Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK vazhdon me aktivitetin e trajnimeve edhe në vitin 2021

Këtë vikend fillojnë dy grupe, në ditët në vijim edhe shumë grupe të tjera
Prishtinë, 09.01.2021
kjoooAnëtarësia e SBASHK-ut nga të gjitha komunat e Kosovës vazhdon të shpreh kërkesën dhe vullnetin për të qenë pjesë e aktivitetit të trajnimeve të licencuara dhe prandaj edhe në fillimet e vtit 2021 koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe i gjithë stafi qendror po vazhdojnë me përkushtimin dhe angazhimin për të realizuar këtë kërkesë të anëtarësisë. Në vikendin e 9 janarit kanë nisur me trajnime dy grupe , ndërsa në javën që vjen në këtë aktivitet do të jenë të përfshirë edhe shumë kolegë nga e tërë Kosova të ndarë në trajnimet e licencuara e bazuar në vullnetin e tyre.
Të shtunën e 9 janarit kolegët tanë nga komuna të ndryshme të Kosovës kanë nisur me trajnimet "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar", me trajnerin prof. dr. Hysen Sogojeva dhe me trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës shqipe dhe letërsisë në ciklin fillor e të mesëm" me trajneren Mjellma Zhara, e cila do të ndihmohet nga trajneri prof. dr. Atdhe Hykolli. Në fillimet e këtij aktiviteti janë kyçur dhe kanë bashkëbiseduar me pjesëmarrësit kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri , kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Malishevën, Skënder Gashi dhe Afërdita Mirena eanëarë të stafit qendror të SBASHK-ut.kjoor
Duke i përshëndetur pjesëmarrësit në këto dy grupe të trajnimit kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përgëzuar pjesëmarrësit dhe gjithë kolegët kudo në Kosovë për angazhimet dhe përkushtimin dhe angazhimet në realizimin e misionit të shenjtë të tyre për edukimin e arsimimin e brezave në këto kushte tepër të vështirësuara nga Covid 19 duke u shprehur i sigurt se kolegët tanë kudo në Kosovë janë përgatitur edhe për fillimin e mbarë të periudhës së dytë të procesit mësimor me besimin e plotë se institucionet do të angazhohen sinqerisht në përmbushjen e kërkesave legjitime të të punësuarve në sistemin arsimor, e që janë bërë publike nga SBASHK. Kryetari Jasharaj ka shprehur respekt për trajnerët prof. dr. Hysen Sogojeva, trajneren Mjellma Zhara dhe për trajnerin e veprimtarin sindikal prof. dr. Atdhe Hykolli, i cili do të përcjellë edhe kësaj radhe trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës shqipe dhe letërsisë në ciklin fillor e të mesëm" për të inkurajuar trajneren Zhara, e cila po bën hapat e parë e të sigurt në detyrën e re prej trajneres së këtij trajnimi shumë të rëndësishëm e përmbajtjesor. Kryetari Jasharaj edhe në bashkëbisedën me pjesëmarrësit e këtyre dy trajnimeve ka shprehur gjithë respektin për koordinatorin për organizim të brendshëm në SBASHK Ymer Ymeri dhe stafin qendror që po vazhdojnë me angazhimet dhe arritjet konkrete në shërbim të anëtarësisë.
137230449 2517782575192969 2820090710087279993 nKoordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri duke përshëndetur pjesëmarrësit e këtij aktiviteti ka treguar për rregullat që duhet respektuar me qëllim të rrjedhës së mbarë të këtij aktiviteti dhe është përgjigjur në disa pyetje që kanë të bëjnë me rrjedhën e e mbarë të trajnimeve. Kryetari i i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Malishevën, Skënder Gashi ka përshëndetur pjesëmarrësit duke vlerësuar lart angazhimin e përkushtimin e stafit qendror të SBASHK-ut ë shërbim të anëtarësisë. Këto dy grupe do të vazhdojnë me trajnimin edhe në ditën e dytë të këtij vikendi dhe të hënë e të martën e javës që po vjen.

SBASHK u takua me deputeten dhe zv/kryetare e Grupit Parlamentar të AAK-së

Haxhiu dëgjoi me kujdes shqetësimet e punëtorëve të arsimit

Prishtinë, 29.12.2020
haxhiuDeputetja, anëtare e Komisionit parlamentar për arsim dhe zëvendëse e kryetarit të Grupit parlamentar të AAK-së, Teuta Haxhiu është takuar në ambientet e Parlamentit të Kosovës me kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe me ushtruesin e detyrës së nënkryetarit Lutfi Mani. Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë informuar znj. Haxhiu lidhur me situatën në arsim dhe për shqetësimet e kërkesat legjitime të anëtarësisë, gjegjësisht e të punësuarve në sektin e arsimit të Kosovës. Ata janë ndalur veçmas të kërkesa e SBASHK-ut që Qeveria Hoti të mbështes me nga 100 euro shtesë në paga të gjithë të punësuarit në arsim duke ofruar argumente e fakte se edhe ata gjatë procesit mësimor janë përballur me pandeminë dhe numri i të prekurve nga Covid ka shënuar rritje të vazhdueshme. Përfaqësuesit e SBASHK-ut e kanë njoftuar znj, Haxhiu edhe për komunikimin dhe bashkëpunimin me MASH-in dhe janë ndalur të punë e mirë që ka bërë komisioni i përbashkët për Kontratën Kolektive, i cili pas disa takimeve ka arritur të harmonizojë qëndrimet dhe ta punojnë Draftin final të Kontratës dhe tani SBASHK pret me arsye që ajo të nënshkruhet nga Ministri në MASH, Ramë Likaj dhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj.
Kryetari Jasharaj ka lutur znj. Haxhiu që t'ia përcjellë kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj kërkesën e SBASHK-ut për një takim falënderues për gjithë angazhimet e tij për arsimin sa ishte kryeministër e veçmas për kontributin e lartë lidhur me Ligjin për vitet e 90-ta.
Deputetja, anëtare e Komisionit parlamentar për arsim dhe zëvendëse e kryetarit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Teuta Haxhiu ka falënderuar përfaqësuesit e SBASHK-ut për këtë vizitë dhe ka dëgjuar me kujdes gjithë shqetësimet dhe kërkesat e prezantuara nga ata duke u shprehur se do të vazhdohet me takimet e bashkëpunimin në shërbim të ngritjes së cilësisë në arsim dhe në përpjekjet për realizimin e kërkesave legjitime të punëtorëve arsimor.

Vazhdojnë me trajnimet edhe në ditët e fundit të këtij viti

Pjesëmarrësit shprehin respekt t për përkushtimin e SBASHK-ut

Prishtinë, 26.12.2020

tttrrEdhe pse janë ditët fundit të vitit 2020 SBASHK nuk ndalet se realizuari të vullnetit të anëtarësisë për organizimin trajnimeve të licencuara. Kështu të shtunën e 26 dhjetorit ka nisur ky aktivitet me kolegët tanë nga shumë komuna të Kosovës , që bazuar në vullnetin e tyre janë ndarë në dy grupe në trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" me trajnerët Sami Shala e Cyme Sejfijaj, dhe nga një grup në trajnimet "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar " me trajneren Arbenita Hajzeri, trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor e të mesëm" me trajnerin Kadri Tahirukaj dhe në trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social" me trajneren Nora Haliti. Këto trajnime do të vazhdojnë edhe më 27 e 28 dhjetor për t'u përmbyllur më 29 dhjetor 2020.ttt5
Në fillimet e këtij aktiviteti janë kyçur dhe kanë bashkëbiseduar me pjesëmarrësit kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri. Kryetari Jasharaj ka falënderuar trajnerët për angazhimin e pastaj ka përgëzuar pjesëmarrësit dhe kolegët tanë kudo në Kosovë për angazhimin dhe përkushtimin në misionin e shennjtë të edukimit e arsimimit të brezave në këto kushte e rrethana tepër të vështirësuara nga pandemia Covid 19.Ai ka shprehur respekt për koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe stafin qendror të cilët , si tha ai, krahas shumë detyrave e angazhimeve tjera, kanë arritur qe me sukses të realizojnë edhe këtë aktivitet, i cili po realizohet me sukses duke shënuar arritje të larta. Kryetari Jasharaj ka falënderuar edhe kryetarin Kuvendit të Arsimit Parauniversitar të Malishevës Skënder Gashi , që vazhdimisht ka gjetur kohë të përcjell nga afër këtë aktivitet, por ka dhënë kontribut ë çmuare dhe si trajner. Kryetari ka falënderuar edhe trajnerët me përvojë prof.dr. Atdhe Hykolli e Blendor Shatri që janë pjesë e këtij aktiviteti dhe që janë të gatshëm të përkrahin e ndihmojnë trajnerët në trajnimet gjegjëse me qëllim ë realizimit në tërësi të objektivave të përcaktuara për katër ditë e radhë sa zgjatin këto trajnime.ttyy
Koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri ka dhënë sqarime të duhura lidhur me rrjedhën e trajnimeve duke këshilluar pjesëmarrësit që të jenë të rregullt në aktivitet seh se kjo do të vërtetohet nga evidencat e trajnerëve , por edhe nga kyçjet e koordinatorit , i cil ka sqaruar se kur bëhet evidentimi për pjesëmarrje duhet të jenë të kyçura kamerat dhe se vijimi, si në trajnimet e kaluara, duhet të jetë i rregullt.
Trajneri në "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" Sami Shala nga Departamenti i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, por edhe trajnerët tjerë kanë përgëzuar SBASHK-un për aktivitetet e shumta në shërbim të anëtarësisë dhe janë shprehur se do të angazhohen maksimalisht në realizimin e në përpikëri të temave nga këto trajnime, duke apeluar të pjesëmarrësit që të jenë aktiv dhe shtrojnë pyetje e të japin edhe mendime lidhur me çështjet që shtjellohen.
Këto grupe do të vazhdojnë me trajnimet edhe në tri dit në vijim.

tttttttt

Takime përmbyllëse të Kryesisë dhe Këshillit Drejtues te SBASHK-ut

U analizuan angazhimet e këtij viti, detyra konkrete për vitin 2021
Prishtinë, 22.12.2020
132066424 850478685870282 7814940960202147648 nEdhe pak ditë dhe po ik viti 2020 dhe prandaj organet udhëheqëse të SBASHK-ut po mbajnë takime përmbyllëse për të analizuar angazhimet dhe arritjet gjatë gjithë këtij viti, që ishte përplot me sfida. Fillimisht u mbajt takimi me kryetartë e Kuvendeve të Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve, për të vazhduar pastaj me takimet e e ndara të Kryesisë dhe të Këshillit Drejtues. Në takimin nga larg me kryetarët e e Kuvendeve të Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve duke shtjelluar pikat e rendit të punës u bë një vlerësim i angazhimeve sindikale dhe arritjeve në nivel qendror e lokal dhe në Universitete.
Në këto tri takime të ndara të organeleve udhëheqëse të SBASHK kryetari Rrahman jasharaj ka paraqitur një raport të shkurtër duke u ndalur në disa nga aktivitetet e zhvilluara me sukses gjatë vitit 2020 duke kujtuar takimet e shumta me përfaqësues të institucioneve qendrore në të cilat është debatuar për kërkesat e anëtarësisë së SBASHK-ut, përfaqësimin e SBASHK në takime e aktivitetet ndërkombëtare sindikale, organizimin e Manifestimit madhështor për ditën e madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe, vazhdimin e traditës për pushimet e një numri të konsiderueshëm të anëtarësisë në bregdetin shqiptar, organizimin e trajnimeve me grupe të shumta bazuar në vullnetin dhe kërkesat e anëtarësisë , përkushtimin dhe kontributin e lart në rrjedhën e procesit mësimor në këto kushte tejet të vështirësuara nga pandemia dhe aktivitete e angazhime të tjera. Pjesëmarrësit në këto takime kanë përgëzuar stafin qendror dhe veprimtarët sindikal për angazhimet dhe arritjet e shumta. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri është ndalur edhe te organizimi i trajnimeve duke theksuar se janë arritur rezultate të larta dhe është realizuar objektivi i paraparë nga organet e SBASHK-ut. Ai pastaj këtë e ka dokumentuar me shifra e fakte duke treguar për numrin e pjesëmarrësve në këtë katër trajnimet e organizuara gjatë gjithë vitit 2020.132055915 414896076377009 473112965468082319 n
Në këto takime përmbyllëse kryetarët e Kuvendeve të Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve kanë analziar edhe Projektbuxhetin e SBASHK-ut për vitin 2021 dhe janë pajtuar një zëri ai t'i paraqitet Këshillit Drejtues për aprovim. Edhe kryesia e SBASHK-ut i ka dhënë vlerësim pozitiv Projektbuxhetit të SBASHK-ut për virin 2021 duke vlerësuar se është përgatitur saktë e me kujdes dhe se mundëson që të realizohen objektivat dhe aktivitetet sindikalë në shërbim të anëtarësisë e që janë paraparë për vitin 2021.
Në takimin nga larg me anëtarët e Këshillit Drejtues ishin të pranishëm edhe kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve. Edhe në këtë takim nga larg kryetari i SBASHK-ut ka paraqitur një raport të aktiviteteve dhe ka kujtuar shumë nga aktivitetet dhe angazhimet në shërbim të anëtarësisë. Ky raport është plotësuar nga pjesëmarrësit, të cilët duke vlerësuar lart angazhimin e SBASHK-ut kanë kujtuar ehde aktivitete të tjera që janë zhvilluar në nivelin qendror e lokal e të cilat kryetari nuk i kishte përfshirë në raportin e tij vjetor të aktiviteteve sindikale. Pjesëmarrësit kanë aprovuar këtë raport e pastaj koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri duke u përgjigjur në pyetjet e pjesëmarrësve është ndalur te trajnimet e organizuara gjatë këtij viti dhe pjesëmarrësit kanë përgëzuar atë dhe stafin qendror për organizim të suksesshëm të këtij aktiviteti në shërbim të anëtarësisë e duke kërkuar që të vazhdohet edhe në të ardhmen me trajnimet. Pas kësaj anëtarët e Këshillit Drejtues me kujdes kanë analizuar Projektbuxhetin e prezantuar për vitin 2021 dhe njëzëri e kanë aprovuar atë duke vlerësuar se është i qartë dhe se mundëson realizimin e objektivave dhe detyrave angazhimeve konkrete në vitin 2021 në shërbim të anëtarësisë. 132250213 307386163903401 4300539120298031211 n
Pjesëmarrësit e këtyre tri takimeve kanë debatuar dhe kanë caktuar detyra konkrete lidhur me zgjedhjet në SBASHK, të cilat në vitin 2021 do të fillojnë në shoqatat sindikale të institucioneve arsimore, për të vazhduar pastaj te Kuvendet Sindikale të Arsimit Parauniversitar e të Universiteteve , pastaj te Kuvendet e tri niveleve arsimore . Nga këto zgjedhje do të dalin me votën e lirë të anëtarësisë organet udhëheqëse sindikale të shkollave e Universiteteve, të niveleve arsimore dhe do të zgjidhen edhe delegatët e Kongresit të radhës dhe anëtarët e Këshillit Drejtues në përmbyllje të këtij aktiviteti SBASHK-u do të përgatitet pëqr Kongresin e radhës, që do të mbahet në fund të muajit shkurt apo në javën e parë të muajit mars 2022.

Dy grupe përfunduan trajnimet e nisura vikendin e kaluar

Angazhim e përkushtim gjatë 4 ditëve të vikendeve


Prishtinë, 20.12.2020
trajKishin nisur shumë mësimdhënës me trajnimet në vikendin e 12 dhjetorit pesë grupe të ndara sipas vullnetit të tyre. Grupet në trajnimet "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në arsimin Parauniversitar" dhe "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror e demokratik"janë angazhuar maksimalisht në vikendin e 12 e 13 dhjetorit për të vazhduar edhe gjatë dy ditëve të javës së kaluar ndërsa dy grupet e trajnimit "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor e të mesëm" me trajnerët Blerina Haraqia e Fisnik Zuka krahas dy ditëve të angazhimit në vikendin e kaluar kanë vazhduar edhe në dy ditët e këtij vikendi, pra më 19 e 20 dhjetor.
Trajnerët Blerina Haraqia e Fisnik Zuka janë angazhuar me përkushtim për realizimin e objektivave të trajnimit duke shtjelluar me kujdes temat e parapara dhe duke zhvilluar bashkëbisedë për këto çështje me gjithë pjesëmarrësit, të cilët arritjen e njohurive të reja e kanë dëshmuar duke kryer me sukses detyrat e shumta, që i kanë debatuar me kolegët gjatë kohës së trajnimeve. Atajanë përkrahur nga trajneri prof,dr. Atdhe Hykolli.traj2
Edhe gjatë aktivitetit të këtyre dy grupeve janë kyçur kryetari Rrahman Jasharaj, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri , zyrtarja për trajnime Albina Arifi dhe anëtarët të tjerë të stafit qendror.
Pjesëmarrësit janë shprehur të kënaqur me arritjet nga ky aktivitet dhe kanë përgëzuar SBASHK-un për këtë angazhim të qëlluar.
Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri gjatë gjithë kohës ka përcjellë rrjedhën e këtij aktiviteti, u ëhstë përgjigjur shumë pyetjeve të pjesëmarrësve ka përsëritur gatishmërinë e stafit qendror për respektimin vullnetit të anëtarësisë në organizimin e trajnimeve të radhës edhe gjatë pushimit nga 18 dhjetori e deri më 18 janar e për të vazhduar me trajnimet e radhës edhe gjatë gjysmëvjetorit të dytë.

traj3

Takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe Universiteteve

Arritje të shumta edhe përkundër kushteve të vështirësuara
Prishtinë, 19.12.2020
rrjjjMe qëllim që të analizohet situata aktuale në arsim dhe të vlerësohen angazhimet dhe arritjet gjatë vitit 2020 SBASHK-u ka mbajtur në orët e mbrëmjes së të premtes së 18 dhjetorit takimin e radhës nga larg me kryetarët e Kuvendeve të Arsimit Parauniversitar dhe të Universitete.
Në hapje të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka paraqitur një analizë të angazhimeve, sfidave , aktiviteteve dhe arritjeve të SBASHK gjatë vitit 2020, vit ky i vlerësuar si nga më të vështirit për arsimin e Kosovës për shkak të vështirësive e sfidave të krijuara nga Covid 19. Kryetari Jasharaj fillimisht ka përgëzuar stafin qendror dhe kryetarët e nivelit komunal sindikal e të Universiteteve për angazhimet dhe arritjet e shënuara dhe për bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm të aktiviteteve në shërbim të anëtarësisë. Ai ka përgëzuar gjithë të punësuarit në arsim për punën e palodhshme në procesin edukativ e arsimor dhe qëndresën e tyre karshi sfidave duke kujtuar shifrat zyrtare të MASH lidhur me numrin mjaft të madh të punëtorëve arsimor dhe nxënësve që janë prekur nga Covid, por edhe për kundër kësaj ata me mund e sakrifica kanë bërë që procesi mësimor mos të ndalet as edhe për një moment. Jasharaj pastaj ka shpalosur pjesë nga aktivitetet duke filluar nga janari 2020 e për të ardhur kështu deri në këtë fundvit.ss3
Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri pas kësaj është ndalur në aktivitetet e shumta që SBASHK ka zhvilluar gjatë gjithë këtij viti duke veçuar Manifestimin madhështor kushtuar ditës së madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe, organizimit të shkëlqyer të pushimeve në bregdetin shqiptar për më shumë se 400 kolegë nga e tërë Kosova , respektimin në tërësi të vullnetit të mijëra kolegëve tanë për organizimin trajnimeve , takimet e shumta me institucionet qendrore e lokale duke prezantuar në mënyrë të denjë kërkesat dhe shqetësimet e arsyeshme të anëtarësisë, përfaqësim i denjë i SBASHK-ut në takimet sindikale ndërkombëtare dhe një varg angazhimesh të tjera.
Pas kësaj është kaluar në bashkëbisedë mes pjesëmarrësve dhe kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve kanë bërë vlerësimin e aktiviteteve e angazhimeve gjatë vitit 2020 në komunat e tyre dhe në Universiteteve. Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Universiteteve në kuadër të SBASHK-ut, Bardh Bardhi e ka vlerësuar të vështirë, por edhe të suksesshëm këtë vit. Ai pastaj ka kujtuar disa nga aktivitetet e zhvilluara sindikale nëpër të 7 Universitetet e Kosovës. Kanë treguar për aktivitetet dhe arritjet e sfidat edhe të gjithë kryetarët e nivelit komunal sindikal duke veçuar aktivitetet kyçe. Ata kanë shprehur respektin e lartë të tyre dhe anëtarësisë për përkushtimin dhe angazhimet e stafit qendror në shërbim të anëtarësisë dhe i kanë përgëzuar ata për arritjet e shumta edhe pse u punuar në kushte tepër të vështirësuara.
ssPjesëmarrësit e këtij takimi janë informuar se të hënën e 21 dhjetorit do të mbahen takime të ndara më Kryesinë dhe Këshillin Drejtues. Ata janë pajtuar me pikat e rendit të punës që janë paraparë për këto dy takime dhe duke debatuar për to kanë dhënë ide e propozime konkrete dhe janë pajtuar njëzëri që të jenë pjesë e takimit nga larg me Këshillin Drejtues.

Përfunduan me sukses trajnimet e filluara në vikendin e kaluar

Vlerësohet si shumë i rëndësishëm ky aktivitet të SBASHK-ut

Prishtinë, 16.12.2020
777Duke u bazuar në kërkesat e anëtarësisë për trajnime stafi qendror i SBASHK-ut kishte bërë gjithë përgatitjet e duhura dhe më 12 dhjetor kishin nisur këtë aktivitet pesë grupe mësimdhënësish të ndarë në trajnimet "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor e të mesëm" , "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në arsimin Parauniversitar" dhe "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror e demokratik". Ata janë angazhuar në dy ditët e vikendit dhe në dy ditë të tjera duke realizuar në tërësi temat dhe detyrat konkrete që janë të përcaktuara në përmbajtjen e këtyre trajnimeve.
Trajnerët Blerina Haraçia ,Fisnik Zuka, Nazif Jashari , Ibadete Ramadani, Zenun Nimami e Besa Ranabaja kanë bërë gjithë angazhimet për të arritur objektivat e caktuara dhe për të përballuar sfidat eventuale ata janë ndihmuar e mbështetur nga trajnertë me përvojë prof. dr. Hysen Sogojeva , prof. dr. Atdhe Hykolli dhe trajnerë të tjerë të angazhuar nga stafi qendror i SBASHK-ut.444444
Gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti në bashkëbisedë me pjesëmarërsit janë kyçur edhe kryetari Rrahman jasharaj, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri , kryetari i nivelit komunal sindikal për Malishevën Skënder Gashi , zyrtarja për trajnime Albina Arifi dhe anëtarë të tjerë të stafit qendror. Edhe pjesëmarrësit në këto trajnime , sikur edhe kolegët e tyre pjesëmarrës në gjithë trajnimet tjera të këtij viti e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë aktivitet të SBASHK-ut, i cili krahas mundësisë që krijon për arritjen e njohurive të reja, mundëson edhe komunikimin dhe këmbimin e ideve mes pjesëmarrësve për çështje arsimore dhe sindikale. Koordinatori për organizim të brendshëm në komunikim me pjesëmarrësit ka përsëritur gatishmërinë e tij dhe të stafit qendror që edhe në ditët e mbetura të këtij viti të vazhdohet me trajnimet duke respektuar kërkesat dhe vullnetin e anëtarësisë nga e tërë Kosova.3333333333

Pesë grupe mësimdhënësish filluan trajnimet të shtunën e 12 dhjetorit

Pjesëmarrësit shprehin respekt për angazhimet e SBASHK-ut
Prishtinë, 12.12.2020
1sNga orë 9 të shtunë e 10 dhjetorit, e duke vazhduar pastaj me dallim të intervalit kohor prej 10 minutash, kanë nisur me trajnimet pesë grupe mësimdhënësish nga komuna të ndryshme të Kosovës. Ata janë ndarë në grupe sipas vullnetit të tyre për të përcjellë trajnimet "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor e të mesëm" me trajnerët Blerina Haraçia e Fisnik Zuka, trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në arsimin Parauniversitar" me trajnerët Nazif Jashari e Ibadete Bajrami dhe trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror e demokratik" me trajnerët Zenun Nimami e Besa Ramabaja.
Pjesëmarrësit në trajnimin trajnimet "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor e të mesëm" janë ndarë në dy grupe dhe trajnerëve Blerina Haraçia e Fisnik Zuka u është gjetur në ndihmë prof.dr. Atdhe Hykolli për të parë nga afër angazhimet e tyre dhe për të ndihmuar kudo që e kërkon nevoja pasi këta janë për herë të parë në këtë detyrë pas kryerjes me sukses të trajnimit për trajner.
Pjesëmarrësit te trajnimi "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në arsimin Parauniversitar" do të punojnë e angazhohen me trajnerët Nazif Jashari e Ibadete Bajrami , të cilët po ashtu janë për herë të parë në këtë detyrë pas kryerjes me sukses të trajnimit për trajner dhe prandaj do të kenë ndihmën e vazhdueshme te prof.dr. Hysen Sogojeva .
Po sot kanë nisur angazhimet edhe dy grupe pjesëmarrësish në trajnimin"Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror e demokratik" me trajnerët Zenun Nimami e Besa Ramabaja.5s
Pasi që këto grupe kanë nisur angazhimet në distancë kohore prej 10 minutash është krijuar mundësia që të kyçën e të bashëbisedojnë me pjesëmarrësit kryetari Rrahman Jasharaj, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Malishevën Skënder Gashi dhe Albina Arifi e Blendor Shatri nga stafi qendror.
Kryetari i SBASHK-ut ka përshëndetur pjesëmarrësit e këtyre trajnimeve duke i përgëzuar për angazhimin e përkushtimin në misionin e shenjtë të edukimit e arsimimit të brezave në këto kushte e rrethana të vështirësuara duke i përgëzuar edhe për vullnetin që të jenë pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm të SBASHK në shërbim të anëtarësisë. Ai ka falënderuar prof. dr. Hysen Sogojeva e prof.dr. Atdhe Hykolli që janë vazhdimisht pjesë e kij aktivietei e që sot kanë gjetur kohë e mundësi që të përcjellin trajnimet dhe të ndihmojnë kuro që e do nevoja trajnerët e angazhuara rishtazi. Kryetari i SBASHK-ut ka shprehur respekt për angazhimet e koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe gjithë stafit qendror, që po vazhdojnë me angazhime me qëllim që të kryejnë shumë detyra në shërbim të anëtarësisë dhe që trajnimet të kenë rrjedhë të mbarë. Koordinatori Ymer Ymeri u ka dhënë pjesëmarrësve sqarime për rrjedhën e trajnimeve dhe u është përgjigjur pyetjeve të tyre.
Këtë aktivitet që ka nisur të shtunën e 12 dhjetorit e ka përcjellë edhe kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Malishevën Skënder Gashi, i cili ka përshëndetur e përgëzuar pjesëmarrësit duke shprehur respekt të lartë për gjithë angazhimin e përkushtimin e kryetarit Jasharaj, koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe stafit qendror në shërbim të anëtarësisë.9s

Konferenca zgjedhore e Sindikatave të Arsimit të Evropës

Kryetarja Blover në raportin e saj vend meritor i dha arsimit në Kosovë

Prishtinë, 02.12.2020

etucccIshte planifikuar që Konferenca zgjedhore e Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës të mbahej në Portugali më 1 e 2 dhjetor me pjesëmarrjen e delegatëve nga të gjitha sindikatat anëtare, por gjendja e rënduar nga Covid 19 ka bërë që kjo ngjarje e veçantë të organizohet online.
Në këtë Konferencë zgjedhore të ETUCE merr pjesë edhe SBASHK me 3 delegatë dhe 3 vëzhgues dhe me të drejtën për 21 vota sipas sistemit votues të këtij Komiteti Sindikal të Evropës, pasi është nga sindikatat me numër të madh anëtarësh.
Në hapje të punimeve të Konferencës kryetarja e ETUCE, Kristine Blover duke përshëndetur pjesëmarrësit ka shprehur respekt të lartë për të 11 milionë anëtarët kudo në Evropë për angazhimin e përkushtimin e tyre për rrjedhën e procesit mësimor në kushte tepër të vështirësuara nga Covid 19. Kryetarja Blover duke bërë një analizë të situatës në arsimim kudo në Evropë ka treguar se në komunikim të vazhdueshëm edhe me SBASHK është vlerësuar se arsimi në Kosovë, si kudo në Evropë, po përballet me sfida dhe se punëtorët arsimor atje janë angazhuar për rrjedhë sa më të mbarë të mësimit nga larg nga marsi e deri në përfundim të vitit të kaluar arsimor. Ajo ka shprehur keqardhje pse një numër nxënësish në Kosovë që janë nga familjet me kushte më të vështira ekonomike kanë pasur vështirësi për të qenë pjesë e mësimit nga larg. Kryetarja Blover duke u dhënë respekt meritor punëtorëve arsimor është shprehur se ne sot jemi duke organizuar konferencë me anë të teknologjisë, dhe kjo është e vërtetë, por në mësim teknologjia mund të ndihmojë mësimdhënësit por kurrë nuk mund t'i zëvendësojë ata.ETUCE
Pjesëmarrësit ka përshëndetur pastaj drejtorja e përgjithshme e ETUCE, Susan Flocken duke i informuar ata për mënyrën e votimit për kryetarin dhe nënkryetarët e pastaj është shprehur me respekt për angazhimin e punëtorëve arsimor nga e tërë Evropa, të cilët , si tha ajo, nuk u ndalen e nuk po ndalën së angazhuari që në gjithë mundësitë dhe format e mundshme të përcjellin dituritë te nxënësit e tyre.
Në vazhdim të punimeve të Konferencës delegatët e autorizuar kanë votuar duke zgjedhur kryetar të ri të ETUCE përfaqësuesin e sindikatës së mësimdhënësve të Skocisë, Llary Flanagan.
SBASHK i është gëzuar zgjedhjes së kryetarit Flanagan dhe të nënkryetarëve Branimir Shtrukel nga sindikata e arsimit të Sllovenisë (SVIZ) dhe znj. Trudi Kerperien nga sindikata e arsimit ë Holandës (AoB) që janë miq të vjetër të SBASHK-ut dhe kanë mbështetur vazhdimisht me vite e dekada sindikatën e arsimit të Kosovës kudo në takimet ndërkombëtare sindikale.
Konferenca në ditën e dytë të punës do të debatojë për raportin 5 vjeçar të angazhimeve e aktiviteteve të ETUCE dhe sindikatave anëtare të saj dhe pastaj do të ketë edhe propozime konkrete e dokumente , që do të votohen për aktivitetin e këtij Komiteti për 5 vitet e ardhshme duke pasur parim kryesor, si gjithmonë, solidaritetin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë mes sindikatave nga të gjitha shtetet e Evropës e në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit sa më cilësor.ETUCE1

SBASHK- Në kalendarin për këtë vit shkollor e hëna është ditë pushimi

Prishtinë, 28.11.2020

logoTë premten punëtorët arsimor në fillimet e orëve të para të mësimit kanë bashkëbiseduar me nxënësit për 28 Nëntorin e flamurit kombëtar dhe të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe pastaj kanë treguar se bazuar në Kalendarin për këtë vit shkollor, aprovuar nga MASH e hëna është ditë pushimi dhe kështu edhe do të jetë.
Apeli a vendimi që të hënën të punohet në emër të solidaritetit me punëtorët shëndetësor le të përdorët për ndonjë herë e për ndonjë festë tjetër e jo për festën e madhe të flamurit kombëtar. SBASHK-u kujton se me punëtorët e arsimit janë solidarizuar që moti me mantelbardhët dhe me policinë duke mbajtur procesin mësimor në kushte tepër të rënduara e duke u përballur me Covidin me masa modeste mbrojtëse. Punëtorët e arsimit dhe nxënësit e meritojnë dhe duhet të pushojnë të hënën për ta ndjerë sado pak atmosferën festive e për të lartësuar kujtimin për heronjtë e dëshmorët e kombit , që i sollën lirinë këtij trualli.
SBASHK duke u bazuar në konsultimet dhe kërkesat e anëtarësisë kujton se me kalendarin për këtë vit shkollor dita e hënë e 30 nëntorit është ditë pushimi dhe apelon të punëtorët e arsimit , që të martën me energji të reja dhe në shenjë të lartësimit të kujtimit për flamurin kombëtar, komandantin legjendar Adem Jashari e heronjtë e dëshmorët tjerë të kombit ta vazhdojnë betejën për dituri të reja dhe për përfundimin me sukses të gjysmëvjetorit të parë sipas Kalendarit të MASH për këtë shkollor. SBASHK-u ua uron punëtorëve të arsimit dhe gjithë popullit shqiptar kudo është festën e madhe të flamurit tonë kombëtar.

Po përmbyllën me sukses trajnimet filluara me 14 nëntor

Pjesëmarrësit vlerësojnë se ky aktivitet është shumë i qëlluar

Prishtinë, 18.11.2020
bleEdhe trajnimet e nisura të shtunën e 14 nëntorit po i ofrohen përmbylljes së suksesshme. Pjesëmarrësit në trajnimet " Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social" me trajnerët Blendor Shatri e Safet Beqiri për katër ditë me radhë kanë shpalosur gjithë temat e parapara e po ashtu kanë arritur edhe të përfundojnë me sukses detyrat që kanë treguar për arritjet në përfitimin e njohurive të reja nga ky trajnim. Pjesëmarrësit duke marrë pjesë aktive në këtë aktivitet kanë pasur mundësi edhe të shtrojnë pyetje konkrete që kanë të bëjnë me dialogun social dhe funksionin e tij në shërbim të arritjes së zgjidhjes së kërkesave të shtruara . Ata kanë vlerësuar se ky aktivitet i SBASHK-ut është i qëlluar dhe në shërbim të arritjes së njohurive të reja e po ashtu kanë shprehur respekt për përkushtimin e stafit qendror dhe të trajnerëve Shatri e Beqiri.jehh
Një atmosferë pune e përkushtimi është vërejtur gjatë gjithë kohës edhe te dy grupet në trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" udhëhequr nga Jehona Oruçi e Hysen Sogojeva. Përkushtimi dhe aftësia për nxitje të debatit për temat e shtjelluara i trajneres Oruçi dhe trajnerit Sogojeva ka bërë që gjatë të katër ditëve të trajnimit pjesëmarrësit të jenë aktivë dhe të japin edhe ide e vlerësime për çështjet duke ofruar edhe mendimin e tyre se si ata do të vepronin po të gjenden në situatat konkrete të një udhëheqësi a menaxheri. Po ata ashtu kanë marrë pjesë edhe në hartimin e planeve strategjike që kanë të bëjnë me udhëheqjen dhe menaxhimin e institucioneve arsimore, por edhe të planit strategjik të organizimit sindikal. Atmosferë pune e angazhimi është vërejtur edhe të grupi në trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës shqipe dhe letërsisë në ciklin fillor e të mesëm" me Edona Mjekiqin, e cila po bënte hapat e parë si trajnere e që po ndihmohej nga trajneri Atdhe Hykolli.
safffTrajnerja Pranvera Haziri do të përmbyll sot me grupin e saj trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës shqipe dhe letërsisë në ciklin fillor e të mesëm" dhe do theksuar se pjesëmarrësit e ëktij trajnimi kanë qenë mjaft aktiv dhe bashkë me trajneren Haziri kanë debatuar për temat e shtjelluara dhe kanë përcjellë edhe përvojën e tyre nga puna e përditshme edukative e arsimore me nxënësit e tyre e që ndërlidhej me temat e shtjelluara gjatë ditëve të trajnimit.
Me sukses ka vazhduar punën edhe grupi tjetër në trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" me trajnerin Hysen Hyseni. Ky grup janë pajtuar që ditën e katërt të trajnimit ta mbajnë të enjten për ta përmbyllur me sukses këtë aktivitet.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, me zyrtaren për trajnime Albina Arifi dhe me stafin qendror janë kyçur vazhdimisht në këto trajnime duke dhënë sqarime e duke u përgjigjur në pyetjet e pjesëmarrësve.

Ma artikuj...

  1. Entuziazëm e përkushtim drejt arritjeve të reja
  2. Ka përfunduar me sukses trajnimi për tri grupe të mësimdhënësve
  3. Delegacioni i SBASHK-ut u takua me Ministrin Likaj
  4. SBASHK vazhdon të realizojë kërkesat e mësimdhënësve për trajnime
  5. Përfaqësuesit e SBASHK-ut u takuan me kryetarin e Skenderajt Bekim Jashari
  6. Përfaqësuesit e SBASHK-ut u takuan me rektorin prof.dr. Naser Sahiti
  7. Vendimi i Qeverisë për aprovimin e master planit si dhe master plani i aprovuar për zhvillimin e mësimit në kushte pandemie 2020-2021 në Republikën e Kosovës
  8. SBASHK në përgatitje të Planit të ri strategjik
  9. SBASHK vizitoi Drejtorinë e Arsimit të Mitrovicës
  10. Mësuesit nga e tërë bota sot bashkërisht po festojnë ditën e tyre
  11. SBASHK-u shënon 5 Tetorin-Ditën Botërore të Mësuesit
  12. Edhe dy grupe trajnimi nga larg me kolegët tanë
  13. SBASHK uron për fillimin e vitit të ri akademik
  14. SBASHK-u nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me SHSPZAP
  15. Në kuadër të komunikimit dhe takimeve të rregullta SBASHK – MASH
  16. Dita Botërore e Mësuesve - Bashkohuni me 5 tetor 2020
  17. SBASHK vazhdon të realizojë kërkesat e anëtarësisë
  18. SBASHK për Strategjinë që zgjedh e jo që shton problemet në arsim
  19. Përfundojnë me sukses trajnimet e filluara të enjten
  20. SBASHK vazhdon me realizimin e kërkesave të anëtarësisë
  21. SBASHK- Institucionet mos ta lexojnë gabimisht përkushtimin tonë
  22. SBASHK uron nxënësit edhe punëtorët e arsimit
  23. Kanë përfunduar me sukses trajnimet që filluan të mërkurën
  24. SBASHK detyra e kërkesa konkrete për rrjedhën e mbarë të vitit të ri shkollor
  25. Kërkesa të shumta për pjesëmarrje në trajnimet e licencuara të SBASHK-ut
  26. Ministri Likaj dhe kryetari i SBASHK-ut vizituan disa shkolla të Obiliqit
  27. Ministri Likaj dhe përfaqësuesit e SBASHK-ut biseduan për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor
  28. SBASHK-u vizitoi DKA-në e Prishtinës
  29. SBASHK nis me ciklin e ri të trajnimeve nga larg
  30. U mbajt takimi me Këshillin Drejtues dhe kryetarët e nivelit komunal sindikal
  31. Takimi nga larg me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve
  32. Ministri Likaj u takua me kryetarin e SBASHK-ut
  33. Me anëtarët e SBASHK-ut në bregdetin shqiptar
  34. SBASHK-u me grupin e dytë të pushuesve në bregdetin shqiptar
  35. Atmosferë e këndshme pranë valëve të detit shqiptar
  36. Përfundim i suksesshëm i trajnimeve të filluara më 26 qershor
  37. SBASHK përmbyll sukses një aktivitet të veçantë në shërbim të anëtarësisë
  38. SBASHK-u përmbyll edhe një aktivitet në shërbim të anëtarësisë
  39. SBASHK-u përmbyll edhe këtë javë me angazhime të shumta në shërbim të anëtarësisë
  40. Fillojnë edhe 10 grupe të reja me trajnimet e licencuara të SBASHK-ut
  41. Edhe një takim nga larg i EI me sindikatat anëtare
  42. Përfaqësues të SBASHK-ut u takuan me Ministrin Likaj
  43. Duke e realizuar moton e të mësuarit gjatë gjithë jetës
  44. Vazhdoi të realizohet edhe të premten agjenda e takimeve nga larg
  45. Edhe të enjten ka vazhduar agjenda e takimeve nga larg
  46. U mbajtën takime nga larg me Kuvendet sindikale të katër komunave
  47. Takim i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Kastriotit (Obliqit)
  48. Në kuadër të realizimit të agjendës së re të takimeve nga larg
  49. SBASHK-u e përmbyll majin me një varg aktivitetesh në shërbim të anëtarësisë
  50. Agjenda e re e takimeve nga larg me nivelin sindikal komunal dhe Universiteteve

Butoni posht