Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Edhe një marrëveshje në shërbim të anëtarëve të SBASHK-ut

Ka arritur në 113 numri i marrëveshjeve për zbritje çmimesh të shërbimeve për anëtarët e SBASHK-ut. Këto marrëveshje me gjithë informacionet e duhura janë botuar edhe në ueb faqen e SBASHK-ut www.sbashk-rks.org . Një marrëveshje e këtyre ditëve është ajo me Kompaninë "Al Trade" dhe vlen për "ATC Market" dhe për "Bau Market".

SBASHK-u falënderon pronarin dhe gjithë stafin e kësaj kompanie për respektin e treguar ndaj mësimdhënësve të Kosovës, kurse anëtarësinë tonë i ftojmë që të shfrytëzojnë shërbimet që sjellë kjo marrëveshje.altrade
Marrëveshja specifikon se të gjithë mësimdhënësit sindikalistë që posedojnë kartelën identifikuese të SBASHK-ut do të kenë zbritje çmimesh në " ATC MARKET" dhe në "BAU MARKET".


Në "ATC Market" janë këto zbritje çmimesh për anëtarët e SBASHK-ut:

1. Ushqimore ...... 3 %, Ndreqim......... 10 %, Tepihë.................5 %, Mobile........8 % , Teknikë e bardhë 3.5 % dhe

në "BAU MARKET":
Sektori i veglave të punës:

Bosch....... 10 %, Unior- Reta.......8%, Vegla të ndryshme pune...4%, Kopsht.....3.5%

Sektori ujësjellësi, kanalizimi,ngrohje qendrore e ventilim:

Materialet e ujësjellësit.....3.5 %, Materiale për kanalizim.....4 %, Materialet për ngrohje qendrore.....3 %, Materialet për ventilim...... 4 %,

Sektori i elektrikes dhe teknikës së bardhë:

Materiale ndriçimi dekorues- llusterat ...10 %, Aksesor plotësues për instalime ...3.5 %, Teknika e bardhë..... 3.5 %,

Vërejtje: Për kabllo dhe produkte me përbërja nga bakri CU nuk ka zbritje.

Sektori i materialit ndërtimor:
Materialet e argjilës....3 %, Materialet e drurit......4 %, Materialet e hekurit.....3 %, Materialet tjera.........4 %.

SBASHK-u ka mbajtur konferencë për mediet

U fol lidhur me shërbimet për anëtarësinë dhe për aktualitetin në arsimin e Kosovës
konff03Në ambientet e Qendrës së Studentëve SBASHK-u ka organizuar konferencë për medie. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka falënderuar mediet për pjesëmarrje dhe pastaj ka shpalosur angazhimet në shërbim të anëtarësisë duke promovuar 110 marrëveshjet e arritura me bizneset, institucionet private shëndetësore dhe me Qendra rekreative e të pushimit në Kosovë dhe Shqipëri. Për zbritje çmimesh për shërbimet që ofrojnë. Jasharaj po ashtu ka kujtuar se një shërbim tjetër i SBASHK-ut është ai i këshillave juridike dhe mbrojtjes ligjore të anëtarëve, të cilëve në cilën do mënyrë e nga kushdo qoftë u shkelen të drejtat e punës dhe ato që lidhen me kontratën e punës dhe me Kontratën Kolektive.konfff03 Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman jasharaj dhe nënkryetarët Lutfi Mani e Rexhep Sadiku kanë deklaruar para medieve se fal këtij angazhimi dhe përkushtimit për të qenë sa më afër anëtarësisë numri i anëtarëve në SBASHK sa vjen e shtohet. Ata akne përmendur edhe fushatën promovuese në 4 TV dhe në mediet e shkruara.
Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe menaxheri financiar e këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri u janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, që kishin të bënin edhe me shërbimet për anëtarësinë, por edhe me aktualitetin në arsim. Jasharaj e Ymeri kanë kritikuar DKA-të pse ende nuk kanë kryer obligimin e nënshkrimit të kontratave individuale të punës, edhe pse, si thanë ata, teksti unik është promovuar publikisht gjatë vitit të kaluar shkollor, por ja erdhi edhe nëntori e kjo çështje nuk po kryhet si duhet. SBASHK-u edhe në këtë konferencë për medie ka apeluar të punëtorët e arsimit që të paraqesin shkeljet eventuale duke i garantuar ata se gëzojnë mbrojtjen e SBASHK-ut.konfffff03
Gazetarët kanë shtruar edhe pyetje lidhur me dukurinë e pensionimit të punëtorëve të arsimit nga prilli e këndej me pensionin prej 75 e jo me atë të punës në vlerë prej 140 euro. Përfaqësuesit e SBASHK-ut në këtë Konferencë janë shprehur se e kanë ngritur vazhdimisht këtë çështje dhe se janë të sigurt se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe ajo e Financave do të reflektojnë se kjo çështje do të ketë zgjidhje të merituara. Në këtë takim është thënë edhe se Projektligji për Statutin e Punëtorëve të Arsimit Shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1989/99, që është vepër e përbashkët e komisioneve të SBASHK-ut e MASHT-it ka arritur deri në kabinetin qeveritar dhe po pret edhe një vlerësim të Ministrisë së Financave për të shkuar pastaj në Parlament.
Kryetari Jasharaj dhe përfaqësues të SBASHK-ut edhe në këtë konferencë kanë përsëritur se çmojnë shumë zgjidhjen e çështjeve me dialog, por nëse ai nuk jep rezultatet e pritura atëherë nuk përjashtohen edhe veprimet sindikale për të cilat vendos Këshilli Drejtues i SBASHK-ut.

Seminar i suksesshëm me udhëheqës sindikal nga Gjilani, Vitia e Kamenica

SBASHK-u forcon kapacitetet për udhëheqje të suksesshme të dialogut social
semidurssJanë duke vazhduar aktivitete të suksesshme në kuadër të Projektit të përbashkët KEC-SBASHK, "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore". Në kuadër të këtyre aktiviteteve është duke u mbajtur edhe seminari 3 ditor me mësimdhënës e udhëheqës lokal të sindikatës nga Gjilani, Vitia e Kamenica.Duke nisur punimet e seminarit kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka lavdëruar bashkëpunimin e frytshëm mes KEC e SBASHK-ut duke deklaruar, veç tjerash, se ky projekt falë përkushtimit të njerëzve të angazhuar nga KEC e SBASHK-u ka ndihmuar shumë në forcimin e rolit të SBASHK-ut dhe në përgatitjen e sindikatës për t'u përballur me lehtë me sfidat në përpjekje për të realizuar kërkesat legjitime të të punësuarve në arsim.semidurs
Pas kësaj kanë nisur punimet e seminarit dhe trajnerët e licencuar Ymer Ymeri e Vjollca Shala duke prezantuar objektivat dhe qëllimin e këtij trajnimi kanë kujtuar se këto njohuri do t'i bartin te kolegët e tyre nëpër shkolla dhe se më të kryer të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të certifikohen si dëshmi kjo se ata janë të përgatitur për të trajnuar për dialogun social kolegët e tyre kudo nëpër këto tri komuna.
Mënyra e qëlluar e qasjes në punë e trajnerëve ka bërë që trajnimi të fitojë në dinamikë dhe u ka dhënë hapësirë pjesëmarrësve të shprehen lirshëm duke kërkuar sqarime e duke dhënë edhe mendime se si ata do të zhvillonin dialogun social me palën tjetër. Trajnerët kanë nisur bashkëbisedat duke dhënë sqarime për përkufizimin e dialogut social, për sfidat që janë gjithmonë aktuale tte dialogu dhe çfarë është dialogu në kontekstin kombëtar. Pjesëmarrësit njohurit e fituara nga prezantimi i trajnerëve i kanë dëshmuar duke provuar me dialogun në nivel shkolle dhe në nivelin komunal për çështjet që shtrohen me Drejtoritë Komunale të Arsimit.
Në dy ditët në vijim pjesëmarrësit e këtij seminari të ndihmuar nga tranerët Ymer Ymeri , Vjollca Shala e Rrahman Jasharaj do të bëjnë krahasime mes dialogut dhe palëve të përfshira në të në Evropë, botë dhe në Kosovë.

Një marrëveshje me rëndësi për anëtarësinë e SBASHK-ut me “FEHA DENT”

Krahas aktiviteteve të shumta në përpjekje për komunikim të drejtpërdrejtë me anëtarësinë dhe angazhimeve për realizimin e kërkesave të tyre, SBASHK-u është duke vazhduar edhe me nënshkrimin e marrëveshjeve me bizneset dhe institucionet private në sektorë të ndryshëm për zbritje çmimesh të shërbimeve për anëtarësinë e SBASHK-ut. Numri i këtyre marrëveshjeve është mbi 100 sosh dhe informatat për to mund të gjenden në ueb faqen e SBASHK-ut www.sbashk-rks.org . Në vargun e këtyre marrëveshjeve është edhe ajo e këtyre ditëve e nënshkruar nga Kryetari Rrahman Jasharaj dhe anëtari i kryesisë Hajriz Berisha me drejtuesin Klinikës Specialistike Stomatologjike "Feha Dent" në Drenas, dr. Fehmi Osmani.Drenas mareveshja
SBASHK-u falënderon Dr. Fehmi Osmani dhe gjithë stafin në "Feha Dent" për respektin që kanë treguar për gjithë mësimdhënësit e Kosovës dhe familjarët e tyre.
Në kuadër të këtij shkrimi po tregojmë edhe shërbimet në "Feha Dent" duke informuar për çmimet e tanishme dhe për ato që janë pas zbritjeve sipas marrëveshjes.
Vizita stomatologjike, vizita specialistike stomatologjike dhe përshkrimi i terapisë janë falas.
Nxjerrja e dhëmbit të qumështit nga 5 euro në bazë të marrëveshjes 1 euro. Nxjerrja e dhëmbit të përhershëm nga 10 në 5 euro , mbushja e dhëmbit me amallgan nga 15 me zbritje në 10 euro, mbushja e dhëmbit me kompozit nga 20 në 15 euro me zbritje. Pastrimi i dhëmbëve nga 15 në 10 euro, zbardhimi i dhëmbëve ( një seancë) nga 50 në 30 euro, kurora e porcelanit nga 40 në 30 euro, nga 60 në 50 dhe nga 100 në 70. Kurora e zirkonit nga 150 në 120, proteza totale nga 100 në 80 dhe nga 150 në 120, aparati ortondik mobil nga 200 në 180 dhe ortodontia fikse nga 1500 në 1200 euro si rezultat i marrëveshjes me "Feha Dent".

SBASHK-u zhvilloi bashkëbisedë edhe me mësimdhënës në Fushë Kosovë

Në vazhdimësi të realizimit të agjendës së vizitave nëpër komunat e Kosovës, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me menaxherin për financa e këshilltarin për organizim të brendshëm dhe koordinatoren e projektit të përbashkët KEC-SBASHK, Albina Arifi janë takuar me mësimdhënës në Fushë Kosovë.f.kosovaa
Kryetari i Kuvendit të SAF e SAM për këtë komunë, Selim Krasniqi ka folur për angazhimet sindikale në këtë komunë. Pas kësaj kryetari Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa e këshilltar për organizim të brendshëm të SBASHK-ut , Ymer Ymeri kanë bashkëbiseduar me pjesëmarrësit duke u ndalur të të gjitha çështjet aktuale. Është debatuar për kontratat individuale të punës, për Ligjin mbi skemat pensionale të finasuara nga shteti, që ndërlidhet me problematikën e pesioneve të mësimdhënësve dhe për projektligjin për vitet 90-99.
Pjesëmarrësit kanë shtuar pyetje dhe në diskutimet e tyre kanë lavdëruar angazhimet dhe arritjet e SBASHK-ut dhe kanë kërkuar që të vazhdohet me angazhimet në shërbim të anëtarësisë.

Kujtojmë DKA-të se nuk ka lojëra me kontratën individuale të punës

Duke vizituar komunat e Kosovës e duke bashkëbiseduar me mësimdhënësit kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj me bashkëpunëtorët kanë kuptuar se Drejtoritë Komunale të Arsimit janë vonuar me dhënien e kontratave individuale të punës duke lejuar që të kalojë shtatori e duke bërë kështu që të punësuarit në arsimin parauniversitar të punojë pa kontrata pune. Kjo vonesë nuk ka arsyetim sepse Kontrata individuale të punës me tekstin unik për tërë territorin e Kosovës është punuar para përfundimit të vitit të kaluar shkollor dhe është promovuar para medieve nga vet Ministri Bajrami.fotoja
Nga bashkëbisedat me mësimdhënës kuptohet se disa DKA , përveç vonesës në nënshkrimin e kontratave individuale të punës po kanë tendenca që të mos e respektojnë Udhëzimin Administrativ Nr. 10 të MASHT për Kontratën e Punës për Mësimdhënës të Arsimit Parauniversitar. Ky Udhëzim i datës 1 shator 2015 tregon qartë se kujt i takon kontrata individuale e punës në afat të pacaktuar. MASHT-i për të hequr çdo dilemë të bashkëngjitur me Udhëzimin Administrativ nr. 10, u ka dërguar DKA-ve e përmbajtjen e plotë të Kontratës individuale të punës.
SBASHK-u kujton drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit se edhe ata bashkë me përfaqësues të MASHT-it e të SBASHK-ut bashkërisht kanë hartuar tekstin unik të kontratave individuale të punës dhe janë pajtuar me tekstin final të saj dhe prandaj tani nuk e kanë edhe as një arsye të bëjnë lojëra me të.
SBASHK-u kujton po ashtu DKA-të se është duke mbledhur gjithë ankesat e mësimdhënësve që u është bërë e padrejtë, qoftë me rastin e ndarjes së orëve, qoftë edhe me kontratat individuale të punës dhe se ato do t'i prezantojë në MASHT duke kërkuar angazhimin serioz e të menjëhershëm të Departamentit të Inspektorëve qendror dhe të atyre në për regjione.
Inkurajojmë anëtarët e vetë që të mos heshtin po t'i paraqesin të mbështetura me argumente e fakte gjithë shkeljet që u bëhen nga DKA-të sepse do ta kenë përkrahjen e plotë të SBASHK-ut dhe besojmë edhe veprimin konkret të MASHT-it. Këtë e themi ngase në shumë raste të tilla jemi angazhuar dhe bashkërisht me MASHT-in dhe inspektorët e arsimit e kemi quar drejtësinë në vend.

Prishtinë,26 tetor 2015,

Ka vazhduar agjenda e takimeve të SBASHK-ut me anëtarësinë

Bashkëbisedë e frytshme me mësimdhënës në Malisheve e Shtime


SHTIMMEDuke realizuar në përpikëri agjendën e takimeve me kryetarë shoqatash e me mësimdhënës nëpër komunat e Kosovës, këtë të shtunë një delegacion i SBASHK-ut i përbërë nga nënkryetari Lutfi Mani, kryetari i Kuvendit të Arsimit të Mesëm, Besnik Krasniqi dhe koordinatorja e projektit të përbashkët KEC- SBASHK "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore", Albina Arifijanë takuar në takime të ndara me mësimdhënës të Malishevës dhe të Shtimes.
Në takimin me mësimdhënësit në Malisheve, kryetari i SAF e SAM për këtë Komunë, Elez Krasniqi ka shpalosur aktivitetet dhe ka njoftuar për gjendjen aktuale në arsimin e Malishevës. Pas kësaj nënkryetari Lutfi Mani dhe kryetari i Kuvendit të Arsimit të Mesëm , Besnik Krasniqi kanë zhvilluar një bashkëbisedë me pjesëmarrësit duke kujtuar angazhimet e SBASHK-ut dhe përpjekjet e vazhdueshme për arritjen e realizimit të kërkesave të anëtarësisë. Ata kanë folur edhe për shërbimet që SBASHK-u organizon për anëtarësinë dhe për përpjekjet në ngritjen e cilësisë në bashkëpunim me GIZ-in gjerman. Pjesëmarrësit kanë treguar për problemet që janë në arsimin e kësaj komune dhe kanë kërkuar ndihmën e SBASHK-ut për zgjidhjen e tyre.
MALISHEVEPo të shtunën ky delegacion i SBASHK-ut është takuar edhe me kryetarë shoqatash e me mësimdhënës të komunës së Shtimes. Kryetari i SAF e SAM, Xhavit Rexhaj ka kujtuar angazhimet dhe sfidat në këtë komunë e pastaj ka nisur një bashkëbisedë e sinqertë e pjesëmarrësve me nënkryetarin e SBASHK-ut , Lutfi Mani, me kryetarin Kuvendit të SAM dhe anëtarin e kryesisë, Besnikm Krasniqi dhe me koordinatoren Albina Arifi. Delegacioni i SBASHK-ut edhe këtu ka folur për angazhimet konkrete të SBASHK-ut në shumë çështje dhe në këtë kontest edhe për Ligjin mbi skemat pensionale dhe lidhur me atë për benifitet për të punësuarit në arsim në vitet 90-99.
Edhe në këto dy komuna mësimdhënësit kanë shprehur lëvdata për angazhimet dhe arritjet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë duke shprehur përkrahjen e fuqishme edhe për angazhimet në vijim.

Përkrahje për angazhimet e SBASHK-ut në Kaçanik , Hanin e Elezit e Podujevë

hanielezit2Përfaqësues të SBASHK-ut kanë vazhduar me realizimin e agjendës së vizitave nëpër komunat e Kosovës. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj i shoqëruar nga anëtari i kryesisë dhe kryetar i SUSHK, Bardh Bardhi, koordinatorja Albina Arifi dhe përfaqësuesi i KEC , Sokol Statovci kanë vizituar fillimisht komunën e Kaçanikut e pastaj atë të Hanit të Elezit për të bashkëbiseduar me kryetarët e shoqatave sindikale dhe me mësimdhënës nga këto dy komuna. Fillimisht delegacionin e SBASHK-ut e kanë pritur në takime përshëndetëse drejtorët e shkollave nikoqire në të dy komunat. Delegacioni i SBASHK-ut ka vazhduar aktivitetet edhe të shtunën duke u takuar në një bashkëbisedë me kryetarë shoqatash e me mësimdhënës të komunës së Podujevës.
Duke hapur takimin me mësimdhënësit sindikalistë të Kaçanikut, kryetari i Kuvendit të SAF e SAM për këtë komunë, Zeqir Krasniqi ka përshëndetur delegacionin e SBASHK-ut e pastaj bërë një analizë të angazhimeve sindikale në këtë komunë. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me anëtarin e kryesisë Bardh Bardhi dhe koordinatoren Albina Arifi kanë folur për shërbimet që SBASHK-u po ofron për anëtarësinë e po ashtu janë ndalur edhe të aktivitetet tjera me KEC-in duke i vlerësuar ato si një shembull të mirë të bashkëpunimit. N këtë bashkëbisedë është folur edhe për angazhimin e SBASHK-ut bashkë me GIZ-in në përpjekjet për të ngritur vazhdimisht cilësinë në arsim. Kryetari Jasharaj u është përgjigjur shumë pyetjeve që kishin të bënin me kontratën individuale të punës dhe me Ligjin për skemat pensionale dhe atë për benefite për ata që kanë punuar në sistemin arsimor të Republikës së Kosovës gjatë viteve 89-99.

kaqanik
Një atmosferë e mirë pune ishte edhe në komunën e Hanit të Elezit. Kryetari i Kuvendit të SAF e SAM të kësaj komune, Basri Drenjani ka përshëndetur delegacionin e SBASHK-ut e pastaj është shprehur se në këtë komunë nuk ka pasur ndonjë problem të theksuar në fillimin e vitit të ri shkollor. Ai ka lavdëruar bashkëpunimin korrekt me DKA-në dhe institucionet tjera komunale këtu. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharkaqanik2aj bashkë me anëtarin e kryesisë dhe kryetar i SUSHK-ut, Bardh Bardhi kanë folur për angazhimet konkrete dhe aktuale të SBASHK-ut e pastaj u janë përgjigjur pyetjeve të shumta të pjesëmarrësve. Gjatë një bashkëbisede korrekte janë shtruar edhe ide për angazhimet e reja të SBASHK-ut. Do theksuar se edhe në Kaçanik e Han Të Elezit mësimdhënësit i kanë dhënë përkrahje të fuqishme angazhimeve të SBASHK-ut.
Një përkrahje e fuqishme angazhimeve të SBASHK-ut i është dhënë të shtunën edhe nga kryetarë shoqatash e mësimdhënës të komunës së Podujevës. Duke hapur takimin në Podujevë Fadil Halimi ka bërë nja analizë të angazhimeve dhe ka thënë se gjendja në këtë komunë në aspektin e organizimit sindikal sa vjen e forcohet. podujevaPas kësaj kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me menaxherin e financave dhe këshilltarin për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri u janë përgjigjur shumë pyetjeve dhe kanë dhënë sqarime lidhur me angazhimet e përbashkëta të SBASHK-ut me KEC dhe me GIZ në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit në përgjithësi.Pyetjet më të shumta të pjesëmarrësve në këto tri takimi kishin të bënin me kontratat individuale dhe me çështjen e Ligjit për skemat pensionale dhe me projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.

Takime të suksesshme me anëtarësinë e SBASHK-ut në Prizren e Rahovec

SBASHK-u gëzon përkrahje të fuqishme edhe në këto dy komuna
PrizrennËshtë vazhduar me realizimin e agjendës së bashkëbisedave me kryetarë shoqatash e me mësimdhënës nëpër komunat e Kosovës. Delegacioni i SBASHK-ut i përbërë nga kryetari Rrahman Jasharaj, menaxheri financiar dhe këshilltari për organizim të brendshëm Ymer Ymeri , koordinatorja Albina Arifi dhe Sokol Statovci në cilësinë e përfaqësuesit të KEC-it të enjten kanë qëndruar në dy komuna të Kosovës. Fillimisht ata janë takuar e kanë bashkëbiseduar me kryetarë shoqatash e me mësimdhënës të komunës së Prizrenit. Takimin e ka shpallur të hapur kryetari i SAF e SAM të kësaj komune,z. Reshit Kushaj,Prizrennn i cili ka bërë një përshkrim të aktiviteteve e angazhimeve në Prizren. Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me menaxherin financiar dhe këshilltarin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri kanë dhënë detaje të qëllimit të këtij takimi duke folur për gjithë angazhimet dhe përpjekjet në realizimin e kërkesave të anëtarësisë së SBASHK-ut. Ata kanë veçuar edhe bashkëpunimin e mirë me KEC dhe me GIZ duke prezantuar shërbimet për anëtarësinë dhe angazhimin SBASHK-ut për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim.Prrizren Në kuadër të bashkëbisedës janë dhënë edhe shumë përgjigje për pjesëmarrësit lidhur me Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti ngase edhe në këtë komunë ka shumë raste kur mësimdhënësit nga prilli e këndej me rastin e pensionimit nuk po gëzojnë pensionin e punës në vlerë prej 140 euro, por atë të pleqërisë në shumën prej 75 eurosh.
Kontribut për rrjedhën e mbarë të këtij takim ka dhënë edhe kryetari i Kuvendit të Arsimit të Mesëm, Besnik Krasniqi duke dhënë sqarime në një numër të pyetjeve të shtruara nga pjesëmarrësit. Si përfundim nga ky takim është se SBASHK-u duhet të angazhohet brenda gjitha mundësive për të sqaruar çështjen e pengesave lidhur me pensionet.

Rahovecc1
Një takim i suksesshëm, po të enjten, është mbajtur edhe në sallën e takimeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit. Para takimit delegacioni i SBASHK-ut, i shoqëruar nga kryetari i SAF e SAM për këtë Komunë, z. Murat Kryeziu është takuar me të parin e këtij qyteti, z. Idriz Vehapi. Me kryetarin e kësaj komune delegacioni i SBSASHK-ut ka bashkëbiseduar për gjitha çështjet aktuale në arsim dhe ishte mendim i përbashkët se duhet vazhduar me bashkëpunimin në shërbim të arsimit.
Pas kësaj ka nisur takimi dhe në fillimet e punimeve të tij, kryetari i SAF e SAM të Rahovecit, Murat Kryeziu ka bërë një analizë të gjendjes dhe aktiviteteve. Përmes një bashkëbisede të hapur kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe menaxheri financiar dhe këshilltari për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri kanë dhënë përgjigje në shumë pyetje të shtruara e që kishin të bënin me kontratat individuale të punës, me normat e punës dhe me çështjen e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti dhe për Projektligjin për mësimdhënësit që kanë punuar në sistemin arsimor të Republikës së Kosovës në vitet 1990/99. Rahhovec

Edhe në këtë komunë i është dhënë përkrahje e fuqishme kryetarit, kryesisë dhe organeve të tjera të SBASHK –ut në angazhimet për realizimin e kërkesave të anëtarësisë.

SBASHK-u debaton për çështje të UP-së në MASHT

logoPasi janë mbajtur disa takime të kryesisë së SUSHK-ut dhe pasi është organizuar edhe një takim pune i Kuvendit të kësaj sindikate të Universitetit, që është pjesë përbërëse e SBASHK-ut, një delegacion nga Universiteti ka vizituar selinë e SBASHK-ut dhe ka përsëritur edhe një herë kërkesat e anëtarësisë.
Kryetari i SUSHK-ut, Bardh Bardhi bashkë me Elez Krasniqin, Arta Rudin dhe Demë Ibërdemajn kanë kërkuar nga kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj që çështjen ta ngritin edhe një herë në MASHT. Kështu kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj bashkë me kryetarin e SUSHK-ut, Bardh Bardhi dhe menaxherin për financa e këshilltarin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri janë takuar po sot me dy këshilltarët e Ministrit Bajrami.
Këshilltarët Zenun Halili dhe Azem Guri kanë dëgjuar me kujdes delegacionin e SBASHK-ut dhe janë zotuar se për gjithë këto çështje të ngritura do ta informojnë Ministrin Arsim Bajrami dhe do të angazhohen për zgjidhjen e drejtë të tyre.
Delegacioni i SBASHK-ut ka informuar veçmas për çështjen se në Universitetin e Mitrovicës e Gjakovës në pagën e shtatorit është ndalur pa të drejtë shtesa në paga për punëtorët administrativ dhe se janë krijuar shqetësime se kjo mund të ndodh edhe në UP. Ky delegacion ka bartur në MASHT vendimin e Kuvendit të SUSHK-ut se nëse kjo do të ndodh atëherë në fillim të nëntorit të punësuarit në administratën e UP-së do të fillojmë me veprimet sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme për çka edhe e kanë mbështetjen e fuqishme të të SBASHK-ut dhe anëtarësisë, që ka bërë edhe një peticion me nënshkrime.

Janë mbajtur takime me mësimdhënës në Gjilan, Viti, Klinë e Istog

Vazhdohet me përkrahjen e fuqishme për SBASHK-un
GJILANIISBASHK-u është duke realizuar me përpikëri agjendën e takimeve me kryetarët e shoqatave sindikale dhe me mësimdhënës nëpër komunat e Kosovës. Në rrjedhën e këtij aktiviteti kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj, bashkë me menaxherin financiar e këshilltarin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, anëtarët e kryesisë Bardh Bardhi,GJILANNIIII Murat Abazi e me koordinatoren e Projektit "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore", Albina Arifi kanë qëndruar nw Gjilan, Viti , Klinë e Istog dhe kanë bashkëbiseduar me kryetarët e shoqatave sindikale dhe me mësimdhënës nga shkollat e këtyre komunave.
Në Gjilan delegacionin e SBASHK-ut fillimisht e ka takuar drejtori i shkollës "Selami Hallaqi", në ambientet e të cilës ishte caktuar të mbahej takimi. Kryetari i Kuvendit të SAF e SAM për Gjilanin, Blerim Mehmeti ka përshëndetur fillimisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, menaxherin për financa e këshilltarin për organizim të brendshëm,GJILANNNI Ymer Ymeri dhe koordinatoren e Projektit "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore", Albina Arifi e pastaj ka shpalosur aktivitetet dhe arritjet në këtë komunë. Pas kësaj, takimi është zhvilluar në formë të bashkëbisedës dhe përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë dhënë informacione për angazhimet aktuale në shërbim të anëtarësisë, për aktivitetin e përbashkët me GIZ-in në ngritje të cilësisë, për aktivitetet me KEC dhe për shërbimet që SBASHK-u është duke ofruar për gjithë anëtarësinë. Të pranishmit kanë lavdëruar angazhimet e SBASHK-ut dhe kanë kërkuar që të vazhdohet me aktivitetet dhe me dialogun me Qeverinë qendrore lidhur me realizimin e kërkesave.VITIA Ata nuk kanë përjashtuar mundësinë e veprimeve sindikale nëse dialogu nuk sjellë arritje të pritura.
Një atmosferë e mirë pune ishte edhe në takimin me kryetarë shoqatash e me mësimdhënës në komunën e Vitisë. Kryetari i sapo zgjedhur atje, Kemajl Bislimi ka përshëndetur delegacionin e SBASHK-ut e pastaj bashkë me Murat Abazin kanë shpalosur angazhimet dhe aktivitetet në këtë komunë. Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, menaxheri për financa e këshilltari për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri dhe koordinatorja e Projektit "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore", Albina Arifi kanë zhvilluar një bashkëbisedë me pjesëmarrësit duke shpalosur aktivitetet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë, angazhimet për ngritje të cilësisë në arsim. Ata u janë përgjigjur shumë pyetjeve të pjesëmarrësve e që kishin të bënin veçmas me kontratat individuale të punës dhe me Ligjin dhe Projektligjin që lidhen me vitet 90-99. Në këto dy komuna është parë unitet i të punësuarve dhe përkrahje e fuqishme për angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë.VITIAA
Në Klinë pjesëmarrës në takim ishte edhe drejtori i DKA-së , Hajdin Morina. Ai ka përshëndetur pjesëmarrësit e pastaj ka vlerësuar lartë bashkëpunimin korrekt me SBASHK-un duke shprehur gatishmërinë që edhe në të ardhmen të bashkëbisedojnë e angazhohen bashkërisht në shërbim të arsimit. Pas kësaj kryetari i SAF e SAM të Klinës, Arif Elezaj ka bërë një analizë të aktiviteteve sindikale në këtë komunë duke vlerësuar lart angazhimin dhe e SBASHK-ut . Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka folur për përpjekjet e vazhdueshme të SBASHK-ut në komunikimin e afërt me anëtarësinë, KLINNApër shërbimet e shumta për ta dhe për çështje aktuale. Ai është ndalur edhe te angazhimi i vazhdueshëm i kësaj sindikate për ngritjen e cilësisë dhe përmirësimin e kushteve të punës në shkolla duke veçuar edhe aktivitetin e përbashkët në këtë çështje me GIZ-in gjerman.
Një atmosferë pune ishte edhe në shkollën "Martin Camaj" në Gurrakoc. Atje u zhvillua bashkëbisedë me kryetarë shoqatash e mësimdhënës të komunës së Istogut. Kontribut në këtë takim ka dhënë edhe drejtoresha e këtij institucioni të njohur arsimor. Ashtu si në të gjitha komunat edhe në Istog i është dhënë përkrahje angazhimeve të SBASHK-ut dhe është kërkuar angazhim i shtuar lidhur me çështjen e viteve 90-99. Kryetari i SAF e SAM të kësaj komune, Muzli Blakaj ka kujtuar angazhimet dhe arritjet e SBASHK-ut, kurse kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe istoggkoordinatorja e Projektit "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore", Albina Arifi ka folur për shërbimet që vazhdon të bëj SBASHK-u në shërbim të anëtarësisë dhe ka apeluar që të vizitohet ueb faqja e SBASHK-ut me qëllim që të punësuarit në arsim të jenë me kohë të informuar për gjithë aktivitetet dhe risitë në këtë sindikatë. Vlen të theksohet se edhe në këto dy komuna është kërkuar që të ketë edhe veprime sindikale nëse me dialog nuk rregullohet ashtu si duhet çështja e pensioneve të mësimdhënësve sepse për momentin shumica e të pensionuarve në sektorin e arsimit nuk gëzojnë pensionin e punës prej 140 eurosh, por atë të pleqërisë në vlerën prej 75 euro.

Ma artikuj...

  1. Mësimdhënësit e Kamenicës përkrahin SBASHK-un
  2. SBASHK-u bashkëbisedoi me mësimdhënësit e Deçanit
  3. Të punësuarit në UP mbështesin angazhimet e SBASHK-ut
  4. Edhe Mitrovica e Skenderaj përkrahin angazhimet e SBASHK-ut
  5. Edhe në Obiliq u mbajt takimi me punonjës të Arsimit
  6. Bashkëpunim shumë i frytshëm mes SBASHK-ut dhe KEC-it
  7. U mbajt takim me mësimdhënës të Gjakovës
  8. Edhe në Lipjan takim i suksesshëm me anëtarët e SBASHK-ut
  9. Vazhdohet me takimet me mësimdhënës nëpër komunat e Kosovës
  10. SBASHK-u vazhdon të përgatitet për t’u përballur suksesshëm me sfidat
  11. Vazhdojnë aktivitetet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë
  12. MASHT-i, SBASHK-u dhe DKA-të kanë mbajtur forumin konsultativ të radhës
  13. Mësimdhënësit e Ferizajt inkurajojnë SBASHK-un të vazhdoj me shërbime të reja dhe me angazhimin për ngritjen e cilësisë në arsim
  14. SBASHK nis ciklin e ri të takimeve me anëtarësinë nëpër komunat e Kosovës
  15. Do të bashkëpunohet ngushtë në përmirësimin e kushteve për punonjësit e kulturës
  16. Kryetari i SBASHK-ut u takua me Ministrin Bajrami
  17. SBASHK-u organizoi Konferencë për mediet
  18. Angazhime për realizimin e detyrave nga Plani strategjik
  19. Me unitet e solidaritet ndaj sfidave me të cilat përballet arsimi kudo në botë
  20. SBASHK-u në mënyrë të denjë përfaqëson arsimin e Kosovës në Otavë të Kanadasë
  21. Lëvizja e numrit të nxënësve në komunat e Kosovës
  22. DKA-të të mos sillen sikur nuk kanë asnjë obligim ndaj Kontratës Kolektive
  23. MPMS-ja i thotë SBASHK-ut se duhet pritur ende deri te pensionet e punës
  24. FILLIM I MBARË I SEMINARIT PËR AVOKIMIN DHE HARTIMIN E POLITIKAVE
  25. Një takim i suksesshëm me sindikalistët e arsimit në Podujevë
  26. Regjistri i anëtarëve të SBASHK-ut për pushim në bregdetin shqiptar - qershor 2015
  27. U përmbyll me sukses trajnimi për udhëheqjen efektive të dialogut social
  28. Fillim i suksesshëm i trajnimit për dialogun social
  29. SBASHK-u u takua me mësimdhënës të Suharekës
  30. Sekretari i përgjithshëm i Internacionales Botërore të Arsimit viziton SBASHK-un
  31. SBASHK-u vazhdon me angazhimet për realizimin e kërkesave të anëtarësisë
  32. Mësimdhënësit e Gjakovës dhe Rahovecit përkrahin angazhimet e SBASHK-ut
  33. SBASHK-u u takua edhe me mësimdhënësit e Malishevës
  34. SBASHK-u u takua me sindikalistët e Deçanit, Junikut e Pejës
  35. Numri i pushuesëve sipas komunave që do të pushojnë në bregdetin shqiptar në qershor 2015
  36. Takime të suksesshme në Klinë dhe Istog
  37. Takim me anëtarësinë në Kastriot ( Obiliq)
  38. Ndërpritet përkohësisht greva në shkollën “Isa Boletini” në Boletin
  39. SBASHK-u përkrahë kërkesat e mësimdhënësve në veri të Kosovës
  40. SBASHK-u bashkëbisedoi me sindikalistët në Skenderaj dhe Drenas
  41. Takime të suksesshme me mësimdhënësit në Mitrovicë dhe Vushtrri
  42. Apel publik i SBASHK-ut drejtuar mësimdhënësve të Kosovës
  43. Pezullohet greva në Universitetin e Prishtinës
  44. Nga e hëna mësimdhënësit prapë në shërbim të nxënësve
  45. Reagim i SBASHK-ut ndaj kërcënimit të Ministrit Hoti
  46. Greva vazhdon
  47. Unitet i fuqishëm i anëtarësisë së SBASHK-ut
  48. Nesër (29 prill 2015) grevë në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës
  49. Komunikatë 27.04.2015
  50. Në pritje të Qeverisë deri më 24 prill

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook