Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u vazhdon forcimin e kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social

Trajnim i suksesshëm me pjesëmarrës nga Klina, Istogu e Deçani

Durrës, 22.04.2016

durs22SBASHK-u po vazhdon me arritjet e reja në shërbim të anëtarësisë. Krahas angazhimeve të vazhdueshme për realizimin e kërkesave reale të të punësuarve në arsim SBASHK-u po vazhdon edhe me forcimin kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social. Duke realizuar me përpikëri vendimin e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut, që pas mësimdhënësve nga komunat e mëdha të përfshihen në këtë trajnim me rëndësi edhe anëtarë e veprimtarë sindikalë nga komunat e vogla, është duke u realizuar trajnimi me përfaqësues nga Klina, Istogu e Deçani. Duke hapur punimet e këtij trajnimi të radhës, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka bashkëbiseduar me ta për sfidat, arritjet dhe angazhimet në vijim të SBASHK-ut. durs222Kryetarët e SAF e SAM të Klinës e Istogut, z. Arif Elezaj e Musli Blakaj dhe përgjegjësi për komunën e Deçanit,z. Afrim Balaj kanë lavdëruar angazhimet dhe arritjet e SBASHK-ut dhe janë shprehur se ky trajnim po jep mundësi të fitimit të njohurive të reja për dialogun social, por po krijon mundësi edhe të bashkëbisedës dhe bartjes së përvojave sindikale mes pjesëmarrësve nga këto tri komuna. Ata janë shprehur të sigurt se këto njohuri do të barten të kolegët e tyre nëpër shkollat e Klinës, Istogut e Deçanit. Pas kësaj është kaluar në punimet e seminarit dhe trajneri i licencuar Ymer Ymeri i ndihmuar nga kryetari i SBASHK-ut janë ndalur te dialogu social në Kosovë duke e krahasuar atë me dialogun social në Evropë. dursi22"Funksionet dhe sfidat e dialogut social", "Dialogu social në Evropë", "Pyetjet kryesore që shtrohen te dialogu social" dhe tema të tjera kanë ngjallur interesimin e pjesëmarrësve të cilat kanë dhënë kontributin e tyre në trajnim duke dhënë ide e duke shtruar pyetje. Ata po ashtu kanë punuar në grupe dhe duke prezantuar punën e përbashkët kanë treguar se do të jenë anëtarë të mirë të ekipeve të sindikatës për dialogun social duke filluar nga shkolla, niveli komunal e deri te niveli qendror. Ky trajnim është i licencuar dhe pjesëmarrësit pas testimit të njohurive do të marrin certifikata të nënshkruar nga trajnerët e licencuar dhe nga MASHT.

SBASHK-u vizitoi shkollën “Mehmet Akif “në Shushicë të Istogut

Prishtinë,20.04.2016

mae4Ashtu siç i kishim premtuar kryetarit të Egitim-Bir-Sen z.Ali Yalcin, delegacioni i SBASHK-ut ka dërguar në fshatin e lindjes të njeriut të madh me prejardhje shqiptare Mehmet Akif Ersoy librin që u promovua në simpoziumin ndërkombëtar kushtuar krijuesit të himnit turk Mehmet Akif.
Delegacioni i SBASHK-ut i përbërë nga kryetari Rrahman Jasharaj, menaxheri financiar Ymer Ymeri dhe kryetari i SAF dhe SAM te Istogut z.Muzli Blakaj, fillimisht kanë dorëzuar në bibliotekën e qytetit ,në shtëpinë e kulturës "Adem Jashari" në Istog ekzemplarë të këtij libri.
Pas kësaj kanë vizituar shkollën fillore "Martin Camaj", shkollën e mesme teknike "Mit'hat Frashëri" në Gurrakoc dhe janë pritur nga drejtoritë e këtyre dy shkollave. mae5Edhe në këto dy institucione arsimore delegacioni i SBASHK-ut ka dhuruar ekzemplarë të librit të Mehmet Akif Ersoy.
Ceremoni festive është organizuar në fshatin e prejardhjes të Mehmet Akifit në Shushicë. Drejtori i shkollës që mbanë emrin e Mehmet Akifit, z.Besnik Nimanaj ka falënderuar SBASHK-un duke çmuar librin e Mehmet Akif Ersoy-it si një dhuratë e veçantë.
Ai ka thënë se mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle ndihen krenar që janë bashkë-vendas me familjen e Mehmet Akifit dhe se me punë dhe arritje po e mbajmë lartë kujtimin dhe respektin për të.
Delegacioni i SBASHK-ut ka vizituar ambientet e shkollës që mban emrin e Mehmet Akifit dhe ka shprehur lëvdata për punën që po bëhej në këtë shkollë.mae3
Në bashkëbisedë të lirë është folur edhe për angazhimet sindikale dhe kolektivi i shkollës Mehmet Akif Ersoy, në krye me drejtorin Nimanaj kanë përgëzuar SBASHK-un për angazhimet në përpjekje për realizimin e kërkesave të anëtarësisë.maemae6mae2

SBASHK-u ofron zbritje cmimesh anëtarëve të vet edhe në Turqi

Turqı, 12.04.2016

t1Një delegacion i SBASHK-ut po qëndron në Antalya të Turqisë, i përbërë nga, kryetarët e SBASHK-ut të shtatë regjioneve të Kosovës , kryetari i SUSHK-ut dhe nënkryetarët e SBASHK-ut, me qëllim që nga afër të shohim shërbimet e hoteleve të agjensionit turistik Sierra Tourism, me të cilën SBASHK-u ka nënshkruar marrëveshje për zbritje cmimesh 20% për anëtarët e saj së bashku me familjarët e tyre.
Delegacioni i SBASHK-ut u prit dhe u shoqërua gjatë gjithë kohës nga përfaqësuesit e agjensionit Sierra Tourism z.Ali Kocakaya, z.Feti Gol, z. İbrahim Ozcan si dhe përfaqësuesi i këtij agjensioni në Kosovë z.Nuhi Mazreku, të cilët mbuluan të gjitha shpenzimet e këtij delegacioni duke përfshirë udhëtimin, akomodimin si dhe vizitat nëpër hotele.t2
Amor Hotel, Golden Sun Hotel, Stella Hotel, Bel Point Hotel, Zena Resort Hotel, Larissa Hotel, Balu Himmel Hotel, Larissa Kiris Hotel, Vieë Hotels Kemer.Hotele këto të kategorizuara me tri, katër dhe pesë yje.
Personeli i të gjitha hoteleve të cekura më lartë e shoqëruan delegacionin e SBASHK-ut në ambientet e hotelit, duke filluar nga hapësira e gjelbëruar, pishinat e hapura, dhomat,restorantet, baret, saunat, banjot turke, fitness e deri te dhomat e masazheve, në të cilat delegacioni i SBASHK-ut u njoftua për së afërmi me të gjitha kushtet që ofrojnë këto hotele.
Vlenë të ceket se në këtë vizitë është edhe një delegacion i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, ku bashkarisht me SBASHK-un po vizitojnë këto hotele.

Ky delegacion do të vazhdojë edhe për dy ditë të vizitojë hotele tjera dhe në përfundim të vizitës do të mbahet një takim me përfaqësuesit e agjensionit në fjalë rreth kushteveö cmimeve dhe kohën kur anëtarësia mund të bëjë rezervimin.t9
Po ashtu pas përfundimit të vizitës, agjensioni Sierra Tourism do të përgatis kataloğun për të gjitha hotelet që delegacioni në fjalë do të përzgjedhë gjatë kësaj vizite dhe që do të jenë më të favorshme për anëtarësinë e SBASHK-ut.
Përshtypja fillestare e delegacionit është se hotelet janë shumë të përshtatshme dhe cmimet e volitshme.t7

t6

SBASHK-u vazhdon aktivitetet me anëtarësinë

Mësimdhënëses nga Skenderaj dhe Veriu i Kosovës trajnohen për dialogun social

Durrës, 09.04.2016
bbsKrahas angazhimeve dhe arritjeve të vazhdueshme në realizimin e kërkesave të punëtorëve të arsimit, SBASHK-u po vazhdon edhe me aktivitetet që kanë qëllim forcimin e kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social. Në vazhdimësi të këtij përkushtimi po vazhdojnë trajnimet me mësimdhënës nga Kosova. Në trajnimin e radhës, që po mbahet gjatë këtij vikendi, pjesëmarrës janë anëtarë të SBASHK-ut nga Skenderaj dhe dy shkollat shqipe nga Veriu i Kosovës. Në hapje të punimeve të trajnimit, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka folur për angazhimet dhe arritjet e SBASHK-ut duke lavdëruar unitetin në SBASHK dhe duke u shprehur se do të vazhdohet me përkushtim për të realizuar në vazhdimësi kërkesat e anëtarësisë në Arsimin Parauniversitar dhe në Universitet.
Pas kësaj kryetari i SAF e SAM të Skenderajt , Ramiz Polaci ka lavdëruar angazhimet e SBASHK-ut dhe unitetin e anëtarësisë. Ai pastaj është shprehur se dijen e fituar në këtë trajnim do ta bartin mes kolegëve në Skenderaj e kudo tjetër. bbs2Në vazhdimet e punimeve të trajnimit menaxheri financiar dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, në cilësinë e trajnerit të licencuar për dialogun social, i ndihmuar nga kryetari Rrahman Jasharaj, ka shpalosur çështje që lidhen me temën kyçe të trajnimit.
"Hyrja në dialogun social", "Funkdionet dhe sfidat e dialogut social", "Dialogu në nivel vendi dhe atë lokal", janë vetëm disa nga temat që janë shtruar gjatë këtij trajnimi.
Pjesëmarrësit po përcjellin me interesim rrjedhën e trajnimit dhe duke shtruar pyetje e duke dhënë mendime e ide po bëhen pjesë aktive e këtij trajnimi.
Pjesëmarrësit në këtë trajnim nga shkollat shqipe "Isa Boletini" në Boletin dhe "Kadri Bistrica" e Bistricës në Veriun e Kosovës kanë lavdëruar këtë aktivitet, por edhe angazhimet e SBASHK-ut për të kërkuar që në të ardhmen edhe më shumë të shtohen angazhimet në mbështetje të këtyre shkollave sepse ato punojnë në kushte të vështira dhe se me përkushtim të madh janë duke mbajtur me sukses procesin mësimor, por ndihen se nuk janë të përkrahur sa duhet nga institucionet e shtetit të Kosovës. Ata kanë veçuar se kanë probleme më të shumta se kolegët e tyre në pjesët tjera të Kosovës, duke përmendur edhe problemin aktual të udhëtimit.bbs3
Pjesëmarrësit kanë shtruar shumë pyetje nga aktualiteti në mjedisin e tyre të punës dhe kanë marrë përgjigje nga trajnerët.
Edhe ky trajnim do të përmbyllet me demonstrimin praktik për njohuritë e fituara duke inskenuar dialogun mes sindikatës dhe përfaqësuesve të institucioneve lokale e qendrore të Kosovës. Pjesëmarrësit pritet të dëshmojnë njohuritë e fituara dhe do të marrin dëshmi për kryerjen e këtij trajnimi që është i licencuar edhe nga MASHT.

Zyrtarizohet vërtetimi i përvojës së punës që i gëzon pensionistët e arsimit ‘90-‘99

ministratLajm i mirë për punëtorët e arsimit të cilët janë pensionuar dhe kanë marr vetëm pensionin e pleqërisë (75 €) për shkak se deri në vitin 1990 nuk i ka pasur 15 vite përvojë pune.
Që nga sot këta punonjës të pensionuar si përvojë pune kontributdhënëse do t'u njihet edhe periudha nga viti shkollor 1989-1990 deri në vitin shkollor 1998-1999. Kjo u bë e ditur në një takim të përbashkët që u realizua sot në ambientet e Ministrisë së Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë, në mes të ministrit të MASHT-it z.Arsim Bajrami, ministrit të MPMS z.Arban Abrashi dhe kryetarit të SBASHK z.Rrahman Jasharaj, ku edhe u promovua forma e vërtetimit të cilën këta pensionistë duhet ta marrin në Drejtorinë Komunale të Arsimit në

masht mpms

 komunën e tyre dhe të njëjten ta dorëzojnë në sektoret regjionale të pensioneve. Kjo periudhë e punës 10 vjeçare ( nga viti 1989 deri 1999) pensionistëve iu shërben si përvojë pune kontributdhënëse për ta plotësuar kriterin e Ligjit 04/L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti që kërkohet t'i ketë 15 vite përvojë pune kontributdhënëse.
SBASHK-u në këtë rast të gjithë atyre të cilët realizojnë të drejtën e pensionit të plotë kontributdhënës që deri më tani kanë marr vetëm pensionin e pleqërisë i falënderojmë për durimin dhe besimin që e kanë dhënë në SBASHK për të dialoguar deri në realizimin e kësaj të drejte, e cila që nga sot u realizua edhe teknikisht, dhe ju urojmë që këtë pension ta gëzojnë për shumë e shumë vite.
SBASHK-u gjithashtu i njofton anëtarësinë e vet se ashtu siç u angazhuan me përkushtim të madh në dialogim me institucionet qendrore për realizimin e kësaj të drejte për çka edhe u jemi mirënjohës, në veçanti MASHT-it, vertetimigjegjësisht ministrit Bajrami dhe MPMS-së, gjegjësisht ministrit Abrashi, iu sigurojmë se me përkushtimin maksimal do të gjejmë mirëkuptim në veçanti me këto dy ministri dhe Qeverinë që sa më shpejt që është e mundur të aprovohet Ligji për Benefitet e punëtorëve të arsimit për vitet 1989-1999 për të cilin ligj, institucionet përkatëse janë të angazhuara për sigurimin e fondit për t'u realizuar ky ligj pasi të aprovohet nga Kuvendi i Kosovës.

Një takim i veçantë i sindikatave të arsimit në Sofje të Bullgarisë

Sindikatat e arsimit të Ballkanit të përkushtuara për paqe

Prishtinë, 29.03.2016
bulgaria3Sindikata e Arsimit të Bullgarisë organizoi në Sofje konferencën ballkanike "Sindikatat e Arsimit të Ballkanit për paqe". Në këtë ngjarje të veçantë të sindikatave të arsimit kanë marrë pjesë edhe nënkryetarja e shtetit të Bullgarisë, znj. Margarita Popova, Zv /kryeministre dhe Ministre arsimit të Bullgarisë, znj. Meglena Kuneva, drejtori ekzekutiv i Komitetit të Sindikatave Evropiane të Arsimit,z. Martin Romer dhe personalitete të tjera.
Në hapje të konferencës, kryetarja e Sindikatave të Arsimit të Bullgarisë,znj. Janka Takeva ka përshëndetur pjesëmarrësit e Konferencës e pastaj ka deklaruar se ngjarjet e fundit tronditëse në Paris, Bruksel e Stamboll alarmojnë se ne duhet të angazhohemi me tërë mundësitë në emër të paqes kudo jemi.bulgaria4
Nënkryetarja e shtetit të Bullgarisë, znj. Margarita Popova, dhe Zv/kryeministri dhe Ministre e Arsimit të Bullgarisë, znj. Meglena Kuneva po ashtu kanë përshëndetur Konferencën dhe janë ndalur në momentin aktual duke apeluar të gjithë mësimdhënësit sindikalistë në Ballkan, Evropë e botë që të promovojnë vlerat humane dhe të edukojnë brezat në frymën e paqes dhe tolerancës.
Drejtori ekzekutiv i Komitetit të Sindikatave Evropiane të Arsimit,z. Martin Romer ka përgëzuar kryetaren e Sindikatës së Arsimit të Bullgarisë, zonjën Takeva për organizimin e mirë të kësaj ngjarje të rëndësishme e pastaj u është drejtuar pjesëmarrësve me apelin që në këto kohë të trazuara të angazhohen me gjithë qenien në merr të paqes dhe solidaritetit kudo janë.

Edhe përfaqësuesit e sindikatave të arsimit nga vendet e Ballkanit janë shprehur se momenti dikton që të shtohen angazhimet për humanitet dhe paqe mes popujve duke u shprehur të gatshëm për bashkëpunim dhe solidaritet mes mësimdhënësve kudo janë ata.SBASHK-un në këtë konferencën e kanë përfaqësuar kryetari Rrahman Jasharaj, nënkryetari Lutfi Mani dhe menaxheri financiar, Ymer Ymeri. Në paraqitjen e tij kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka falënderuar zonjën Takeva dhe sindikalistët e arsimit të Bullgarisë për organizimin e këtij takimi duke e konsideruar Konferencën si një përpjekje të sinqertë për paqe dhe solidaritet. Jasharaj pasi ka dhënë një pasqyrë të aktiviteteve të SBASHK-ut lidhur me temën e Konferencës ka thënë se: " Anëtarët e SBASHK-ut, por edhe institucionet e shtetit dhe shoqëria civile në Kosovë kanë dhënë kontribut në emër të paqes dhe lirisë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.bulgaria1Ne në decenien e fundit të shekullit të kaluar në lëkurën tonë e kemi përjetuar se si është të jetohet pa liri, pa paqe e pa buzëqeshjen në fytyrat e fëmijëve. Ne populli shumicë në Kosovë kurrë nuk do të lejojmë që të tjerëve t'u ngjajë ajo që na ka ndodhur neve në ato vite plot burgosje, vrasje e mohim të lirive elementare nga pushtuesi", është shprehur para pjesëmarrësve të Konferencës, kryetari i SBASHK-ut.Në kuadër të punimeve të Konferencës është bashkëbiseduar edhe për gjendjen në arsim në vendet e Ballkanit. Pjesëmarrësit janë pajtuar se në shtetet e tyre ende duhet bërë shumë në përkrahje të arsimit dhe në përpjekjet për një arsim më cilësor dhe se në këtë angazhim nuk duhet lënë vetëm mësimdhënësin. bulgaria2Në takimin përshëndetës delegacionet pjesëmarrëse janë pajtuar që me takime të tilla të vazhdohet edhe në të ardhmen me qëllim që të forcohet bashkëpunimi dhe solidariteti mes sindikatave ta arsimit, por edhe mes popujve të Ballkanit.

Ngjarje tronditëse në Bruksel

Prishtinë, 22.03.2016

Pas ngjarjeve tragjike në Bruksel , SBASHK-u ka qenë në komunikim me selinë e Internacionales Botërore të Arsimit (EI) , me selinë e ETUCE dhe me selitë e sindikatave të arsimit të Belgjikës.
"Lajmi i sotëm për sulmet terroriste që ndodhen sot në Bruksel është lajm tronditës për mësimdhënësit, por edhe për gjithë popullin e Kosovës", thuhet në ngushëllimin e SBASHK-ut drejtuar selisë së EI-së në Bruksel.
SBASHK-u ka dërguar telegrame ngushëllimi dhe mesazh solidariteti edhe në selitë e EI, ETUCE dhe sindikatave tw arsimit nw Belgjikw : COC, ACOD-CCSP, ACVOD-CSCSP, CGSP-FGTB dhe COV.
New ImageeiNë të cilat thuNew ImageetuceNew Imagecochet:ETTUCE

ei

SBASHK-u përtërinë marrëveshjen me Spitalin e Përgjithshëm “Istanbul Medicine”

Shërbime mjekësore 20 % më lirë, një kontroll e përgjithshme e zemrës falas
Prishtinë, 22 mars
12874347 10153504866349677 1356737373 oNë ambientet e Spitalit të Përgjithshëm "Istanbul Medicine" kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me menaxherin për financa, Ymer Ymeri e zyrtaren Vlora Rexhepi-Berisha kanë zhvilluar një takim me drejtorin e përgjithshëm të këtij institucioni shëndetësor, z. Ali Hocaoglu dhe stafin e tij. Ata kanë biseduar për efektet e marrëveshjes së nënshkruar një vit me parë në shërbim të anëtarësisë dhe duke lavdëruar korrektësinë e ndërsjellë kanë nënshkruar kontratën për zbritje çmimesh për vitin 2016.
Ky institucion shëndetësor për gjithë anëtarët e SBASHK-ut dhe familjarët e tyre ofron zbritje prej 20 % për çdo shërbim të ofruar. E veçanta e kësaj marrëveshjeje është se Spitali i Përgjithshëm "Istanbul Medicine" për gjithë anëtarët e SBASHK-ut do të kryej kontroll falas të zemrës një herë në vit.12896393 10153504867639677 1620588510 o
Të dy palët duke uruar që asnjë nga anëtarët e SBASHK-ut të mos ketë nevojë për shërbime në këtë spital janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim korrekt në shërbim të anëtarësisë në shenjë respekti për punën e madhe që mësimdhënësit kanë bërë e po bëjnë në arsimimin e brezave.

SBASHK-u vazhdon me aktivitetet në shërbim të anëtarësisë

Durrës, 18 mars 2016

Mësimdhënës nga Malisheva e Podujeva trajnohen për dialogun social

12874589 1064215396969370 1098747986 o
SBASHK-u në bashkëpunim me KEC kishin organizuar vitin e kaluar një varg aktivitetesh në shërbim të forcimit të rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave në arsim. Duke parë se trajnimet për dialogun social kishin zgjuar interesim të madh te anëtarësia, Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka vendosur që të vazhdohet me këtë aktivitet përmes trajnimeve me mësimdhënës nga komunat që nuk ishin përfshirë më parë në këtë lloj trajnimi. Në vazhdën e këtij aktiviteti në Durrës ka filluar këtë të premte seminari 3 ditor me temën "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social". Në këtë aktivitet sindikal pjesëmarrës janë punëtorë të arsimit nga Malisheva dhe Podujeva.12421442 1064214406969469 859609926 n
Në hapje të këtij aktiviteti kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka përshëndetur pjesëmarrësit e pastaj ka folur për angazhimet, arritjet dhe sfidat e SBASHK-ut duke apeluar që të vazhdohet me përkushtimin në punë dhe me forcimin e vazhdueshëm të SBASHK-ut. Ai është ndalur edhe të rëndësia e përgatitjes së kuadrove për dialogun social.
Kryetarët e Kuvendeve të SAF e SAM të Malishevës e Podujevës, z. Elez Krasniqi e z.Fadil Halimi në emër të anëtarësisë nga këto dy komuna kanë lavdëruar SBASHK-un për angazhimet, arritjet dhe për këtë aktivitet të rëndësishëm . Ata ajnë shprehur të sigurt se njohuritë e fituara në këtë trajnim do të përcillen kudo në shkollat e këtyre dy komunave.12443305 1064213850302858 823663906 o
Pas kësaj është filluar me trajnimin dhe trajneri i licencuar Ymer Ymeri ka nisur të shpalos temat konkrete duke bërë hyrjen ën dialogun social e për të vazhduar me "dialogu social në kontestin kombëtar". Ai në bashkëbisedë me pjesëmarrësit e trajnimit janë ndalur edhe të sfidat lidhur me dialogun social, si zhvillohet dialogu social, kujdesi që duhet të kemi gjatë gjithë kohës në dialogun social dhe me çështje të tjera. Ky trajnim ka zgjuar interesim te pjesëmarrësit, të cilët janë të angazhuar dhe bashkërisht po debatojnë për çështjet duke dhënë edhe ide interesante.

Si fryt i bashkëpunimit mes sindikatës turke, asaj shqiptare të arsimit dhe SBASHK-ut

Në Tiranë po mbahet Simpoziumi Ndërkombëtar "Mehmet Akif Ersoj në vendlindje "
Tiranë , 12 mars
MAE1Sindikata më e madhe turke e arsimit "Egitim-Bir –Sen " kishte pritur para një muaji delegacionet e Sindikatës shqiptare të Arsimit, të SBASHK-ut dhe përfaqësuesit e sindikatave nga Maqedonia, Kroacia, Bosnja dhe vendet tjera të Ballkanit. Ata kanë shkruar një marrëveshje bashkëpunimi dhe si fryt i saj në Tiranë po mbahet Simpoziumi Ndërkombëtar "Mehmet Akif Ersoj në vendlindje". Simpoziumi për autorin e himnit turk me prejardhje shqiptare ka zgjuar interesim të madh në kryeqytetin shqiptar. "Periudha dhe jeta e Mehmet Akif Ersoj", "Mehmet Akifi dhe rajoni i Ballkanit" ,"Mendimet e civilizimit dhe idetë botërore të Mehmet Akifit",MAE3 "Poezia, arti dhe estetika e Mehmet Akifit dhe "Arsimi, rinia dhe modernizimi i Mehmet Akif Ersoj" janë pesë sesionet e këtij simpoziumi në të cilin janë duke ligjëruar 21 ekspertë nga Turqia, Shqipëria , Kosova e Maqedonia e që janë njohës të mirë të jetës dhe veprës së Mehmet Akif Ersojit.MAE4
Në hapjen solemne të këtij simpoziumi ka folur Ministri turk i arsimit, z.Nabi Avci , nënkryetari në Parlamentin e Shqipërisë, z. Shpetim Idrizi dhe shumë përfaqësues të jetës kulturore e politike në Turqi e Shqipëri.
Edhe ministri Turk i arsimit po edhe gjithë ligjëruesit duke folur për jetën dhe veprën e Mehmet Akif Ersojit e kanë deklaruar se ai gjithmonë e kishte thënë publikisht se ndjehet krenar me përkatësinë e tij kombëtare shqiptare dhe se shpesh përmes poezive kishte shpreh mallin dhe dhembjen për vendlindjen e prindërve të tij, për fshatin Shushicë në komunën e Istogut.
Kryetari i Sindikatës turke të arsimit "Egitim-Bir-Sen" , Ali Yalçin në fjalën përshëndetëse ka kujtuar për marrëveshjen e bashkëpunimit mes sindikatës që ai drejton dhe SBASHK-ut , Sindikatës shqiptare të arsimit SPASH, Sindikatës maqedone të arsimit dhe sindikatave tjera në Ballkan. Ai pastaj ka treguar se vepra kushtuar njeriut të madh me prejardhje shqiptare Mehmet Akif është botuar edhe në gjuhën shqipe dhe do të jetë dhuratë për lexuesin shqiptarë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e kudo tjetër.mae6
Ka zgjuar interesim të madh në këtë Simpozium edhe prezantimi i intelektualit nga Kosova , Prof.dr. Milazim Krasniqi . Ai është ndalur veçmas te perceptimi i botës në poezitë e Akifit në përmbledhjen "Safahat".
Me interes për jetën dhe veprën e Mehmet Akif Ersojit ishin edhe prezantimet e: z.Necmettin Turinay, z.Nuredin Ahmeti, z.Yusuf Kaplan, z.Mevlut Dudic, z.Zyhdi Dervishi, z.Musa Kraja, z.Hasan Akay, z.Hysen Matoshi e shumë të tjerë.

Ministri Arsim Bajrami takoi përfaqësuesit e SBASHK-ut

Gatishmëri e dyanshme për angazhim në shërbim të arsimit në Kosovë
Prishtinë, 9 mars 2016

mashtNë kuadër të bashkëbisedave të rregullta mes MASHT-it dhe SBASHK-ut lidhur me çështjet aktuale në arsimin e Kosovës Ministri z.Arsim Bajrami bashkë me këshilltarët e tij z.Azem Guri e z.Lah Nitaj ka pritur në kabinetin e tij kryetarin SBASHK-ut, z.Rrahman Jasharaj dhe menaxherin për financa e këshilltarin për organizim të brendshëm , z.Ymer Ymeri. Delegacioni i SBASHK-u fillimisht ka përgëzuar në emër të gjithë të punësuarve në arsim Ministrin Bajrami për promovimin e tij anëtar në Akademinë Evropiane të Shkencave dhe Arteve në Salzburg të Austrisë. Pas kësaj delegacioni i SBASHK-ut ka informuar Ministrin Bajrami dhe kabinetin e tij për çështjet dhe preokupimet aktuale në Arsimin Parauniversitar dhe në Universitet . Ata janë ndalur të kurikuli i ri për shkollat profesionale dhe te shqetësimi i mësimdhënësve të lëndëve shoqërore se çfarë mund të ndodh me normat e tyre të punës.
Ministri Bajrami ka përsëritur qëndrimin e MASHT-it se kurikuli në shkollat profesionale, por edhe në arsim në përgjithësi nuk do të krijoi probleme për të punësuarit në arsim sepse do të bëhet gjithë e mundura për të ruajtur vendet e punës për gjithë të punësuarit, edhe pse siç u tha, ka rënie të vazhdueshme të numrit të nxënësve. Delegacioni i SBASHK-ut përmendi edhe faktin se në muajt janar e shkurt nuk është bërë shtimi në paga edhe për një vit të përvojës së punës. Është konstatuar se kjo ka mundur të ndodh për ndonjë arsye teknike dhe se kjo çështje do të gjejë zgjidhje. Është biseduar edhe për rastet kur një numër të punësuarish në arsim punojnë e nuk marrin paga. Është thënë se do të ketë angazhime në ato komuna që kjo çështje të tejkalohet.
Delegacioni i SBASHK-ut ka shtuar në këtë takim edhe shqetësimin për rastet kur mësimdhënësit e sëmurë rënd detyrohen të shkojnë në mësim pa pasur ndonjë zgjidhje tjetër. SBASHK-u ka përmendur idenë që në komuna të formohen ekipe të personelit të diplomuar të cilët pastaj do të angazhoheshin për të zëvendësuar vullnetarisht mësimdhënësit e sëmurë dhe se këtyre do t'u njihej ky angazhim si përvojë e punës, që do t'u jepte përparësi me rastin e punësimit në sistemin arsimor. Delegacioni i SBASHK-ut në këtë takim ka bashkëbiseduar me Ministrin Bajrami edhe për shkollat shqipe në veri të Kosovës për të cilat është thënë se duhet të kenë kujdes të shtuar nga institucionet tona. Të dy palët janë pajtuar që një delegacion i përbashkët të vizitojë këto shkolla për të parë nga afër situatën aktuale dhe për të dëgjuar për hallet dhe idetë e mësimdhënësve atje.
Ministri Bajrami dhe kabineti i tij kanë përgëzuar SBASHK-un për ceremoninë festive me të pensionuarit në arsim me rastin e 7 Marsit. Ky aktivitet është vlerësuar lartë nga opinioni dhe nga MASHT.

Ma artikuj...

  1. Gëzuar, 7 Marsin- festën e madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe
  2. Një aktivitet madhështor i SBASHK-ut për nder të 7 Marsit
  3. Reagim i SBASHK-ut ndaj opsioneve të Sindikatës së Administratës së Kosovës
  4. Edhe një marrëveshje për zbritje çmimesh në bregdetin shqiptar të Velipojës
  5. SBASHK-u u takua me Ministrin Abrashi
  6. SBASHK-u nënshkruan marrëveshje në shërbim të anëtarësisë edhe me biznese ndërkombëtare
  7. SBASHK-u ngrit ura të reja të bashkëpunimit me sindikatat ndërkombëtare
  8. Kryeministri Mustafa dhe kabineti qeveritar takohen me Këshillin Drejtues të SBASHK-ut
  9. SBASHK-u vazhdon me marrëveshjet për zbritje çmimesh të shërbimeve për anëtarësinë
  10. Dialogu dhe vullneti i përbashkët sjellin marrëveshje
  11. Intelektualë të njohur slloven vizituan SBASHK-un
  12. Urojmë që çështjet të kenë zgjidhje me dialog e jo me veprime sindikale
  13. Delegacioni i SBASHK-ut u takua me ministrin Bajrami
  14. Vërejtje të shumta ndaj institucioneve qendrore e lokale të shtetit
  15. SBASHK-u mori pjesë në Kongresin VI të Sindikatës së Arsimit të Maqedonisë
  16. SBASHK-u i pranishëm kudo flitet për arsimin në Kosovë
  17. SBASHK-u vazhdon të lidh marrëveshje me bizneset e në shërbim të anëtarësisë
  18. U mbajt takimi i përbashkët konsultativ MASHT- SBASHK- DKA
  19. Marrëveshje në shërbim të anëtarësisë së SBASHK-ut me “Era Med” dhe Era Pharm”
  20. Aktivitete të shumta të SBASHK-ut bashkë me AOB-në e Holandës
  21. SBASHK-u vizitoi kolegët në komunën e Shtërpcës
  22. SBASHK-u vazhdon të forcojë kapacitetet për dialogun social
  23. Edhe një marrëveshje në shërbim të anëtarëve të SBASHK-ut
  24. SBASHK-u ka mbajtur konferencë për mediet
  25. Seminar i suksesshëm me udhëheqës sindikal nga Gjilani, Vitia e Kamenica
  26. Një marrëveshje me rëndësi për anëtarësinë e SBASHK-ut me “FEHA DENT”
  27. SBASHK-u zhvilloi bashkëbisedë edhe me mësimdhënës në Fushë Kosovë
  28. Kujtojmë DKA-të se nuk ka lojëra me kontratën individuale të punës
  29. Ka vazhduar agjenda e takimeve të SBASHK-ut me anëtarësinë
  30. Përkrahje për angazhimet e SBASHK-ut në Kaçanik , Hanin e Elezit e Podujevë
  31. Takime të suksesshme me anëtarësinë e SBASHK-ut në Prizren e Rahovec
  32. SBASHK-u debaton për çështje të UP-së në MASHT
  33. Janë mbajtur takime me mësimdhënës në Gjilan, Viti, Klinë e Istog
  34. Mësimdhënësit e Kamenicës përkrahin SBASHK-un
  35. SBASHK-u bashkëbisedoi me mësimdhënësit e Deçanit
  36. Të punësuarit në UP mbështesin angazhimet e SBASHK-ut
  37. Edhe Mitrovica e Skenderaj përkrahin angazhimet e SBASHK-ut
  38. Edhe në Obiliq u mbajt takimi me punonjës të Arsimit
  39. Bashkëpunim shumë i frytshëm mes SBASHK-ut dhe KEC-it
  40. U mbajt takim me mësimdhënës të Gjakovës
  41. Edhe në Lipjan takim i suksesshëm me anëtarët e SBASHK-ut
  42. Vazhdohet me takimet me mësimdhënës nëpër komunat e Kosovës
  43. SBASHK-u vazhdon të përgatitet për t’u përballur suksesshëm me sfidat
  44. Vazhdojnë aktivitetet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë
  45. MASHT-i, SBASHK-u dhe DKA-të kanë mbajtur forumin konsultativ të radhës
  46. Mësimdhënësit e Ferizajt inkurajojnë SBASHK-un të vazhdoj me shërbime të reja dhe me angazhimin për ngritjen e cilësisë në arsim
  47. SBASHK nis ciklin e ri të takimeve me anëtarësinë nëpër komunat e Kosovës
  48. Do të bashkëpunohet ngushtë në përmirësimin e kushteve për punonjësit e kulturës
  49. Kryetari i SBASHK-ut u takua me Ministrin Bajrami
  50. SBASHK-u organizoi Konferencë për mediet

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook