2019 Ministër Likaj në MASH kjo çështje atëherë do të debatohej dhe do të kishte angazhime për zgjidhje të drejtë dhe nuk do ta kishim situatën e tanishme e nuk do t'i mbetej kjo punë e ndjeshme drejtorit të atëhershëm të Departamentit për Arsimin Parauniversitar Alush Istogu, i cili dorën në zemër u mundua mjaft, por kompetencat për këtë çështje i kishte të kufizuara.
E përgëzojmë Kryeministrin Hoti për angazhimin konkret lidhur me arsimin në Kamenicë, por bazuar në atë që është botuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë lidhur me takimin e tij me kryetarin Kastrati nuk mund të mos hapen disa çështje nga SBASHK.
"Fillimisht, kryeministri Hoti e ka përgëzuar kryetarin Kastrati për nisëm e ndërmarrë, me qëllim të reformimit dhe avancimit të arsimit në këtë komunë, duke theksuar se vendit i nevojitet një strategji nacionale e reformimit të sistemit arsimor parauniversitar", thuhet në lajmin e botuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë.
Për shumë njerëz dhe veçmas për nxënësit dhe prindërit që po kundërshtojnë këtë reformë dhe mbylljen e shkollave të tyre kjo nisma e Kastratit nuk është parë si e mbarë e as e qëlluar dhe ndërlidhja e përgëzimit për të nga Kryeministri dhe theksimi i tij se "vendit i nevojitet një strategji nacionale e reformimit të sistemit arsimor parauniversitar" mund të lexohet gabimisht nga kryetarët tjerë të komunave se Kosovën do ta bëjmë Kamenicë dhe pastaj ky bojkotimi i mësimit do të bartej në tërë vendin tonë.
SBASHK që moti e publikisht ka kërkuar që të krijohet një strategji për arsimin e Kosovës dhe këtë dokument jetik do të duhej ta punonin Akademia e Shkencave, njerëz eminent të arsimit nga të gjitha subjektet politike dhe përfaqësues të SBASHK-ut. Kjo Strategji nuk do ta kishte bazë mbylljen e shkollave, po do ta kthente arsimin në prioritet dhe do ta lironte nga ngulfatja që po i bën politika. Kjo Strategji do t'i obligonte institucionet që të financojnë në arsim dhe shkollat tona nuk do ta kishin më mjet kryesor të punës shkumësin dhe shpuzën. Kjo Strategji duhet të jep përgjigje të saktë çka me nxënësit, çka me mësimdhënësit? Kjo Strategji do ia kthente autonominë shkollës dhe lirinë akademike punëtorëve të arsimit. Kjo Strategji do të rregullonte mirë e drejtë të gjitha çështjet dhe do të ishin obligative për zbatim pavarësisht se cila parti fiton në zgjedhjet lokale a qendrore.
Një strategji që nuk ofron zgjidhje afatgjate për këto dhe shumë çështje tjera do të ishte e pjesshme dhe në vend që ta ndihmojë e avancojë arsimin, do ta pengonte atë.

Përfundojnë me sukses trajnimet e filluara të enjten

Trajnerët lavdërojnë përkushtimin e pjesëmarrësve
Prishtinë, 21.09.2020
119733615 3516245301933345 5021372067781612264 oTrajnimet e filluara të enjten me kolegë tanë nga Malisheva, Klina, Kastrioti ( Obiliqi),Lipjani, Gjilani, Prishtina, Kaçaniku, Theranda ( Suhareka) Shtërpca dhe Mitrovica kanë pasur rrjedhë të mbarë. Ata ishin ndarë në pesë grupe. Grupi i parë ka marrë pjesë në "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerin Safet Beqiri. Dy grupe të pjesëmarrësve janë përfshirë në trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" Sami Shala e Dren Gërguri. Kolegë të tjerë kanë marrë pjesë në "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm" me trajnerin Mentor Mani , ndërsa grupi i pestë ka ndjekur trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social" me trajnerin Blendor Shatri . Katër grupe kanë përfunduar trajnimin në orët e mbrëmjes së të dielës, teksa grupi me trajnerin Dren Gërguri do ta përmbyllin këtë aktivitet këtë të hënë, pasi pjesëmarrësit kishin kërkuar mirëkuptim nga trajneri që të mos kenë trajnim të premten për arsye të angazhimeve të shumta në procesin edukativ e arsimor.
Pjesëmarrësit gjatë gjithë kohës së trajnimeve kanë marrë pjesë aktive në bashkëbisedë lidhur me temat kyçe duke treguar për njohuritë e fituara gjatë trajnimit e duke shtruar pyetje, që kanë mundësuar hapjen e debatit dhe krijimin e një atmosfere pune, që është kontribut e trajnerëve, por edhe i pjesëmarrësve që kanë qenë aktiv e të përkushtuar.119808490 3516245428599999 4159890582883184924 o
Pjesëmarrësit po ashtu kanë shprehur respekt për trajnerët Safet Beqiri, Sami Shala, Dren Gërguri, Mentor Mani e Blendor Shatri dhe për stafin qendror të SBASHK-ut që po vazhdon me punë e përkushtim të jetë në shërbim të anëtarësisë.
Pasi që një pjesë e mirë e kalendarit shkollor planifikohet të realizohet në institucionet arsimore, atëherë pritet që edhe ky aktivitet i SBASHK-ut me kolegët kudo në Kosovë të mbahet në ambientet shkollore.

SBASHK vazhdon me realizimin e kërkesave të anëtarësisë

Kolegë nga shumë komuna të Kosovës në 5 grupe të trajnimeve

Prishtinë, 17.09.2020
119735329 3332763973478854 6224654529456408701 nPasi që në selinë e SBASHK-ut përmes kryetarëve të nivelit komunal sindikal vazhdojnë të arrijnë kërkesa për organizimin e trajnimeve të licencuara, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me stafin qendror vazhdojnë me përkushtimin për organizim dhe rrjedhë të mbarë të këtij aktiviteti.
Kështu këtë të enjte është vazhduar me këtë angazhim duke nisur trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerin Safet Beqiri , trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik", në dy grupe me trajnerët Sami Shala e Dren Gërguri, trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm" me trajnerin Mentor Mani dhe grupi i pestë me kolegët në trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social" me trajnerin Blendor Shatri . Në këto pesë grupe janë përfshirë anëtarë të SBASHK-ut nga Malisheva, Klina, Kastrioti ( Obiliqi),Lipjani, Gjilani, Prishtina, Kaçaniku, Theranda ( Suhareka) Shtërpca dhe Mitrovica.119739041 930602907464221 899658499628739581 n
Si herëve tjera, edhe kësaj radhe, trajnimet nuk kanë nisur në të njëjtën kohë me qëllim që me pjesëmarrësit të bashkëbisedojë edhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj. Ai duke përshëndetur pjesëmarrësit ka vlerësuar lart përkushtimin e tyre në nismën e vitit të ri shkollor dhe vullnetin për të marrë pjesë edhe në trajnimet e licencuara, që shërbejnë për të marrë njohuri të reja nga temat kyçe të këtyre trajnimeve. Kryetari Jasharaj u është përgjigjur edhe pyetjeve të pjesëmarrësve. Ai pastaj ka përgëzuar e falënderuar trajnerët për angazhimin dhe për kontributin që po japin në vazhdimësi për rrjedhën e mbarë të trajnimeve. Po ashtu kryetari gjatë bashkëbisedave me pjesëmarrësit ka kujtuar se për rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti meritojnë lëvdata e përgëzime koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe stafin qendror të SBASHK-ut. Pjesëmarrësit e trajnimeve i ka përshëndetur edhe kryetari për nivelin sindikal komunal të Malishevës, Skënder Gashi, i cili ka përgëzuar pjesëmarrësit për angazhimet duke i uruar për fillimin e vitit të ri shkollor. Gashi ka përgëzuar edhe stafin qendror të SBASHK-ut për angazhimet dhe përkushtimin në shërbim të anëtarësisë.
Kujtojmë se edhe këto trajnime të nisura këtë të enjte do të vazhdojnë për katër ditë me radhë.

SBASHK- Institucionet mos ta lexojnë gabimisht përkushtimin tonë

Prishtinë, 16.09.2020

llogo sbSBASHK-u uron që gatishmërinë që po tregojmë dhe përkushtimin për të kontribuar në rrjedhën e mbarë të këtij viti shkollor, që vlerësohet nga më të vështirët deri tani, mos ta lexojnë gabimisht institucionet lokale e qendrore.
Është e vërtetë se SBASHK-u në takimet në MASH dhe me institucione të tjera është zotuar se do të vazhdojë komunikimin me punëtorët e arsimit dhe do ju jap kurajë atyre që të vazhdojnë me përkushtimin në rrjedhën e mbarë të këtij viti shkollor, por po ashtu SBASHK-u është zotuar që moti se do të mbetet në mbrojtje të anëtarësisë dhe do të vazhdojë të mbetet zë i kërkesave të tyre.
SBASHK-u në bashkëbisedat e vazhdueshme me Ministrin Likaj janë pajtuar që duhet bërë zgjidhje për punëtorët e arsimit të sëmurë rëndë në mënyrë që ata mos të angazhohen në procesin mësimor, por të zëvendësohen me kuadro të tjera për këtë vit shkollor dhe që të sigurohet buxhet shtesë për norma shtesë, ngase natyra e punës në këto kushte pandemie do të bëj që një numër mësimdhënësish të jenë të ngarkuar me më shumë orë pune krahasuar me normat që i kanë të përcaktuara me Ligj dhe me Kontratën Kolektive të arsimit të Kosovës.
Ministri Likaj ka ngritur këto çështje edhe në Qeveri dhe e përgëzojmë që ka arritur të bëj zgjidhje duke siguruar buxhet për t'u dhënë paga kolegëve tanë të sëmurë rëndë dhe për 1000 gjysmënorma për kolegët që do të angazhohen me orar shtesë të punës. Mirëpo informacionet nga terreni flasin se DKA-të dhe drejtoritë e shkollave nuk janë duke i trajtuar këto çështje me personelin arsimor dhe se kolegët tanë të sëmurë, krahas stresit nga sëmundja, janë vënë në siklet sepse nuk u është komunikuar me vendime se janë të liruar nga procesi mësimor dhe se do të marrin pagën deri në një vendim tjetër. Po ashtu drejtoritë e shkollave dhe DKA-të duhet të komunikojnë me personelin arsimor dhe t'ua bëjnë me dije se për angazhime shtesë do të kompensohen dhe për këtë edhe t'u lëshohen vendime. Një komunikim i tillë duhet bërë edhe me psikologët, pedagogët e personelin tekniko-ndihmës sepse edhe për këto profile MASH-i ka arritur të sigurojë mbështetje buxhetore për norma shtesë.
Kundërshtimi i SBASHK-ut që matjen e temperaturës së nxënësve mos ta bëjnë mësimdhënësit po tregohet i drejtë ngase informacionet nga shkollat tregojnë se kjo po ndikon që të ketë vonesa në procesin mësimor dhe se kjo do të komplikohet edhe më kur nga 21 shtatori pritet të kthehen në shkollë edhe nivelet tjera arsimore dhe kur së shpejti do të përkeqësohen edhe kushtet klimatike. Janë prindërit ata që kanë nënshkruar deklaratën për pjesën e tyre të përgjegjësisë dhe është detyrë e tyre që të përcjellin shëndetin e fëmijëve të tyre dhe nëse ka ndonjë simptomë mos ta nisin për në shkollë, por të këshillohen me personelin shëndetësor.
SBASHK-u duke pasur shumë ankesa nga kolegët tanë nga kryeqyteti i drejtohet edhe një herë, DKA-së në Prishtinë, që mos të insistojë në zbatimin e E- shkollorit sepse edhe ashtu, është ky vit i vështirë shkollor dhe mësimdhënësit kanë mjaft angazhime në përpjekjet për të realizuar si duhet procesin edukativ e arsimor në kohën kur edhe orët mësimore janë shkurtuar dhe angazhim kyç i mësuesit le të jetë procesi mësimor dhe përpjekja që nxënësit të arrijnë njohuri të reja.

SBASHK uron nxënësit edhe punëtorët e arsimit

Na qoftë i mbarë ky vit i vështirë shkollor

Prishtinë, 14.09.2020
logoNxënës dhe ju kolegë të nderuar kudo jeni urime fillimi i vitit të ri shkollor. Informatat që kemi marrë nga kryetarët e shoqatave sindikale përmes kryetarëve të nivelit komunal sindikal tregojnë se në të gjitha komunat e Kosovës 14 shtatori shënoi fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor. Duke vazhduar angazhimet në të njëjtin front Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, SBASHK-u dhe prindërit do t'i tejkalojmë vështirësitë. Ju kolegë të nderuar do të zhvilloni betejën në rrugëtimin drejt njohurive të reja për nxënësit e Kosovës, por edhe betejën për ta ruajtur shëndetin personal, shëndetin e kolegëve dhe të fëmijëve, që janë stolia më e bukur e atdheut tonë.
Edhe në të kaluarën i kemi mposhtur vështirësitë dhe kemi ngadhënjyer duke e ruajtur arsimin. Bashkë do të angazhohemi edhe tani dhe do t'i tejkalojmë vështirësitë në shërbim të edukimit e arsimimit të brezave. Kolegë të nderuar, punëtorë të arsimit, na qoftë i mbarë ky vit i ri shkollor. Ju premtojmë se SBASHK-u në bashkëpunim me MASH do të angazhohet edhe për realizimin e kërkesave të drejta e legjitime të punëtorëve të arsimit.

Ma artikuj...

  1. Kanë përfunduar me sukses trajnimet që filluan të mërkurën
  2. SBASHK detyra e kërkesa konkrete për rrjedhën e mbarë të vitit të ri shkollor
  3. Kërkesa të shumta për pjesëmarrje në trajnimet e licencuara të SBASHK-ut
  4. Ministri Likaj dhe kryetari i SBASHK-ut vizituan disa shkolla të Obiliqit
  5. Ministri Likaj dhe përfaqësuesit e SBASHK-ut biseduan për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor
  6. SBASHK-u vizitoi DKA-në e Prishtinës
  7. SBASHK nis me ciklin e ri të trajnimeve nga larg
  8. U mbajt takimi me Këshillin Drejtues dhe kryetarët e nivelit komunal sindikal
  9. Takimi nga larg me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve
  10. Ministri Likaj u takua me kryetarin e SBASHK-ut
  11. Me anëtarët e SBASHK-ut në bregdetin shqiptar
  12. SBASHK-u me grupin e dytë të pushuesve në bregdetin shqiptar
  13. Atmosferë e këndshme pranë valëve të detit shqiptar
  14. Përfundim i suksesshëm i trajnimeve të filluara më 26 qershor
  15. SBASHK përmbyll sukses një aktivitet të veçantë në shërbim të anëtarësisë
  16. SBASHK-u përmbyll edhe një aktivitet në shërbim të anëtarësisë
  17. SBASHK-u përmbyll edhe këtë javë me angazhime të shumta në shërbim të anëtarësisë
  18. Fillojnë edhe 10 grupe të reja me trajnimet e licencuara të SBASHK-ut
  19. Edhe një takim nga larg i EI me sindikatat anëtare
  20. Përfaqësues të SBASHK-ut u takuan me Ministrin Likaj
  21. Duke e realizuar moton e të mësuarit gjatë gjithë jetës
  22. Vazhdoi të realizohet edhe të premten agjenda e takimeve nga larg
  23. Edhe të enjten ka vazhduar agjenda e takimeve nga larg
  24. U mbajtën takime nga larg me Kuvendet sindikale të katër komunave
  25. Takim i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Kastriotit (Obliqit)
  26. Në kuadër të realizimit të agjendës së re të takimeve nga larg
  27. SBASHK-u e përmbyll majin me një varg aktivitetesh në shërbim të anëtarësisë
  28. Agjenda e re e takimeve nga larg me nivelin sindikal komunal dhe Universiteteve
  29. Forcohet bashkëpunimi i federatave tjera sindikale me SBASHK-un
  30. U mbajt takim konsultativ me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve
  31. Punë e përkushtim i SBASHK-ut edhe në ditët e festës
  32. Edhe vikendet SBASHK-u i ka kthyer në punë e angazhim
  33. Angazhim e përkushtim i SBASHK-ut edhe në komunën e Dragashit
  34. Edhe një takim nga larg me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve
  35. Filloi me sukses trajnimi nga larg me kolegët tanë nga komuna e Dragashit
  36. Trajnimet e nisura dje kanë pasur rrjedhë të mbarë edhe të dielën
  37. Edhe në këtë vikend aktivitete të shumta të SBASHK-ut për anëtarësinë
  38. Edhe një takim nga larg me trajnerët e trajnimeve të licencuara të SBASHK-ut
  39. Përfunduan trajnimet me kolegët tanë nga Prishtina e Novobërda
  40. Takim konsultativ nga larg me kryetarët e nivelit komunal dhe Universiteteve
  41. Internacionalja e Arsimit (EI) mbajti takimin e radhës nga larg me sindikatat anëtare
  42. SBASHK-u vazhdon të realizojë kërkesat e anëtarësisë
  43. Takim nga larg me trajnerët e pesë trajnimeve të licencuara të SBASHK-ut
  44. Një kërkesë e SBASHK-ut lidhur me Ministrinë e Punës e Mirëqenies Sociale
  45. Përfundoi trajnimi për gjuhën shqipe dhe letërsinë me kolegët nga Novobërda
  46. SBASHK-u me një kërkesë konkrete për Kryeministrin Kurti
  47. Takim nga larg me Kryesinë e Sindikatës së Universiteteve (SUSHK)
  48. Edhe një aktivitet i SBASHK-ut me kolegët nga komuna e Novobërdës
  49. Takim me kryetarët e Kuvendeve komunale sindikale dhe të Universiteteve
  50. Konferencë nga larg e shumë sindikatave nga e tërë bota

Butoni posht