Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

DKA-të të mos sillen sikur nuk kanë asnjë obligim ndaj Kontratës Kolektive

" Nëse vazhdoni të silleni sikur nuk keni as edhe një obligim ndaj Kontratës Kolektive dhe as edhe obligime për të kërkuar zgjidhje nga Ministria e Punës e Mirëqenies Sociale për çështjen e pensioneve të punës, atëherë ta keni të qartë nga tani se edhe në vitin e ri shkollor do të ketë veprime sindikale nga SBASHK-u duke mos përjashtuar as grevën e përgjithshme", ka deklaruar para drejtorëve të DKA-ve dhe Kabinetit të Ministrit Bajrami, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman JasharajTAKIMI DKA MASHT SBASHK
Në ambientet e MASHT-it është mbajtur takimi i rregullt i Drejtorëve të Arsimit të Komunave të Kosovës , përfaqësuesve të MASHT-it dhe të SBASHK-ut. Në këtë takim janë debatuar shumë çështje dhe Ministri Arsim Bajrami u kë thënë përfaqësuesve lokal të arsimit se pret bashkëpunimin e tyre dhe se u ka drejtuar apelin që të respektohen ligjet dhe të bëhet përzgjedhje e drejtorëve të institucioneve arsimore bazuar në aftësitë dhe arritjet e jo bazuar në përkatësinë politike.
Kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj., ka kujtuar drejtorët e DKA-ve se kanë mbetur shumë punë pa kryer nga ana e tyre dhe e pushtetit lokal sa i takon përmbushjes së kërkesave nga Kontrata Kolektive dhe çështjeve tjera. "DKA-të të mos sillen sikur nuk kanë asnjë obligim ndaj Kontratës Kolektive", ka deklaruar në këtë takim kryetari i SBASHK-ut për të kujtuar të parët e Arsimit Parauniversitar të komunave të Kosovës se ata është dashur të bëjnë zgjidhjen e çështjes së kompensimit të 70 % të biletave të udhëtimit për mësimdhënësit udhëtarë, të 3 pagave me rastin e pensionimit të punëtorëve të arsimit dhe të angazhohen për të rregullimin e çështjes së pensioneve ngase shumë nga mësimdhënësit, edhe përkundër faktit se Ligji mbi Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti e ka definuar këtë çështje, nuk gëzojnë pensionet e punës, po marrin ndihmën sociale prej 75 eurosh.
" Nëse vazhdoni të silleni sikur nuk keni as edhe një obligim ndaj Kontratës Kolektive dhe as edhe obligime për të kërkuar zgjidhje nga Ministria e Punës e Mirëqenies Sociale për çështjen e pensioneve të punës, atëherë ta keni të qartë nga tani se edhe në vitin e ri shkollor do të ketë veprime sindikale nga SBASHK-u duke mos përjashtuar as grevën e përgjithshme", ka deklaruar para drejtorëve të DKA-ve dhe Kabinetit të Ministrit Bajrami, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj

Prishtinë, 8 qershor 2015

MPMS-ja i thotë SBASHK-ut se duhet pritur ende deri te pensionet e punës

Në takimin e kësaj të hëne me zv/Ministren e MPMS-së, znj. Rita Hajzeri-Beqaj, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përcjellë prapë shqetësimin lidhur me çështjen e pensioneve dhe mos vënies në jetë të nenit 8, pika 6 të Ligjit për Skemat Pensionale të Paguara nga Shteti ,Nr. 04/L-131 dhe ka apeluar të kjo Ministri që të shtohen angazhimet për të gjetur zgjidhjen në mënyrë që punëtorët e arsimit të gëzojnë pensionin e merituar. Zv/Minstrja Hajzeri-Beqaj është shprehur se kupton shqetësimin e SBASHK-ut dhe ka shtuar se është duke u punuar që në Ligj të bëhet kategorizimi i pensioneve dhe të krijohen parakushtet dhe të sigurohen mundësitë buxhetore që mësimdhënësit dhe të tjerët të gëzojnë pensionet e merituara të punës sipas kategorizimit që të mundësonte Ligji. Nga biseda në këtë takim vërehet se duhet pritur ende deri të pensionet e punës. Në takimin e radhës së Këshillit Drejtues të SBASHK-ut do të analizohet gjithë kjo çështje dhe do të merret vendim se çka tutje.Takim ne Ministrine e Punes

Do kujtuar se edhe pse Ligji për Skemat Pensionale të Paguara nga Shteti ,Nr. 04/L-131, e thotë qartë në nenin 8, pika 6, "Me këtë Ligj u njihet stazhi i punës për pension kontribut-dhënës për vitet 1989-1999 punëtorëve të arsimit, të shëndetësisë dhe të tjerëve që kanë punuar në sistemin e Republikës së Kosovës", një pjesë e madhe e të punësuarve në arsim po dalin në pension duke marrë shumën prej 75 euro e jo atë prej 140 euro sa është pensioni aktual në Kosovë.

SBASHK-u ka pranuar shumë ankesa dhe kudo gjatë vizitave nëpër komuna ka dëgjuar shumë shqetësime lidhur me këtë çështje. Thuhet kudo se pikërisht këto vite që neni 8, pika 6, po i njeh si kontribut-dhënëse në të vërtetë nuk janë duke u pranuar si të tilla dhe mu për këtë të punësuarit në arsimin e Kosovës pas gjithë atyre viteve të punës po marrin ndihmë sociale sikur ata që kurrë nuk kanë qenë të punësuar diku. SBASHK-u në përpjekje për t'u dalë në ndihmë anëtarëve të vetë lidhur me këtë çështje atë e ka ngritur edhe te Këshilltari i Presidentes,z. Ramush Tahiri, edhe në Komisionin Parlamentar për Punë dhe Mirëqenie Sociale , por edhe në MPMS. Në të gjitha këto takime SBASHK-u ka marrë përgjigje se institucioneve u vije keq pse është kështu dhe se që të gjithë kanë shprehur respekt për punën e punëtorëve të arsimit në vitet 1989-1999. Mirëpo nuk është shkuar me tutje.

FILLIM I MBARË I SEMINARIT PËR AVOKIMIN DHE HARTIMIN E POLITIKAVE

hart2Në kuadër të realizimit të projektit të përbashkët KEC- SBASHK "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore", që mbështetet në Komisioni Evropian, zyra e BE-së në Kosovë, ka filluar me punimet seminari " Hartimi i politikave arsimore dhe avokimi në Kosovë". Për këtë seminar KEC ka përzgjedhur veprimtarë sindikalë nga shkollat e Pejës e Gjakovës.
Në fillimet e punimeve të seminarit juristi Blendor Shatri ka folur për përmbajtjen e seminarit e pastaj kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka folur për arritjet në SBASHK dhe për sfidat duke konsideruar se trajnime të tilla forcojnë sindikatën tonë duke ngritur kuadro që do të kontribuojnë në avokim dhe në hartimin e politikave arsimore. Ai pastaj ka prezantuar trajnerin e këtij seminari, z. Haki Shyti.hart3
Trajneri Shyti me përkushtim ka nisur me shtjellimin e temave duke i dhënë mundësi bashkëbisedës me pjesëmarrësit, të cilët po dëshmojnë përkushtim dhe dëshirë të marrë njohuri të reja. Nga çështjet për të cilat është zhvilluar një bashkëbisedë përmbajtjesore veçohen "Politikat publike", "Cikli i hartimit të politikave në Kosovë ". Pjesëmarrësit duke punuar në grupe kanë dhënë shembuj të shumtë dhe kanë shtruar edhe pyetje në të cilat janë përgjigjur trajneri Shyti, kryetari Jasharaj, juristi Shatri, por edhe vetë pjesëmarrësit.
Në vazhdim të këtij seminari do të trajtohen edhe tema të tjera me rëndësi dhe pjesëmarrësit nga Peja e Gjakova do të përgatiten që tema të tilla të debatojnë me kolegët e tyre nëpër shkollat e komunave nga vijnë ata.hart1

Një takim i suksesshëm me sindikalistët e arsimit në Podujevë

New Image

Duke vazhduar me realizimin e agjendës së takimeve me kryetarët e shoqatave të shkollave të Kosovës, në orët e pasdites së të enjtes kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, bashkë me koordinatoren e projektit "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore, znj. Albina Arifi, me juristin Blendor Shatri dhe m,e përfaqësuesin e KEC-it, z. Sokol Statovci, kanë bashkëbiseduar me kryetarët e shoqatave sindikale të shkollave të Podujevës. Duke hapur këtë takim, ushtruesi i detyrës së kryetarit të SAF e SAM të Podujevës, z. Fadil Halimi, ka përshëndetur mysafirët dhe pastaj ka treguar për angazhimet dhe sfidat e sindikatës së arsimit në këtë Komunë. Ai ka deklaruar se po hetohet trend pozitiv dhe se mësimdhënësit kanë shtuar edhe më shumë besimin në SBASHK-un.
"Kemi atmosferë të mirë dhe presim që shpejt të na bashkohen në SBASHK-u edhe disa shkolla të Podujevës", ka veçuar z. Halimi.New Image1
Koordinatorja e projektit, znj. Albina Arsifi ka informuar pjesëmarrësit lidhur me çështjet kryesore të licencimit, kurse juristi Blendor Shatri ka folur lidhur me shërbimet juridike. Ai ka theksuar edhe në Podujevë se SBASHK-u ka arritur më shumë se 100 marrëveshje me bizneset private dhe me institucione shëndetësore e rekreative në Kosovë e Shqipëri për zbritje çmimesh të shërbimeve për mësimdhënësit sindikalistë. Ai ka ftuar mësimdhënësit e Podujevës të jenë vizitorë të rregullt të ueb faqes së SBASHK-ut ( www. sbashk-rks.org) , në të cilën do të gjejnë gjithë informacionet e duhura dhe po ashtu aty kanë mundësi të shtrojnë edhe pyetje për të marrë me kohë përgjigje.

Regjistri i anëtarëve të SBASHK-ut për pushim në bregdetin shqiptar - qershor 2015

Po publikojmë regjistrin e anëtarëve të SBASHK-ut, të cilët do të pushojnë në Durrës nga data 22-27 qershor 2015.
Pushuesit janë përzgjedhur nga shoqatat sindikale të shkollave dhe ne i kemi pranuar emrat e tyre përmes kryetarëve sindikal të komunave. Përzgjedhja është bërë sipas kuotës së përcaktuar të SBASHK-ut (çdo 58 anëtarë – një pushues), e cila është publikuar në ueb-faqen e SBASHK-ut me datë 20 maj 2015.
Ndryshimi i emrave të pushuesve, së bashku me arsyetim, mund të dërgohen deri me datë 17 qershor 2015, ndërsa me datë 18 qershor 2015 do të mbahet mbledhja e komisionit, i cili do t'i shqyrtoj listat për ndryshime dhe me datë 19 qershor 2015 do të publikohet lista përfundimtare, e cila nuk mund të ndryshohet më.

 

Regjioni : PRISHTINË

Udhëheqëse: Kimete Maxhuni

 

Komuna Emri dhe Mbiemri Shkolla
Gllogovc        1 Gani  Qorri Sh.f."ALI GASHI" DRENAS 2
2 Mexhit  Buqinca Sh.f.".A.SHALA" KORRE. POSHT
3 Ramiz  Bytyçi Sh.f."B.CURRI" NEKOVC
4 Mexhri  Mehmeti F.FAZLI GRAJQEVCI-VASILEVË
5 Mehmet  Bublaku M.GJ.K.SKENDERBEU - GLLOGOVC
6 Xhemajl  Thaqi F.HASAN PRISHTINA-LLAPUSHNIK
7 Mehdi  Ajazi SH.FIL.L.GURAKUQI FLAMURAS
8 Rrahim  Abdyli F"RASIM KIÇINA " - Drenas - Shkollë (1-9)
9 Ismail  Hoti F.SHOT GALICA-ARB,EPERM
10 Avdi  Bogaj M.TEKNIKE F.LLADROVCI-GLLOGOVC
11 Azem  Lika M.TEKNIKE F.LLADROVCI-GLLOGOVC
12 Aziz  Mulaj F."DËSHMORËT E QËNDRESËS II"- Qëndresë II - Shkollë (1-9)
13 Murat  Hajdini F."XHELADIN GASHI - PLAKU " Komoran -Shkollë (1-9)
14 Ferat  Shala F."XHELADIN GASHI - PLAKU " Komoran -Shkollë (1-9)
     
Podujevë       1 Enver  Idrizi F.ILIR KONUSHEVCI-PODUJEVE
2 Enver  Krasniqi F.DRITA-PODUJEVE
3 Brahim  Pllana F.SHEFKI KULETA-PODUJEVE
4 Ibrahim  Sylejmani F.LUIGJ GURAKUQI-PODUJEVE
5 Ilmi  Cakiqi F.NAUM VEQILHARXHI-PODUJEVE
6 Islam  Haziri F.HYZRIU E SAMIU - LETANC
7 Mustafë  Sherifi F.DESHMORET E KOMBIT-PODUJEVE
8 Nexhat  Çitaku F.EMIN DURAKU-PODUJEVE
9 Shaban  Rudari F.ELENA GJIKA-PODUJEVE
10 Ilmi Çunaku F ,,Afrimi e Fahriu ''
     
Prishtinë        1 Ali  Ahmeti F.ASIM VOKSHI-PRISHTINE
2 Arben  Arifaj P.ARDHMËRIA-PRISHTINË
3 Asllan  Hasani F.ANDON ZAKO QAJUPI-PRISHTINE
4 Bedri  Osmani F.NEXHMI MUSTAFA-PRISHTINË
5 Fakete Bokshi Abrashi F.DARDANIA-PRISHTINE
6 Fidaim  Berisha F.EMIN DURAKU-PRISHTINE
7 Hamdi  Mustafa F.PJETER BOGDANI-PRISHTINE
8 Hamdije  Mustafa P.FATOSAT-PRISHTINE
9 Hazir  Zullufi F.HILMI RAKOVICA-PRISHTINE
10 Nazmi  Metolli F.ZENEL HAJDINI PRISHTIN
11 Nexhmi  Shala F.ALI KELMENDI-PRISHTINE
12 Osman  Gashi F.ISA BOLETINI BUSI
13 Ragip  Bytyqi F.SHKËNDIJA HAJVALI- Prishtinë
14 Ragip  Haxholli F.DITURIA E PRISHTINES
15 Selami  Salihu F.FAIK KONICA - PRISHTINE
16 Vehbi  Rama F.RILINDJA-PRISHTINE
17 Baki Vitia F.MITRUSH KUTELI PRISHTINE
18 Zylqefli  Sherifi M.BUJQESORE A.FRASHERI-PRISHTI
     
Obiliq            1 Fetah  Berisha F. "Dr. Ibrahim Rugova" - OBILIQ
2 Driton  Gashi F.ABDURRAHMON GERGURI-OBILIQ
3 Zeqir  Kurshumliu F.FAZLI GRAJQEVCI-HADE OBILIQ
4 Ismet  Mjeku F.MIGJENI - SIBOC OBILIQ
5 Jakup  Hashani SHMP "HASAN TAHSINI"- OBILIQ
6 Faton  Mehmeti Sh.f. "Pandeli Sotiri" -OBILIQ
     
Qendra         1 Emerllah Lahu Qendra e studenteve
Studentëve   2 Selatin  Hajdini Qendra e studenteve
     
F.Kosova       1 Isa  Thaçi GJ.HIVZI SYLEJMANI-F.KOSOVE
2 Selvete Aliu F.SELMANI RIZA-FUSHE KOSOVE
3 Hajredin  Mjeku M.TEKNIKE MINATORI-FUSH KOSOVE
     
Lipjan           1 Behxhet  Zaskoku F.DRITA -LIPJAN
2 Hanëmshahe  Osmani F.EMIN DURAKU-LIPJAN
3 Xhevat  Olluri M.ULPIANA-LIPJAN
4 Nexhybe  Reçica F.HASAN PRISHTINA-LIPJAN
5 Sherafedin  Drenica F.IBRAHIM BANUSHI SHALE-LIPJAN
6 Sadije  Ibrahimi F.V.FRASHRI-LIPJAN
7 Rrahim  Asllani F.ZENEL HAJDINI-LIPJAN
8 Idriz  Budakova F."V.DAMANEKU"
9 Hamdi  Bublica F. "7 MARSI" , POTUROVC - LIPJAN
10 Shefki  Nuredini F."Dy Dëshmorët"- LIPJAN
11 Mursel  Sinani F."VEZIR KOLSHI", BAINCE-LIPJANE
12 Sami  Ferizi M.PROFESIONALE A.GLLAV.-LIPJAN
13 Mustafë Selmani F.ERNEST KOLIQI-LIPJAN

 

Universiteti Kosovar Sopjani A.Q.- Rektorati
2 Tefik Canolli Mjeksi
3 Xhafer Dragusha Edukim
4 Remzije Gjonbalaj FSHMN
5 Fidan Kuçi FNA
6 Valdete Shala FNA
7 Xhabir Potera Fak.Bujqësia,
8 Arta Rudi  FSHMN
9 Enver Sylejamni  F.Edukimit - Prishtinë

 

Regjioni : FERIZAJ

Udhëheqëse: Taibe Gashi

 

Komuna Emri dhe Mbiemri           

            Shkolla

Shtime        Agim Qorolli F.EMIN DURAKU-SHTIME
2 Rrahman Qerimi F.EMIN DURAKU-SHTIME
3 Selvete Abazi F.EMIN DURAKU-SHTIME
4 Shyqeri  Qarri F.BAJRAM CURRI-SHTIME
5 Islam Hysenaj F.BAJRAM CURRI-SHTIME
6 Nebih Mehmeti F.LASGUSH PORADECI-SHTIME
     
Kaçanik Kemal  Gashi ShS ,,7Shtatori ''
2 Makfirete  Dema ShS. ,,AGIMI''
3 Nusret  Murseli ShS ,,Ali Asllani''
4 Sevdije  Shehu ShS ,,Emin Duraku''
5 Shefket  Bela ShS ,,Emin Duraku''
6 Syzane  Sopa-Shala ShS ,,Emin Duraku''
7 Abedin  Vishi ShS, ,,Qamil Ilazi''
8 Ahmet  Fazliu ShS Nazmi Osmani ''
     
H.Elezit Isuf Berisha SHS ,,Veli Ballazhi ''
  Shenasi Dernjani SHS,,K. e Diturisë''
     
Ferizaj Nazmi Zeqiri “Zenel Hajdini”
2 Ajshe Bytyqi “Ali Hadri”
3 Halit Jusufi “Pjetër Bogdani”
4 Pajazit Karasniqi “Dëshmorët e Kosharës”
5 Rexhep Hakolli “Çesk Zadeja”
6 Elmi Ramadani “Kemail Hetemi”
7 Shaban Frangu “Faik Konica”
8 Nazmi Krasniqi “Gjon Serreqi”
9 Mehmet Qerkini “Gjon Serreqi”
10 Enver Hasani “Dr. Shaban Hashani”
11 Flamur Jashari “Kompetenca”
12 Sadri Sadriu “Mejdi Xhaferi”
13 Kemail Vladi “Kuvendi i Arbërit”
14 Fadil Hajrizi “Besim Rexhepi”
15 Hysen Shabani “Abetaria”
16 Xhemajl Fejza “Naim Frashuri”
17 Basri Osmani “Mic Sokoli”
18 Muhamet Kastrati ”Ganimete Tërbeshi”
19 Sherife Misini “Jeta e re”
20 Rrahman Arifi “Ismajl Qemali”
21 Diana Bucaliu “Vezi Jashari”
22 Nesret Maloku “Bilall Shala
23 Fatime Cakolli “Elena Gjika”
24 Ibrahim Avdiu “Tefik Çanga”
25 Shaban Tahiri “De Rada”
26 Naser Kamberi “Astrit Bytyqi”
27 Isni Ameti “Ardhmëria”
28 Mejreme Maloku “Ahmet Hoxha”

 

Regjioni : MITROVICË

Udhëheqës: Naip Azemi

 

Komuna Emri dhe Mbiemri Shkolla
Vushtrri Habib  Gërguri ShS ,,Ali Kelmendi ''
2 Shaban  Xhyshinca ShS,, A.Z.Çajupi''
3 Ragip  Bajrami ShS ,,Jusuf Gërvalla''
4 Ismet  Kasumi ShS,,Migjeni''
5 Ali  Zabërgja ShS ,,Rilindja''
6 Murat  Ademi ShS ,,Rrustem Hyseni''
7 Esat  Hajrizi ShS ,,Adem Voca''
8 Fatmire  Basholli ShS ,,Lumni Surdulli''
9 Naip  Perçuku ShS ,,Rexhep Musa''
10 Rabije  Rushiti ShS,, Eqrem Çabej''
11 Sabri  ShytiShS ,, Lutfi Musiqi''
12 Gani  Braha ShS ,,M.U.Akrashice''
13 Xhyzide  Gjyshinca ShS ,,SH,F,1''
14 Hetem  Tahiri ShS ,,SH,F,2''
15 Bilall  Pllana ShS ,,Bahri Kuqi''
16 Salih  Demiri ShS ,,Bahri Haxha''
     
     
Mitrovicë Merita Vehapi-Olloni Gjimnazi "Frang Bardhi"
2 Hamide Preteni Q.B."Nëna Terezë"
3 Fadil Begolli Sh.m.u."Fazli Grajqevci"
4 Mybera Gjerqeku Qerdhja "Gëzimi Ynë"
5 Xhevat Miftari Sh.m.u."Trepça"
6 Rafet Jashari Sh.m.u."Migjeni"
7 Sejdi Shalaj Sh.m.u "Skënderbeu"
8 Ibrahim Veliu Sh.m.u."Bedri Gjina"
9 Ajet Tahiri Sh.m.u."Bislim Halimi"
10 Mehmet Haxhani Sh.m.u."Musa Hoti"
11 Halime Selmani Sh.m.u."Shaban Idrzi"
12 Hajrije Azemi Sh.m.m."Xheladin Deda"
13 Nebih Begu Sh.m.u."Bislim Hajdari"
14 Sejdi Feka Sh.m.u.Elena Gjika"
15 Sinan Shala Sh.m.e."Hasan Prishtina"
16 Refika Zeka Sh.m.u."Harun Beka"
17 Sebahat Boshnjaku Sh.m.t."Arkitekt Sinani"
18 Dibran Hajdini Sh.m.u."Xhevat Jusufi"
     
Leposaviq Fikri Imeri "Kadri Bistrica"
     
Zveqan Fatmir Shala "Isa Boletini"
     
Skenderaj ENVER GECI SHMT ANTON CETTA
2 QERIM HALIMI SHMT ANTON CETTA
3 IBRAHIM RRECI SHMU HALIT GECI
4 XHAVIT SPAHIU SHMU HALIT GECI
5 ZYMER VOJVODA SHMU HALIT GECI
6 KADRI KOCA SHMU DRENICA
7 XHEVAT KABASHI SHMU DRENICA
8 FEDAIM VELIU SHMU DRENICA
9 ABEDIN VELIU SHMU AHMET DELIA
10 HYRA BEHRAMAJ SHMU AHMET DELIA
11 SABRIJE IDRIZI SHMU AHMET DELIA
12 NIMAN TOPALLI SHMU V.FRASHERI

 

Regjioni : PEJË

Udhëheqës: Avdullah Bujupi

 

Komuna Emri dhe Mbiemri Shkolla
Istog Demë  Lipa F. ,,Hysni Zajmi ''
2 Hajrije  Curraj F.,,Martin Camaj ''
3 Mire  Balaj F.,,Martin Camaj ''
4 Rifat  Sadikaj M ,,Mithat Frashëri''
5 Rexhep  Jahaj M ,,Mithat Frashëri''
6 Arif  Haliti F ,,Mehmet Akifi ''
7 Adem  Geca Gj ,,Haxhi Zeka''
     
Pejë Alen Šukurica 7 Shtatori
2 Idriz Rexhaj Hil Mosi
3 Ismet Shala 2 Korriku
4 Haxhi Regjepaj 2 Korriku
5 Selim Avduli Zef Serembe
6 Demë Ibraj Mjekësisë
7 Sylë Peli Xh. Kada
8 Isa Kelmendi Rilindja
9 Pashk Desku Migjeni
10 Rexhep Hajdaraj S. Hajdaraj
11 Bajram Çeku S. Hajdaraj
12 Qemalije  Drançolli ,,Dardania ''
13 Hidajete  Krasniqi ,,Dardania ''
14 Halime Gjelaj 28 Nëntori
15 Sabernaze Ajdini Pe Paqës
16 Gjylfidane Libusha P. e Paqës
17 Lebibe Ajdini 8 Marsi
18 Teuta Kreka Haxhidauti B. Pejani
19 Besim Shatri 8 Marsi
20 Hasan Ramosaj P. Budi
21 Arif Metaj B. Pejani
22 Arsim Haxhaj N. Veqilharxhi
23 Shaqir Ramaj L. e Pejës
     
Junik Ahmet Knushi Edmond Hoxha
     
Deçan Shaban Ahmetxhekaj GJ.VELLEZERIT FRASHERI-DEÇAN
2 Betim Qorraj GJ.SAMI FRASHERI - DEÇAN
3 Zyhra Gjikokaj F.LIDHJA E PRIZRENIT-DEÇAN
4 Xhemajl  Panxhaj F.SYLE ALAJ-DEÇAN
5 Rexhep Maksutaj F.ISA BOLETINI-DEÇAN
6 Jashar Avdimetaj F.ISA BOLETINI-DEÇAN
7 Kimete Baqaj Selimi F."Rexhep Kadrijaj"
8 Nurije Lokaj F.DESHMORET E VOKSHIT-DEÇAN
9 Smajl Bajramaj F.DESHMORET E KOMBIT-DEÇAN
     
Klinë Demë Gashi "Ismet Rraci"
2 Kajtaz Morina "Tre deshmoret"
3 Gani Doçi "Fehmi Agani"
4 Dinë Gashi "Fehmi Agani"
5 Ramadan Bacaj "Luigj Gurakuqi"
6 Bislim Gashi "Emin Duraku"
7 Sali Haxhaj "Deshmoret e Qendreses"
8 Sabrie Haxhaj "Deshmoret e Qendreses"
9 Amrush Morina "Azem Bejta"
10 Hajriz Bojaj "Avni Zhabota"
11 Kolë  Çuni "Motrat Qiriazi"

 

Regjioni : GJAKOVË

Udhëheqës: Samidin Bytyqi

 

Komuna Emri dhe Mbiemri Shkolla
Rahovec Xhelil  Dina F.FAIK KONICA-RAHOVEC
2 Kadri  Dellova M.UKSHIN HOTI
3 Ramadan  Pallqa M.PR.XHELAL HAJDA-TONI-RAHOVEC
4 Bajrush  Elshani F.HERONJET E KOSOVES-RAHOVEC
5 Ruzhdi  Bekeri F.ISA BOLETINI-RAHOVEC
6 Haxhi  Haxhimustafa F.ISA BOLETINI-RAHOVEC
7 Ismajl  Krasniqi F.JUSUF GERVALLA-RAHOVEC
8 Elhami  Zhuniqi F.LIRIA FORTES-RAHOVEC
9 Asllan  Hoti F.4 DESHMORET-RAHOVEC
10 Haxhi  Ukaj F.SKENDER KASTRATI - RAHOVEC
11 Ahmet  Morina M"12 MAJI", RATKOC-RAHOVEC
12 Riza  Kelmendi F.MUSTAFE IBISHI -RAHOVEC
     
Malishevë Haxhi Samadraxha Gjimnazi “Hamdi Berisha “
2 Agim Telaku Sh.F.M.U “Naim Frasheri “
3 Isuf Kryeziu “ Vesel Pagarusha “
4 Qamil Hoti “Elmi Hoti “     
5 Ismajl Morina “Bajram Curri “
6 Bajram Kryeziu “Dëshmorët e fsh.Bubavec”
7 Nuhi Berisha “Ibrahim Mazreku”
8 Beqir   Berisha “Habib Berisha “
9 Shefqet Zogaj “Afrim Buçaj “
10 Sadetete Morina ars ,parashkollor “Migjeni “ Lubizhdë
11 Begishe Bytyqi ars .parashkollor “Salih Bytyçi “ Shkozë
     
Gjakovë Bajram Dobra "Dëshmorët e Hereqit"
2 Bardhyl Bardhi "H. Dushi" Gjakovë
3 Igballe Tetrica "L.Gurakuqi"
4 Afrim Kusari           "H.Dushi" Gjakovë
5 Pal Gjugja "Gj.Fishta"
6 Violeta Bardhi       "H.Dushi"Gjakovë
7 Zef LLeshaj             "E.Gjoni" Novosell e epërme
8 Matej Bushaj         "E.Gjoni" Novosell e epërme
9 Ismet Mahmuti     "7 Shtatori" Gerqinë
10 Besa Byci               "Z.Rexha" Gjakovë
11 Nashide Sylejmoni "Z.Rexha" gjakovë
12 Vera Shunjaku   "H.Zajmi"Gjakovë
13 Vjollca Bejtullahu "K. Manastirit"
14 Shemsedin Meqa M.Bakija"Gjakovë
15 Gjylfidone Kyqyku "Y. Morina"Gjakovë
16 Nue  Krasniqi F.DESHMORET LLESHI - GJAKOVE
17 Myzafere Meqa "D.Ahmeti" Demijan
18 Fatushe Binxhija "N.Nixha"Gjakovë
19 Elvane Bokshi "N.Nixha" Gjakovë
20 Agron Avdijaj "U.Miftari" Skivjan
21 Hysni Aliu   "G.Tërbeshi" Ponoshec
22 Ferdone Efendija " M.Këpuska"Gjakovë
23 Gazmend Lyta "E.Duraku" Gjakovë

 

Regjioni : PRIZREN

Udhëheqës: Nehat Vehapi

 

Komuna Emri dhe Mbiemri Shkolla
Prizren Afit  Fejza Sh.S,, Mustafë Bakia''
2 Aqif  Berisha ShS,, Hasim Maliqaj''
3 Isa  Xhaferi Sh.S ,,Ekrem Rexha''
4 Mehmet  Kryeziu Sh,S ,,Midhat Frashëri''
5 Bashkim  Nafezi ShS,, Fadil Hisari''
6 Ramit Jusufi Sh.S ,,Nefit Jusufi
7 Nail Buduri ShS ,, Fatmir Berisha''
8 Haki  Ramadani ShS,, Lekë Dukagjini''
9 Drita  Ramadani ShS,, Lekë Dukagjini''
10 Suzana  Muqaj ShS "Dëshmorët e Kabashit
11 Suzana  Çeku ShS,,11 Marsi ''
12 Miradije  Memaj ShS ,,Dy Dëshmoret''
13 Ismail  Berisha ShS,, Ymer Prizreni ''
14 Fejzulla  Tarashaj ShS,,Naim Frashëri ''
15 Berat  Batiu ShS,, Mati Logoreci ''
16 Samire  Sallauka ShS,,Zenun Çoçaj ''
17 Kimete Zija ShS,, Emin Duraku''
18 Sadik  Bytyçi ShS,,Remzi Ademaj''
19 Mejdi  Omaj ShS,,Deshmoret e Kombit ''
20 Zija  Ramadani ShS ,,Grenqare''
21 Hashim  Vaganxhiu ShS,,Motrat Qirijazi''
22 Ibish  Shatri ShS,,Hysni Temaj ''
23 Drita  Gashi ShS,,Ardhmëria''
24 Daut  Maksuti ShS,,Izvor ''L .e Eperme
25 Redep  Kurti ShS ,,25 Maji''
26 Hysen  Hodaj ShS ,,Dy Dëshmoret''
27 Dashurije  Muharemi ShS ,,Mustafë Bakia''
     
Suharekë Ibrahim  Rraqi F.DESHMORET E KOMBIT-VRANIQ
2 Musli  Gashi F.DITURIA-SUHAREK
3 Naim  Behluli F.EDIT DURHAM-SUHAREKE
4 Hajrije  Berisha GJ.JETA E RE - SUHAREKE
5 Islam  Bytyçi F.HASAN PRISHTINE-SUHAREKE
6 Muharrem  Buqa F.LIDHJA E PRIZRENIT-SUHAREK
7 Rrahman  Berisha F.MIGJENI-SUHAREK
8 Zeqir  Kokollari F.NAUM VEQILHARXHI-SUHAREKE
9 Zymer  Lumi F.RAME  BLLACA-SUHAREKE
10 Destan  Sylaj F.SHKENDIJA-SUHAREK
11 Latif  Gashi M.TEKNIKE S.LUARASI-SUHAREKE
12 Hasan  Gashi Administrata (A)
13 Hysni  Hysenaj F."Shaban Mazreku"- SUHAREKE
14 Agron  Suka M.Prof. Shirokë-Suharekë
15 Ismet  Shala F. DESTAN BAJRAKTARI-SUHAREKE
     
Dragash Hylki  Skenderi F." Samidin Emini" 
2 Musli  Pirkuqi F.''Shaban Shabani ''

 

Regjioni : GJILAN

Udhëheqës: Adem Halabaku

 

Komuna Emri dhe Mbiemri Shkolla
Gjilan Rabije Hasani Sh.f. "Selami Hallaqi"
2 Isuf Ismajli Sh.f. "Thimi Mitko"
3 Ramadan Xhelili Sh.f. "Thimi Mitko"
4 Florie Murseli Sh.f. "Abaz Ajeti"
5 Ajshe Maliqi Sh.f. "Rexhep Elmazi"
6 Xhemajl Shabani Gj. "Zenel Hajdini"
7 Daut Kamberi Sh.f. "Skënderbeu"
8 Hamid Berisha SH.M. "Marin Barleti"
9 Qamil Jerliu Sh. M. "Mehmet Isai"
10 Shaban Bajrami Sh.f."Agim Ramadani"
11 Ismet Hyseni Sh.f."Mulla I. Gjilani"
12 Bujar Mujaj Sh.M."Arti Pamor"
13 Fehmi Ismjli Sh.f. "Musa Zajmi"
14 Habib Hyseni Sh.f. "V. Ibrahimi"
15 Mirishahe Hyseni Sh.f."Ibrahim Uruqi"
16 Florim Muja Sh.f."V.Muji"
17 Mizafere Ismajli Qerdhja "Ardhmëria "2
18 Izer Mehmeti Sh.f "Ramiz Cërrnica"
19 Refik Sabedini Sh.f. "Lagjja VIII"
20 Ekrem Rexhepi Sh.f. "F. Qerimi"
21 Osmon Agushaj Sh.m.b "Arbëria"
     
Novobërdë Sabri Mustafa SHS ,,Asdreni''
     
Viti Ndue Demaj D.M.Tarabolluzi
2 Musa Osmani Safet Rexhepi
3 Isa Neziri Hasan Alia
4 Nebi Nebiu Bafti Haxhiu
5 Ismajl Ismajli 28 Nentori
6 Hamdi Rexhepi Mirali Sejdiu
7 Hekrem Ismajli Gj.Kuvendi I Lezhes
8 Ekrem Demelezi Njazi Rexhepi
9 Bekim Hyseni Sh.T.Jonuz Zejnullahu
10 Januz Tërziu Skender Emerllahu
11 Enver Shaqiri Hysen Terpeza
12 Ismet Islami Vllezrit Gervalla
     
Kllokot Fatmire Pajaziti Gjon Sereqi
     
Kamenicë Selim Rexhepi “Andrea Dursaku” Kamenicë
2 Refik Kastrati “ Avni Rustemi” Karaqevë e Epërme
3 Samir Dërmaku “ Sadri Misini” Shipashnicë
4 Hyrsie Ajvazaj    “Dëshmorët e Kombit” Kamenicë
5 Shaip Bajraliu      “Kadri Zeka” Desivojcë
6 Shaban Morina  “Xhavit Ahmeti” Hodonoc
7 Avdi Morina        “Rexhep Mala” Topanicë
8 Xhevat Hoda        “Andrea Dursaku” Kamenicë
9 Besim Kryeziu      “Metush Krasniqi”Roganë
10 Shukri Bunjaku “Ismail Qemali” Kamenicë

U përmbyll me sukses trajnimi për udhëheqjen efektive të dialogut social

seminardialog1Për tri ditë me radhë ka zhvilluar me sukses punimet trajnimi për forcimin kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social. Ky trajnim është zhvilluar në kuadër të projektit të përbashkët të KEC e SBASHK "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore". Ky projekt mjaft përmbajtjesor po mbështetet nga Komisioni Evropian, zyra e BE-së në Prishtinë dhe po zhvillohet duke shënuar arritje të shumta.
Gjatë tri ditëve të këtij seminari trajnerët e licencuar Ymer Ymeri e Vjollca Shala kanë shtjelluar tema e çështje me rëndësi lidhur me dialogun social në Evropë dhe në Kosovë. Përfaqësuesit sindikalë nga Mitrovica e Vushtrria, komuna këto të përzgjedhura nga KEC,seminardialog2 kanë dëshmuar përkushtim dhe dëshirë të madhe për të marrë njohuri të reja lidhur me çështje të dialogut social, që është dhe mbetet shumë aktual edhe sot e gjithmonë për SBASHK-un. "Hyrje dialogun social", "Dialogu social në kontekstin kombëtar", "Dialogu në nivel evropian", "Zgjidhja e konflikteve ", "Negocimi me punëdhënësit", ishin disa nga temat që janë hapur e shtjelluar gjatë tri ditëve të seminarit. Bashkëbiseda dhe përpjekjet që bashkërisht të debatoheshin çështjet dhe të ofroheshin zgjidhjet më të mira e kanë bërë shumë dinamik këtë trajnim, aq sa pjesëmarrësit nuk shikonin kohën dhe nuk shkonin as edhe në pauzat e parapara pa dhënë mendime konkrete e pa kryer me përpikëri detyrat që shtronin trajnerët bazuar në temat që po debatoheshin.seminardialog3
Moment i veçantë është krijuar kur pesë grupet e punës kanë nisur trajnimin praktik duke u ndarë në punëdhënës dhe të tjerët në përfaqësues sindikalë. Pjesëmarrësit aq ishin thelluar në çështjet sa që krijohej përshtypja se kemi të bëjmë me raste shumë reale, që po ndodhnin pikërisht në momentin që po zhvillohej ky trajnim. Pjesëmarrësit e treguan praktikisht se gjatë gjithë këtij trajnimi kanë shtuar njohuritë për dialogun social dhe do të jenë të gatshëm për të përfaqësuar sindikatën në dialogun që do të zhvillohet që nga shkollat , në nivelin komunal me punëdhënësin e pse jo edhe në nivelin qendror duke iu bashkëngjitur ekipeve negocuese sipas situatës dhe aktualitetit. Në mbështetje të trajnerëve janë gjendur edhe asistentja në SBASHK, Vlora Rexhepi Berisha dhe përfaqësuesi i KEC, z. Sokol Statovci.seminardialog4
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në mbyllje të këtij seminari, ka lavdëruar punën e përkushtuar të trajnerëve Ymerie Shala dhe ka përgëzuar pjesëmarrësit për angazhimet, qëndrimin dinjitoz të tyre dhe unitetin që është edhe forcë e madhe e SBASHK-ut.

Fillim i suksesshëm i trajnimit për dialogun social

dialoguuu8Në kuadër të Projektit "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore" që me sukses po zhvillohet falë bashkëpunimit të mirë mes SBASHK-ut dhe KEC-it dhe mbështetjes së Komisionit Evropian, gjegjësisht zyrës së BE-së në Prishtinë, është duke u punuar intensivisht në forcimin e kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social. Në këtë funksion është duke u zhvilluar trajnimi me udhëheqës sindikal të shoqatave nga shkollat e Mitrovicës dhe Vushtrrisë. Përzgjedhjen e këtyre dy komunave e ka bërë KEC dhe fillimet e trajnimit premtojnë se do të forcohen kapacitetet e SBASHK-ut për udhëheqje të suksesshme të dialogut social.dialoguu886
Në fjalën e tij kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka lavdëruar arritjet e Projektit "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore" dhe bashkëpunimin korrekt e domethënës mes të KEC-it dhe SBASHK-ut. Ai ka theksuar se ky projekt përmes trajnimeve ka bërë që SBASHK-u të ketë trajnerë të licencuar për shumë tema kyçe për SBASHK-un. Ai ka përshëndetur trajnerët e licencuar për dialogun social Vjollca Shala, Ymer Ymeri, asistenten Vlora Rexhepi Berisha dhe përfaqësuesin e KEC-it, z. Sokol Statovci. dialoguu8886Pas kësaj ka nisur me punimet e ditës së parë trajnimi për dialogun social.
Ajo që vlen të lavdërohet në ditën e parë të trajnimit është mënyra e komunikimit dhe e ligjërimit të trajnerëve, të cilët i kanë ikur formës klasike të ligjërimit, por kanë nxitur bashkëbisedën dhe pjesëmarrësit nga Mitrovica e Vushtrria janë kthyer në pjesë aktive të trajnimit duke dhënë ide konkrete e duke shtruar pyetje mjaft interesante.
Përgjigjet në këto pyetje fillimisht i japin vetë pjesëmarrësit për t'u plotësuar ato nga trajnerët. Një interesim të veçantë në ditën e parë të trajnimit ka zgjuar çështja e sfidave në dialogun social dhe pjesëmarrësit me shembuj konkret nga mesi ku punojnë e veprojnë kanë treguar për sfidat që përcjellin gjithë aktivitetet sindikale e sidomos atëherë kur dialogu nuk jep rezultatet e duhura.dialoguuu86
Pjesëmarrësit në punimet e tyre në grupe janë shprehur se SBASHK-u ka arritur të krijojë besim te anëtarësia dhe se ky unitet e besim duhet ruajtur sepse vetëm kështu kalohen sfidat dhe vazhdohet me arritje e suksese.

SBASHK-u u takua me mësimdhënës të Suharekës

Bashkëbisedë korrekte lidhur me çështje aktuale

 

suharekeDuke vazhduar me realizimin e agjendës së takimeve me mësimdhënës në kuadër të projektit të përbashkët SBASHK- KEC "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore", kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj i shoqëruar nga menaxheri financiar Ymer Ymeri dhe juristi Blendor Shatri janë takuar me kryetar të shoqatave sindikale të shkollave të Suharekës.
Në fillim të këtij takimi kryetari i SAF e SAM për komunën e Suharekës ,z. Sadik Shala, ka përshëndetur përfaqësuesit e SBASHK-ut e pastaj ka bërë një shpalosje të aktiviteteve sindikale në këtë komunë duke u shprehur se janë shënuar arritje të konsiderueshme. Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka folur për sfidat dhe për arritjet e SBASHK-ut. Ai edhe në Suharekë është shprehur krenar për unitetin që mësimdhënësit po tregojnë duke forcuar rolin e SBASHK-ut në përpjekje për të realizuar kërkesat e mësimdhënësve. Kryetari Jasharaj dhe menaxheri i financave, Ymer Ymeri kanë bashkëbiseduar me të pranishmit edhe lidhur me licencimin dhe përformancën e mësimdhënësve duke u përgjigjur kështu edhe në shumë pyetje. suhareke5615Juristi Blendor Shatri është inkuadruar në bashkëbisedë duke folur për shërbimet juridike që ofron SBASHK-u për anëtarët e vet. Po ashtu Shatri ka kujtuar pjesëmarrësit për 100 marrëveshjet që SBASHK-u ka nënshkruar me bizneset dhe institucionet shëndetësore e rekreative private për zbritje çmimesh të shërbimeve për mësimdhënësit që kanë kartela sindikale.

Sekretari i përgjithshëm i Internacionales Botërore të Arsimit viziton SBASHK-un

fred v.leeuwenMë datën 3 dhe 4 qershor do të qëndrojë në Prishtinë, sekretari i përgjithshëm i EI-së,z. Fred van Leeuwen, i cili përfaqëson 30 milionë anëtarë nga e tërë bota , duke përfshirë edhe SBASHK-un. Leeuwen do të shoqërohet nga z. Walter Dresscher, nënkryetar i Komitetit të Sindikatave Evropiane të Arsimit ( ETUCE) dhe kryetar i AOB-së ( Sindikata e Arsimit e Holandës).
Për SBASHK-un është një nder i madh dhe kënaqësi e veçantë që do të ketë mysafirë këta njerëz, të cilët në kohët më të vështira për arsimin e Kosovës në vitet 90-99 gjithmonë ishin përkrah punonjësve të arsimit të Kosovës. Angazhimi i tyre i madh ka bërë që e vërtetat mbi arsimin e Kosovës të debatohej në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-së në vitin 1993, pas fjalës së kryetarit të atëhershëm të SBASHK-ut, dr. Agim Hyseni. Po ashtu z. Fred dhe z.Walter kanë dhënë kontribut të veçantë që SBASHK-u në vitin 1996 të pranohej si anëtare me të drejta të barabarta në EI. Ky angazhim i tyre ka vazhduar edhe pas luftës dhe me ndihmën e tyre në vitet 99- 2000 janë ndërtuar , rinovuar e pajisur 52 shkolla në Kosovë, që ishin shkollat e para të ndërtuara pas luftës.
Kontributin e tyre e kanë vazhduar edhe me trajnimin e mësimdhënësve për reformat në arsim. Këto janë vetëm disa nga kontributet që kanë dhënë për mbështetjen ndaj arsimit në Kosovë dhe SBASHK-ut në veçanti.
SBASHK-u ndjehet i nderuar me këtë vizitë aq më tepër kur dihet se z. Fred dhe stafi i tij janë shumë të zënë në angazhimet për përgatitjen e Kongresit 7 të EI-së, që mbahet në muajin korrik në Otavë të Kanadasë.
Vizita pikërisht në këto momente të mëdha të angazhimit të EI-së dëshmon edhe një herë përkushtimin e EI-së dhe ETUCE-së që kanë për SBASHK-un, që si gjithmonë , edhe tani të jenë përkrahës të kërkesave të sindikalistëve të arsimit në Kosovë, të shohin nga afër arritjet, sfidat dhe nevojat që ka SBASHK-u për përkrahje nga EI dhe ETUCE.
Gjatë qëndrimit në Kosovë pritet që ky delegacion të vizitojë edhe ndonjë institucion arsimor dhe të ketë takime me udhëheqës vendor.

SBASHK-u vazhdon me angazhimet për realizimin e kërkesave të anëtarësisë

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale janë shprehur se pikërisht në vitet 1989- 1999 mësimdhënësit e Kosovës kanë dhënë kontribut të lartë në mbajtjen gjallë të arsimit dhe se ata meritojnë respekt të lartë për këtë dhe se institucionet duhet të bëjnë gjithë angazhimet në mënyrë që mësimdhënësit të gëzojnë pensionin e merituar të punës.11259039 10152912385639677 1467704331 n

Një delegacion i SBASHK-ut, i kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj, janë gjendur në ambientet e Kuvendit të Kosovës për t'u takuar me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale e për të kërkuar nga ata ngritjen e çështjes së Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti. Ky Ligj është dekretuar nga presidentja e Kosovës,znj. Atifete Jahjaga më 21 maj të vitit 2014, por pika 6 e nenit 8 të tij nuk po gjen zbatim dhe kështu mësimdhënësit e Kosovës nuk po gëzojnë pensionin e punës, por atë të pleqërisë. Ky veprim i pakuptueshëm i nivelit qendror e lokal të pushtetit ka bërë që në selinë e SBASHK-ut të vijnë vazhdimisht ankesa nga mësimdhënësit e pensionuar. SBASHK-u ka kohë që kishte kërkuar përkrahjen e presidencës në mënyrë që të vihet në jetë pika 6 , që thotë se : " Me këtë ligj u njihet stazhi i punës për pension kontributdhënës për vitet 1989-1999 punëtorëve të arsimit, të shëndetësisë dhe të tjerëve që kanë punuar në sistemin e Republikës së Kosovës". SBASHK-u kishte marrë përgjigje nga Këshilltari i Lartë i presidentes, z. Ramush Tahiri se ligji është i qartë dhe se duhet të vihet në jetë. Kjo nuk ka ndodhur dhe prandaj në përpjekje për realizimin e kësaj kërkese legjitime të anëtarësisë delegacioni i SBASHK-ut ka bashkëbiseduar lidhur me këtë me anëtarët e e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe menaxheri financiar Ymer Ymeri, kanë falënderuar kryetaren e komisionit, znj. Flora Brovina dhe gjithë anëtarët e tjetër dhe kanë kërkuar nga ata që ta ngritin këtë çështje në takim me Ministritë gjegjëse dhe në Parlamentin e Kosovës në mënyrë që Ligji për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti të implementohet në tërësi në mënyrë që mësimdhënësit e pensionuar ta gëzojnë pensionin e merituar të punës. Të gjithë anëtarët e këtij Komisioni Parlamentar janë shprehur se kërkesa e SBASHK-ut lidhur me këtë çështje është e drejtë dhe se ata do të angazhohen me tërë mundësitë e tyre që Ligji të implementohet në tërësi.11355422 10152912385024677 1516553615 n
Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale janë shprehur se pikërisht në vitet 1989- 1999 mësimdhënësit e Kosovës kanë dhënë kontribut të lartë në mbajtjen gjallë të arsimit dhe se ata meritojnë respekt të lartë për këtë dhe se institucionet duhet të bëjnë gjithë angazhimet në mënyrë që mësimdhënësit të gëzojnë pensionin e merituar të punës.

Mësimdhënësit e Gjakovës dhe Rahovecit përkrahin angazhimet e SBASHK-ut

gjakove25Duke vazhduar me takimet me mësimdhënësit sindikalistë të Kosovës, delegacioni i SBASHK-ut dhe KEC-it janë gjendur në bashkëbisedë me mësimdhënësit sindikalistë të Gjakovës. Duke hapur takimin, kryetari i SAF dhe SAM të Gjakovës z.Sali Maliqi pasi ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, koordinatoret e projektit Melinda Mula dhe Albina Arifi dhe juristi Blendor Shatri ka bërë një shpalosje të aktiviteteve sindikale në këtë komunë. Pas kësaj koordinatoret e projektit kanë folur për licencimin e mësimdhënësve dhe sfidat që i ka ky proces. Juristi Shatri ka njoftuar të pranishmit për mbrojtjen juridike që mund ta gëzojnë ata dhe i ka këshilluar që shqetësimet e tyre ti adresojnë në ueb-faqen e SBASHK-ut.gjakove255
Në Gjakovë ka pasur shumë pyetje lidhur me temat e debatuara dhe kjo ka bërë që takimi të kthehet në bashkëbisedë.
Një atmosferë pune është parë edhe në ambientet e Kuvendit Komunal të Rahovecit. Kryetari i SAF dhe SAM të kësaj komune z.Murat Kryeziu ka bërë një analizë të arritjeve dhe sfidave sindikale në ktë komunë. Pas kësaj koordinatoret Melinda Mula dhe Albina Arifi kanë dhënë shumë sqarime lidhur me licencimin e të punësuarve në arsim, duke u dhënë këshilla pjesëmarrësve se si duhet të përgatiten dhe çfarë duhet të bëjnë kur është fjala për licencimin dhe performancën.
Pjesëmarrësit i kanë shtruar shumë 

rahovec255

pyetje juristit Blendor Shatri lidhur me mbrojtjen juridike dhe janë ndarë të kënaqur nga përgjigjet e z.Shatri.
Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe kryetari i SAF dhe SAM z.Kryeziu janë ndalur në një bashkëbisedë me kolegët e tyre.
Kryetarët e shoqatave sindikale në Rahovec kanë treguar kërkesat e tyre dhe kanë shprehur edhe respekt e përkrahje për kryetarin Jasharaj, kryesinë dhe për Këshillin Drejtues të SBASHK-ut.
Ata kanë kërkuar takime të tilla edhe në të ardhmen.rahovec25

 

Ma artikuj...

  1. SBASHK-u u takua edhe me mësimdhënësit e Malishevës
  2. SBASHK-u u takua me sindikalistët e Deçanit, Junikut e Pejës
  3. Numri i pushuesëve sipas komunave që do të pushojnë në bregdetin shqiptar në qershor 2015
  4. Takime të suksesshme në Klinë dhe Istog
  5. Takim me anëtarësinë në Kastriot ( Obiliq)
  6. Ndërpritet përkohësisht greva në shkollën “Isa Boletini” në Boletin
  7. SBASHK-u përkrahë kërkesat e mësimdhënësve në veri të Kosovës
  8. SBASHK-u bashkëbisedoi me sindikalistët në Skenderaj dhe Drenas
  9. Takime të suksesshme me mësimdhënësit në Mitrovicë dhe Vushtrri
  10. Apel publik i SBASHK-ut drejtuar mësimdhënësve të Kosovës
  11. Pezullohet greva në Universitetin e Prishtinës
  12. Nga e hëna mësimdhënësit prapë në shërbim të nxënësve
  13. Reagim i SBASHK-ut ndaj kërcënimit të Ministrit Hoti
  14. Greva vazhdon
  15. Unitet i fuqishëm i anëtarësisë së SBASHK-ut
  16. Nesër (29 prill 2015) grevë në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës
  17. Komunikatë 27.04.2015
  18. Në pritje të Qeverisë deri më 24 prill
  19. Greva mbahet, Qeveria nuk ofroi asgjë konkrete
  20. Arsimi i Kosovës nga 20 prilli në grevë të përgjithshme
  21. ShMLP “Andrea Durrsaku” e Kamenicës i bashkëngjitet SBASHK-ut
  22. Edhe një marrëveshje e re
  23. SBASHK-u nderon mësimdhënësit që u pensionuan gjatë vitit shkollor 2014/2015
  24. SBASHK-u vizitoi DKA-në në Prishtinë
  25. SBASHK-u vazhdon me përpjekjet që çështjet të zgjidhen me dialog
  26. Paralajmërim publik drejtuar institucioneve qendrore e lokale të Kosovës
  27. SBASHK-u vazhdon angazhimet në shërbim të anëtarësisë
  28. NJOFTIM- 2
  29. NJOFTIM
  30. Përkohësisht pezullohen veprimet sindikale të SBASHK-ut
  31. Oferta e MASHT-it drejtuar SBASHK-ut do të diskutohet me anëtarësinë
  32. SBASHK-u kujton institucionet se koha e dialogut po harxhohet
  33. U realizua një kërkesë e kahershme e SBASHK-ut
  34. Një gjest i mirë i NPT “Kushtrimi” nga Mitrovica
  35. SBASHK-u takoi Rektorin e Universitetit të Prizrenit, z.Ramë Vataj
  36. Greva dëshmoi unitetin e fuqishëm të SBASHK-ut
  37. Takim i SBASHK-ut në Kryeministri
  38. Greva dyorëshe e SBASHK-ut edhe më e fuqishme se e para
  39. SBASHK-u mbështet grevën e shpallur nga SUSHK-u
  40. Greva dy-orëshe respektohet në tërë Kosovën
  41. Hapi i dytë sindikal – greva dyorëshe
  42. Inkurajojmë solidaritetin! Fillon një konkurs i ri i garës ndërkombëtare shkollore
  43. Veprimi i parë sindikal shumë i suksesshëm
  44. Greva një orëshe e suksesshme
  45. Arritën mbështetjet e para për SBASHK-un nga sindikatat ndërkombëtare të arsimit për veprimet sindikale
  46. VEPRIMET SINDIKALE NGA 13 JANARI
  47. Veprimet sindikale të pashmangshme
  48. Një lutje e madhe nga SBASHK për deputetët e Parlamentit të Kosovës
  49. Konferenca përmbyllëse e SBASHK-ut e vitit 2014 me media
  50. SBASHK-u vazhdon takimet me shefat e grupeve parlamentare

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook