Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u u takua me sindikalistët e Deçanit, Junikut e Pejës

peja205Në kuadër të realizimit të agjendës për takime me anëtarësinë, nënkryetari i SBASHK-ut , z. Lutfi Mani i shoqëruar nga koordinatorja e projektit të përbashkët mes KEC e SBASHK, znj. Albina Arifi dhe juristi,z. Blendor Shatri ka qëndruar fillimisht në Deçan për të bashkëbiseduar këtu me mësimdhënës sindikalistë nga kjo komunë dhe komuna e Junikut.
Në hapje të takimit kryetari i SAF e SAM të Deçanit, z. Avullah Lata ka folë për angazhimit dhe arritjet e sindikatës në këtë komunë e pastaj z. Lutfi Mani ka folë për arritjet, por edhe për sfidat e SBASHK-ut.
Koordinatorja Albina Arifi ka njoftuar pjesëmarrësit e këtij takimi lidhur me procesin e licencimit dhe për angazhimet e SBASHK-ut që ky porces të jetë sa më i suksesshëm. decanJuristi Shatri ka njoftuar të pranishmit për mundësitë që ofron SBASHK-u rreth mbrojtjes juridike të anëtarëve .peja20
Një takim i suksesshëm është zhvilluar edhe në Pejë. Kryetari i SAF e SAM në këtë komunë, z. Isuf Lajçi ka rikujtuar të pranishmit për shumë aktivitete që janë zhvilluar në këtë komunë. Ai pastaj duke përshëndetur mysafirët i ka dhënë fjalën nënkryetarit Mani, i cili ka folur për shumë angazhime të SBASHK-ut dhe ka apeluar që mësimdhënësit të komunikojnë vazhdimisht me sindikatën e tyre, jo vetëm përmes takimeve të tilla, por edhe përmes ideve e pyetjeve që do t'i dërgojnë me postën elektronike.
Prezantimi i koordinatores Albina Arifi dhe i juristit Blendor Shatri janë përcjellë me vëmendje. Shatri nuk ka harruar edhe në Pejë t'i kujtojë pjesëmarrësit edhe për shërbimet e shumta të SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë e duke cekur edhe më shumë se 100 marrëveshje që SBASHK-u ka nënshkruar me biznese private e me institucione shëndetësore e rekreative. Pas kësaj në formë të bashkëbisedës janë shtruar shumë pyetje, por edhe janë dhënë përgjigje të argumentuara.

Numri i pushuesëve sipas komunave që do të pushojnë në bregdetin shqiptar në qershor 2015

ndarja sipas komunave

Takime të suksesshme në Klinë dhe Istog

klina19Duke vazhduar me agjendën e takimeve me kryetarët e shoqatave sindikale të shkollave të Kosovës, delegacioni i SBASHK-ut bashkë me koordinatoren Albina Arifi dhe juristi Blendor Shatri kanë qëndruar në Klinë për të bashkëbiseduar me mësimdhënësit e kësaj komune. Kryetari i SAF dhe SAM z.Arif Elezaj fillimisht ka përshëndetur mysafirët e pastaj e ka bërë një rikujtim të ngjarjeve dhe aktiviteteve në Klinë.

Pas kësaj, koordinatorja Albina Arifi u ka folur mësimdhënësve lidhur me licencat dhe përgatitjet që ata duhet bërë që licencimi i ri t’i gjej të gatshëm me qëllim që këtë proces ta kryejnë me sukses.

Juristi Blendor Shatri e ka cekur se këto angazhime po bëhen fal angazhimit të përbashkët të KEC-it dhe SBASHK-ut. Ai ka informuar mësimdhënësit e Klinës për mundësitë që ofron SBASHK-u në mbrojtjen e të drejtave të tyre.klina199

Shatri nuk ka harruar të përmend edhe mbi 100 marrëveshjet që janë bërë nga SBASHK-u në shërbim të anëtarësisë. Kryetari i SAF dhe SAM të Klinës Arif Elezaj dhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj u janë përgjigjur shumë pyetjeve që kishin të bënin me aktivitetet e SBASHK-ut. Një aktivitet i tillë është zhvilluar edhe në komunën e Istogut. Kryetari i SAF dhe SAM të Istogut z.Muzli Blakaj ka përshëndetur aktivitetin e përbashkët të KEC-it dhe SBASHK-ut dhe ka thënë se takime të tilla duhet zhvilluar edhe në të ardhmen. Në këtë komunë ka pasur pyetje që lidheshin me licencimin, por edhe me mundësitë e SBASHK-ut për mbrojtjen juridike të të punësuarve në arsim. Gëzon fakti se në të dy komunat, delegacioni ka hasur në mikpritje dhe në ftesën që prapë t’i vizitojnë këto dy komuna.klllina19

Takim me anëtarësinë në Kastriot ( Obiliq)

Duke vazhduar me takimet nëpër Komunat e Kosovës kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, bashkë me të angazhuarit në Projektin "Fuqizimi i SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore" , znj. Albina Arifi dhe Blendor Shatri kanë qëndruar në shkollën "Hasan Prishtina" të fshatit Milloshevë.obiliq1
Kryetari i SAF e SAM për Komunën e Kastriotit,z. Kadri Thaçi ka përshëndetur të pranishmit dhe ka bërë një prezantim të angazhimeve të të sindikatës në këtë komunë. Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka folur për arritjet dhe sfidat e SBASHK-ut dhe ka lavdëruar unitetin e mësimdhënësve sindikalistë.
Koordinatorja e Projektit, znj. Albina Arifi ka njoftuar të pranishmit lidhur me licencimin dhe përgatitjet që duhen bërë mësimdhënësit për këtë çështje.
Juristi i diplomuar, Blendor Shatri, ka informuar sindikalistët lidhur me mundësitë që ofron SBASHK-u për mbrojtjen juridike të anëtarëve të vet. Ai ka deklaruar se për çështjet mësimdhënsit do të informohen duke klikuar në ueb faqen e SBASHK-ut www. sbashk-rks .org . Ai ka sqaruar se po në këtë ueb faqe është rubrika që u mundëson anëtarëve të SBASHK-ut të shtrojnë pyetje dhe të marrin përgjigje konkrete lidhur me çështjet e shtruara.obiliq2
Pas kësaj janë shtruar shumë pyetje nga pjesëmarrësit dhe janë dhënë përgjigje të argumentuara.

Ndërpritet përkohësisht greva në shkollën “Isa Boletini” në Boletin

Delegacioni i SBASHK-ut, i përbëra nga kryetari Rrahman jasharaj, anëtari i Kryesisë Hajriz Berisha dhe menaxheri financiar Ymer Ymeri , kanë vizituar sot shkollën "Isa Boletini" në Boletin. Ata fillimisht janë pritur nga drejtori Eshref Peci, i cili ka informuar delegacionin e SBASHK-ut për gjendjen e vështirë në të cilën gjenden të punësuarit e kësaj shkolle. Ai ka thënë se ndan brengat dhe shqetësimet me të punësuarit këtu dhe ua di gjendjen e rëndë e ekonomike , aq më shumë kur tani e dy muaj nuk u janë dhënë pagat.11271204 903203759737202 1770430074 n

Delegacioni i SBASHK-ut pastaj është takuar edhe me mësimdhënësit dhe të punësuarit tjerë të kësaj shkolle. Kryetari i Shoqatës sindikale të kësaj vatre arsimore , z. Ilir Peci, ka treguar edhe një herë arsyen e nisjes së grevës në këtë shkollë nga e marta e kësaj jave. Ai ka përsëritur se arsye është mos marrja e pagës për muajin mars dhe prill. Peci ka treguar se krahas problemeve sociale në mungesë të pagave është paraqitur edhe problemi i udhëtimit. Kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj dhe anëtarët tjerë të delegacionit kanë ndarë shqetësimin me kolegët e tyre dhe kanë treguar se janë angazhuar në komunikim me institucionet e Kosovës për të gjetur një zgjidhje, porse ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje të duhur. Delegacioni i SBASHK-ut ka apeluar të mësimdhënësit e kësaj shkolle që ta pezullojnë grevën për hir të nxënësve dhe janë shprehur të gatshëm që të angazhohen me institucionet qendrore për të gjetur nj zgjidhje të shpejtë.
Të punësuarit në këtë shkollë e kanë dëgjuar apelin e SBASHK-ut dhe kanë marrë vendim ta pezullojnë grevën për një kohë, por janë deklaruar se nuk mund të presin në pakufi , ngase , si thanë ata, kanë probleme edh me bankat për shkak të kredive, por edhe se u është rënduar shumë gjendja ekonomike. Duke parë nga afër situatën SBASHK-u apelon të institucionet tona që të gjejnë mundësi për të realizuar kërkesën e mësimdhënësve të Boletinit në mënyrë që ta atë marrin pagat e merituara për muajin mars dhe prill.

SBASHK-u përkrahë kërkesat e mësimdhënësve në veri të Kosovës

SBASHK-u është duke përcjellë nga afër situatën në shkollat "Isa Boletini" në Boletin, "Kadri Bistrica" në Bistricë dhe shkollën në fshatin Qabër. Mësimdhënësit shqiptar të këtyre shkollave ka dy muaj e gjysmë që nuk kanë marr paga dhe nuk janë informuar pse ka ndodhur kjo.
Ata kanë pritur deri tani duke qenë në shërbim të nxënësve, por mos marrja e pagave po pengon ata që të kryejnë detyrat e tyre sepse nuk kanë para për të udhëtuar as deri në shkollë.

SBASHK-u ka kërkuar përgjigje nga institucionet dhe kishte premtime se kjo çështje do të zgjidhet, e këto premtime kanë bërë që edhe mësimdhënësit e shkollave në veri të Kosovës të punojnë me shpresën se do të gjendet zgjedhje për pagat e tyre.
Pasi që kjo nuk ndodhi, mësimdhënësit e shkollës "Isa Boletini" kanë hyrë në grevë dhe janë deklaruar se do të vazhdojnë me grevën derisa nuk u japin pagat për muajin mars dhe prill. Grevë mund të pritet edhe në shkollën "Kadri Bistrica".

SBASHK-u mbështet kolegët e këtyre shkollave dhe kërkon nga institucionet e Kosovës që të gjejnë zgjidhje në mënyrë që këta mësimdhënës ti marrin pagat e merituara dhe pastaj të vazhdojnë me procesin mësimor për ta mbyllur me sukses këtë vit shkollor.

SBASHK-u bashkëbisedoi me sindikalistët në Skenderaj dhe Drenas

drenaas13majDuke vazhduar në realizimin e projektit "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore", të mërkurën ka vazhduar bashkëbiseda me sindikalistët në Skenderaj dhe Drenas.
Kryetari i SAF dhe SAM-Skënderaj, z.Ramiz Polaci ka lavdëruar bashkëpunimin në mes të SBASHK-ut dhe KEC-it dhe pastaj ka folur edhe për arritjet e SBASHK-ut në realizimin e kërkesave të mësimdhënësve. Koordinatorja Albina Arifi ka ofruar argumente rreth arritjeve në licencimin e mësimdhënësve, ajo ka kujtuar kryetarët e shoqatave sindikale të shkollave në Skenderaj lidhur me kriteret e licencimit dhe gradimit.
Juristi Blendor Shatri ka folur për mundësitë e SBASHK-ut për ti marr në mbrojtje mësimdhënësit kur atyre u cenohet e drejta e punës. skenderaj13majAi ka kujtuar të pranishmit edhe për 100 e më shumë marrëveshjet që SBASHK-u ka bërë në shërbim të mësimdhënësve. Shatri i ka njoftuar sindikalistët e Skenderajt edhe për mundësitë e komunikimit përmes rubrikës së veçantë në ueb-faqen e SBASHK-ut.
Një atmosferë e tillë është vërejtur edhe në Drenas.
Kryetari i SAF dhe SAM i kësaj komune z.Hajriz Berisha ka folur për arritjet dhe sfidat e SBASHK-ut. Pjesëmarrësit me kujdes kanë përcjellë prezantimet e zinjsh.Arifi dhe z.Shatri. pas kësaj në këto dy komuna është zhvilluar një bisedë lidhur më çështjet nga Kontrata Kolektive dhe mundësitë që ofron mbrojtja juridike dhe marrëveshjet e shumta të arritura.
Kryetari i SBASHK-ut z.Rrahman Jasharaj ka përgëzuar mësimdhënësit e dy komunave për unitetin e treguar gjatë grevës dhe u është përgjigjur shumë pyetjeve që pjesëmarrësit i drejtonin atij. Në të dy komunat mësimdhënësit kanë përgëzuar SBASHK-un për qëndrimin dinjitoz dhe arritjet e bëra.drenasss13maj

Takime të suksesshme me mësimdhënësit në Mitrovicë dhe Vushtrri

Në kuadër të realizimit të projektit "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore" të zbatuar nga KEC dhe SBASHK kanë filluar vizitat në komunat e Kosovës.11241136 10152866888189677 512235768 o
Fillimisht përgjegjësit e projektit znj. Albina Arifi dhe z.Blendor Shatri janë gjetur mes mësimdhënësve të komunës së Mitrovicës. Kryetarja e kuvendit të SAF dhe SAM znj.Vjollca Shala u ka treguar të pranishmëve që sot do të marrin njohuri lidhur me çështjen e licencimit dhe lidhur me aspektet juridike dhe mbrojtjen që mund ta kenë të gjithë anëtarët pasi është aktivizuar këshilli juridik falë mbështetjes së Komisionit Evropian dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.
Shala ka lavdëruar bashkëpunimin mes KEC dhe SBASHK-ut. Të dy ligjëruesit kanë dhënë shumë fakte dhe argumente që lidheshin me temat e tyre, ata kanë apeluar tek pjesëmarrësit që të vizitojnë faqen zyrtare te SBASHK-ut dhe të jenë bashkëpunëtor me të duke shtruar pyetje dhe duke dhënë edhe ide të reja. Këtë takim e bëri edhe më interesant bashkëbiseda mes mësimdhënësve të Mitrovicës me znj.Albina dhe z.Shatri.11262831 10152866887939677 2043301632 o
Janë bërë edhe shumë pyetje drejtuar kryetarit të SBASHK-ut z.Rrahman Jasharaj, e që kryesisht lidheshin me detyrat dhe organizimin sindikal. Në Mitrovicë edhe nikoqiri po edhe mysafirët kanë vlerësuar lartë këtë takim.
Një atmosferë e tillë ishte edhe në Vushtrri. Kryetari i SAF dhe SAM i kësaj komune z.Alush Maloku, ka prezantuar fillimisht mysafirët dhe i ka lutur të pranishmit që lirshëm të shtrojnë pyetje nga temat që do të ligjëroheshin por edhe nga ato që kanë të bëjnë me veprimtarinë dhe angazhimet e SBASHK-ut.
Pas ligjërimeve të znj.Arifi dhe z.Shatri janë bërë shumë pyetje nga sfera e licencimit dhe nga çështjet e mbrojtjes së të punësuarve në arsim nga sfera e ligjit të punës dhe kontratës kolektive.
Edhe në këtë takim kishte mjaft shumë pyetje drejtuar kryetarit të SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, të cilave ai bashkë me ligjëruesit u janë përgjigjur duke dhënë fakte e argumente mbështetëse.11265695 10152866892659677 839488034 o
Edhe në Vushtrri u është bërë apel pjesëmarrësve që ta vizitojnë faqen zyrtare të SBASHK-ut për t'u njoftuar me gjithë veprimtarinë dhe për të shtruar lirshëm pyetje, për të cilat, siç thanë ligjëruesit dhe kryetari i SBASHK-ut, do të ipen përgjigje meritore.
Takime të tilla do të vazhdojnë edhe në komunat e tjera sipas agjendës së përgatitur dhe shpresohet se do të jenë të suksesshme si dy takimet e para.

Apel publik i SBASHK-ut drejtuar mësimdhënësve të Kosovës

Kolegë të nderuar Ju lusim t'i kompensoni orët e humbura të mësimit gjatë grevës

 

Duke u nisur nga fakti se Ju kolegë të nderuar keni qenë në shërbim të arsimit tonë edhe në kohët e vështira nëpër të cilat ka kaluar vendi dhe populli ynë, duke u nisur nga fakti se në grevë kemi hyrë për të mbrojtur kërkesat tona legjitime, e jo për të humbur mësimin apo për të zgjatur pushimin , siç u deklaruan disa, duke e ditur përkushtimin Tuaj ndaj misionit të shenjtë të mësuesit, Ju drejtohemi me apelin që në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave dhe me DKA-të të gjeni kohë e mundësi dhe t'i kompensoni orët e humbura mësimore gjatë grevës sonë, e cila falë unitetit të shkëlqyer të SBASHK-ut shënoi arritjet e para.
Duke i kompensuar këto orë të mësimit do të tregojmë edhe një herë unitetin tonë dhe përkushtimin në shërbim të arsimimit të brezave dhe do të demantojmë zërat se në grevë kishim hyrë sa për të pushuar.
Të bindur se do ta ruajmë unitetin dhe do të tregojmë për të satën herë se arsimin dhe shkollën e duam më shumë se gjithë të tjerët Ju shprehim respektin për qëndrimin unifikues e dinjitoz që e keni pasur gjatë gjithë veprimeve tona të përbashkëta sindikale.

Bashkë me ju kolegë të nderuar, apelojmë te institucionet e Kosovës që të shtojnë angazhimet për të realizuar pagat e muajit mars dhe prill 2015 për kolegët tanë në shkollat "Isa Boletini" dhe "Kadri Bistrica" në veri të Kosovës, të cilët duke qëndruar në shërbim të nxënësve kanë pritur mjaft dhe kanë sinjalizuar SBASHK-un se nëse deri të martën nuk i marrin pagat, ata do të nisin me grevën.

Pezullohet greva në Universitetin e Prishtinës

Greva e përgjithshme e shpallur nga Këshilli Drejtues i SBASHK-ut është pezulluar edhe në Universitet. Këshilli Grevist i SUSHK-ut bashkë me kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe kryetarin e SUSHK-ut, Bardh Bardhi , kanë zhvilluar në vazhdimësi takime dhe dialog me rektorin Prof. Dr. Ramadan Zejnullahu, me sekretarin e përgjithshëm Esat Kelmendi, nënkryetarin e Këshillit Drejtues të Universitetit Leon Malazogu. Këto takime kanë bërë që çështja të nis drejt zgjidhjes.upp

Këshilli Drejtues i Universitetit në një takim të tij ka debatuar për kërkesat e grevistëve dhe ka sjellë pajtimin që Rektori e sekretari i përgjithshëm të angazhohen në komunikim me Ministrin e Financave, Ministrinë e Administratës Publike dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë lidhur me kërkesën e shkrirjes së stimulimit në pagën bazë për të punësuarit në administratë. Po ashtu Këshilli Drejtues është pajtuar edhe lidhur me Kontratën Kolektive dhe ka formuar një komision të përbërë nga përfaqësues të Këshillit Drejtues të UP-së, Menaxhmenti i UP-së dhe një anëtar nga SUSHK-u.
Kryesia e SUSHK-ut bashkë me Këshillin Grevist dhe me kryesinë e SBASHK-ut kanë mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme dhe duke u bazuar në situatën e re e duke vlerësuar se organet e Universitetit kanë bërë reflektim pozitiv kanë marrë qëndrim unanim që greva të pezullohet duke pritur që të realizohet pajtueshmëria e arritur në takimin e Këshillit Drejtues të UP-së nga takimi i jashtëzakonshëm i këtij organi të lartë të Universiteti të datës 7.05. 2015.

Nga e hëna mësimdhënësit prapë në shërbim të nxënësve

Në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut, kryetari Rrahman Jasharaj i njoftoi të pranishmit se Kryesia e SBASHK_ut në orën 13 mbajti mbledhje të jashtëzakonshme duke analizuar të dhënat e arritura nga kryetarët e sindikatave komunale përmes bisedave telefonike gjatë gjithë ditës së djeshme.kd3maj Nga këto raportime konkludohet se në listat e pagave të muajit prill ka mjaft gabime në llogaritjen e viteve të përvojës së punës, por gjithashtu konkludohet se përvoja e punës është paguar më 0.5 % në pagat bazë aktuale për çka e konsiderojmë si një arritje e SBASHK-ut . Kjo ngase nga 18.886 të punësuarve sa u paguhej përvoja dikur e deri në muajin mars 2015 , tani u paguhet rreth 29.000 të punësuarve në arsim. Po ashtu të pranishmit kryetari Jasharaj i ka njoftuar për takimin e sotëm mes SBASHK-ut e Ministrit Bajramit dhe kabinetit të tij. Në këtë takim pas një diskutimi korrekt palët kanë ardhur në përfundim se paguhet vazhduar me dialogun në shërbim të arsimit, jo vetëm për pagat dhe zbatimin e Kontratës Kolektive por edhe për të gjitha çështjet në interes të arsimit në përgjithësi. Ata janë dakorduar se bashkëpunimi do të jetë korrekt nga të dy palët.kd3majj
Pas kësaj u zhvillua një debat dhe janë ngritur vërejtje ku pjesa më e madhe e kryetarëve kanë paraqitur qëndrimet e anëtarësisë nga komunat e tyre dhe ishin të mendimit se greva duhet të pezullohet , gjë që nënkupton se mësimi rifillon të hënën, më 4 maj.
Pritet që SBASHK, MASHT dhe MF të ngritin një komision të përbashkët që do të angazhohet për evitimin e gabimeve që janë paraqitur në listat e pagave të muajit prill. Kishte aty e këtu edhe diskutime kundër ndërprerjes së grevës, por pas hedhjes në votim me një votë kundër dhe dy abstenime u vendos që të hënën , më 4 maj, të rifillojë procesi arsimor në gjithë Arsimin Parauniversitar.kd3majjj
Përfaqësuesi i SUSHK-ut, Bardh Bardhi, është deklaruar se të hënë Kuvendi i Sindikatës së Universitetit do të mbaj takim të jashtëzakonshëm dhe do të vendos për hapat e ardhshëm të veprimeve sindikale në Universitet.
Edhe një herë falënderojmë të gjithë të punuarit në arsim që kanë përkrahur vendimin e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut të datës 27 prill për grevë të përgjithshme dhe i garantojmë ata se gjithmonë do të jemi në mbështetje të kresave të drejta të anëtarësisë dhe kërkojmë mirëkuptim nga ata edhe në ato raste kur kërkesat e tyre dhe të SBASHK-ut nuk mund të realizohen ashtu si dëshirojmë .
Po ashtu falënderojmë nxënësit dhe prindërit për mirëkuptimin e tyre gjatë këtyre dy ditëve të grevës dhe i garantojmë se me përkushtimin maksimal të mësimdhënësve ajo që, eventualisht, është humbur në procesin mësimor do të arrihet.

Ma artikuj...

  1. Reagim i SBASHK-ut ndaj kërcënimit të Ministrit Hoti
  2. Greva vazhdon
  3. Unitet i fuqishëm i anëtarësisë së SBASHK-ut
  4. Nesër (29 prill 2015) grevë në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës
  5. Komunikatë 27.04.2015
  6. Në pritje të Qeverisë deri më 24 prill
  7. Greva mbahet, Qeveria nuk ofroi asgjë konkrete
  8. Arsimi i Kosovës nga 20 prilli në grevë të përgjithshme
  9. ShMLP “Andrea Durrsaku” e Kamenicës i bashkëngjitet SBASHK-ut
  10. Edhe një marrëveshje e re
  11. SBASHK-u nderon mësimdhënësit që u pensionuan gjatë vitit shkollor 2014/2015
  12. SBASHK-u vizitoi DKA-në në Prishtinë
  13. SBASHK-u vazhdon me përpjekjet që çështjet të zgjidhen me dialog
  14. Paralajmërim publik drejtuar institucioneve qendrore e lokale të Kosovës
  15. SBASHK-u vazhdon angazhimet në shërbim të anëtarësisë
  16. NJOFTIM- 2
  17. NJOFTIM
  18. Përkohësisht pezullohen veprimet sindikale të SBASHK-ut
  19. Oferta e MASHT-it drejtuar SBASHK-ut do të diskutohet me anëtarësinë
  20. SBASHK-u kujton institucionet se koha e dialogut po harxhohet
  21. U realizua një kërkesë e kahershme e SBASHK-ut
  22. Një gjest i mirë i NPT “Kushtrimi” nga Mitrovica
  23. SBASHK-u takoi Rektorin e Universitetit të Prizrenit, z.Ramë Vataj
  24. Greva dëshmoi unitetin e fuqishëm të SBASHK-ut
  25. Takim i SBASHK-ut në Kryeministri
  26. Greva dyorëshe e SBASHK-ut edhe më e fuqishme se e para
  27. SBASHK-u mbështet grevën e shpallur nga SUSHK-u
  28. Greva dy-orëshe respektohet në tërë Kosovën
  29. Hapi i dytë sindikal – greva dyorëshe
  30. Inkurajojmë solidaritetin! Fillon një konkurs i ri i garës ndërkombëtare shkollore
  31. Veprimi i parë sindikal shumë i suksesshëm
  32. Greva një orëshe e suksesshme
  33. Arritën mbështetjet e para për SBASHK-un nga sindikatat ndërkombëtare të arsimit për veprimet sindikale
  34. VEPRIMET SINDIKALE NGA 13 JANARI
  35. Veprimet sindikale të pashmangshme
  36. Një lutje e madhe nga SBASHK për deputetët e Parlamentit të Kosovës
  37. Konferenca përmbyllëse e SBASHK-ut e vitit 2014 me media
  38. SBASHK-u vazhdon takimet me shefat e grupeve parlamentare
  39. SBASHK-u në aktivitet të realizimit të kërkesave të anëtarësisë
  40. U mbajt mbledhja konsultative e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut
  41. SBASHK-u merr pjesë në aktivitete të shumta
  42. Kuvend i suksesshëm i SUSHK-ut
  43. Letër publike kryeministrit të tashëm të Kosovës, z. Isa Mustafa
  44. Përfundoi me sukses Konferenca Ndërkombëtare e organizuar nga SBASHK dhe KEC
  45. Kuvendi i Sindikatës së Arsimit Fillor me kryetar të ri
  46. SBASHK-ut në tetor 477 e nëntor edhe 564 anëtarë të rinj
  47. Seideneck i Konfederatës së Sindikatave Evropiane viziton SBASHK-un
  48. Këshilli Drejtues mbështet angazhimet për implementimin e plotë të Kontratës Kolektive
  49. SBASHK-u në Kongresin e 9 të Sindikatës Sllovene të Arsimit (SVIZ)
  50. SBASHK-u harton projekt strategjinë 2015-2019

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook