Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Entuziazëm e përkushtim drejt arritjeve të reja

Edhe këtë vikend shumë mësimdhënës në trajnimet e licencuara të SBASHK
Prishtinë, 14.11.2020
jehonaAnëtarët e SBASHK-ut , pra punëtorët arsimor nga e tërë Kosova janë duke vazhduar me përkushtimin në misionin e tyre të shenjët për edukimin e arsimimin e brezave edhe pse në kushte e rrethana tepër të vështira, që janë shkaktuar te në, por edhe kudo në botë nga Covid 19. Ata të shtunën e 14 nëntorit e kanë kthyer në ditë pune e angazhimi duke marrë pjesë në trajnimet "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" me trajnerin Hysen Hyseni, dy grupe në trajnimin " Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social" me trajnerët Blendor Shatri e Safet Beqiri. Po ashtu janë të angazhuar një numër i konsideruar i kolegëve tanë në dy grupe në trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerët Jehona Oruçi e Hysen Sogojeva dhe në trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës shqipe dhe letërsisë në ciklin fillor e të mesëm" me trajneren Pranvera Haziri.h.sogojeva
Në fillimet e këtij trajnimi në këtë aktivitet e me të gjitha grupet e trajnimit janë kyçur edhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj e koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri.
Duke bashkëbiseduar me pjesëmarrësit në trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" , kryetari i SBASHK Jasharaj ka përshëndetur trajnerin Hysen Hyeseni e pastaj ka shprehur respekt të lartë për gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet dhe për kolegët tanë kudo janë për angazhimin e përkushtimin e lartë në arsimimin e edukimin e brezave dhe përkundër vështirësive të shumta të krijuara nga Covid 19 dhe për entuziazmin që edhe në ditë të vikendit të jenë pjesë e këtyre aktiviteteve të organizuara nga SBASHK. Kryetari Jasharaj ka shprehur respekt edhe për angazhimet e vazhdueshme të koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe gjithë stafin qendror, që krahas angazhimeve e shumë detyrave ditore, po angazhohen maksimalisht për rrjedhën e mbarë të trajnimeve.
safetiKryetari Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymeri janë kyçur dhe kanë bashkëbiseduar edhe me dy grupet te trajnimi " Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social" për të vlerësuar lart angazhimin e përkushtimin e trajnerëve Shatri e Beqiri e duke shprehur respekt meritor për mësimdhënësit e Kosovës dhe punëtorët tjerë në sektorin e arsimit që me angazhim maksimal po vazhdojnë bashkë me nxënësit e në këto kushte të vështirësuara betejën në rrugëtimin drejt njohurive të reja.
Një atmosferë përkushtimi e entuziazmi është vërejtur edhe te trajnimi "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerët Jehona Oruçi e Hysen Sogojeva. Kryetari Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri janë bërë pjesë e këtij aktiviteti duke përshëndetur e përgëzuar trajnerët Oruçi e Sogojeva dhe pjesëmarrësit e këtij aktiviteti bashkë me trajnerët e rinj që po përcjellin nga afër këtë aktivitet dhe po përgatiten që edhe ata të jenë në krye të detyrës në realizimin trajnimeve në të ardhmen për çfarë janë përgatitur falë aktiviteteve të zhvillua me ta nga SBASHK. Kryetari Jasharaj ka përshëndetur dhe ka lavdëruar edhe angazhimet e kryetarit të nivelit komunal Sindikal për Malishevën , Skënder Gashin, i cili krahas aktiviteteve sindikale në komunën e tij po angazhohet vazhdimisht edhe në këtë aktivitet sindikal.blendi
Kryetari Jasharaj bashkë me koordinatorin Ymeri kanë bashkëbiseduar edhe me pjesëmarrësit e trajnimit "Mësimdhënia e gjuhës shqipe dhe letërsisë në ciklin fillor e të mesëm" duke përgëzuar për angazhimin trajneren Pranvera Haziri dhe pjesëmarrësit në këtë aktivitet , që krahas përkushtimit në misionin e shenjtë të edukimit e arsimimit të brezave, po gjejnë kohë, duke mos pushuar as vikendeve, për të shtuar njohuritë e për t'i vënë ato në shërbim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në arsim.
Koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri ka përshëndetur pjesëmarrësit në të gjitha grupet e trajnimit dhe u ka dhënë sqarime atyre lidhur me rregullat që duhet respektuar për rrjedhën e mbarë të trajnimit. Ky aktivitet do të vazhdojë edhe të dielën dhe gjatë dy ditëve të tjera për ta përmbyllur me sukses këtë aktivitet.

Ka përfunduar me sukses trajnimi për tri grupe të mësimdhënësve

Trajnerët vlerësojnë lart angazhimin dhe përkushtimin e pjesëmarrësve

Prishtinë, 04.11.2020
albIshin ndarë në grupe mësimdhënës nga komuna të ndryshme të Kosovës për të përcjell sipas vullnetit të tyre trajnimet "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik", " Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm" dhe trajnimi "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar". Këto trajnime që kanë nisur të shtunën e 31 tetorit kanë vazhduar edhe për tri ditë të tjera udhëhequr nga trajnerët dr. Alban Zeneli, Pranvera Haziri dhe Jehona Oruçi. Në ditën e parë të këtij aktiviteti me pjesëmarrësit ka bashkëbiseduar kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, i cili ka shprehur respekt për përkushtimin e koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, për stafin qendror dhe për të tre trajnerët. Ai gjatë kësaj bashkëbisede ka përgëzuar gjithë punëtorët e arsimit për angazhimet në misionin e tyre të shenjtë të edukimit e arsimit të brezave në këto kushte të vështirësuara shumë për shkak të gjendjes nga Covid 19.pran
Në tri ditët tjera të trajnimit në këtë aktivitet është kyçur kohë pas kohe edhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, i cili ka përcjellë nga afër rrjedhën e trajnimeve dhe është përgjigjur edhe në pyetjet e pjesëmarrësve.
Në përfundim të këtij aktiviteti trajnerët e angazhuar Zeneli, Haziri e Oruçi kanë vlerësuar se ky aktivitet ka përfunduar me sukses duke vlerësuar lart angazhimin dhe përkushtimin e pjesëmarrësve, të cilët përmes kryerjes së detyrave të shumta, që lidheshin me temat e shtjelluara, kanë dëshmuar për arritjen e njohurive të reja, njohuri këto që do t'i përdorin në shërbim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në arsim.jeh

Delegacioni i SBASHK-ut u takua me Ministrin Likaj

Prishtinë, 02.11.2020

Delegacioni i SBASHK-ut, kryetari Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri u takuan me ministrin Ramë Likaj dhe shefin e kabinetit të tij Gëzim Berisha. Ata pas takimit dolën me një komunikatë të përbashkët, të cilën po e pëcjellim tek ju:


Ministri Ramë Likaj priti përfaqësuesit e SBAShK-ut
r.likMinistri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe shefi i kabinetit, Gëzim Berisha, pritën në takim kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj dhe Kordinatorin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, me të cilët biseduan për situatës aktuale në sektorin e arsimit dhe angazhimet e përbashkëta për rrjedhën e mbarë të procesit mësimor dhe realizmit të kërkesave të punëtorëve të arsimit.
Ministri Likaj, me këtë rast është zotuar se, do të angazhohet maksimalisht në realizmin e kërkesave të arsyeshme të mësimdhënësve, duke pasur parasysh situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 dhe kushtet në të cilat po punojnë.r.likk
Ministri Likaj gjithashtu ka ritheksuar se, duhet të punojmë të gjithë së bashku, në bashkëpunim edhe me MSh-në dhe IKShPK-në që të mbrojmë shëndetin e nxënësve, mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë në arsim dhe të mbajmë në jetë zbatimin e Master Planit për zhvillimin e mësimit në kushte pandemie, por duke vlerësuar se, asnjë skenar tjetër nuk e zëvendëson pjesëmarrjen në shkollë.

SBASHK vazhdon të realizojë kërkesat e mësimdhënësve për trajnime

Ky aktivitet kishte rrjedhë të mbarë edhe në këtë vikend
Prishtinë, 31.10.2020
sot11Po vazhdojnë të arrijnë përmes kryetarëve të nivelit komunal sindikal kërkesa për pjesëmarrje në trajnimet e licencuara. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me stafin qendror kanë bërë gjithë përgatitjet duke angazhuar edhe trajnerët gjegjës dhe të shtunën e 31 tetorit kanë nisur trajnimet të tri grupe dhe atë "Edukimi medial dhe roli i tij ne zhvillimin shoqëror dhe demokratik" me trajnerin dr. Alban Zeneli, " Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm"me trajneren Pranvera Haziri dhe trajnimi "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajneren Jehona Oruçi.
Dy grupet e para të trajnimit kanë nisur me aktivitetin në orën 9 dhe në fillim të këtij aktiviteti është kyçur kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me zyrtarin ligjor Blendor Shatri. Kryetari Jasharaj ka shprehur respekt për gjithë angazhimin që punëtorët e arsimit në tërë Kosovën po bëjnë në procesin mësimor dhe për entuziazmin që ata kanë për të marrë pjesë edhe në trajnime me qëllim të marrjes së njohurive të reja. Kryetari Jasharaj ka falënderuar trajnerin Alban Zeneli për angazhimin , edhe për kundër gjithë detyrave që ka në profesionin e tij dhe ka përgëzuar atë për titullin meritor dr. Në gazetari. Pas kësaj në bashkëbisedë është kyçur zyrtari ligjor në SBASHK , Blendor Shatri, i cili ka treguar për rregullat që duhet respekuar për rrjedhën e mbarë të trajnimit. Kryetari Jasharaj është kyçur edhe te trajnimi me kolegët " Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm" duke përshëndetur fillimisht trajneren Pranvera Haziri dhe gjithë pjesëmarrësit në të këtë aktivitet e duke i përgëzuar ata për angazhimin në misionin e shenjtë të edukimit e arsimimit të brezave edhe pse në kushte mjaft të vështirësuara.sot22
Grupi i tretë i trajnimit "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajneren Jehona Oruçi ka nisur këtë të shtunë në orën 16. Edhe me mësimdhënësit e përfshirë në këtë trajnim ka bashkëbiseduar kryetari i SBASHK-ut duke përgëzuar trajneren Jehona për angazhimin dhe ka përgëzuar atë edhe për përkushtimin dhe angazhimin e arritjet e rezultateve të larta si drejtore shkolle. Asistentja në SBASHK, Vlora Rexhepi Berisha ka dhënë sqarime lidhur rregullat që duhen respektuar për rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti.
Ky aktivitet i nisur sot do të vazhdojë edhe të dielën dhe gjatë dy ditëve të tjera sipas marrëveshjes së trajnerëve , stafit qendror me pjesëmarrësit e këtyre tri grupeve të trajnimit.

sot33

Përfaqësuesit e SBASHK-ut u takuan me kryetarin e Skenderajt Bekim Jashari

Prishtinë, 29.10.2020

Komune SkenderajPër të parë nga afër gjendjen aktuale të institucioneve arsimore në tërë Kosovën, përfaqësuesit e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe zyrtari ligjor Blendor Shatri e kanë nisur me agjendën e vizitave nëpër komunat e Kosovës. Vizitën e parë e kanë bërë në komunën e Skenderajt dhe fillimisht kanë zhvilluar një bashkëbisedë me drejtorin e arsimit Bekim Latifi dhe kryetarin nivelit komunal sindikal Ramiz Polaci për t'u informuar për gjendjen aktuale dhe rrjedhën e procesit mësimor në institucionet arsimore këtu.
Ata pastaj bashkërisht janë takuar me kryetarin e komunës së Skenderajt Bekim Jashari.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka falënderuar kryetarin e Skenderajt për gjithë angazhimet në shërbim të arsimit dhe plotësimit të kërkesave për punëtorët arsimor që dalin nga Kontrata Kolektive e Arsimit të Kosovës.
"Agjendën e vizitave nëpër komuna e kemi nisur këtu për të shprehur respektin për përkushtimin e angazhimin e vazhdueshëm në shërbim të arsimit te drejtorit të DKA-së së Skenderajt Bekim Latifi, të kryetarit të nivelit sindikal komunal Ramiz Polaci, por për të shprehur respekt meritor edhe për ju", është shprehur në fillim të takimit me kryetarin Bekim Jashari, kryetari i SBASHK-ut duke shtuar se po ndjehen krenar që po takohen e po bashkëbisedojnë lirshëm me një pjesëtar të familjes emblemë për gjithë shqiptarët.ShkolleSkenderaj
Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari ka shprehur respekt për angazhimet e SBASHK-ut dhe ka vlerësuar lart edhe bashkëpunimin në shërbim të arsimit te nivelit komunal të SBASHK-ut me DKA-në dhe me institucionet tjera në këtë komunë. Ai pastaj ka shtuar se do të vazhdohet me angazhimet dhe bashkëpunimin . Në kuadër të kësaj bashkëbisede është vlerësuar se në Skenderaj është gjendje stabile edhe në procesin mësimor dhe sepse për momentin edhe në kuadër të popullatës ka pak raste të prekjes me Covid dhe kjo ka bërë që edhe në institucionet arsimore gjendja të jetë e mirë dhe se procesi mësimor është duke u zhvilluar si duhet falë përkushtimit të punëtorëve arsimor dhe nxënësve e prindërve që janë duke dhënë kontributin e tyre që gjendja të jetë e tillë.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut bashkë me drejtorin e DKA-së dhe kryetarin e nivelit komunal sindikal kanë vizituar shkollën, që mban me krenari emrin e mësuesit dhe heroit të kombit Shaban Jashari dhe kanë parë nga afër se nxënësit dhe punëtorët arsimor këtu me punë e përkushtim e dëshmojnë krenarinë që shkolla e tyre mban emrin e kësaj figure të shquar të kombit tonë.Shkollee

Përfaqësuesit e SBASHK-ut u takuan me rektorin prof.dr. Naser Sahiti

Gatishmëri për angazhime të përbashkëta

Prishtinë, 28.10.2020
rektKryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të sindikatës së Universiteteve të Kosovës Bardh Bardhi dhe kryetari i sindikatës së Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Azem Kyçuku kanë vizituar Rektoratin e Universitetit të Prishtinës dhe janë takuar me rektorin prof. dr. Naser Sahiti.
Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Universiteteve të Kosovës Bardh Bardhi ka përgëzuar prof.dr. Sahitin për zgjedhjen në detyrën e rektorit e pastaj ka informuar për angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të arsimit dhe në plotësimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka uruar rektorin për detyrën dhe ka shprehur bindjen se me angazhime të përbashkëta do të arrihet që përmes dialogut e bashkëpunimit të gjendet zgjidhje për kërkesat e anëtarësisë dhe do të punohet edhe në shërbim të arsimit të Kosovës.
Kryetari i Sindikatës së Universitetit të Prishtinës prof. dr. Azem Kyçyku ka shprehur bindjen se me angazhime të përbashkëta do të shënohen rezultate e suksese dhe se Sindikata e Universitetit të Prishtinës, por edhe Sindikata e Universiteteve përmes SBASHK-ut do të jenë të angazhuar e do ta ndihmojnë rektorin në përpjekjet për rrjedhën e mbarë të punës në Universitet dhe në angazhimet për arritjen e sukseseve sa më të larta të këtij institucioni të respektuar arsimor e shkencor.rekttt
Rektori prof. dr. Naser Sahiti ka falënderuar përfaqësuesit e SBASHK-ut për vizitën dhe ka shprehur respekt të lartë për angazhimet e kësaj sindikate në realizimin e kërkesave të anëtarësisë, por edhe për përpjekjet konkrete për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në tërë arsimin e Kosovës. Ai ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe angazhime të përbashkëta në shërbim të zgjidhjes së kërkesave të arsyeshme të anëtarësisë dhe të rrjedhës së mbarë të punës në Universitet.

SBASHK në përgatitje të Planit të ri strategjik

Nuk u harruan udhëheqësit e dikurshëm sindikal

Durrës, 24.10.2020
2410Për t'u përballur suksesshëm me sfidat e kohës SBASHK-u ka zhvilluar përgatitje edhe për përgatitjen e Planit të ri strategjik për periudhën 2021-2025. Me qëllim që ky dokument orientues i veprimeve e aktiviteteve të jetë i plotë e përmbajtjesor, krahas veprimtarëve aktualë , në përgatitjen e tij janë përfshirë edhe udhëheqës të dikurshëm sindikal. Koordinatorët dhe kryetarët e dikurshëm të nivelit komunal sindikalë i ka bërë bashkë SBASHK-u në një aktivitet pune me qëllim që t'u shprehet respekt meritor për angazhimet e tyre si koordinator dhe si kryetarë të niveleve komunale sindikale, por edhe të kërkojë idetë dhe kontributin e tyre në përgatitjen e Planit strategjik. Këta njerëz janë të moshuar tani dhe po përballën me sfidat e moshës , por janë ndjerë krenar që SBASHK nuk i ka harruar dhe po kërkon edhe idetë e tyre për këtë dokument me rëndësi.
Në hapje të këtij aktiviteti kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka kujtuar kohët plot sfida kur kordinatorët dhe kryetarët e parë të nivelit komunal sindikal ishin angazhuar duke vënë themelet e një organizimi të fortë sindikal. "ishin vitet e 90-ta kur SBASHK po dëshmohej me punë e sakrifica në ruajtjen e arsimit shqip nga furtunat e pushtuesit dhe ju koordinatorët e parë dhe ju kryetarë të nivelit komunal sindikal po bartnit mbi supe gjithë atë aktivitet bashkë me kryetarin e parë Agim Hyseni dhe kryesinë e stafin e asaj kohe. Jam krenar që isha njëri nga ju", është shprehur me emocione kryetari Jasharaj . Ai pastaj në shenjë respekti ka lexuar listën e pjesëmarrësve : Bislim Behrami, Haki Ymeri, Sefer Krasniqi, Ragip Qollaku, Hakif Peci, Hajriz Berisha, Sali Janova, Xhevat Haliti, Ahmet Gashi, Ibish Maksuti, Ajrt Reshiti, Zeqir Krasniqi, Halil Idrizi, Taip Keçmezi, Murat Kryeziu, Sadik Shala, Lutfi Mani, Elez Krasniqi , Rexhep Sadiku dhe Besnik Krasniqi.
Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka shprehur respekt për veprimtarët e hershëm sindikal e pastaj ka shpalosur pjesë nga përmbajtja e punës së këtij takimi, kurse zyrtari ligjor Blendor Shatri ka bërë krahasime mes përmbajtjes së Planit strategjik aktual dhe objektivave që duhet të ketë plani i ri strategjik.sottttttttt
Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti falënderues e të punës janë shprehur me emocione dhe kanë nisur me shpalosjen e kujtimeve nga vitet e kaluar plot sfida duke u ndalur në momente kyçe që i bëjnë të ndjehen krenar me sindikatën e tyre. Ata janë shprehur se mosha e shtyrë dhe tekat e kësaj moshe nuk i ndal ata të mendojnë për SBASHK-un duke u ndjerë krenarë për arritjet e shumta e duke ndjerë ende peshën e sfidave nëpër të cilat po kalohet. Pjesëmarrësit janë ndjerë keq pse sot e këtu janë me ta kryetari i parë Agim Hyseni, nënkryetarët e parë Ali Shabani e Nediha Grapci sekretari i parë i përgjithshëm Zenel Zeka ,koordinatori Iljaz Qalaj, kryetari i nivelit komunal Mustafë Beqiri e ndonjë veprimtarë tjetër.

SBASHK vizitoi Drejtorinë e Arsimit të Mitrovicës

Të forcohet bashkëpunimi në shërbim të arsimit
Prishtinë, 21.10.2020
dka mitroKryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj i shoqëruar nga zyrtari ligjor Blendor Shatri dhe kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit parauniversitar të Mitrovicës Isa Ismajli kanë vizituar Drejtorinë Arsimore të kësaj komune dhe janë takuar me drejtorin e këtij institucioni Ismet Ferizi.
Kryetari Jasharaj ka përgëzuar z. Ferizi për emërimin në këtë detyrë dhe ka shprehur bindjen se drejtori i DKA-së së Mitrovicës do të punojë me përkushtim dhe do të shënojë rezultate të shumta, sepse fisnikërohet nga përkushtimi në misionin e shenjtë të mësimdhënësit në edukimin e arsimimin e brezave dhe nga arritjet e shumta kur ishte drejtues i një institucioni në zë të arsimit të mesëm të lartë në Mitrovicë.
Zyrtari ligjor në SBASHK Blendor Shatri dhe kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Mitrovicën Isa Ismajli kanë përcjellë në këtë takim zërin e mësimdhënësve të kësaj komune duke u ndalur te disa nga çështjet aktuale e për të cilat kanë apeluar te Drejtori që të ketë angazhime për zgjidhjen e tyre.
Drejtori i DKA-së së Mitrovicës z. Ferizi ka shprehur respekt për SBASHK-un dhe është ndjerë mirë për këtë vizitë. Ai pas kësaj ka treguar për angazhimet që janë duke u bërë në mënyrë që procesi mësimor të ketë rrjedhë të mbarë. Ai po ashtu ka treguar për gatishmërinë e bashkëpunimit në shërbim të anëtarësisë dhe në përpjekjet e përbashkëta për zgjidhjen e çdo çështjeje të ngritur.

Mësuesit nga e tërë bota sot bashkërisht po festojnë ditën e tyre

Prishtinë, 5 tetor 2020
5555tttSituata aktuale e krijuar nga Covid 19 ka bërë që stafi qendror i Internacionales së Arsimit bashkë me Komitetet e Sindikatave të Arsimit nga të gjitha kontinentet të krijojë mundësi të komunikimit dhe shënimit solemn të 5 Tetorit –Ditës Ndërkombëtare të Mësuesve duke përgatitur një program 24 orësh të aktiviteteve. Të 400 sindikatat anëtare të EI-së, mes të të cilave edhe SBASHK-u, kanë bërë aktivitete përgatitore e festive në shtetet e tyre për t'u kyçur pastaj në aktivitetin qendror solemn.5 tetori Kryetaret Komunal Sindikal
Në kuadër të këtij aktiviteti SBASHK ka organizuar takime solemne me kryetarë të nivelit sindikal komunal e të universiteteve dhe me përfaqësues sindikal nga e tërë Kosova duke kujtuar se ky 5 Tetor arsimin te ne, në Ballkan , Evropë e në tërë botën e gjen në përballje me sfidat nga e kaluara, por edhe me sfidën mjaft të rëndë, që solli pandemia nga Covid 19.
Në këto takime është lexuar edhe mesazhi dhe letra publike e Komitetit të Sindikatave të Evropës lidhur me angazhimin dhe përkushtimin e mësuesve në përpjekje për të realizuar misionin e tyre fisnik në rrethana tepër të vështirësuara përmes mësimit nga larg nga marsi i këtij viti dhe gatishmërinë për sakrifica duke u kthyer në institucione arsimore për ta vazhduar procesin arsimor.
Shumë nga veprimtarët sindikal dhe mësimdhënës të Kosovës do të jenë të kyçur në programin 24 orësh për t'u bërë kështu pjesë e këtij aktiviteti, që sjell te mësuesit mesazhet dhe vlerësimet për gjendjen në arsimin botëror sot nga kryetarja dhe sekretari gjeneral i Internacionales së Arsimit znj. Suzan Hopgood e David Edvards, nga kryetarja e Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës Kristine Blover, nga drejtorja e këtij Komiteti Suzan Flocken, nga ministra të arsimit nga shtete të ndryshme dhe liderë e udhëheqës të tjerë evropian e botëror.
5tet2020Mesazh i përbashkët i kësaj feste është uniteti dhe solidariteti mes sindikatave të arsimit dhe 32 milionë anëtarëve që kanë ato kudo në botë. #5Octlive

SBASHK-u shënon 5 Tetorin-Ditën Botërore të Mësuesit

Prishtinë, 03.10.2020
5 tetor Dita Boterore e MesuesveSituata e krijuar nga pandemia kudo në botë ka bërë që edhe 5 Tetori-Dita Botërore e Mësuesit të shënohet ndryshe nga vitet tjera. Internacionalja e Arsimit (EI) ka zgjedhur SBASHK-un dhe gjithë sindikatat tjera, që përfaqësojnë 32 milionë mësimdhënës nga e tërë bota që të zhvillojnë takime solemne e aktivitete nga larg për t'u bërë të hënën nga një aktivitet të përbashkët 24 orësh me kyçje në platforma të ndryshme me qëllim të krijimit të atmosferës së përbashkët festive, por edhe për të këmbyer informacione e vlerësime për situatën aktuale me udhëheqës të lartë të EI-së dhe me njerëz eminentë të arsimit nga shtete të ndryshme të botës.
Duke u bërë pjesë e këtyre aktiviteteve kushtuar 5 Tetorit, SBASHK-u mbajti takim solemn nga larg me anëtarët e Këshillit Drejtues, që është organi më i lartë mes dy kongreseve dhe që përfaqëson gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit nga çerdhet e deri edhe në Universitete. Në këtë takim Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj duke ua uruar këtë festë gjithë të punësuarve në arsim, foli për 5 Tetorin dhe Betimin e mësuesit dhe për angazhimet e sindikatave në mbrojtjen e figurës së mësuesit dhe në procesin mësimor, që kudo në botë është vështirësuar shumë për arsye të pandemisë nga Covid-19. SBASHK-u ka shpërndarë në shumë adresa elektronike mesazhin dhe posterët e EI-së lidhur me këtë datë të rëndësishme për arsimin.kryetari
Duke bërë një vlerësim se si po e gjen arsimin në Kosovë ky 5 Tetor, kryetari Jasharaj, por edhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, kryetari i Sindikatës së Universiteteve Bardh Bardhi dhe pjesëmarrës të tjerë kanë vlerësuar se punëtorët arsimor në të gjitha nivelet e arsimit janë shembull i angazhimit e përkushtimit dhe se momentalisht kemi një situatë stabile në institucionet arsimore dhe se procesi mësimor në përgjithësi ka rrjedhë të mbarë. U tha se edhe viti akademik besohet se do të jetë i mbarë falë angazhimeve të studentëve dhe personelit arsimor e administrativ atje. Ishte qëndrim i përbashkët se SBASHK-u do të vazhdojë me përkushtim, angazhimet dhe arritjet në shërbim të anëtarësisë dhe se të hënën shumë nga punëtorët e arsimit të Kosovës do të jenë të kyçur në aktivitetet e Internacionales së Arsimit për të shënuar Ditën Botërore të Mësuesve.5 tetori555 #5octlive 

Ma artikuj...

  1. Edhe dy grupe trajnimi nga larg me kolegët tanë
  2. SBASHK uron për fillimin e vitit të ri akademik
  3. SBASHK-u nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me SHSPZAP
  4. Në kuadër të komunikimit dhe takimeve të rregullta SBASHK – MASH
  5. Dita Botërore e Mësuesve - Bashkohuni me 5 tetor 2020
  6. SBASHK vazhdon të realizojë kërkesat e anëtarësisë
  7. SBASHK për Strategjinë që zgjedh e jo që shton problemet në arsim
  8. Përfundojnë me sukses trajnimet e filluara të enjten
  9. SBASHK vazhdon me realizimin e kërkesave të anëtarësisë
  10. SBASHK- Institucionet mos ta lexojnë gabimisht përkushtimin tonë
  11. SBASHK uron nxënësit edhe punëtorët e arsimit
  12. Kanë përfunduar me sukses trajnimet që filluan të mërkurën
  13. SBASHK detyra e kërkesa konkrete për rrjedhën e mbarë të vitit të ri shkollor
  14. Kërkesa të shumta për pjesëmarrje në trajnimet e licencuara të SBASHK-ut
  15. Ministri Likaj dhe kryetari i SBASHK-ut vizituan disa shkolla të Obiliqit
  16. Ministri Likaj dhe përfaqësuesit e SBASHK-ut biseduan për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor
  17. SBASHK-u vizitoi DKA-në e Prishtinës
  18. SBASHK nis me ciklin e ri të trajnimeve nga larg
  19. U mbajt takimi me Këshillin Drejtues dhe kryetarët e nivelit komunal sindikal
  20. Takimi nga larg me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve
  21. Ministri Likaj u takua me kryetarin e SBASHK-ut
  22. Me anëtarët e SBASHK-ut në bregdetin shqiptar
  23. SBASHK-u me grupin e dytë të pushuesve në bregdetin shqiptar
  24. Atmosferë e këndshme pranë valëve të detit shqiptar
  25. Përfundim i suksesshëm i trajnimeve të filluara më 26 qershor
  26. SBASHK përmbyll sukses një aktivitet të veçantë në shërbim të anëtarësisë
  27. SBASHK-u përmbyll edhe një aktivitet në shërbim të anëtarësisë
  28. SBASHK-u përmbyll edhe këtë javë me angazhime të shumta në shërbim të anëtarësisë
  29. Fillojnë edhe 10 grupe të reja me trajnimet e licencuara të SBASHK-ut
  30. Edhe një takim nga larg i EI me sindikatat anëtare
  31. Përfaqësues të SBASHK-ut u takuan me Ministrin Likaj
  32. Duke e realizuar moton e të mësuarit gjatë gjithë jetës
  33. Vazhdoi të realizohet edhe të premten agjenda e takimeve nga larg
  34. Edhe të enjten ka vazhduar agjenda e takimeve nga larg
  35. U mbajtën takime nga larg me Kuvendet sindikale të katër komunave
  36. Takim i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Kastriotit (Obliqit)
  37. Në kuadër të realizimit të agjendës së re të takimeve nga larg
  38. SBASHK-u e përmbyll majin me një varg aktivitetesh në shërbim të anëtarësisë
  39. Agjenda e re e takimeve nga larg me nivelin sindikal komunal dhe Universiteteve
  40. Forcohet bashkëpunimi i federatave tjera sindikale me SBASHK-un
  41. U mbajt takim konsultativ me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve
  42. Punë e përkushtim i SBASHK-ut edhe në ditët e festës
  43. Edhe vikendet SBASHK-u i ka kthyer në punë e angazhim
  44. Angazhim e përkushtim i SBASHK-ut edhe në komunën e Dragashit
  45. Edhe një takim nga larg me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve
  46. Filloi me sukses trajnimi nga larg me kolegët tanë nga komuna e Dragashit
  47. Trajnimet e nisura dje kanë pasur rrjedhë të mbarë edhe të dielën
  48. Edhe në këtë vikend aktivitete të shumta të SBASHK-ut për anëtarësinë
  49. Edhe një takim nga larg me trajnerët e trajnimeve të licencuara të SBASHK-ut
  50. Përfunduan trajnimet me kolegët tanë nga Prishtina e Novobërda

Butoni posht