Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Mësimdhënësit e Kamenicës përkrahin SBASHK-un

kamenice1Duke vazhduar me realizimin e takimeve nëpër komunat e Kosovës,delegacioni i SBASHK-ut këtë të premte ka bashkëbiseduar me kryetarë shoqatash të shkollave të Kamenicës.
Kryetari i SAF dhe SAM të kësaj komune, z.Nazim Jakupi ka përshëndetur fillimisht kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe Ymer Ymerin, Bardh Bardhin dhe Albina Arifin .
Pas kësaj ai ka raportuar lidhur me angazhimet në këtë komunë. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj në fillim të fjalës së tij ka përshëndetur të pranishmit dhe veçmas veprimtarin e vjetër sindikal z. Taip Keqmezi. kameniceAi pastaj bashkë me menaxherin financiar dhe këshilltarin për organizim të brendshëm Ymer Ymeriy kanë dhënë shpjegime për angazhimet e SBASHK-ut për tu ndalur edhe në dy ligjet që lidhen me vitet 90-99. Në pjesën e dytë të takimit është zhvilluar një bashkëbisedë dhe janë thënë çështje të veçanta që kanë ngjarë në këtë komunë.
Mësimdhënësit e Kamenicës shprehin unitetin e tyre dhe përkrahjen për angazhimet e SBASHK-ut në realizim të kërkesave të anëtarësisë.

SBASHK-u bashkëbisedoi me mësimdhënësit e Deçanit

decaniDuke realizuar me përpikëri agjendën e takimeve me kryetarët e shoqatave dhe me mësimdhënës nga komunat e Kosovës, të enjten një delegacion i SBASHK-ut i kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj ka zhvilluar një takim përmbajtjesor në Deçan.
Në sallën e takimeve të Kuvendit Komunal ishte krijuar një atmosferë e mirë pune. Kryetari i SAF e SAM të Deçanit , Avdullah Lata ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut, anëtarin e Këshillit Drejtues, Kadri Thaçi dhe koordinatoren Albina Arifi. Ai pastaj është ndalur te aktivitetet që janë zhvilluar në këtë komunë. Pjesë e veçantë e këtij takimi ishte fjala përshëndetëse e Drejtorit të DKA-së së Deçanit, z. Qazim Maloku.decan Ai ka lavdëruar angazhimet e SBASHK-ut dhe është shprehur se është një bashkëpunim korrekt mes DKA-së dhe sindikatës në këtë komunë. Drejtori Maloku ka apeluar që , krahas angazhimeve në realizimin e kërkesave legjitime, SBASHK-u të vazhdojë edhe me kontributin për ngritjen e cilësisë në arsim.
Në pjesën e dytë të këtij takimi pjesëmarrësit kanë shtruar pyetje për shumë çështje dhe pastaj kanë marrë informacione konkrete nga delegacioni i SBASHK-ut.decanni Kryetarët e Shoqatave sindikale dhe mësimdhënësit nga shkollat e komunës së Deçanit janë shprehur se fuqishëm mbështesin angazhimet e SBASHK-ut dhe kanë kërkuar që të vazhdohet me angazhimet lidhur me vitet 90-99 në mënyrë që mësimdhënësit të gëzojnë pensionin e punës në vlerën e plotë të saj.

Të punësuarit në UP mbështesin angazhimet e SBASHK-ut

UP2Duke realizuar agjendën e takimeve me anëtarët e SBASHK-ut, një delegacion i kësaj sindikate ka bashkëbiseduar me të punësuarit në Universitetin e Prishtinës (UP). Kryetari i Sindikatës së Universitetit dhe shkencës së Kosovës(SUSHK) Bardh Bardhi dhe anëtarja e kryesisë Vera Sopi kanë shpalosur angazhimet e SUSHK-ut dhe SBASHK-ut në realizimin e kërkesave të anëtarëve të tyre në UP. Nga diskutimet e tyre është vërejtur se SBASHK-u ka mbështetur komisionin e SUSHK-ut rreth kontratës kolektive për universitetin. Ata kanë shtuar se kjo kontratë është finalizuar dhe pritet nënshkrimi i saj. Pjesëmarrësit nga UP por edhe nga Universiteti i Mitrovicës në një bashkëbisedë me kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, menaxherin financiar dhe këshilltarin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe koordinatoren Albina Arifi kanë treguar për shqetësimet e tyre duke vënë në radhë të parë çështjen se ende nuk u është bashkuar shtesa në pagën bazë.uppp
Një ankesë tjetër e tyre ishte se nuk po përfillen me kohë kërkesat e stafit administrativ. Ata janë shprehur se nëse deri në fund të tetorit nuk realizohen kërkesat e tyre atëherë të punësuarit në administratë ka gjasa të shkojnë me veprime sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë lavdëruar punën që po bëhet në SUSHK e që është pjesë e organizuar mirë e SBASHK-ut. Ky delegacion i SBASHK-ut është shprehur se do ti mbështes kërkesat e të punësuarve në universitet si deri më tani.

Edhe Mitrovica e Skenderaj përkrahin angazhimet e SBASHK-ut

mitrovica shtatorDuke vazhduar me realizimin e suksesshëm të ciklit të ri të takimeve me mësimdhënës nëpër komunat e Kosovës, delegacioni i SBASHK-ut ka bashkëbiseduar me kryetarë shoqatash e me të punësuar të tjerë në arsim në komunat e Mitrovicës dhe Skenderajt.
Kryetarja e SAF e SAM të Mitrovicës, znj. Vjollca Shala në hapje të takimit me mësimdhënësit atje ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, menaxherin financiar dhe Këshilltarin për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri dhe koordinatoren e Projektit të përbashkët KEC- SBASHK "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore", Albina Arifi. mitrovica shtator1Pas kësaj znj. Vjollca Shala ka bërë një analizë të angazhimeve sindikale në Mitrovicë duke u shprehur se janë shënuar arritje dhe është shtuar edhe uniteti. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka lavdëruar angazhimet dhe unitetin e mësimdhënësve sindikalistë në Mitrovicë e pastaj është ndalur te angazhimet dhe aktivitetet konkrete në qendër. Menaxheri financiar dhe këshilltari për organizim të brendshëm të SBASHK-ut, Ymer Ymeri është përgjigjur në pyetjet e pjesëmarrësve lidhur me çështjen e viteve 90-99 duke dhënë sqarime konkrete. skenderajjAi po ashtu ka treguar se në bashkëpunim me KEC po vazhdojnë në realizimin në përpikëri të projektit për fuqizimin e vazhdueshëm të SBASHK-ut, kurse me GIZ-in gjerman janë duke u angazhuar në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë.
Koordinatorja Albina Arifi ka folur rreth licencimit dhe angazhimit për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë dhe ka apeluar te kryetarët e shoqatave sindikale në këtë komunë që posterët e botuar lidhur me këto dy çështje të vendosen brenda ambienteve të shkollave.
Një atmosferë pune ishte edhe në takimin me kryetarët e shoqatave dhe mësimdhënësit e shkollave të komunës së Skenderajt. Kryetari i SAF e SAM të kësaj komune, z.Ramiz Polaci ka shpalosur aktivitetet dhe angazhimet në nivelin komunal e pastaj kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka folur lidhur me arritjet, por edhe për sfidat aktuale me të cilat po përballet SBASHK-u. skenderajjjjjAi bashkë me koordinatoren e projektit të përbashkët KEC- SBASHK "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore" Albina Arifi dhe me Kadri Thaçin, anëtar i këshillit Drejtues, kanë dhënë sqarime edhe lidhur me angazhimet e përbashkëta me KEC, gjegjësisht me GIZ-in lidhur me informimin me kohë të mësimdhënësve për licencimin dhe për angazhimet e vazhdueshme në ngritjen e cilësisë në arsim. Mësimdhënësit e Skenderajt kanë përkrahur dhe lavdëruar angazhimet e SBASHK-ut dhe kanë kërkuar që me dialog, por nëse duhet edhe me veprime sindikale të realizohet kërkesa legjitime lidhur me implementimin e plotë dhe të drejtë të Ligjit mbi skemat pensionale të financuara nga shteti përkitazi , i cili edhe i njeh vitet 90-99 si vite kontributdhënëse.

Edhe në Obiliq u mbajt takimi me punonjës të Arsimit

SBASHK-u po vazhdon me realizimin e agjendës së takimeve me të punësuarit në Arsimin Parauniversitar, ku sot realizoi një bashkëbisedë me kryetarët e shoqatave sindikale të komunës së Obiliqit.
Këtë takim e ka hapur kryetari i SAF e SAM të Obiliqit, z. Kadri Thaqi, i cili na njoftoi për së afërmi me aktualitetin në këtë komunë.obiliq222
Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me menaxherin e financave dhe këshilltarin për organizim të brendshëm në SBASHK , Ymer Ymeri dhe koordinatoren Albina Arifi kanë informuar pjesëmarrësit për shërbimet që ofron SBASHK-u për anëtarësinë dhe për angazhimet në vazhdimësi që përmes dialogut me qeverinë qendrore e lokale të arrihen zgjidhje për kërkesat e të punësuarve në arsim. Po ashtu në këtë takim është folur edhe për angazhimet në Projektin e përbashkët KEC-SBASHK "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore" dhe për angazhimin me GIZ lidhur me ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim, ku edhe janë shpërndarë broshura dhe posterë lidhur me këto çështje.obiliqqq
Në kuadër të bashkëbisedës pjesëmarrësit kanë shtruar edhe pyetje të shumta duke marrë përgjigje nga delegacioni i SBASHK-ut.
Kryetarët e shoqatave sindikale të shkollave të Obiliqit kanë përgëzuar SBASHK-un për angazhimet duke i shprehur përkrahje të fuqishme edhe përpjekjeve në të ardhmen lidhur me realizimin e kërkesave konkrete e legjitime të anëtarësisë. Ata janë shprehur në përkrahje të dialogut dhe është kërkuar që me çdo kusht të zgjidhet çështja e pensionimit të mësimdhënësve, por nuk kanë përjashtuar edhe veprimet sindikale nëse dialogu nuk do të jetë i frytshëm.

Bashkëpunim shumë i frytshëm mes SBASHK-ut dhe KEC-it

SBASHK-u vazhdon të fuqizohet për përballje të suksesshme me sfidat
sem.dialogPo vazhdojnë seminaret dhe trajnimet me mësimdhënësit nga komunat e Kosovës në kuadër të Projektit të përbashkët KEC-SBASHK "Fuqizimi i SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore" . Ky projekt është mbështetur nga Komisioni Evropian, Zyra e BE-së në Kosovë dhe është treguar si shumë me vlerë ngase ka mundësuar që anëtarët e SBASHK-ut bashkë me udhëheqës të kësaj sindikate në nivelin komunal e qendror të shtojnë njohuritë lidhur me çështje me rëndësi. Ata përditë e më shumë janë duke dëshmuar njohuri e arritje të reja dhe shumë më lehtë e kanë të përballen me sfidat në angazhimet e përditshme për realizimin dhe mbrojtjen e kërkesave legjitime. sem.dialog2Në kuadër "Fuqizimi i SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore" dhe falë kursimeve të bëra është mundësuar që të zhvillohen edhe trajnime shtesë. Në to janë përfshirë komuna të ndryshme të Kosovës dhe në këtë fund javë janë edhe mësimdhënës nga Prizreni e Ferizaj që po marrin njohuri të reja për dialogun social.
Punimet e këtij trajnimi kanë nisur me fjalën përshëndetëse të kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj , i cili ka lavdëruar bashkëpunimin me KEC dhe ka shprehur mirënjohje për të angazhuarit në projekt nga KEC dhe nga SBASHK-u. Ai pastaj ka falënderuar edhe Komisionin Evropian dhe Zyrën e BE-së në Kosovë për përkrahjen dhe për mundësinë e krijuar që pjesëmarrësit të ndihen mirë gjatë gjithë kohës sa zgjasin këto trajnime. sem.dialog3Pas kësaj Jasharaj ka premtuar se bashkë me trajnerët e licencuar Vjollca Shala dhe Ymer Ymeri do të bëjnë gjithë angazhimet që pjesëmarrësit të kthehen në komunat e tyre me njohuri të shumta rreth dialogut social dhe që ato t'i bartin edhe të kolegët e vetë kudo nëpër shkollat e këtyre dy komunave.
Vlerën këtij trajnimi i kanë shtruar trajnerët Ymer Ymeri e Vjollca Shala, të cilët duke shpalosur pjesë nga temat që do të trajtohen kanë ditur të nxisin kureshtjen dhe ta kthejnë gjithë trajnimin në një bashkëbisedë korrekte duke u dhënë pjesëmarrësve mundësinë që të jenë aktivë dhe të ofrojnë edhe ata ide e propozime dhe një dialog sa më efektiv. Pjesë e këtij aktiviteti është edhe përfaqësuesi i KEC, z. Sokol Statovci.
Pjesëmarrësit do të tregojnë aftësitë edhe duke punuar në grupe e duke u gjendur në situata të ndryshme sfiduese e që lidhen me dialogun social.

U mbajt takim me mësimdhënës të Gjakovës

gjakovvvaNë kuadër të realizimit të agjendës së takimeve me të punësuarit në Arsimin Parauniversitar, të mërkurën është mbajtur një bashkëbisedë me kryetarët e shoqatave sindikale të komunës së Gjakovës. Këtë takim e ka nisur duke raportuar për aktualitetin kryetari i SAF e SAM të Gjakovës, z. Sali Maliqi. Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetarin Lutfi Mani, koordinatoren Albina Arifi e kryetarin e SAF e SAM të Prishtinës, Ahmet Pllana kanë informuar pjesëmarrësit për shërbimet që ofron SBASHK-u për anëtarësinë dhe për angazhimet në vazhdimësi që përmes dialogut me qeverinë qendrore e lokale të arrihen zgjidhje për kërkesat e të punësuarve në arsim. Po ashtu në këtë takim është folur edhe për angazhimet në Projektin e përbashkët KEC-SBASHK "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore" dhe për angazhimin me GIZ lidhur me ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim.gjakovvva2
Në kuadër të bashkëbisedës pjesëmarrësit kanë shtruar edhe pyetje të shumta duke marrë përgjigje nga delegacioni i SBASHK-ut. Edhe në Gjakovë i është dhënë mbështetje SBASHK-ut dhe është kërkuar që me çdo kusht të zgjidhet çështja e pensionimit të mësimdhënësve dhe të punohet për një aneks ligj lidhur me gjetjen e mundësisë për pensionimin e parakohshëm të të punësuarve në arsim që janë në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Edhe në Lipjan takim i suksesshëm me anëtarët e SBASHK-ut

lipjannNë sallën e takimeve të Kuvendit Komunal të Lipjanit është mbajtur takimi me kryetarët e shoqatave sindikale dhe mësimdhënës nga shkollat e kësaj komune. E veçanta e këtij takimi ishte se në të mori pjesë edhe drejtori i DKA-së ,z. Rasim Hasani.
Në hapje të takimit kryetari i SAF e SAM të Lipjanit,z. Rrustem Bublica ka prezantuar aktivitetin sindikal në këtë komunë e pastaj i ka ftuar për prezantimet e tyre kryetarin e SBASHK-ut, z.Rrahman Jasharaj, menaxherin financiar dhe këshilltarin për organizim të brendshëm, z. Ymer Ymeri dhe koordinatoren e projektit të përbashkët KEC-SBASHK, " Fuqizimi i SBASHK-ut në hartimin politikave arsimore", znj. Albina Arifi.liipjann
Përfaqësuesit e SBASHK-ut fillimisht kanë falënderuar kryetarin dhe qeverinë lokale të Lipjanit për mundësinë që ky takim të mbahet në ambientet e bukura të sallës së takimeve të Kuvendit Komunal e pastaj ata kanë dhënë detaje nga angazhimet që janë duke u bërë në shërbim të anëtarësisë duke veçuar edhe përpjekjet e vazhdueshme që përmes dialogut të arrijnë në realizimin e kërkesave të anëtarësisë. Menaxheri financiar dhe këshilltari për organizim të brendshëm të SBASHK-ut, Ymer Ymeri ka dhënë shumë sqarime lidhur me Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti dhe për përpjekjet e SBASHK-ut që të rregullojë çështjen e pensioneve të të punësuarve në arsim me dialog. Z. Ymeri ka dhënë sqarime edhe lidhur me ligjin për benefite për të punësuarit në arsim në vitet 90-99 duke treguar se në përpilimin e tekstit të këtij ligji kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e SBASHK-ut.llliiipppjan
Pas kësaj pjesëmarrësit kanë bashkëbiseduar edhe lidhur me angazhimin e SBASHK-ut në bashkëpunim me GIZ-in gjerman për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim. Në kuadër të këtij takimi janë shtruar edhe shumë pyetje konkrete të cilat kanë marrë përgjigje adekuate nga përfaqësuesit e SBASHK-ut nga niveli qendror.
Kryetarët e shoqatave sindikale dhe mësimdhënësit tjerë nga kjo komunë kanë deklaruar se janë unik në SBASHK dhe kanë përkrahur kryesinë në përpjekjet për realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë. Bashkëbisedat kanë vazhduar edhe gjatë një kokteji modest.

Vazhdohet me takimet me mësimdhënës nëpër komunat e Kosovës

Përkrahje e fuqishme për SBASHK-un në Drenas
drenassi1Duke realizuar në përpikëri agjendën e takimeve me anëtarësinë nëpër komunat e Kosovës, përfaqësues të SBASHK-ut kanë vizituar komunën e Drenasit. Në sallën e Kuvendit Komunal ata janë takuar me kryetarë të shoqatave sindikale të shkollave nga kjo komunë . Këtë takim e ka shpallur të hapur kryetari i Kuvendit të SAF e SAM të kësaj komune, z. Iljaz Drevishaj, i cili ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, menaxherin e financave dhe këshilltarin për organizim të brendshëm në SBASHK , Ymer Ymeri,drenassi anëtarin e kryesisë, Hajriz Berisha dhe koordinatoren Albina Arifi. Ai pas kësaj ka bërë një prezantim të aktiviteteve në këtë komunë dhe ka vlerësuar se në tërësi këtu ka filluar pa telashe të mëdha viti i ri shkollor.drenassi2
Kryetari i SBASHK-ut Jasharaj bashkë me shoqëruesit e tij kanë folur lidhur me shërbimet që po ofron SBASHK-u për anëtarësinë dhe pastaj kanë bashkëbiseduar me pjesëmarrësit e këtij takimi edhe për angazhimet konkrete të SBASHK-ut në bashkëpunim me GIZ-in për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim. Pjesëmarrësit në këtë takim kanë shtruar pyetje lidhur me çështjen e viteve 90-99 dhe për çështje të tjera dhe kanë marrë përgjigje nga kryetari dhe anëtarët tjerë të delegacionit të SBASHK-ut. Kryetarët e shoqatave sindikale të shkollave të Drenasit i kanë përgëzuar SBASHK-un për angazhimet duke i shprehur përkrahje të fuqishme edhe përpjekjet në të ardhmen lidhur me realizimin e kërkesave konkrete e legjitime të anëtarësisë. Ata janë shprehur në përkrahje të dialogut, por kanë kujtuar unitetin e madh edhe nëse do të jenë të detyruar të shkojnë në veprime sindikale.

 
Përkrahje e fuqishme për SBASHK-un edhe në Suharekë

 

suuhareka1Kryetari i SAF e SAM të Suharekës, z. Sadik Shala bashkë me kryesinë atje ishin kujdesur për organizimin e mrekullueshëm të takimit me kryetarët e shoqatave të shkollave nga kjo komunë.

Z. Shala fillimisht ka përshëndetur delegacionin e SBASHK-ut e pastaj ka bërë një raport të angazhimeve të sindikales në nivel komunal dhe qendror. suuhareka3Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, menaxheri financiar e këshilltari për organizim të brendshëm z.Ymer Ymeri dhe koordinatorja në projektin e përbashkët SBASHK-KEC suuhareka4"Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore", znj. Albina Arifi, kanë folur për shërbimet që është duke ofruar SBASHK-u për anëtarësinë dhe për angazhimin konkret e në bashkëpunim me GIZ për ngritjen e cilësisë në arsim. Menaxheri financiar e këshilltari për organizim të brendshëm ,z. Ymer Ymeri u ka shpjeguar pjesëmarrësve për angazhimet e SBASHK-ut dhe takimet me përfaqësues të Qeverisë lidhur me çështjen e viteve 90-99. Ai bashkë me kryetarin e SBASHK-ut pastaj kanë filluar një bashkëbisedë me të pranishmit duke u përgjigjur në shumë pyetje e duke marrë edhe detyra e ide të reja nga mësimdhënësit e Suharekës.
Të pranishmit kanë pritur me duartrokitje ardhjen e delegacionit të SBASHK-ut këtu dhe kanë shprehur unitetin e gatishmërinë për të mbështetur angazhimet e sindikatës së tyre në përpjekje për të realizuar kërkesat legjitime. Mësimdhënësit e kësaj komune janë shprehur se duhet bërë çdo angazhim që me dialog të zgjidhet çështja e viteve 90-99, por nuk kanë përjashtuar edhe veprimet sindikale nëse dialogu nuk do të jetë i frytshëm.

SBASHK-u vazhdon të përgatitet për t’u përballur suksesshëm me sfidat

sem189Janë të shumta takimet me mësimdhënësit nga e tërë Kosova me qëllimin që SBASHK-u të jetë sa më afër të punësuarve në arsim dhe që bashkërisht të debatojnë e të marrin ide e iniciativa për realizimin e gjithë kërkesave që dalin nga Kontrata Kolektive dhe për të pasur një rol sa më të fuqishëm në hartimin e politikave arsimore. Me këtë qëllim SBASHK-u bashkë me KEC-in janë duke vazhduar suksesshëm ta vënë në jetë projektin e përbashkët "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore", e që mbështetet nga Komisioni evropian, zyra e BE-së në Kosovë.
Kështu edhe trajnimet me tema interesante me mësimdhënësit nga komunat e Kosovës janë pjesë e këtij angazhimi. Mes shumë trajnimesh, atij me tema që lidhen me dialogun social, i është dhënë rëndësi e veçantë sepse vetë funksioni sindikal kërkon aftësi dhe qasje meritore në dialog me palët tjera. Në rrjedhën e këtij aktiviteti, pas trajnimit me mësimdhënës nga Mitrovica, Vushtrria, Peja, Gjakova, këtë fund javë është duke u mbajtur një trajnim me kryetarë shoqatash të shkollave nga komuna e Prishtinës.
Temë kyçe e këtij trajnimi është " Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social". Në hapje të këtij seminari kryetari i SAF e SAM të Prishtinës, Ahmet Pllana ka vlerësuar lart angazhimet e SBASHK-ut dhe unitetin e të punësuarve në arsim.sem.189 Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka lavdëruar bashkëpunimin mes KEC-it dhe SBASHK-ut dhe pastaj ka kujtuar angazhimet dhe sfidat duke u ndalur të rëndësia e përgatitjes për dialogun social. Ai është shprehur i bindur se trajnerët e licencuar për dialogun social, Ymer Ymeri e Vjollca Shala do ta bartin dijen dhe përvojën e tyre të pjesëmarrësit dhe bashkë me ta do të nxjerrin përfundime e ide nga ky trajnim që do të shërbejnë për angazhimet në vijim të pjesëmarrësve për ta nxitur dialogun e mirëfilltë duke filluar nga shkolla, komuna e deri të niveli qendror. "Funksioni dhe sfidat e dialogut social", "Dialogu social në kontestin kombëtar", "Dialogu social në nivel evropian", do të jenë disa nga temat që do të shtjellohen nga trajnerët, kurse pjesëmarrësit do të dëshmojnë arritjet përmes punës në grupe duke dhënë mendime e ide se si ata do të zhvillonin dialogun dhe për cilat çështje.semm18
Edhe koordinatorja e KEC-it në Projektin e përbashkët me SBASHK-un, znj. Melinda Mula, ka lavdëruar arritjet nga angazhimet e përbashkëta të KEC-it e SBASHK-ut gjatë gjithë rrjedhës së këtij projekti. Ajo pastaj është ndalur në çështjet kyçe që pjesëmarrësit në këtë trajnim duhet të fokusohen duke i kujtuar ata se njohuritë e fituara këtu duhet t'i bartin te kolegët e tyre nëpër shkollat e Prishtinës në mënyrë që edhe ata të jenë sa më të përgatitur për udhëheqjen efektive të dialogut social.

Vazhdojnë aktivitetet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë

Mësimdhënësit e Vushtrrisë lavdërojnë angazhimet e SBASHK-ut


Në kuadër të realizimit të agjendës së re të vizitave nëpër komunat e Kosovës , pas Prishtinës, Pejës, Ferizajt, përfaqësues të SBASHK-ut janë gjendur në një bashkëbisedë me kryetarët e shoqatave sindikale dhe me mësimdhënës të komunës së Vushtrrisë.vushtrrriiii Edhe në këtë takim janë shtruar çështje me rëndësi . Kryetari i SAF e SAM të Vushtrrisë, z. Alush Maloku ka përshëndetur delegacionin e SBASHK-ut dhe gjithë të pranishmit e pas kësaj ka bërë një analizë të aktiviteteve sindikale në këtë komunë.
Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetarin, Lutfi Mani, me menaxherin financiar dhe Këshilltarin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri dhe me koordinatoren Albina Arifi kanë dhënë shpjegime.vvuu Ata kanë thënë se krahas angazhi9meve të vazhdueshme të SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë po bashkëpunohet edhe me organizata e institucione në shërbim të arritjeve edhe më të mëdha. Ata kanë lavdëruar bashkëpunimin me KEC dhe tani edhe me GIZ. Folësit kanë përmendur shumë nga arritjet në shërbim të anëtarësisë . Ata janë ndalur edhe në angazhimet në ngritje të cilësisë në arsim dhe kanë shpërndarë edhe posterë e fletëpalosje që kanë të bëjnë me këtë angazhim.vvushtrri
Mësimdhënësit e Vushtrrisë kanë lavdëruar angazhimet dhe përpjekjet e vazhdueshme të SBASHK-ut për të realizuar kërkesat e drejta të anëtarësisë dhe kanë kërkuar që të vazhdohet me këto angazhime dhe me vizitat sa më të shpeshta nëpër komuna me qellim të bashkëbisedave e shkëmbimit të ideve dhe mendimeve për të mirën e SBASHK-ut.

Ma artikuj...

  1. MASHT-i, SBASHK-u dhe DKA-të kanë mbajtur forumin konsultativ të radhës
  2. Mësimdhënësit e Ferizajt inkurajojnë SBASHK-un të vazhdoj me shërbime të reja dhe me angazhimin për ngritjen e cilësisë në arsim
  3. SBASHK nis ciklin e ri të takimeve me anëtarësinë nëpër komunat e Kosovës
  4. Do të bashkëpunohet ngushtë në përmirësimin e kushteve për punonjësit e kulturës
  5. Kryetari i SBASHK-ut u takua me Ministrin Bajrami
  6. SBASHK-u organizoi Konferencë për mediet
  7. Angazhime për realizimin e detyrave nga Plani strategjik
  8. Me unitet e solidaritet ndaj sfidave me të cilat përballet arsimi kudo në botë
  9. SBASHK-u në mënyrë të denjë përfaqëson arsimin e Kosovës në Otavë të Kanadasë
  10. Lëvizja e numrit të nxënësve në komunat e Kosovës
  11. DKA-të të mos sillen sikur nuk kanë asnjë obligim ndaj Kontratës Kolektive
  12. MPMS-ja i thotë SBASHK-ut se duhet pritur ende deri te pensionet e punës
  13. FILLIM I MBARË I SEMINARIT PËR AVOKIMIN DHE HARTIMIN E POLITIKAVE
  14. Një takim i suksesshëm me sindikalistët e arsimit në Podujevë
  15. Regjistri i anëtarëve të SBASHK-ut për pushim në bregdetin shqiptar - qershor 2015
  16. U përmbyll me sukses trajnimi për udhëheqjen efektive të dialogut social
  17. Fillim i suksesshëm i trajnimit për dialogun social
  18. SBASHK-u u takua me mësimdhënës të Suharekës
  19. Sekretari i përgjithshëm i Internacionales Botërore të Arsimit viziton SBASHK-un
  20. SBASHK-u vazhdon me angazhimet për realizimin e kërkesave të anëtarësisë
  21. Mësimdhënësit e Gjakovës dhe Rahovecit përkrahin angazhimet e SBASHK-ut
  22. SBASHK-u u takua edhe me mësimdhënësit e Malishevës
  23. SBASHK-u u takua me sindikalistët e Deçanit, Junikut e Pejës
  24. Numri i pushuesëve sipas komunave që do të pushojnë në bregdetin shqiptar në qershor 2015
  25. Takime të suksesshme në Klinë dhe Istog
  26. Takim me anëtarësinë në Kastriot ( Obiliq)
  27. Ndërpritet përkohësisht greva në shkollën “Isa Boletini” në Boletin
  28. SBASHK-u përkrahë kërkesat e mësimdhënësve në veri të Kosovës
  29. SBASHK-u bashkëbisedoi me sindikalistët në Skenderaj dhe Drenas
  30. Takime të suksesshme me mësimdhënësit në Mitrovicë dhe Vushtrri
  31. Apel publik i SBASHK-ut drejtuar mësimdhënësve të Kosovës
  32. Pezullohet greva në Universitetin e Prishtinës
  33. Nga e hëna mësimdhënësit prapë në shërbim të nxënësve
  34. Reagim i SBASHK-ut ndaj kërcënimit të Ministrit Hoti
  35. Greva vazhdon
  36. Unitet i fuqishëm i anëtarësisë së SBASHK-ut
  37. Nesër (29 prill 2015) grevë në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës
  38. Komunikatë 27.04.2015
  39. Në pritje të Qeverisë deri më 24 prill
  40. Greva mbahet, Qeveria nuk ofroi asgjë konkrete
  41. Arsimi i Kosovës nga 20 prilli në grevë të përgjithshme
  42. ShMLP “Andrea Durrsaku” e Kamenicës i bashkëngjitet SBASHK-ut
  43. Edhe një marrëveshje e re
  44. SBASHK-u nderon mësimdhënësit që u pensionuan gjatë vitit shkollor 2014/2015
  45. SBASHK-u vizitoi DKA-në në Prishtinë
  46. SBASHK-u vazhdon me përpjekjet që çështjet të zgjidhen me dialog
  47. Paralajmërim publik drejtuar institucioneve qendrore e lokale të Kosovës
  48. SBASHK-u vazhdon angazhimet në shërbim të anëtarësisë
  49. NJOFTIM- 2
  50. NJOFTIM

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook